Asdreni: Tingëllime
- Tingëllime
- Një grimë dukej sa një mot i tërë
- Ndë plepat, afër kopshtit kur të prita.
- Sa shkonin rrugës!? Unë u habita,
- Po ty s’të pashë, s’dinja ç’ishe bërë.
- Dëshmime dashurie sa të dhashë,
- Me lot si një foshnjë ty t’u luta.
- Si zonjë kur me duartë të buta
- Më mbanje, unë krahut ty s’të lashë.
- Si perëndeshë, t’adhuronj! Mëshirë
- Ki, vashë, plagën mua ti shëroma.
- Afrohu, je e butë, zemërmirë;
- Fisnike je, largoje madhështinë
- Dhe buzëqeshjen t’ëmbël, ah, dërgoma,
- Me një të puthur falma lumturinë.
- Asdreni
- Burimi: Gazeta "Shqiptarja.com" 12.11.2013