Ata që i dhanë nder dhe dinjitet Shqipërisë

Nga Sevo Tarifa

Njëzet korriku i vitit 1957 është datëlindja e organizatës së veteranëve të LANÇ. Është kjo një ngjarje e shënuar, që mbeti në histori e emërtuar “Dita e veteranit”. Edhe pse nuk figuron në kalendarin zyrtar shtetëror, është ditë festive, me rreze kombëtare, me ngjyrë atdhtare, simbol i heroizmit partizan, i çlirimtarëve të Atdheut. Pavarësisht se ky bashkim politik u realizua 13 vjet pas Çlirimit, veteranët zbatuan besnikërisht betimin e partizanit: “Jam partizan me yll në ballë, Për ty, o popull zot kam dalë”.

Ajo ditë e nxehtë e atij korriku 61 vjet më parë, mbeti e nxehtë në tërë jetën dhe veprimtarinë atdhetare të organizatës së veteranëve. Dhe e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen! Me ndërgjegje për zbatimin e kryedetyrës patriotike ndaj Atdheut- kurora e karakterit të fortë të luftëtarëve të lirisë-; me energjitë djaloshare të pashtershme mendore e fizike, veteranët kanë vepruar kurdoherë atdhetarisht, fisnikërisht, gjallërisht, aktivisht duke qenë gjithnjë me këmbë në tokë, me nderim grusht, të gatshëm për mbrojtje e punë ndërtimtare! Edhe në kushte të reja të ndërtimit socialist, vijuan të jenë të vendosur, të zjarrtë, sulmues, veprues, aksionistë, shembullorë, në vijë të parë, luftarakë, sypatrebur, të papërkulur, të ndershëm, të drejtë, të bashkuar! Patriotizmi i tyre nuk zbriti nga kulmi i arritur i atyre viteve të stuhishme të LANÇ, që mbanin erë barut! Djersa e bardhë e tyre u përzie me gjakun e kuq të dëshmorëve të luftës e të punës dhe rrezaton e ndriçon si diell në çdo kënd të Shyqipërisë.

Vitet vrapojnë Organizata e veteranëve rritej, focohej, kalitej. Në luftë e në punë e sipër i ka ngjarë dhe i ngjan një lisi gjigand, të cilin erërat e stuhishme nuk e kanë lëkundur, as e kanë tundur, as fletët s’ia kanë tharë e as nuk ia kanë rrëzuar përtokë, përkundrazi ka gjelbëruar e gjebëron kurdoherë, lëshon fidanë të rinj! Sot këta fidanë kanë merituar e të ndeuar, një emër të bukur, kuptimplotë e të veçanhtë: pasartdhës!

Në gjirin e organizatës sot militon një brez i ri anëtarësh, luftëtarësh, vazhdues i denjë i veprës së partzanëve, të veteranëve. Në këngët e bukura melodioze të maleve gjatë luftës, luftëtrët e lirisë quheshin “Shqiponja partizane”. Pasardhësit meritojnë të quhen “Zogj shqiponjash”, sepse ecin në gjurma atdhetare të paraardhësve partizanë veteranë, kanë marë në dorë stafetën e tyre, amanetin e testamentin e tyre dhe janë në të njëjtën llogore luftarake: të mbrojnë LANÇ, vlerat, idealet dhe simbolet e saj; gjakun e dëshmorëve, të këtyre “Yjeve te Pashuar”, që janë lulja e kombit, balli dhe lavdia i tij.

Veteranë e pasardhës rrjedhin nga një gjak, kanë të njëjtën mendje, të njëjtat ideale, të njëjtin qëndrim, si etër e bij, për të çuar përpara organizatën e tyre luftarake! “Brezi më i ri është sigjeta, brezi më i vjetër është harku”. Njëra pa tjetrën s’bëjnë dot. Pleqëria dhe rinia, një janë të dyja. “Flokët e thinjur janë arkivat e së Kaluarës”. Për noshëne tyre, veteranët kanë mbajtur mbi supe peshën e rëndë të jetës, por, siç thotë Noli, “Pleqëra nuk është vetëm një vuajtje e madhe, por dhe një trimëri e madhe”.

Ligjet e natyrës bëjnë punën e tyre. Radhët e veteranëve po pakësohen gjithnjë. Sot shuhet njëri, nesër tjetri. Percillen me nderime të merituara në banesën e përjetshme. “Vdesin shpirtëra të njerëzve të pavdeshëm”. Ndahet nga jeta veterani, por jo kujtimet, heroizmi, trimëria dhe lufta e tyre për çlirimin e vendit. Aq sa veteranë janë sot thuajse ndodhen në pleqëri të thellë. Por organizata e tyre luftarake mbetet dhe qëndron në këmbë, me statutin e saj dhe vazhdon, funksionon, vepron, konsolidohet. Janë mijëra pasardhës që po e freskojnë. Pranimi i tyre në organizatë jo vetëm rrit efektivin, por sidomos cilësinë e saj, nivelin arsimor, energjinë rinore, gatishmërinë partizane. Pasardhësit ecin përpara, me mendje atdhetari, me shpirt partizani, me fprcë punëtori, me hap ushtari. Flasin tregues. Vetëm nga 96 shkolla në qytete e në fshatra janë pranuar pasardhës: 7 drejtorë arsimi rrethesh, 115 drejtorë shkollash, 400 arsimtarë, 300 nxënës të klasave të larta. Jo pak vajza e djem panohen në grup një nga një si familje dëshmorësh e veteranësh…


Në gazetën luftarake “Kushtim Brezash”, lexon me kënaqësi, gëzim e krenari emra, motivacione, fotografi të të rinjve që porsa pranohen në organizatë; lexon shkrime me firmë të tyre, diskutime cilësore që zhvillohen në mbledhje e takime; i sheh në veprimtari konkrete rreth lapidarëve, në shtëpi bazë lufte, në ekskursione, në takime me familje dëshmorësh, duke marrë zotime etj. Veteranit i bëhet zemra mal që shikon vazhdues besnik të tij. Veteranë e pasardhës nderojnë, mësojnë e përfitojnë nga njëri-tjetri. Këto sjellin gëzim. Dhe gëzimi përtërin.

Pasardhësit e veteranëve kanë një privilegj të veçantë: janë trashëgimtarë të denjë të brezit të vjetër luftarak atdhetar, që u ndesh dhëmbë për dhëmbë me pushtuesit e huaj dhe bashkëpunëtorët e tyre ballisto-zogistë. Luftuan dhe fituan. Nga radhët e tyre ranë dëshmorë, u plagosën luftëtarë dhe mbetën invalidë, “Dëshmorë të gallë”. Rrugën e tyre e vazhdonë pasardhësit, me qëndrimet e tyre të guximshme atdhetare, me debate e polemika me kundërshtarë politikë, që s’lënë gjë pa thënë e pa bërë me gënjeshtra e shpifje kundër LANÇ. Por aq sa mund të rrëzohet një mal nga dëbora e breshëri, aq mund të rrëzohet edhe LANÇ!

Veteranët e LANÇ përbëjnë një fond të artë. Lufta dhe fitoret e tyre janë thesar i madh kombëtar. Organizata e tyre ka një aktiv të pasur lufte, pune, përvoje.Të zëvendësosh veteranët në misionin e tyre të lartë atdhetar e fisnik është besim i madh. “Besimi është ar, entuziazmi është argjend”, “Bezi i ri është flori”. Veteranë e pasardhësit janë dy breza, me një ideal, me një rrugë, e cila nuk ka qenë dhe nuk është e shtruar me lule e dafina, por është rrugë e thepisur, me ferra e gjemba, me pengesa e vështirësi, por që ndriçohet me “proxhektorë” tepër të fuqishëm të heroizmit partizan, nga shembulli i lartë i komunistëve, i komisarëve dhe komandantëve, në krye të të cilëve qëndronte i patundur Komandanti i Përgjithshëm, Enver Hoxha. Dhe kur pasardhësi ndodhet përpara problemeve të vështira, pyet veten: si i kanë zgjidhur paraardhësit ato? Dhe gjen çelësin e duhur.


Kur sheh si pranohen në organizatën e veteranëve djem e vajza, që janë në lule të rinisë, të kujtohen me mall paraardhës partizanë, që kërkonin me këmbëngulje të ngjiteshin malit, por u thuhej se “je i vogël”. Dhe këta djelmosha, që ende s’kishin hequr briskun në faqe thoshin: “O bëhem partizan, o në shtëpi nuk kthehem”! Dhe rrinin aty pranë çetës partizane. Pastaj pranoheshin partizanë dhe nga gëzimi bëheshin me krahë e fluturonin si zogjtë. Vetëm në Brigadën e VI Sulmuese “Heroinë e Popullit” kishte 60 pionierë, siç kishte dhe 120 shoqe partizane. Në vëllimet 7, 8 e 9 “Yje të pashuar” janë 29 dëshmorë fëmijë: 2 prej të cilëve 14 vjeçarë, 9 janë 15 vjeçarë, 12 pa mbushur 16 vjeç dhe 6 janë 17 vjeçarë!, që nuk mundën të gëzonin statusin e veteranit.

Çelo Sinani ishte 15 vjeç dhe s’pranohej të shkonte partizan. Dhanë e morën ta bindnin, por ai qe i vendosur të ishte malit dhe të luftonte si shokët çlirimtarë. Dhe e tregoi veten se kush ishte. Më 26 nëntor 1944, Mark Gjon Markaj, me pajraktarë e 150 forca mercenarësh, tentuan t’i presin rrugën Brigadës VI Sulmuese. Lufta u ndez e ashpër. Armiqtë sulmuan pozicionin e mbrojtur nga pionieri 15 vjeçar. Heroi i vogël qëlloi me automatik dhe vrau të parin e tyre, plagosi një tjetër, u ngrit për të hedhur dy bombat e dorës, por u godit për vdekje. Ra zogu i shqiponjës, por u hodhën në kundërsulm shqiponjat. Armiku u mbyll në rreth të zjarrtë dhe u detyrua të dorëzohet. Kurse pionierit iu këndua: “Dhe dy ditë vinte liria/ duhej mbrojtur istikami,/ barrikadë trupi i tij/ barrikadë Çelo Sinani”.


Është nder i madh të jesh pasardhës veterani. Ky nder është i lidhur ngushtë me ndjenjën e përgjegjësisë. Pleksen dy ndjenja, që pasqyrohen në veprimtari praktike, në shpirtin e punës shoqërre, atdhetare, kulturore. Shembullin e gjejmë edhe në paraardhësit partizanë. Dëshmorja Rakibe Dervishaj thoshte: “Vendi dhe nderi im janë atje, në ballë të skuadrës dhe jo në fund. Nryshe rrija në shtëpi dhe s’vija këtu me ju”. Dëshmorja tjetër Anife Kica shprehej: “Nuk kam dalë partizane të fshihem pas bregu, kam dalë të luftoj si burrë”!

E ardhmja është e pasardhësve. Që sot e nesër edhe më shumë, këta do drejtojnë organizatën luftarake që trashëgojnë. Nuk ka besim më të madh se ky! Nuk ka nder më të madh se ky! Nuk ka krenari më të madhe se kjo! ”Të rinjtë janë pranvera e jetës dhe pranvera është rinia e vitit”. Pasadhësit njëherë janë betuar: “Me ju, baballarë jemi tok, këmbët do t’i mbajmë në tokë. Do bëhemi edhe ne baballarë, gjakun tuaj do kemi në damarë, malli për juve do na marrë”.


19 Korrik 2018