Asdreni: Dituria
- Dituria
- Ku jini ju, o mjeshtrit e dëgjuar,
- Shkëlqim me veprat botës ju që i dhatë,
- Ju filozofër mëndjes gjë që s’latë,
- Ku janë ato që i shkuat nëpër duar?
- Politikanë e diplomat’ të shquar
- Si mendjemprehtë kokë e tru që vratë,
- Këshilla që pë pndanit ditë e natë
- Dhe predikonit paqen pa pushuar?
- Qysh, fjal’ apo me bisht gënjeshtra ishin
- Me dorën tuaj gjithë ato që shkruat,
- A lodra qenë që ta prishin?
- O mjer ata që mendjes suaj merren,
- Ju veprat në varreza sot i ndrruat;
- Se mbi vëllimet njerëzit po theren!...
- 1916
- Asdreni
- Burimi: Gazeta "Shqiptarja.com" 12.11.2013