Asdreni: Përrallë e vjetër
- Përrallë e vjetër
- Kish mbetur në vetmi edhe harrim
- Dhe bota rreth i dukej si e shkretë
- Përhera vetë pyetej ç’do jetë
- Kjo rrojtja pa kurrfarë një kuptim?
- Përnjëherë e gëzoi një lumtëri,
- Për të një ngjarje krejt e pashpresuar,
- Ish paras që po ndjente dashuri
- Dhe paras ish kur qe i dashuruar.
- Ashtu siç gjykoi ai me mend
- Se më të rëndin t’jetës tij problem
- E pati zgjidhur, po, me një poem,
- Aq sa prej gazit më nuk gjente vend.
- T’i mbushet ëndrra dot që s’e pat lidhur,
- Siç as aherë as kurrë nuk u mund,
- Problemi mbet siç ish gjith’ i pazgjidhur,
- Por poemi, patjetër mori fund.
- Asdreni
- Burimi: Gazeta "Shqiptarja.com" 12.11.2013