Ftyrpatkoji redakto

Rhinolophus hipposideros (Bechst)

Njoftim
Kërkohet Lakuriqi Ftyrpatkoji
Rreziku në terr, të trembë
Perimetri i kokës 37 deri 43 mm
Krah hapur 190 deri 250 mm
Pesha 3,5 deri 10 g
Pjellëshmëria 1 herë në vit
1 të vogël
Mosha më e vjetër deri 18 vjetë
Nën mbrojtje

Ky llojë lakuriqi, siq po thotë edhe emri e ka patkojin sikur ai i bullit në dyert e oborrit. I ashtuquajturi Ftyrpatkoji i vogël është përfaqësuesi më i shpeshtë i familjes me "hunpatkojve", një familje e cila në fytyrë, sidomos hundën e kanë në formë patkoji apo familjes së "turipatkojëve" të cilët në një formë format mbrojtëse të veshëve i japin formen e patkojin gjithë kokës. Gjithë llojet e ftyrpatkojëve janë shtazë sisore, dashamirë të vendeve të ngrohta. Për këtë shkak ato paraqiten kryesisht nëpër anët e ngrohta të Afrikës dhe Azisë. Zakonisht më së shpeshti gjenden në anën e mesdheut. Ndërsa ftyrpatkoji i vogël endet edhe nëpër pjesë të Evropës, në veri deri në anët e Anglisë së mesme, e Irlandës së mesme, e Gjermanin e mesme, në Poloni si dhe në Rusin jugore. Po ashtu ky jeton edhe në Afrikën jugore si dhe në Azinë qendrore. Mirëpo, nuk vërehen që jetojnë nëpër gjitha viset në numrër të njëjtë, diku më shpesh diku më rrallë. Para së gjithash përhapja e tyre në kufirin veriorë është vetëm nëpër anët e ngrohta, ku ka vendstrehime të mjaftueshme nëntoksore për të kaluar dimrin e gjatë. Në zanafille, ftyrpatkojët, popullonin kryesisht shpellat nëpër shkrepa, më vonë filluan edhe të lëshohen nëpër vendbanime dhe filluan të strofullohen nëpër kulme të ndërtesave të larta si kisha dhe ndërtesave të vjetra. Dimrin e kalojnë në gjumë të thellë nëpër vendet më të ngrohta të kateve, shpellave apo bodrumeve. Për të fjetur në gjumë, me këmbët e tyre e plasojnë hunpatkojin në tavanë ashtu që të mund të mbulojnë të tërë trupin me mantelin e krahëve të tyre dhe nga largë duken si dardha të varrura. Në verë, femrat me të rinjët e tyre mesatar formojnë shoqërin ashtu që dimrin e kalojnë të vetmuar apo duke formuar grupe të mëdha.

Veshmiu, dhe Veshmadhmiu redakto

Myostis myostis (BORKH.)

Njoftim
Kërkohet Veshmiu
Rreziku në terr, të trembë
Perimetri i kokës 60 deri 80 mm
Krah hapur 350 deri 450 mm
Pesha 20 deri 40 g
Pjellëshmëria 1 herë në vit
1 të vogël
Mosha më e vjetër deri 18 vjetë
Nën mbrojtje

Lloji i Veshmadhmiu është lakuriqi më i madh dhe më i përhapur në Evropë.