Kanuni - 2005
Agnes Nokshiqi


Regjisore: Agnes Nokshiqi.

Kostumet: Burim Musliu

Muzika: Labinot Sponca.


Luajnë: Adriana Matoshi, Edi Mehana, Leonora Mehmetaj, Vedat Haxhiislami, Shkëlzen Veseli dhe Agnes Nokshiqi.


Shfaqja është e bazuar në situata jetësore të Kanunit të Lekë Dukagjinit. Ajo ka 9 situata (Familja, Shtëpia, Mysafiri, Bota, Tregtia, Oda, Trashëgimia, Kufiri, Vdekja) të dramatizuara nga libri i Kanunit. Kjo shfaqje është e llojit të teatrit fizik, ku kryesisht nëpërmjet të gjuhës së trupit përshkruhen këto situata. Procesi i punës është i bazuar në punën interaktive aktor – aktor, regjisor – aktor, aktor – regjisor. Ky projekt është finalizuar në qershor 2005.

Projekti është përkrahur nga: ProHelvetia dhe Komuna e Prishtinës.