Arben Duka, liriku i dashurisë dhe i shpirtit njerëzor!

Nga Pandeli Bardhi

Të gjithë e lexojmë, të gjithë e vlerësojmë talentin e tij “sikur të ishte në mendjen dhe zemrën tonë”, të gjithë kemi të njëjtat mendime me poetin e, megjithatë, askush nuk ka marrë guximin të shkruajë diçka për këtë poet, zëmra e të cilit rreh me të njëjtin ritëm me qytetarët e popullit të vet, me të mirat e mangësitë e këtij realiteti që jetojmë.

Edhe unë që po marr përsipër për të shkruar diçka. Më shumë e kam të imponuar për të bërë një gjë të tillë nga lexues të shumtë që jo vetëm i dëgjojmë në jetën e përditshme, por edhe më kanë shprehur dëshirën e tyre për të bërë një vlerësim për këtë talent të rrallë, qoftë edhe me mangësi e duke mos e menduar nëse do t’i arrihet qëllimit apo jo. Kjo është në dëshirën e të tjerëve që unë po marr përsipër për të cilën jam i hapur të mirëpres edhe vërejtjet edhe kritikat e mendimet e tyre.

Siç e theksova edhe më lart, kjo është dëshirë e dhjetëra e dhjetëra lexuesve për këtë poet të shpitrave njerëzorë. Një mëndje e mprehtë, një talent i rrallë, një vizionar, një poet i përmasave të mëdha. Ky është vlerësimi që i bëhet poetit Arben Duka.

Lexuesit dhe simpatizantët e shumtë të të gjitha moshave, e kanë shprehur në mënyra të ndryshme, por qëllimi i tyre është i njëjtë: “Arbenin e kemi të përditshëm në faqet e shtypit, si në të kaluarën ashtu edhe në ditët e sotme. Ai, ka bërë dhe bën shumë për ne kurse ne, na duket sikur i jemi atij shumë borxhlinj, për të bërë të paktën një vlerësim për këtë poet të zëmrave të shumicës së shqiptarëve në nderim të punës e të sakrificave që ai bën për të gjithë ne”.

Edhe unë isha i të njëjtin mendim, prandaj dhe mora përsipër për ta bërë këtë duke qenë i bindur se sado që unë të përpiqem, sado të mundohem për t’iu afruar sadopak këtij intelektuali me një formim të gjithanshëm, unë përsëri do të jem shumë larg për ta portretizuar atë ashtu si ai e meriton. Në ditët e sotme, rëndom thuhet: Askush, sidomos në kohën e sotme, nuk është i mirë për të gjithë. Edhe po të deshën të gjithë, edhe po nuk të do askush, është e njëjta gjë, nuk je i mirë. Në këto kushte më e preferueshme, do të ishte ajo që të jesh i vlerësuar me nota pozitive nga shumica, pavarësisht moshës dhe bindjeve partiake.

Dhe Arben Duka, e kalon shumë shumicën e atyre që e preferojnë, që e ndjekin hap pas hapi dhe e shprehin simpatinë ndaj tij, tek shprehen: “Sikur të ishte në mendjen time”! Arben Duka është realist në krijimin e tij, ai e shpreh këtë realitet ashtu si është, pa “dorashka”! Arbeni është i preferuari i të gjitha moshave, edhe i të rinjve e të rejave, edhe i të moshuarve, edhe i shumicës së atyre që janë me bindje të kundërta politike.

Miqtë e mi të vjetër Hasan Oparaku dhe Sali Shirka me të cilët takohemi përditë, pavarësisht që nuk janë “frekuentues” të asnjë bindjeje partiake, ata mbeten “nostalgjikë” të Arben Dukës dhe nuk i kanë vendosur atij asnjë “mungesë” në jetën e përditshme, me arsye apo pa arsye. Edhe miku dhe shoku im i bankës qysh në vitin 1962 në Shkollën Ushtarake “Skënderbej” ,Lefter Leskaj, tregohet edhe më “ultimativ”: “Jo vetëm që do të shkruash për Arben Dukën, më thotë ai, por edhe shkrimin do ta titullosh kështu si të them unë: “Arben Duka, një pasuri e madhe Kombëtare”! Të tjerë, ushtarakë të lartë në rezervë që për shumë vite kanë shërbyer në ishullin e Sazanit e në vende të vështira e sot në moshë madhore si Naim Muhaj e Ibrahim Gaxholli, jo njëherë kanë shprehur dëshirën për të takuar poetin e talentuar, të cilën, edhe këtë “detyrë” e kam marrë përsipër për ta realizuar.

I ndodhur midis dashurisë dhe respektit për Arbenin nga njëra anë dhe asaj që, a do të jem në gjendje të plotësoj dëshirën e dhjetëra e dhjetëra kolegëve të mi, e veteranë të shumtë, unë e mora këtë iniciativë duke kërkuar edhe ndihmën e mikut tim të vjetër dhe poetit të talentuar Fluturak Gërmenji i cili ka qenë më afër Arbenit dhe ai, u tregua i gatshëm për të ma plotësuar dëshirën.

Krijimtaria letrare e Arben Dukës, është aq e thellë e aq e gjerë, sa që jo unë që nuk di nga ta nis e ku ta “bitis”, por edhe talente të afirmuar të fushës së tij, do ta kishin të vështirë të shkruanin për Arbenin. Ka diçka të veçantë në krijimtarinë e këtij talenti. Poezia lirike e Arben Dukës, ka një dritë të veçantë në ritmet dhe kadencën e vargjeve. Ёshtё kjo dritё, qё i bёn vargjet e tij tё feksin si rrezet e diellit, kur zbresin mbi lulet e lёndinave, jo vetëm nё Labovё, por kudo ku ka jetuar e punuar poeti Arben Duka. Kjo vjen ngaqё shpirti i tij lirik ёshtё i hapur pёr bukuritё e jetёs, por edhe tё shpirtit. Ndёrsa nё vёllimin poetik “Nektari i kёngёve” lёnda e pasur me ndjenja gurgullon si fёshёrima e gjetheve pёrthyhet me dritat shumёngjyrёshe nёpёr rrёketё e burimet tё vendlindjes, tek libri “Gjiri i Virgjёreshёs”, qё ёshtё ribotuar gjashtё herё, poezitë janё si vetё ujëvarat e burimet, si gjethnajat e lёndinat…

Arben Duka, është një “Minierë” që mbart në vetvete “minerale” nga më të çmuarat “minerale” që koha nuk do të mund t’i ndryshkë asnjëherë. Nё fondin e madh tё krijimtarisё sё tij letrare janë me shumë se pesёdhjetё libra poetikë. Ai ka shprehur shpirtin e tij nёpёr vargjet, qё i krijon nga zemra e tij e madhe. Poezia e tij buron nga vatra e Labovёs, ku i ka rrёnjёt, nga Shkolla Ushtarake “Skёnderbej”, ku u rrit e filloi krijimtarinё letrare djaloshi syzi e flokëzi labovit. Ato vargje, tё krijuara muzgjeve e agimeve me uniformёn e blertё, mbetёn gjithmonё pranverore nё krijimtarinё e gjatё letrare tё poetit Arben Duka.

Detajet e poezisё sё tij lirike krijojnё tablo tё plota, herё si peisazhe e shpesh si kompozimet e pikturave, ku portretet ndёrthuren me harmoni ngjyrash me natyrёn. Mund tё pёrmendim botimin e pesё librave poetikё, tё titulluar “Letra dashurie” tё lexuara nga mijëra e mijëra lexues e lexuese nё tё gjitha trevat shqiptare. Kёto libra kanё poezi dashurie, qё shpёrthejnё nga shpirti i madh poetik si nderim pёr dashurinё e vajzёs e tё gruas shqiptare. Bukuria e shpirtit tё tyre jepet gjithmonё me detaje dhe ndjenja, tё shfaqura me metafora befasuese, qё janё karakteristike pёr krijimtarinё poetike tё poetit..

Me poezitё e tij pёr dashurinё Arben Duka vazhdon rrugёn e nisur aq bukur nga liriku i shquar shqiptar Lasgush Poradeci. Kontributi i Arben Dukёs, besojmё se do tё bёhet edhe objekt studimi pёr stilin e tij tё drejtpёrdrejtё, tё shprehur me gjuhё poetike, gjithmonë tё freskёt e tё pasur me figura, ritme dhe rima befasuese.

Poezia e Arben Dukёs ёshtё pjesё e muzikёs shqiptare. Janё mё shume se tre mijё tekste kёngёsh, qё poeti ka shkruar qё nga fillimi i viteve ’70-tё. Ai ka fituar shumё herё çmime tё para nё Festivalet e RTSh-së. Për të qenë më i saktë ka dhjetra çmime si autor dhe bashkautor në gjininë e këngës ku midis tyre spikatin shtatë çmime të para në Festivale Kombëtare të këngës në RTSH. Arben Duka, është autor i mijëra e mijëra vargjeve humoristike dhe satirike në shumë të përditshme dhe periodike. Ka mbuluar për rreth shtatë vjet “Intervistat e Kaso Kosës” në gazetën “Intervista” duke qenë i spikatur edhe në prozë në këtë fushë.

Por Arben Duka është më së shumti një poet lirik. Janë të shumta këngët hite në vite që mbajnë firmën e Arben Dukës dhe është e pamundur të shkruhet gjithë ajo listë e gjatë. Arben Duka është edhe autori i tekstit të Hymnit të Policisë së Shtetit. Shumё nga kёngёt e tij kanё mbetur nё fondin e artё tё “Kёngёve tё Shekullit”. Poezitё e Arben Dukёs merreshin nga kompozitorёt pёr kёngёt e tyre, sepse ato kishin njё fabul tё thjeshtё dhe tё bukur, vargje tё skalitura me ritme muzikore, qё mbaheshin mend. Ato kёndohen edhe sot jo vetëm në veprimtari të ndryshme, por edhe në gëzime familjare. Krijimtaria e Arben Dukës, është një krijimtari që nuk njeh “moshë”.

Edhe krijimtaria e tij e para afro pesëdhjetë viteve është aktuale jo vetëm në ditët e sotme, por edhe për të ardhmen. Është e pamundur e aq më tepër për mua që të bëj “inventarin” e kësaj “magazine” me aq shumë “mallra” me vlera të mëdha të cilat gjejnë “përdorim” të gjërë sot e në të ardhmen nga të gjitha moshat e në të gjitha fushat.


3 Shtator 2018