Dokumenti i Rambujesë/Kap7 Implementimi II/Shtojca B: Statusi i forcave implementuese multinacionale

<< 7. Implementimi II >>

< Shtojca B
Statusi i forcave implementuese multinacionale
>

Sqarimi i shprehjeve redakto

1. Për qëllimet e kësaj shtojce shprehjet veijuese do të kenë domethëniet që iu janë caktuar këtu më poshtë:

  • (a) Nato, do të thotë Organizata e Paktit Veri- Atlantik (NATO), trupat e saj plotësuese, Shtatmadhoria ushtarake e saj, KFOR-i i udhëhequr nga NATO, dhe cilido element / njësi që formon cilën do pjesë të KFOR-it, apo e mbështet KFOR-in, pavarësisht se a janë nga ndonjë shtet anëtar i NATO-s dhe pavarësisht se a janë nën komandën dhe kontrollin e NATO-s apo atë nacionale, kur veprojnë në mbarshtim të kësaj Marrëveshjeje.
  • (b) "Autoritetet në RFJ" do të thotë autoritetet përkatëse, qoftë Federale, Republikane, Kosovare apo të tjera.
  • (c) "Përsoneli i NATO-s" do të thotë personel ushtarak, civil dhe i kontraktuar, i caktuar nga apo i bashkangjitur në NATO, ose i punësuar nga NATO-ja, përfshirë përsonelin ushtarak, civil apo të kontraktuar nga shtetet jo-anëtare të NATO-s të cilat marrin pjesë në operacion, me përjashtim të personelit lokal të punësuar.
  • (d) "Operacioni" do të thotë mbështetje, implementim, përgaditje dhe pjesëmarrje e NATO-s dhe personelit të NATO-s në mbarshtim të këtij kapitulli.
  • (e) "Shtatmadhoria ushtarake" do të thotë cilido entitet, pavarësisht prj denominimit të tij, që përbëhet nga ose pjesërisht konstituohet nga personeli ushtarak i NATO-s themeluar me qëllim që të kryhet Operacioni.
  • (f) "Autoritete" do të thotë individ, agjencione apo organizata përkatëse dhe me përgjegjësi të Palëve.
  • (g) "Përsoneli kontraktues" do të thotë ekspert teknik apo specialist funksional, shërbimet e të cilëve janë të kërkuara nga NATO dhe të cilët janë në territorin e RFj-së ekskluzivisht për t’i shërbyer NATO-s apo në cilësi të këshilltarit në qështje teknike, ose për vendosje, operim, apo për mirëmbajtje të paisjeve, përpos nëse janë:
    • 1. Shtetas të RFJ-së; ose
    • 2. Përsona me qëndrim të rregullt në RFJ.
  • (h) "Përdorim zyrtar" çdo përdorim i mallërave të blerë, ose shërbimeve të pranuara me qëllim të kryerjës të çdo funksioni ashtu si kërkohet për operacion të Shtatmadhorisë.
  • (i) "Lokale" do të thotë ndërtesat, strukturat, vendet dhe toka që nevojiten për kryerjen e operacioneve, stërvitjeve dhe aktiviteteve administrative nga NATO për Operim dhe për vendosjen e personelit të NATO-s

Personeli i NATO-së redakto

2. Pa paragjykime ndaj privilegjeve dhe imuniteteve të parashtruara në këtë shtojcë, i tërë personeli i NATO-s do ta respektojë ligjet e RFJ-së, varësisht nga fakti se respektimi i atyre Federale, republikane dhe të Kosovës, apo të tjerat janë kompatibil me detyrat /mandatin e besuar, si dhe do të përmbahen nga aktivitetet që nuk janë me natyrën e operacionit.

Procedurat e hyrje-daljes redakto

3. Palët njohin nevojën për procedura ekspeditive për largim dhe hyrje të përsonelit të NATO-s. Ai personel do të përjashtohet nga kërkesat ligjore për pasaporta dhe viza dhe kërkesat për regjistrimin që aplikohen për aleatët. Personelit të NATo-s do t’i lejohet hyrja / dalja në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse për në / prej RFJ-së me paraqitjen e lejës së identifikimit nacional. Personeli i NATO-s do të mbaj me vete letrën identifikuese e cila mund të iu kërkohet për t’ja paraqitur autoriteteve në RFJ, por operacionet, stërvitjet dhe lëvizja nuk do të jetë e lejuar të ndalohet apo të vonohet me kërkesat e tilla.

Paisjet e personelit redakto

4. Personeli ushtarak i NATO-s do të mbajë uniformë normalisht, dhe personeli i NATO-s mund të posedojë dhe të mbaj armë nëse janë të autorizuar nga urdhrat që marrin. Palët do të pranojnë si të fuqishme, pa taksa ose pagesa shtesë, leje për vozitje dhe lejet që i ipen personelit të NATO-s nga autoritetet e tyre nacionale.

Flamuri redakto

5. NATO-s do ti lejohet që të qfaq flamurin e NATO-s dhe / ose flamujt kombëtar të elementeve / njësive nacionale përbërse të saj mbi qdo uniformë, automjete dhe lokal të NATO-s.

Imuniteti redakto

6.

  • (a) Nato-ja do të ketë imunitet ndaj të gjithë proceseve juridike qofshin ato civile, administrative apo penale.
  • (b) Personeli i NATO-s në të gjitha rastet dhe gjatë tërë kohës do të ketë imunitet ndaj jurisdiksionit të palëve, sa i përket prishjes së rendit civil, administrativ, penal apo diciplinor, e cila mund të kryhet nga ata në RFJ. Palët do t’u ndihmojnë shteteve që marrin pjesë në Operacionin për ta ushtruar jurisdikcionin e tyre mbi bashkëkombasit e vet.
  • (c) Pa marrë parasysh se qka është përshkruar më lartë, dhe më pëlqimin e dhënë nga komandanti i NATo-s për qdo rast, autoritetet brenda RFJ-së mund të ushtrojnë përjashtimisht jurisdikcionin në qështje të tilla, vetëm ndaj përsonelit të kontraktuar kur ky personel nuk i nënshtrohet jurisdiksionit të shtetit, shtetas i të cilit eshtë.

Imuniteti ndaj arrestimit redakto

7. Personeli i NATO-s do të ketë imunitet ndaj çfarëdo forme të arrestimit, hetimit apo mbajtjes nga autoritetet në RFJ. Personeli i NATO-s i arrestuar apo i mbajtur gabimisht, menjëherë do t’i dorëzohet autoriteteve të NATO-s.

Imuniteti në qarkullim redakto

8. Personeli i NATO-s do të gëzojë së bashku me automjetet, aeroplanet, mbajtësit dhe mjetet e tij, qarkullim të lirë dhe të pakufizuar dhe hyrje të papenguar nëpër tërë RFj-në duke përfshirë hapsirën ajërore dhe ujërat territoriale. Këtu përfshihet por nuk kufizohet vetëm e drejta e BIVOUZC, manevrimet, strehimet, dhe shfrytëzimit të çfarëdo zone ose objekti që kërkohët për mbështetje, stërvitje dhe operacione.

Imuniteti në dogana redakto

9. NATO-ja do të jetë e liruar prej doganeve , taksave e ngareksave tjera dhe inspeksioneve e rregulloreve doganore duke përfshirë këtu edhe dhënien e inventarit apo çfarëdo dokumentacioni doganor rutinë për personelin. Automjetet, mbajtëset, aeroplanët, paisjet, materialet, dhe provizionet për hyrje/dalje, apo tranzit në territorin e RFj-së për mbështetje të operacionit .

Vendosja e ndihmave në dispozicion redakto

10. Autoritetet në RFJ do të ndihmojnë në baza prioritare dhe me mjete të përshtatshme të gjitha lëvizjet e personelit, automjeteve, anijeve, aeroplanëve, pajisjeve, apo materialit furnizues nëpër apo në hapsirën ajërore, limane aeroporte, apo rrugët e shfrytzuara. Asnjë ngarkesë nuk mund të caktohet për navigacion ajror duke ateruar apo fluturuar aeroplani, pa marrë parasysh se është pronësi shtetërore apo qarter. Ngjajshëm, asnjë detyrim, anëtarësi, taks, apo ngarkesë nuk mund të caktohet kundër anijeve të NATO-s, pavarësisht se a është pronë shtetërore apo çarter, për thjesht hyrjen, apo dalje nga limani. Automjetet, anijet apo aeroplanët e përdorur për mbështetjen e operacionit, nuk mund që t’i nënshtrohen kërkesave për licencë regjistrim, apo sigurim komercial.

E drejta në komunikacion redakto

11. NATO-ja e ka të fituar të drejtën e aeroporteve të rrugëve, binarëve, dhe limaneve pa pagesë, detyrime, anëtarësi, taksa, apo ngarkasa për shfrytëzim të thjeshtë të tyre. Megjithatë, NATO, nuk do të kërkojë përjashtim për ngarkesat e arsyeshme për shërbimet specifike të kërkuara dhe të marra, mirëpo operacionet/lëvizjet dhe hyrja nuk do të lejohet që të pengohet duke pritur pagesën për shërbime të tilla.

Lirimi i personelit nga tatimet rrugore redakto

12. Personeli i NATO-s do të jetë i përjashtuar nga taksat në rrogat dhe të ardhurat e fituara nga NATO dhe nga çdo e ardhur e fituar jashtë RFj-së.

Lirimi nga mallrat e importuara redakto

13. Personeli i NATO-s dhe prona e tyre që shihet e që është importuar, fituar, apo eksportuar nga RFJ-ja, do të jetë e përjashtuar nga të gjtha detyrimet, taksat dhe ngarkesat e tjera, si dhe dispozitat mbi inspektimet dhe ato doganore.

E drejta e importit dhe eksportit redakto

14. NATO-s do t’i lejohet që të importojë dhe të eksportojë, i lirë nga obligimet doganore, taksat, dhe ngarkesat e tjera për pajisje të tilla dhe material me mjete furnizuese të cilat NATO-ja i kërkon për operacione, nëse mallërat e tilla janë për përdoroim zyrtar, apo për t’ia shitur personelit të NATO-s. Mallërat e shitur do të dedikohen vetëm për përdorim nga personeli i NATO-s dhe nuk mund t’u transferohen personave të paautorizuar.

Shfrytëzimi i kanaleve komunikuese redakto

15. Palët njohin se shfrytëzimi i kanaleve për komunikim është i domosdoshëm për operacion. NATO-s do t’i lejohet që të udhëheq shërbimet e veta të postës. Palët, pas kërkesës së thjeshtë, do t’ia japin të gjtiha shërbimet e telekomunikacionit, duke e përfshirë shërbimet e transmetimit të nevojshëm për operacin, si është përcaktuar nga NATO. Kjo do të përfshijë të drejtën për shfrytëzim të mjeteve dhe të shërbimeve të tilla që kërkohën për të siguruar aftësinë për komunikim dhe të drejtën për të shfrytëzuar gjtihë spektrin elektro-magnetik, për këtë qëllim, të liruar nga pagesa. Për zbatimin e kësaj të drejte, NATO do të bënë qdo përpjekje të arsyeshme për të koordinuar dhe për t’i marrë parasysh nevojat dhe kërkesat e autoriteteve të duhura në RFJ.

E drejta mbi lokalet redakto

16. Palët do të ofrojnë pa pagesë lokale të tilla publike të cilatë NATO-ja do t’i kërkojë për të përgaditur dhe ekzekutuar operacionet e tilla. Palët do të ndihmojnë NATO-n që të sigurojnë me qmim të volitshëm, komunalitë e nevojshme siç është rryma elektrike, uji, gasi dhe resurset tjera të nevojshme për operimin e NATO-s.

ex gratia redakto

17. Nato dhe personeli i NATO-s do të jetë imun ndaj çfarëdo lloj të kërkesave (vërejtjeve) që del nga aktivitetet gjatë kryerjes së operimit; sidoqoftë, NATO-ja do të mirret me kërkesat në bazë të ex gratia.

E drejta mbi kontrata redakto

18. NATO-s do t’i lejohet të kontraktojë në mënyrë direkte realizimin e mallërave, shërbimeve, ndërtimit nga çfarëdo burimi brenda dhe jashtë RFJ-së. Kontratat, mallërat, shërbimet dhe ndërtimet e tilla nuk do të jenë të obligueshme ndaj pagesës së tatimeve, doganave apo pagave tjera. NATO-ja mund të kryej punë ndërtimore me përsonelin e vet.

Ndërmarrjet komerciale redakto

19. Ndërmarrjet komerciale të cilat punojnë në RFJ vetëm në shërbimin e të NATO-s do të jenë të liruar nga ligjet dhe rregullorja lokale sa i përket kushteve dhe termeve të punësimit të tyre, dhënien e lejeve dhe regjistrimin e personelit, punëve dhe ndërmarrjeve.

E drejta e lgjit për punësim redakto

20. NATO-ja mund të punësojë personel lokal të cilët në mënyrë individuale do të jenë të obligur ndaj ligjeve dhe rregullore lokale përveç ligjeve për punësim. Sidoqoftë, personeli lokal i punësuar nga NATO-ja do të:

  • a). kenë imunitet ndaj proceseve juridike sa i përket fjalëve të folura apo të shkruara dhe të gjitha veprimeve të kryera nga ato në cilësi zyrtare;
  • b). kenë imunitet ndaj shërbimeve nacionale dhe /apo obligimeve për shërbim nacional ushtarak.
  • c). do t’i nënshtrohen vetëm dispozitave dhe konditave për punësim të vendosura nga NATO; dhe
  • d). do të jenë të liruar nga taksat në rroga dhe të ardhura që ju paguan atyre nga NATO;

E drejta e mbajtjes së individëve redakto

21. Gjatë ushtrimit të pushtetit të tij nën këtë Kapitull, NATO është i autorizuar me i mbajt individet dhe, sa më shpejt që është e mundur t’ia kthej ata zyrtarëve përkatës.

E drejta e modifikimit të infrastrukturës redakto

22. NATO, duke i kryer operacionet, mund të ketë nevojë ta përmirësojë ose modifikojë ndonjë infrastrukturë në RFJ, siç janë rrugët, urat, tunelet, ndërtesat, dhe sistemin e shërbimeve komunale. Cilido përmirësim ose modifikim i natyrës jo të përkohshme do të jetë pjesë dhe do të ketë të njëjtën pronësi si edhe infrastruktura. Përmirësimet e përkohshme apo modifikimet mund të mënjanohen (largohen) sipas pushtetit diskrecional të komandantit të NATO-s, dhe infrastruktura të kthehet sa më afër që është e mundur kushteve paraprake, duke i kuptuar pasojat e shfrytëzimit .

Mosmarrëeshjet redakto

23. Me dështimin e çdo zgjedhje të mëparshme, kontestet që kanë të bëjnë me interpretimin dhe zbatimin e kësaj shtojce do të zgjidhen në mes të NATO-s dhe autoriteteve përkatëse në RFJ.

Suplementaret redakto

24. Aranzhmanet suplementare me cilëndo prej palëve mund të përfundojnë ashtu që të lehtësohet cilido detal që ka të bëjë operacioni.

Afati i dispozitave redakto

25. Dispozitat e kësaj shtojce do të mbesin në fuqi deri në përfundim të operacionit ose përndryshe ashtu si palët dhe NATO-ja mirren vesh.