E mira dhe bota


Faqe 20
faqe
- 21 -

Faqe 22
Disa njerëz supozojnë se bota nuk është e krijuar në mënyrë të mirë dhe të drejtë. Si është e mundur kjo?

Ne, para vetes, shohim pamje të llojllojshme. Shohim të pasur, të varfër, shohim prej atyre që vdesin prej urisë, si edhe prej atyre që vdesin prej mbipeshës. Shohim, gjithashtu, reprezalje të ndryshme, shohim të verbër, të paralizuar që nuk lëvizin fare. Pastaj, ku mund të jetë ajo drejtësi, kur edhe fëmija vdes i uritur? Apo, kur vërejmë njeriun, që e ka kapluar sëmundja, apo plakën, e cila jeton në këtë botë e dëshpruar dhe e vetmuar?

Nëse i hedhim, vetëm pak, vështrimin kësaj që më sipër thamë, do të shohim se, të gjithë këto ndodhi, janë fakte të vërteta. Por, është i vërtetë edhe fakti tjetër, se njerëzit e kanë lënë rrugën e programit të All-llahut xh.sh. Njeriu me arrogancën dhe me injorancën e tij, është ai vetë fajtori, i cili po e shkatërron botën, të cilën, ashtu siç e përshkuam, e ka kapluar skamja dhe mjerimi, në tërësi.

All-llahu xh.sh., në Librin e Tij të Madhëruar, thotë:

" و جعل فيها رواسي من فوقها وبارك فيها و قدر فيها أقواتها في أربعة أيام سواء للسائلين"
“Dhe Ai, në të (në tokë), nga sipër vendosi kodra të palëvizshme, i bekoi dhe caktoi prodhimet e saj, në të. (të gjitha këto) I bëri për katër ditë (kjo është përgjigja) sqarim për ata që pyesin.” [1]

Përderisa, i Lartësuari All-llah, ka thënë: “dhe caktoi prodhimet e saj në të”, kjo do të thotë se ushqimi në tokë është me bollëk, dhe i mjaftueshëm për secilin njeri, që prej kohës së Ademit, e deri në Ditën e Kataklizmës. Këtë e argumenton edhe vetë realiteti ynë, pasi nëse ndodh që një shtet t’a kaplojë uria, administratorët e atij shteti importojnë artikuj ushqimorë të nevojshëm prej vendeve të tjera, ose ato ua japin atyre në shenjë bamirësie.

Pra, ushqimi që u nevojitet njerëzve për ngrënie është i bollshëm në sipërfaqen e tokës. Nganjëherë, ose për çdo vit, një shtet mund të ketë tepricë, ndërsa një tjetër ka mungesë. Problemi është tek shpërndarja, e jo tek mungesa e ushqimit për njerëzimin. All-llahu xh.sh., e ka nënshtruar tokën dhe gjithçka tjetër në shërbim të krijesave të Tij.

I Lartësuari, në Kur’an, thotë:

" و الأرض وضعها لللأنام"
“Dhe tokën e bëri për (dobinë e) krijesat.”[2]

Fjala ‘Enam’ do të thotë: krijesat e All-llahut, që prej kohës së Ademit, e deri në Ditën e Fundit. Por, a e përcaktoi All-llahu i Lartëmadhëruar, ndarjen e tokës për ndokënd prej krijesave të tij? Jo, nuk e ka bërë dhe nuk e ka përcaktuar. Toka, në tërësi, është e të gjithë njerëzve, por njeriu vetë krijoi shtete dhe, natyrisht, vendosi kufij midis tyre. Këto shtete dhe kufij, janë shkaktarët e problemeve në botë, ato shkaktojë luftërat dhe kështu betejat janë rezultat i këtyre ndarjeve.

Sot jemi dëshmitarë, se kemi shtete që janë shumë të pasura, por që janë të pakta në numër. Fatkeqësisht, shumë pak prej tyre, janë në shërbim të së mirës. Ndërsa kemi shtete të varfëra, që janë të shumta në numër, por që, edhe prej tyre, shumë pak janë në shërbim të së mirës. Ky është një prej shkaqeve të mosbarazpeshimit ekzistues, në kohën të cilën po jetojmë. Sikur gjërat të liheshin të rridhnin, ashtu siç e ka paraparë ligji (sheriati i All-llahut), nuk do t’i kishte probleme, e aq më tepër nuk do të ekzistonte problemi i të ushqyerit. Ushqimi, njerëzve do t’u vinte pa strese dhe pa ndonjë lodhje, sikur t’a kishim këtë barazpeshim.

  1. Kur’an, 41 / 10
  2. Kur’an, 55 / 10

Faqe 20
faqe
- 21 -

Faqe 22