Behgjet Pacolli nderohet në Vlorë me titullin “Doktor Honoris Causa”
Në Ditën e Pavarësisë, Ditën e Festës Kombëtare të Shqiptarëve, shefi i diplomacisë së Kosovës dhe zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli u nderua nga Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” me titullin e lartë akademik “Doktor honoris causa”. Në ceremoni morën pjesë personalitete politike, akademike dhe njerëz të shquar të jetës publike.
28 nëntor 2018