E vërteta rreth vehabizmit dhe vehabistëve/3
Lëvizja vehabite[1] | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Në emër të All-llahut, Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Dr. Muhammed Husejn Shendub
Me shfaqjen e lëvizjes vehabite filloi koha kur lehtë shkatërroheshin jetat e njerëzve, sulmoheshin vendbanimet, lejohej lehtë ajo që ishte e ndaluar me fe, digjeshin drunjt dhe rrënoheshin shtëpitë. Kjo është aplikuar ndaj muslimanëve, të gjitha me qëllim të kthimit të njerëzve pastërtisë së besimit islam, të cilët në bazë i përkisnin atij besimi (akides). Kjo është koha kur ishin shtrirë fallet dhe magjitë të cilat disa njerëz i shtynë t’i mendojnë se janë të shenjtë gurët dhe drunjt. E kjo nga shkaku se zona e Hixhazit qe shpërfillë totalisht nga ana e pushtetit, veçan zonat shkretinore dhe vendbanimet beduine. Askush nuk kishte kujdes se ç’po ndodh atje. Hixhazit nuk i kushtohej kurrfarë kujdesi i rëndësishëm. Në atë kohë në Evropë ishin aktuale lëvizjet reformiste, të cilat rrënjësisht patën ndryshuar rrjedhën e historisë. Nga bota e vjetër hynë në botën moderne, dhe duke iu falënderuar moskujdesit, mediokritetit dhe letargjisë së muslimanëve arritën që muslimanët të bëhen pre e lehtë dhe lodër në duar të botës së fuqishme industriale, të Lindjes apo të Perëndimit. Suksesi që e arriti misionarizmi vehabist[2] nuk e kishte jehonën e kërkuar që u nevojitej muslimanëve të këtij shekulli. Për arsye se reforma që e rekomandonte vehabizmi ishte e kufizuar dhe tepër lokale dhe se ishte me karakter të pastër fetar. Reforma e suksesshme që u nevojitej muslimanëve nuk ka mundur të jetë me karakter ekskluziv fetar, por reformë e karakterit fetar, politik, sociologjik dhe shkencor, e cila muslimanët do t’i sillte atje ku kanë arritur Evropa në këtë shekull. Po, duhej reforma që muslimanët do t’i sillte atje ku patë arritur Evropa me renesansën e vet. Nuk mjaftonte rrënimi i kubeve mbi varre, ndalesa e tevessulit me pejgamberët dhe evlijatë që t’i nxjerrë muslimanët në renesansën e nevojshme. Në vehabizëm më së shumti ideisht ka ndikuar Ibn Tejmije, i cili kishte qëndrim negativ ndaj filozofisë, e injoronte atë dhe shkencat e saj. Ky ishte minus i madh në lëvizjen vehabiste, i cili i bëri dëm të madh. Filozofia në kohën e Ibn Tejmijes ishte filozofia e vjetër e cila nuk kishte ndonjë vlerë të veçantë shkencore në jetën praktike. Sa i përket filozofisë në kohën e veprimit të levizjes vehabite, ajo tashmë kishte dimension dhe barrë tjetërfare. Ishte ngushtë e lidhur me shkencën dhe kishte dobi dhe ndikim evident në jetën praktike. Nuk është e mirë për një lëvizje reformatore ta mohojë dobinë praktike të filozofisë apo ta konsiderojë të parëndësishme. Duke e marrë parasysh se vehabizmi lindi ndër beduinët dhe në një mjedis primitiv, atëherë u arsyetohej se reformën e kanë kryer në atë shkallë duke i kënaqur nevojat e kushteve beduine - shkretinore të jetesës. Mirëpo, kjo nuk ishte as përafërsisht e mjaftueshme as e pranueshme për pjesën tjetër shumë më të madhe të ummetit përparimtar islam. Qëndrimi i pjesës përparimtare dhe civilizuese të ummetit islam, ndaj vehabijve ishte që mos t’u jipej përkrahja. Ata kërkonin dozë më të madhe të reformës (islahit). Madje edhe më shumë se kjo, morën qëndrim ndaj tij si personalitet jo fort bujar, e kontestuan dhe iu kundërvunë me të gjitha mjetet në dispozicion. Dhe si rezultat i gjithë kësaj erdhi deri te luftërat që e rritën jazin dhe ndasinë ndër muslimanët. Po ashtu, lëvizjes vehabite i përshkruhet pjesëmarrja në këto luftëra që filluan ndërmjet muslimanëve për shkak të tij. Sepse, lëvizja vehabite nuk ishte thirrje e qetë misionariste që i drejtohej bartësit të mendimit të kundërt me këshillën e bukur (mew’idhatun hasenetun) dhe me thirrjen e njerëzve në lëvizjen e tyre në mënyrën më të mirë (bil-leti hije ahsen). Ata shpallën luftë të shenjtë me synim mbështetje kësaj lëvizjeje, në mënyrë që me forcë t’i detyrojnë kundërshtarët të hyjnë në te, dhe kush besonte ishte i shpëtuar, ndërsa kush u kundërvihej dhe rebelohej e shpallnin renegjat dhe derdhjen e gjakut të tij dhe konfiskimin e pasurisë së tij e lejonin. Kështu vepruan vehabijt në vendet ku depërtuan, duke filluar nga Jemeni, Hixhazi, skajet e Shamit dhe Irakut. E kishin të lejuar që në çdo shtet që hynin të shpallnin luftën kundër banorëve të tij. Nëse kishin fuqi të mbesin në ato vende ato ia bashkonin krahinave të veta ku tashmë kishin pushtet, e nëse nuk mund të mbetnin aty kënaqeshin me shkretërimin, rrënimin dhe plaçkitjen e presë. Nuk ka fare dyshim se lëvizja vehabite me këtë akt ka dalë nga suazat e tolerancës islame. Sepse misionarizmi islam është ekskluzivisht me karakter paqëdashës dhe nuk mbështetet në luftë përveç në situata të veçanta, siç është mbrojtja. Islami nuk lejon që i pari të sulmohet në armikun, sepse nuk lejohet që askush me forcë të futet në islam. Ky është prej karakteristikave elementare islame që i janë të njohura çdokujt. Por vehabijt atë kohë nuk mendonin ashtu. Konsideronin se Islami ka filluar me shpatë dhe thanë: “Edhe thirrja në të le të jetë me shpatë.” Sipas mësimit islam, muslimanët duhet edhe me kundërshtarët e vet që janë jobesimtarë të sillen me tolerancë. Ndërkaq, vehabijt më me ashpërsi kanë qëruar hesapet me kundërshtarët ideor të tyre se sa që muslimanët vepronin me kundërshtarët e tyre jobesimtarë. Më së paku është dashur të sillen vehabijt me kundërshtarët ideor të tyre siç veprojnë muslimanët me kundërshtarët jobesimtarë. Me këtë dallim që kundërshtarët ideorë të vehabijve nuk ishin jobesimtarë. Këta ishin shumica e popullatës muslimane që kanë besuar në All-llahun dhe në të Dërguarin e Tij, por nuk janë pajtuar me mësimin vehabit. Por, edhe nëse disa prej tyre edhe i ftonin të vdekurit dhe kërkonin ndihmën e tyre dhe iu luteshin për arritjen e nevojave dhe kërkonin dalje nga vështirësitë, sikur edhe të pajtoheshim me faktin se këta janë elemente shirku, megjithatë nuk mund të bëj shirk kush beson në All-llahun. Këta njerëz është dashur mësuar e këshilluar, e jo mbytur. Mbështetjen që Ali Saudët ia dhanë vehabijve ishte e mjaftueshme që ata të mund të shpallin xhihad për kundërshtarët ideor të tyre. Edhe pse metoda paqëdashëse, sipas nesh, do të ishte garancë më e madhe për sukses dhe për përhapjen e da’ves nga metoda e dhunës. Përdorimi i tyre i argumentit të dhunës rezultoi që edhe kundërshtarët e tyre ideorë të përdorin po këtë metodë. Kjo rezultoi që për këtë lëvizje të shtrembërohet fotografia në sytë e shumë njerëzve kështu që mbetën larg edhe mendimit që t’i bashkangjiten kësaj lëvizjeje. Numër shumë i vogël arabësh iu bashkangjitën kësaj lëvizjeje, sepse nuk u njoftuan me formën burimore të saj, por nëpërmjet fotografisë së shtrembëruar. E sikur vehabijt të kishin përdorur metoda paqëdashëse, sigurisht do t’u besonte numër më i madh njerëzish, sidomos pas rritjes rapide të shkallës së arsimimit dhe interesimit për arsimim. Edhe tash pengesa kryesore për hyrjen në këtë lëvizje janë thirrësit primitivë dhe mendjelehtë të cilët nuk heqin dorë nga metoda e dhunës dhe ashpërsisë që ishte e pranishme edhe në fillim të lëvizjes vehabite. Po ashtu, ajo që i zihet për të madhe vehabijve është fakti se vetëm deklarativisht ftonin për hapjen e dyerve të ixhtihadit kurse vetë kanë mbetur duke iu përmbajtur medhhebit hanbelit. Nga mësimi i Ibn Tejmijes kanë marrë vetëm mësimin mbi besimin (akaidin), kurse asgjë nuk kanë pranuar nga ixhtihadi i tij në dispozita (ahkam), siç është për shembull çështja e talakut (divorcit) e të ngjashme. Madje edhe nga vetë Ibn Abdu’l-vehhabi nuk theksohen ixhtihadet e reja pos në disa çështje që nuk janë me rëndësi të veçantë. Për shembull: U paraqit me mendimin se shpagesa e gjakut për muslimanin është 800 rijalë, në vend të vlerës me 1000 deve, që është konstatuar me hadith të Pejgamberit të All-llahut. Ndonëse muslimanët tash por edhe atëherë kishin nevojë të madhe për ixhtihad, ixhtihadi i mirëfilltë as me këtë lëvizje nuk rifilloi. Nuk mjaftonte që të ndalet atje ku ishte ndalur Ibn Tejmije. Kishte nevojë për ixhtihad që do t’i mënjanonte gjurmat e mediokritetit dhe shtangimit të mendimit islam, evidente në shekujt që kanë kaluar. Për shkak të mungesës së ixhtihadit të mirëfilltë dhe efektivë muslimanët janë sjellë në gjendjen e dekadencës dhe nevojën e mbështetjes në të tjerët dhe huazimit të ligjeve të tyre. | ||||
| ||||
|