Diskutim:Tokajon/Frym e ajër/1
Mundet, që kjo foto që tregon një ari polar i cili ka ngecur mbi një copë akulli në Arktik, të prekë ndjenjat njerëzore përsa i përket ndryshimeve klimatike. Kështu shprehet ambjentalistja Gabrielle Walker.Ambjentalistët kanë kohë që po merren me pikat e dobëta të natyrës. Por, megjithëse kjo çështje është tepër e nxehtë për momentin, shumë njerëz ende nuk janë bindur për kërcënimin që po vjen nga ndryshimi i klimës.
Viktimat e ndryshimeve klimatike? Arinjtë polarë
Këtë fundjavë pritet që të prezantohet Paneli Ndërqeveritar mbi Ndryshimet Klimate (IPCC). Qindra ekspertë kanë kontribuuar për këtë raport, dhe megjithëse rezultatet janë ende sekret, gjithkush e di se pamja e përgjithshme nuk do të jetë e këndshme. Pika më kulminante do të jetë kur bota të kuptojë se ndryshimet klimatike janë një rrezik prezent dhe mëse i vërtetë, dhe se duhen marrë masa urgjente. Një mësim i mirë mund të jetë edhe dëmtimi i shtresës së ozonit, një pasojë e ambjentalizmit modern.
Në Amerikën e viteve 1920, frigoriferët elektrikë përdornin kimikate, të cilat ishin tepër të dëmshme për shëndetin e njeriut. Si pasojë, ndodhën shumë aksidente, çka nxitën kimistin Thomas Midgley, i cili në atë kohë punonte për kompaninë General Electric, të shpikte alternativa më të sigurta për shëndetin.
Kimikatet e shpikura nga Midgley ishin disi më të “sigurta”. Njëri prej tyre i quajtur chlorofluorocarbons (CFCs) u përdor për frigoriferë, kuti me lëng aerosoli, likuide për pastrim kimik dhe shkuma industriale.
Fatkeqësisht, këto kimikate ishin tepër inerte, dhe nuk mund të shpërbëheshin nga agjentët atmosferikë. Për pasojë ata ngjiteshin lart në stratosferë, “shtëpia” e shtresës së ozonit, e cila na mbron nga rrezet e dëmshme ultra-violet që vijnë nga hapësira.
Dhe aty lart, ngecuar në rrezet UV, kimikati CFCs u kthye në një ‘përbindësh”, çliroi atome reaktive klorini dhe filloi të shpërbejë shtresën e ozonit.
Vetëm në mesin e viteve 1970’,dy shkencëtarë amerikanë zbuluan se çfarë shkatërrimi sillte CFCs. Pas këtij zbulimi vërshuan një sërë konferencash shtypi, shkresa zyrtare e tema akademike. Dhe këtu mund të përmendin ndërgjegjen “negative” të njeriut. Rreziku ishte i vërtetë dhe reagimi i njerëzimit, ishte … asgjë. Industria CFC përpinte miliardë dollarë. Kompanitë nuk donin t’ja dinin, politikanët nuk dëgjoheshin dhe publiku blinte frigoriferë pa pikën e shqetësimit.
Në 1985, një shkencëtar, britanik kësaj rradhe, Joe Farman zbuloi një vrimë në hapësirë, gjatë kërkimeve të tij në kontinentin e Antarktidës. Ai krejt papritur zbuloi se mbi kokën e tij nuk kishte më shtresë ozoni.
NASA mund ta kishte zbuluar një fakt të tillë kohë më parë, që kur dërgoi në hapësirë satelitin Nimbus 7. Por sistemi nuk i njohu të dhënat e grumbulluara, duke i quajtur ato të parëndësishme. Pas një farë kohë, u vërtetua se Farmani kishte të drejtë.
Në mars 1988, prodhuesi më i madh në botë i kimikatit CFC, kompania Dupont njfoti ndalimin përfundimtar të prodhimit, dhe vetëm në 1990 përdorimi i CFC u ndërpre kategorikisht. Kompanitë e prodhimit të kimikateve gjetën alternativa të tjera, dhe tashmë shtresa e ozonit po përmirësohet.
Por ç’është më e çuditshmja. Vrima e ozonit u shfaq mbi Antarktidë, kontinenti i vetëm i pabanuar në planetin tonë, dhe kjo për faktin e vetëm se aty kushtet janë tepër ekstreme. Reaksionet që ndikuan në krijimin e vrimës erdhën pas çarjes së sipërfaqes së reve të shkatuara nga i ftohti ekstrem. Kjo vrimë nuk ishte një rrezik direkt për pjesën tjetër të botës, ku shkatërrimi i shtresës së ozonit ishte më gradual.
Fotografia e rrezeve të vdekura që depërtonin nga një vrimë në qiell pati një ndikim pozitiv në ndërgjegjën e njerëzimit.
E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me ngrohjen globale, megjithëse ky problem është më kompleks. Deri më tani kemi pasur shenja të një krëcënimi potencial siç ishte vera e nxehtë në Europën e vitit 2003, ku vdiqën afro 30 mijë vetë, apo uraganët e fuqishëm të cilat po theksohen me kalimin e viteve, rritja e nivelit të detërave etj.
Raporti që do të paraqitet këtë fundjavë në San Diego, SHBA, do të flasë për shkrirjen e akujve në Arktik, megjithëse ky është një shqetësim më i vogël për njerëzimin. Ajsbergët që shkrijnë me ngadalësi nuk e rrisin nivelin e detërave, ndërkohë që shkrirja e akullnajave nga toka drejt brigjeve detare ndikon drejtpërdrejtë në rritjen e nivelit të detërave. Ndërkohë që disa specie do të zhduken si arinjtë polarë, disa të tjera si peshqit dhe gjallesat e tjera detare do të shtohen.
Por humbja e arinjëve polarë është kthyer në kryeartikull në mbarë mediat botërore.
Fotoja e një ariu të ngordhur mbi një copë akulli që notonte mbi ujë, e transmetuar nga BBC, ka prekur mijra zemra njerëzish dhe ka rritur ndërgjegjën për ngrohjen globale. Imagjinoni emocionin që do të shkaktojë një foto e Arktikut pa asnjë shenjë akulli përsipër.
Pra, një foto mundet të nxisë njeriun për t’u vënë në veprim.
fjona xhelili kl:7-8 sh'f selami hallaqi gjilan kosov
Start a discussion about Tokajon/Frym e ajër/1
Talk pages are where people discuss how to make content on Wikibooks the best that it can be. You can use this page to start a discussion with others about how to improve Tokajon/Frym e ajër/1.