Miqtë e popullit dhe të kombit tonë/David Chater
David CHATER NË ENCIKLOPEDI
- Shkruan: Besnik BARDHI (Qershor, 1999).
Te gjitha qytetet në Kosovë kanë nga një histori, disa nga ato kanë histori më të re e disa tjera më të lashtë. Kaluan shumë luftëra mbi këto troje, të gjitha lanë pas vedi shumë viktima dhe shumë rrënoja. Në këtë fundshekull, Kosova kaloj katarzën më të madhe. Hiena e karpateve, armiku tradicional i shqiptarve, nuk ngurroj kësaj radhe të përmbushë obligimet që kishte parashtruar një farë Akademie e (pseudo) Shkencave Serbe me qëllim që të çrrënjosë çdo gjë etnike shqiptare në Kosovë. Thonë se historia përsëritet, si duket kësaj radhe hienat bënë llogari pa hanxhiun. Këtë herë nuk u pësërit fati tragjik i Toplicës, Nishit, Prokuples, Leskocit dhe viseve tjera shiptare të cilat në fillim të këtij shekulli u grabiten definitifishtë nga okupatori serb. Bota demokratike kësaj radhe nuk heshti dhe nuk deshi të jetë dëshmitare pasive karshi barbarive të cilat maskoheshin nën kulmin e pastrimit të egër etnik.
Si çdo qytet tjetër i Kosovës, edhe Gjakova përjetoj me muaj të tërë netët e thikave (çetnike) të gjata. Dritë e gjelbërt për të iu vërsulur këtij qyteti bishat e tërbuara, ishte bomba e parë e Aleancës Veriatlantike e cila eksplodojë në kazermen e qytetit në mbrëmjen e 24 marsit 1999. Atë natë u promovua shpirti kriminal i pakicës serbe në këtë qytet. Së bashku me shumë viktima në njerëz ata dogjën edhe Qarshinë e madhe, jo pa qëllim, sepse në skenaret e spastrimeve etnike, bazuar nga luftërat tjera në ish Jugosllavi, kjo ishte shenjë e një fillimi brutal të qerimit te hesapeve me shumicën etnike shqiptare të këtij qyteti. Atë natë u dogjë shpirti i qytetit të Gjakovës. Gjakova nga të gjitha luftërat e kaluara ka arritur t’i shpëtoj vlerat kulturore, kësaj radhe nuk kishim të bëjmë me luftë por me zhdukje të rrënjës dhe trungut shqiptar një herë e përgjithmonë. Hienat e karpateve e dëshiruan diellin e ngrohtë të Kosovës për rritjen e farës së tyre. Në më shumë se tre muaj, gjakovaret përjetuan golgotën më të tmerrshme të këtij shekulli. Vrasjet masive të përditshme, djegjet e lagjeve të tëra, deportimet e dhjeta mijëra njerzve në Shqipëri, kjo ishte mizan skena e Gjakovës. E gjithë kjo bëhej nga fqinjët e parë, serb dhe malazez të cilët në fillim vepronin me maska (për t’a ruajtë fytyrën) e që nga fundi e treguan fytyren e vërtetë prej shkau.Të gjithë përshpëritnin në qytet, ata që mbrëmë dogjën shtëpi, vranë fëmijë, gra, pleq ishin djali Zoricës, djali i Mujës...
Shumica e qytetarve në Gjakovë janë të një mendimi se në gjithë këtë lojë të ndyrë, pa dyshim, roli kryesor i takon kryekriminelit dhe kryetarit të instaluar të komunës së Gjakovës , Moma Stanojeviq i cili kishte me qenë klienti më i dëshiruar për Gjykaten e Hagës. I tërë fati i Gjakovës ishte i varur nga ky bandit, student i dështuar dhe psikopat me prirje prej piromani. Edhe e diela e 13 qershorit ishte ditë e “rëndomtë” për Gjakovën, nga të katër anët e qytetit ngrihej tym i zi, digjej po thuajse e tërë Gjakova. Nga largësia dëgjoheshin detonime të artilerisë serbe të dedikuara për fshatrat për rrethë kufirit në Shqipëri, sulmohej pa rreshtur teritori i një shteti fqinjë dhe sovran. Banorët e mbetur në qytet pritnin radhën si në llotari për likuidim. Ishte me fat ai i cili likuidohej me armë zjarri. Ishte pikërishtë ora 15.15 min. kur autori i këtyre rreshtave së bashku me dy vajza të fqinjëve Kaltrinën dhe Florën qëndronin të rraskapitur nga ky tmerr duke vështruar në horizont nga teraca e banesës ( e cila është e para në hyrje të Gjakovës , për krah Komisariatit famkeq të policisë serbe , me shikim në drejtim te rrugës Gjakovë – Prizren). Në ato çaste u duken tre automjete ushtarake qe vinin nga drejtimi i Prizrenit, andej qarkullonin zakonisht automjetet ushtarake serbe. Pasi u ofruan te ura e Llukacit, Kaltrina e para bërtiti me tërë forcen: Këta janë flamuj italian ! Mbi automjete shifej qartë mbishkrimi KFOR. Filluam si një kor mirë i ushtruar të bërtasim me tërë fuqinë: NATO, NATO, NATO… Gjithnjë kam menduar se jeta ka shume nyansa, atë ditë me 13 qershor në h 15.15 min. ishin vetëm dy: zi e bardh. Para se të vërehej hyrja e automjeteve të NATO – s ishte frika e tmerrshme e vdekjës së afërt, pastaj … ndodhi mrekullia, disa çaste më vonë si në magji kjo ndjenjë avulloj. Ndjenjë e pa përsëritshme. Në ato momente, në pjesën e përparme të banesës ishte koncentruar një numër shumë i madh i forcave policore dhe paraushtarake serbe, jo më larg se disa metra. Kjo ishte edhe arsyeja pse disa nga fqinjët tanë në banesë u friksuan nga klithjet tona shumë të zëshme. Duke zbritur nga kati i pestë me shpejtësi ua shpjeguam arsyen e gëzimit tonë. Fqinjët na shikonin me habi nga se nuk e dinin realitetin e ri. Ishte prezente frika nga se ende kishte mundësi për hakmarrje nga ana e kriminelëve serb. Menjëherë zbritëm në rrugë, mirëpo automjetet e KFOR –it në ndërkohë ikën me shpejtësi në mbrendi te qytetit. Për disa qaste mbetëm të vetmuar në atë vend ! Nga aty shifej qartë prezenca e forcave të mëdha serbe në afërsi të pompës së benzinës, përkrah Komisariatit të policisë. Ato ishin momente kur frika dhe gëzimi bashkëdyzoheshin në një element të ri të quajtur SHPRESË. Në horizont u dukë edhe një automjet, kësaj radhe jo me ngjyrë ushtarake. Nga mbishkrimet kuptuam se ishte automjeti i shtëpisë televizive SKY NEWS. Pasi u ndal automjeti, para nesh zbriti një njeri, fytyrën e të cilit e njoftëm menjëherë nga ekranet televizive, ai ishte reporteri i njohur David Chater. Për një moment e rrethuam dhe filluam ta përqafojmë, ai mbeti i habitur duke mos kuptuar veprimet tona. I treguam se është njeriu i parë i huaj që erdhi në Gjakovë pas më tepër se 3 muaj, pra që nga fillimi i bombardimeve të NATO -s. Na dukej si një engjull i sapo zbritur nga qielli, në te pamë shpëtimtarin dhe bëmirësin tonë. Filluam të i rrefejmë për gjendjen aktuale, i bëmë me dije se në këto momente për derisa ne bisedonim në Gjakovë ende vazhdojnë vrasjet dhe djegjet. Kaltrina bënte përkthimin, fliste me një gjuhë mjaft të rrjedhshme angleze, së fundi ajo ka jetuar dhe është shkolluar në Londër. Pasi ndëgjoj rrëfimet tona me vëmendje dhe shqetësim , kuptoj në tërësi ku qëndron problemi dhe me lot në sy urdhëroj vozitësin që të kthej automjetin në drejtim Prizrenit. Tha se do të shkojë personalisht në komanden italiane, të stacionuar në afërsi të fshatit Rogovë dhe që do të bëjë çka është e mundur për të ndihmuar. Nga ai kuptuam se forcat italiane të KFOR – it ishin stacionuar në afërsi të fshatit Rugovë. Kërkuam që ta marri me vedi Kaltrinën, në mënyrë që edhe një herë, më qetë të i përcjellë kërkesat dhe porositë. David e aprovojë këtë kërkesë. Pas shkuarjes së Davidit dhe Kaltrinës në drejtim të Rugovës, shumë shpejtë u kthyen nga qyteti edhe tre automjetet e KFOR – it të cilat shkuan në drejtim të Prizrenit. Në ndërkohë, aty në afërsi të tyrbës së Shejh Shefqetit, filloj të grumbullohet turma e qytetarve, në fillim ishin afër 60-70 veta, pastaj sa vinte dhe shtohej numri i tyre. Kishte gra, fëmijë, burra dhe pleq.Të gjithë kishin drejtuar shikimin në një cak, andej kah rruga Prizren –Gjakovë me shpresë se do t’i shohin forcat e KFOR – it. Në ndëkohë arriten edhe disa automjete të RAI si dhe disa gazetarë përëndimor, të cilët intervistonin njerëz dhe filmonin godinën e Komisariatit të policisë, e rrënuar disa javë më parë nga bombat e NATO – s me mjaftë precizitet. Pas kthimit të tre automjeteve te KFOR – it, fillova të ndjejë një pasiguri. Këtë ndjenjë ma forconte akoma më tepër defilimi dhe provokimi i automjeteve policore - ushtarake serbe të cilat filluan të na silleshin për rreth. Në një moment, një autoblindë e policisë ushtarake serbe u ndal para nesh dhe filloj të godasë në ajër me mitralozë të rëndë.
U krijua një atmosferë mjaftë e tendosur. Disa nga gratë dhe fëmijët filluan të largohen nga turma. Po ku të shkonin, tani më nuk kishte askund siguri. Gjatë kësaj kohe, filluan të më silleshin vërdall në kokë mendime nga më të ndryshme. Nga burimet zyrtare rezulltonte se hyrja e forcave të KFOR –it ne qytetin e Gjakovës pritej të martën apo të mërkurën. Ndërsa sot, sot ishte e diele ! A mund të ndodh që edhe sot të mbetemi në duar të kasapve serb? Fillova të akuzoj vetën se mos ndoshta u nguta në veprim dhe kështu pa dashje të bëhem fajtor i ndonjë masakre të mundshme të këtyre njerzve që erdhen pas meje …! Një qytetar i njohur me nofkën Rusi, i humbur tërësishtë nga emocionet nxorri flamurin kombëtar dhe me shpejtësi e vendosi në shtyllen e shenjës së komunikacionit te trekëndëshi i tranzitit. Ky ishte një veprim sa i guximshëm aq dhe i rrezikshëm, nga se kjo gjë i nxiti edhe më tepër forcat serbe të bënin provokime. Turma vazhdimisht brohoriste me tërë forcen NATO, NATO, NATO…, LONG LIFE USA, UCK, KOSOVA etj. Përsëri para nesh kaloj një automjet paramilitarësh serb, mbi të cilin shkruante me shkronja kirilicë : Ne do të kthehemi prap, kjo është jona. Prisja me padurim kthimin e Kaltrinës dhe rezulltatet e arritura atje në komanden italiane. Pritja më kujtonte Hamletin dhe atë thënjen e njohur : TE JESHË APO TË MOS JESHË. Qfarë kooincidence. Personazhi ynë ishte pasardhës i Shakespearit. Më në fund pas nja 45 min. arriti Kaltrina. Lajmet e saja ishin më se optimiste. Ishte dëshmitare kur David Chater bisedoj personalishtë me komandantin e forcave italiane të KFOR –it. Ai në tërësi i përcjelli kërkesat dhe lutjet tona. Esenca dhe mesazhi i tërë bisedës ishte:Urgjentisht hyni në qytetin e Gjakovës dhe parandaloni masakren e forcave paramilitare sërbe ndaj popullatës civile shqiptare. QYTETI I GJAKOVËS NUK GUXON SONTE TË MBETET KURRSESI NË DUAR TË KRIMINELVE SERBË. Komandanti italian e kishte kuptuar qartë rrezikun dhe menjëherë e kishte aprovuar kërkesën e Davidit, edhe pse më këtë rast bëhej shkelje e rregullave të NATO - s dhe anashkalohej itenerari. Ai kishte premtuar se një pjesë e forcave gjithësesi do të stacionohen në Gjakovë, edhe pse ishte planifikuar që të shkonin që të gjithë në drejtim të Pejës. Edhe pse ky lajm na dha shpresë, prap filluam të dyshojmë, nga se në horizont nuk dukej asnjë automjet !. Ishte pikërishtë ora 16. 45 min. kur atje në rrugë në afërsi të Kombinatit të Duhanit Virxhinia u dukën dallëndyshet e para të paqës, shpresës dhe lirisë. Kësaj radhe turma e humbi tërësishtë kontrollin dhe me entuziazëm të madh u vërsul në drejtim të tyre për të iu dëshiruar mirëseardhjen aq shumë të pritur. Britmat që vinin nga turma e qytetarve shpërthenin qiellin e kaltërt të asaj dite të bukur të 13 qershorit. Ishin momente historike për qytetin tonë të përgjakur dhe të shumë vuajtur nga thundra e okupatorve kriminel serbë. Sa vinte e afrohej konvoji i pa fund i forcave italiane, aq më tepër shtohej dhe numri i njerzve që dilnin në rrugë, ata dëshironin të jenë sa më afër faqeve të historisë së ndritshme kombëtare, e që sot mund të prekej prej së afërmi. Ishim dëshmitar të skenave mjaft prekëse kur fëmijet 3 vjeqar dhe pleqët perqafonin dhe puthnin duart e ushtarve italian. Fytyrat e ushtarve italian shprehnin ndjenjën e modestisë dhe të keqardhjës për këtë popull të vuajtur. Kjo mbase tregon dhe simbolikën e kësaj lufte të ndyer të okupatorit serb i cili më së shumti masakroj pikërisht këtë strukturë të popullit shqiptar. Rallë mund të shifej ndonjë sy i pa përlotur, këta ishin lotët e gëzimit. Më në fund ndodhi mrekullia, Gjakova u çlirua. Qytetaret e Gjakovës i pritën italianet ashtu si i ka hije këtij qyteti të lashtë dhe me traditë. Nga një intelektual i ri aty pran ndëgjova se ai ishte informuar për hyrjen e forcave të KFOR- it në Gjakovë nga stacioni televiziv SKY NEWS në emision të drejtëpërdrejtë nga
Rugova , pikërishtë në ora 15. 45 min. ku ishte parë David Chater duke biseduar me komandantin italian te forcave të KFOR – it. Kjo ishte një befasi e këndshme. Kohë pas kohe, konvoji i pa fund i tanksave dhe automjeteve tjera të blinduara italiane ndalonte për pak çaste në rrugë. Në njerën nga këto pushime ndodhi një ngjarje shumë e rëndë.
Një autoblindë e policisë ushtarake serbe e cila vinte nga drejtimi i qytetit duke bredhur herë në trotuar skaj turmës e herë duke e prerë konvojin e automjeteve italiane arriti te
trekëndëshi i tanzititi pikërisht te shenja e komunikacionit ku valonte flamuri kombëtar shqiptar. Njeri nga anëtaret e ekuipazhit të automjetit serb u zgjat dhe muarr flamurin shqiptar të cilin filloj ta grisë me nervozizëm e që më pas edhe e dogj.
Tjetri ushtar serb drejtonte tyten e mitralozit të rëndë kah turma dhe konvoji i italianve.Ushtarët italian këtë skenë e percjellen me kujdes të madh. Mjaftonte të bëhej vetëm një shkrehje dhe të ndodhte tragjedia. Për herë të fundit okupatori serb në mënyrë të turpshme u nda nga qyteti i Gjakovës me djegje dhe atë me djegje të flamurit tonë. Tymi i flamurit të djegur, bashkohej atje lartë në qiell me tymin e shumë shtëpive të djegura në orët e pasditës.
Një grua e friksuar e cila vinte nga pjesët tjera të qytetit na tha se një veturë civile serbe iu ishte afruar turmës dhe iu kishte kërcnuar në gjuhen serbe me këto fjalë: Gëzohuni, gëzohuni, sonte do ta shkatërrojnë Gjakovën më keq se Srebrenicën dhe do të ju vrasim të gjithëve. Kësaj gruaje ia bëmë me dije se ata me siguri kanë ende informata të vjetra dhe shpresojnë edhe më tutje se Gjakova do të mbetet pa forca italiane. Pra data 13 edhe pse vlenë për shumë kend në botë si datë ndjellakeqe , kësaj radhe falë një gazetari humanist anglez me emër David Chater, ky numër hyri dhe u shenua për të mirë në historinë e re të qytetit të Gjakovës. Pra pikërisht angazhimi i këtij njeriu bëri që qyteti i Gjakovës të shpëtoj nga tragjedia e përmasave të mëdha. Hyrja e pa planifikuar dhe para kohe e forcave të KFOR-it në Gjakovë, e befasoj armikun serb dhe e gjeti me benzinë në duar pa e kryer punën gjerë në fund. Të nesermën qyteti e festoj çlirimin së bashku me bijat dhe bijët më të mirë të kombit, pra me Ushtarët e UCK. Populli Gjakovës pati festë vetem një ditë, nga se përveç numrit të madh të viktimave dhe shkatrrimeve tejet të mëdha, në burgjet serbe ndodhën akoma më tepër se 1 2 0 0 qytetarë të zënë peng. I gjithë opinioni është sensibilizuar për këtë problem dhe brengë të madhe. Dhashtë Zoti të ndëgjohen lutjet tona për këta njerëz të pa fajshëm që të lirohen sa më parë, pastaj do të bëjmë dasmën e madhe. Kjo do të jetë D A S M A E L I R I S Ë .
Rreth e mbi
redaktoDisa video copa mund të gjenden nën amzën http://www.youtube.com/watch?v=wFnoQUTkae8
Burime tjera për veprimtarinë e Davidit.
- Gazeta Bota Sot ( Qershor, 1999 ), në titullin " Gazetarët shpëtuan qytetin e Gjakovës "
Propozimet e qytetarëve për nderimin e veprimit të Davidit i janë paraqitur edhe kryetarit të komunës Pal Lekaj dhe asamblesë komunale të Gjakovës. Këto propozime janë me sa vijonë:
- Gazetari i SKY NEWS, z.David Chater dhe komandanti i parë i KFOR-it Italian, të shpallën qytetarë nderi të qytetit të Gjakovës.
- Vendtakimi i parë i qytetarve gjakovarë me gazetarin anglez Chater si dhe me forcat e KFOR-it, trekëndëshi i tranzitit, të emërohet: Sheshi i Chateri-it apo i NATO-s.
- Të ndërtohet tek trekëndeshi i tranzitit, një obelisk madhështor në shenjë mirënjohje të përjetshme ndaj NATO-s si dhe për aleatët tonë historik.