Urtësia tek abnormalët


Faqe 25
faqe
- 26 -

Faqe 27
Edhe në këtë çështje, gjithashtu, do të ndalemi. Duam të dimë se si qëndron puna me abnormalët (budallenjtë). All-llahu xh.sh., e ka veçuar dhe e ka dalluar njeriun nga krijesat e tjera me anë e mendjes, ndërsa budallai nuk ka mend. Nëse bëjmë një krahasim midis njerëzve normalë, dhe atyre abnormalë themi: All-llahu xh.sh.dëshiron të na tregojë se mendja është krijuar nga All-llahu, e ajo nuk është produkt i trurit të vetë qenies njerëzore. Kjo mendje që trashëgon civilizime, dhe ka bërë qytetërime kaq të mëdha në botë, është rezultat i mendjes që i është nënshtruar njeriut me urdhër të All-llahut, e jo nga forca e tij personale. O njeri! Mos mendo dhe mos e mashtro veten se mendja është shkathtësia jote. Mos llogarit se, me mendjen që ke, mund të mëvehtësohesh nga All-llahu xh.sh., ose të sjellësh për veten tënde ligje më të mira, se ligjet e All-llahut.

All-llahu xh.sh. e krijoi mendjen të lirë, të ketë mundësi zgjedhjeje kur i paraqiten alternativat, por ai gabon, kur mendon se mund të planifikojë dhe të projektojë programin e vet njerëzor, e të ndahet përfundimisht nga programi i All-llahut të Lartëmadhëruar. Ai, duke menduar se është duke bërë një ndryshim të “madh” në botë, është duke dëmtuar jetën e tij në tokë. Madje, ç’është e vërteta, ai është duke shkatërruar çdo gjë.

Pyetjes se: cili është faji i budallait, që është lindur i tillë? – i përgjigjemi se: All-llahu xh.sh e ka veçuar dhe ka privilegjuar atë, duke i mundësuar që mos të merret në pyetje në këtë botë dhe në ahiret, për asgjë. Njeriu abnormal, në këtë botë, mund të marrë goditje dhe të vuajë. Ai, gjithashtu, mund t’i provokojë njerëzit e tjerë, duke i goditur me gur, apo edhe bën veprime të tjera shumë të këqija, por e mira (favori) e tij është se ai nuk merret në pyetje për to. Ai, kur bën veprime të tilla, mbase qesh edhe vetë prej sjelljeve të tij. Ai i konsieron ato gjëra, sikur nuk kanë të bëjnë aspak me të, sepse ai nuk logjikon.

Ai mund të të provokojë me lloj-lloj gjestesh. Ai mund të t’i grisë rrobat, por ti mos u hidhëro, sepse ai nuk llogaritet në këtë botë. Secili njeri në botë do të përgjigjet, sepse e kap llogaria, me përjashtim të atij që e ka humbur mendjen. Ky nuk merret në pyetje për asnjë vepër, sepse për të dhënë llogari, duhet që njeriu të gëzojë lirinë e zgjedhjes, kurse ai nuk e ka këtë mundësi, pasi ai nuk ka alternativa të tjera para vetes.

Këto ishin disa ligjërata, rreth hajrit dhe sherrit në univers. Këto na shpjegojnë precizitetin, mbi të cilin është ngritur kjo jetë. Kjo është një peshore shumë precize, është shumë e drejtë. Ai, që nuk e ka mendjen të humbur, e ka këtë ngarkesë të peshores. Çdo gjë, në këtë univers, ka detyrën dhe qëllimin e vet, pa marë parasysh nëse e njohim dhe e kuptojmë atë detyrë, apo nuk e kuptojmë qëllimin e saj. Secila krijesë e kryen detyrën e vet në jetë. Ato nuk presin që ne t’i kuptojmë, apo të presin për t’a marrë pëlqimin tonë. Disa prej njerëzve që e kalojnë jetën me arrogancë, e bëjnë këtë ose nga injoranca, ose nga vazhdimësia e ngjarjeve që u janë përplasur nga ndodhitë e mëhershme, ose nga pasionet të cilat dëshirojnë t’i realizojnë. Këto, atyre, nuk do t’iu realizohen prej All-llahut xh.sh., për shkak të Urtësisë së Tij, që është e panjohur për ta.

Lumturia e vërtetë në jetë është atëherë kur njeriu është i kënaqur me Fuqinë e All-llahut. Kjo kënaqësi, është ajo që vendos lumturinë në jetën njerëzore. Ndërsa mospëlqimi, ndaj asaj që ka caktuar All-llahu i Lartëmadhëruar, shkakton dëshpërim dhe vuajtje të vazhdueshme.

Lexojeni hadidhin Kudsij, ku Zoti i Plotëfuqishëm thotë:

“ Robi im, Unë dua, por edhe ti do. Nëse ke pëlqyer për sa Unë dua, do të të pasuroj aq sa dëshiron, por, nëse nuk ke pëlqyer për sa Unë dua, do të të lodh për sa dëshiroj, pastaj do të bëhet ajo që Unë dua.”

Kështu pra, pëlqeve apo nuk pëlqeve, urdhëri i All-llahut do të zbatohet, por pëlqimi për sa të ka caktuar All-llahu xh.sh., të jep mirësi në këtë botë (dhe në ahiret).

Por, nëse e injoron caktimin e All-llahut xh.sh., do të pësosh dëshprime, vuajtje në këtë botë dhe në ahiret.

Ky është kuptimi i hajrit dhe sherrit, për sa i përket ngjarjeve në univers. Drejtësia e All-llahut xh.sh. nuk e dallon një njeri prej tjetrit, përveçse me vepra të mira. Ndërsa, përsa i përket mendimit tonë, në lidhje me atë që na ndodh ne, nëse ishte një e mirë, apo një e keqe, kjo duhet të konsiderohet si një paragjykim i gabuar dhe injorancë nga ana jonë.

All-llahu xh.sh. thotë:

" ان الله لا يظلم الناس شيئا و لكن الناس أنفسهم يظلمون "
“Pa dyshim se All-llahu, asnjë njeriu nuk i bën të padrejtë, por njerëzit e dëmtojnë vetveten.” [1]
Referencat
  1. Kur’an, 10 / 44

Faqe 25
faqe
- 26 -

Faqe 27