Aktrimi/Oda/Qyteti po rritet

< Aktrimi‎ | Oda

Qyteti po rritet - 2007 - 2008
Nga Jeton Neziraj


Regjia: Florent Mehmeti Luajnë: Ilire Çelaj; Arben I. Kastrati; Luan Jaha; Adrian Morina dhe Naser Rafuna Skenografia: Petrit Bakalli Muzika: Ilir Bajri


“QYTETI PO RRITET” rrëfen ngjarjen e një vajze të cilës i ka ndodhur një aksident. Ngjarja shpaloset prej një letre që babai i vajzës e ka vendosur në kutinë e ankesave. Babai i vendosur të kërkojë drejtësi për vajzën e tij, ballafaqohet me shumë zyra zyrtarësh e me mjekë. Një pastrues komune, të cilit i thonë se sheh ëndrra me sy hapur, kishte dërguar letrën në media. Ngjarja e vajzës bëhet super-ngjarje në media. Ky projekt është financuar nga:

OPIC, SIDA, ECF dhe Zyra Amerikane në Prishtinë nuk i ndajnë domosdoshmërish opinionet e shfaqura në këtë shfaqje. Përgjegjësia për përmbajtjen e kësaj shfaqjeje i takon krejtësisht autorëve.

SHTYPI “Duhet veçuar edhe një herë, fuqia tyre transformuese nga roli në rol dhe nga karakteri në karakter … Veçmas duhet veçuar një gjetje tejet interesante ajo e dritëhijeve …” (Albana Beqiri / Zëri – 2 Mars 2007)

“Komunikimi i shfaqjes me publikun u bë i mundur në saje të aktrimit të shkëlqyer të aktorëve” “ODA ofron ngrohtësi ...” (Arlindë Bytyqi / Iliria Post – 2 Mars 2007)