Letër e hapur

Tuesday, 06-01-2009, 06:23pm (GMT)

Besnik Bardhi: Letër e hapur
I nderuar Kryetar i Kosovës,
z. Fatmir Sejdiu.
I nderuar Kryeministër i Kosovës,
z. Hashim Thaqi.
I nderuar Kryetar i Kuvendit të Kosovës
z. Jakup Krasniqi
Letër e hapur

Shteti Sërb, duke shpikur, plasuar dhe përsëritur të paverteta ( si " afera e organeve " në Shqipëri, rasti i kishës orthodoxe në Gjakovë… ), dhe duke zhvilluar një aktivitet shumë të dendur diplomatik në rrafshin ndërkombëtar, arriti të krijoj klimë politike shumë të disfavorshme për shqiptarët dhe Kosovën.

Shembulli me eklatant është paraqitja e Ministrit të Jashtëm të Sërbisë Vuk Jeremiq , ditë më parë, para Këshillit të Sigurimit të OKB –së. Ai plasoj gënjeshtrën – “ margaritar ” për kinse rrënimin e kishës orthodoxe në Gjakovë, këtë ai e bëri pa u skuqur fare para auditorit shumë të respektuar të KS. Shifet se Ministri Jeremiq, ka qenë nxënës i mire dhe i ka kuptuar drejtë mësimet e babait të kombit serb, Dobrica Qosiq, i cili gënjeshtrën e promovon si instrument institucional për interesa kombëtare.

Më këtë ofensivë të ndërmarrë, Sërbia arriti të manipuloj një numër të konsideruar të shteteve në botë dhe arriti përkohësisht të bëjë stopimin e njohjeve të mëtejme ndërkombëtare të Kosovës !.

Për fat të keq, ish Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, definitivisht u rreshtua në anën e së " vërtetës sërbe " dhe u bë zëdhënëse e fuqishme e tyre. Konvertimi i saj në rrolin mbrojtjës të së “ vërtetës sërbe ” , ndodhi në kohë mjaft delikate për ardhmërinë e Kosovës si dhe të mbarë kombit shqiptar. Me këto veprime shumë djallëzore dhe destruktive, Serbia së bashku me miqtë e saj në botë, po dëmton dhe njollosë imazhin pozitiv të Kosovës. Ky trend negativ për ne, nuk ka të ndalur nga ana e diplomacisë destruktive dhe agresive sërbe. E gjithë kjo situate e krijuar si rezultat e makinerisë propagandistike serbe, shkakton shqetësime dhe tensione të reja ndëretnike.

Kosova ka argumente të shumta që ti kundërvihet kësaj propagande gënjeshtare sërbe. Shumë fakte, për krimet sërbe në Kosovë, ne kemi arritur ti prezantojmë në formë dinjitoze, mirëpo rasti tragjik i helmimit të mbi 7000 të rinjëve dhe foshnjeve shqiptare kosovare, në vitin 1990, mbeti i heshtur !!!. Një pjesë shumë e dhembshme e historisë së re të Kosovës, me apo pa qëllim deri me tani u anashkalua !!!.

Në krahasim me propagandën gënjeshtare serbe, ne duhet të prezantojmë para botës , vetëm material faktografik i bazuar dhe i verifikuar në vërtetësi.

Opinioni i brendshëm dhe i jashtëm duhet doemos të sensibilizohet edhe për këtë tragjedi e cila i parapriu luftës dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, gjatë viteve 1998/1999. Historia mësohet me qëllim që të mos përsëritet !!!.

Së shpejti, pritet të bëhet dhe promovimi i një libre, enkas i shkruar për helmimet në Kosovë.Autor i kësaj libre është një historian dhe hulumtues suedez , shkencëtar shumë i nderuar. Në këtë libër me shumë vlerë për Kosovën, flitet me gjuhën dhe forcën e argumenteve për pranverën e zymtë të vitit 1990 në Kosovë. Faktet për këtë krim monstruoz të sigurimit sekret serb janë të bollshme. Për këtë ngjarje, me dt.09.06.1990, në Zagreb u mbajt dhe simposiumi me titull: " KOSOVA - SPROVË E NDËRGJEGJËS MJEKËSORE "

Të nderuar z.Sejdiu, z.Thaqi dhe z. Krasniqi, shpresoj se me ndihmën dhe angazhimin Tuaj institucional, çështja e helmimeve të kryera ndaj rinisë dhe foshnjeve shqiptare në Kosovë, në pranverën e vitit 1990 do të trajtohet më seriozisht nga komisionet dhe ekspertë të ndryshëm.

Mendoj se ne ju kemi borgj brezave të ardhëshëm të Kosovës dhe duhet të ju sqarojmë se më 1990, ndodhi helmim masovik në Kosovë nga okupatorët serb. Gjithë ata djem, vajza si dhe fëmijë të helmuar parashkollorë, nuk aktronin ashtu si u akuzuan nga Beogradi zyrtar !!. Kjo çështje apo më mirë me e quajtë dramë nacionale, doemos duhet të prezantohet para faktorit ndërkombëtar si një ndër krimet ndaj njerëzimit që u bënë në Kosovë nga ana e okupatorëve sërb.

Klikoni - hapni këtë link dhe do të shifni faktet e prezantuara në video inçizime.
www.youtube.com/user/newbornstates
Sinqerisht:
Dr. Besnik Bardhi
Këshilltar në Asamblenë Komunale në Gjakovë.
Gjakovë, 05.01.2009