Asdreni: Jeta
- Jeta
- Si prej druvarit pylli poshtë kur bie,
- Apo me kazmën dërmën i ve shtëpisë,
- Ashtu dhe sot çdo zot i një mbretërie
- Ka zënë rrugën krejt të marrëzisë.
- Me këmbë shkelen ligje shoqërie
- Sikur ka rënë urgjia e Perëndisë,
- Ndër ta më s’mbet as pikë dashurie,
- Që ngrihen mbi kurriz të njerëzisë.
- Gjakderdhësit më dysh sot janë ndarë,
- Dje putheshin si miq të vërtetë,
- Sot u përleshën krejt mu si barbarë.
- Që tejmatanë bota mbet e shkretë,
- Ata mbi frona po tallen si të marrë,
- Kur jashtë po shkrihet kot një e bukur jetë.
- 1914
- Asdreni
- Burimi: Gazeta "Shqiptarja.com" 12.11.2013