Vini Re! Jeni duke lexuar pjesë në punim e sipër. Por mendojmë se ja vlenë të lexohen nga të interesuarit. Për bashkpunim shiko Wikibooks:Kuvendi


Pak pas vdekjes së papritur të Bruce Lee, në moshën 32 vjeçarë, vejusha e tij e re Linda dha një intervistë për një radio të Hong Kongut: "Dukej gjithmonë sikur ishim duke filluar një jetë të re. Të filloja të realizoje filma, të bëhej i famshëm, gjithçka ishte gjithmonë e re dhe ai vazhdonte të përsëriste: "Ky është vetëm fillimi". Kishte një rrugë të gjatë për të përshkuar, kaq shumë gjëra për të bërë akoma. Dhe e mendonte për gjithë këtë edhe si një fillim i ri për popullin kinez, me atë që populli i tij mund t'i demostronte pjesës tjetër të botës. Ishte shumë krenar që ishte kinet dhe nëpërmjet filmave të tij donte t'i demostronte botës pjesë të kulturës të vendit të tij. Nuk donte të realizonte vetëm skena luftimesh, por të shtonte edhe pak filozofi. Studionte të gjitha filozofitë tradicionale, por, i vetëdijshëm se nuk mund të merrte hua filozofinë e një tjetri, kish filluar të teorizonte një të tijën. Duhet të njohësh veten dhe të krijosh filozofinë tënde, mënyrën tënde të të jetuarit. Bruce besonte se gjëja më e rëndësishme e botës ishte individi dhe se secili duhet ta njohë veten deri në fund përpara se të mund të hyjë në marrdhënie me të tjerët. Arriti t'i tejkalojë barrierat e komunikimit njerëzit: mund të komunikonte me persona të ndryshëm në nivele të ndryshëm, njerëz që ndoshta nuk qenë inteligjentë si ai ose që e mendonin veten intelektualë dhe besonin se të luftohej nuk ishte një gjë kaq serioze". Bruce Lee ka luftuar gjatë të gjithë jetës së tij. Ka luftuar rrethanat e fëmijërisë së tij, një dobësi të lindur fizike dhe mungesën e një drejtimi të fuqishëm atëror dhe, teksa mësonte artin e Kung Fusë, ka luftuar nëpër rrugë. Kur filloi të vallëzonte, ai dhe partnerja e tij fituan kampionatin e Çaçaçasë të Hong Kongut. Bruce ishte i paaftë të arrinte i dyti. Duke emigruar në Shtetet e Bashkuara në moshën 19 vjeçare, filloi të vazhdojë studimet, duke impenjuar aq intensivisht, sa që arriti të flasë e të shkruajë në anglisht më mirë se shumë kinezë të lindur në Shtetet e Bashkuara. Ka luftuar kështu edhe për t'u ngritur sipër mijëra emigrantëve që shkojnë çdo vit në Amerikë. Pasi ka hapur shkollën e tij të Kung Fusë, u gjend duke luftuar deri kundër bashkëkombësave të tij për të drejtën e mësimit të ariti përëndimorëve. Ambicja e tij e shtrëngonte jo vetëm që të ishte më i miri, por edhe të ishte i pamposhtshëm. Kur një prej nxënësve të tij e goditi në mënyrë të qëllimshme gjatë një seance stërvitore, i iku truri dhe e vuri fatkqein në tapet. Më vonë, kur u impenjua për të filluar karrierën e tij të aktorit, u motivua deri në atë pikë sa të hynte në konflikt me aktorë të tjerë miq të tij, përpara duke ju betuar vetes që të bëhej një yll më i famshëm se Steve McQueen dhe më pas, duke përsëritur të njëjtin premtim, lidhur me James Coburn. Në skenën e filmave të tij i pranonte vazhdimisht sfidat e të "fortëve" të rrugës të punësuar si figura. Për çdo tip me asgjë për të humbur dhe në kërkim të një momenti të shkurtër lavdie, duhej të dukej një objektiv i përsosur: njeriu për t'u mundur. Dhe Bruce në fakt kishte gjithçka për të humbur. Në këtë pikë duhej të mbetej i pamposhtshëm, përndryshe në çfarë do të kishin besuar të gjithë ata që gëlonin nëpër kinema për të parë filmat e tij? Si një pistoleros i Përëndimit të vjetër, Lee nuk luftonte vetëm për reputacionin e tij appo për të fituar bukën e gojës: luftonte për jetën e tij. Por beteja më e madhe ishte gjithmonë me vetëveten. Korrente të ndryshme e përshkonin, duke u manifestuar nganjëherë në sjellje kontradiktore apo në ndryshime të papritura gjendjeje shpirtërore. Pak kohë pasi kish mbrritur në Amerikë, një natë, u ndje sikur po luftonte kundër një hijeje. Kaloi një krizë psikologjike që e shtyu të ndeshej me aspektet e pandërgjegjshëm që personalitetit të tij. Pas kësaj përvoje, u impenjua krejtësisht në rritjen personale, duke i vënë vetes një seri objektivash dhe ambicjesh. Përballoi të gjitha frikërat, dyshimet dhe pasiguritë e thella të jetës së tij dhe filloi që të çlirojë e të integrojë energji të fuqishme që më pas i drejtoi (apo qenë ato që e drejtuan) për t'u bërë një i ri i motivuar dhe i vendosur. Në vitin 1969 refuzohet për një rol të cilin e kish shumë për zemër, por pavarësisht zhgënjimit që ishte skartuar, kish forcë të mjaftueshme shpirtërore për të shkruar: "Brenda një viti do të bëhem i famshëm si aktori oriental më i paguar në botë". Por përpara se të mund të impenjohej për ta bërë të vërtetë këtë pohim të ekzagjeruar, pësoi një dëmtim në shpinë që e la të pamundur deri sa të fitonte bukën e gojës duke dhënë mësim. Më vonë pranoi se gjatë kësaj periudhe ishte ndjerë vërtet i frikësuar. Kish qenë falë vetëm forcës së vullnetit që, megjithë vuajtjet, kish rifilluar të vepronte sikur të ishte shëruar krejtësisht nga dhimbja, duke vazhduar të ecte drejt në rrugën e tij. Në mes të vitit 1973, viti i vdekjes së papritur të tij, Bruce Lee ndodhej sërish në një udhëkryq kritik. Duhet të merrte vendime urgjente përsa i përket të ardhmes së vet: në një farë kuptimi, beteja e tij e vërtetë vazhdonte të ishte akoma kundër vetëvetes. Ndoshta rruga që do ta kish çuar më tej nuk ishte ajo që ai zakonisht ishte mësuar të ndërmerrte: të shfrytëzonte deri në fund rezervat e tij të vullnetit dhe të shtyhej përtej limiteve, më lart dhe më me shpejtësi. Ndoshta duhej thjesht të ngadalësonte ritmin dhe të pushonte mjaftueshëm sa të arrinte të rekuperonte pak ekuilibrin, por kish arritur të bindej se mund të pushonte edhe duke punuar dhe se mund të gjente një ndjenjë qetësie edhe në ritmin frenetik të ndryshimeve në të cilat tashmë ishte përfshirë. Nëse ka pasur ndonjëherë ndonjë individ që i ka dhënë një kuptim jetës së tij nëpërmjet përpjekjeve të veta, ky qe Bruce Lee. Ai nuk e la asnjëherë të shikohej se nte ndihmën dhe mbështetjen e marrë nga miqtë e tij më të dashur, por ndoshta nuk ishte nevoja që ta demostronte. Ofronte gjithmonë shumë më tepër se një faleimnderit e thjeshtë: jepte gjithë veten, duke luajtur ndoshta edhe nga resursi i energjisë për të tjerët, gjë që në fund nënkuptoi të harxhonte forcën e vet jetike. Në diskutimin funebër, gjatë ceremonisë të zhvilluar në Seattle, James Coburn tha se Bruce e kish ndihmuar të pajtohnte aspektin fizik me atë psikologjik. Edhe James Yimm Lee, një prej partnerëve të Bruce, e pranoi se puna e tij me tëi kish sjellë një ndjesi të ngjashme integriteti, veçanërisht në ndjenjën e ndershmërisë dhe të rritjes morale. Një tjetër shok i tij, Taky Kimura, tha se kish arritur t'i mbijetonte periudhës më shkatërrimtare të jetës së tij fale stërvitjeve me Bruce. Kolegu i tij Stirling Silliphant e dinte se Bruce ishte Mësuesi më i madh që ai kish pasur ndonjëherë dhe besonte edhe se, në artet marciale, Bruce nuk kish gjetur qetësi dhe ekuilibër, por vetëm konflikt dhe antagonizëm. Nganjëherë Bruce Lee e gjente të vështirë të vetëdisiplinohej. Difekti i tij kryesor ishte ai i të qënit viktimë e impulseve të veta. Megjithëse i pajisur me një forcë të pabesueshme vullneti, nuk arrinte t'u thoshte jo gjërave të caktuara. Tejkaloi limite të jashtëzakonshme, por mbetet dyshimi nëse ishte vërtet i aftë të jetonte sipas filozofisë që mësonte. Ishte i prekur nga padurimi dhe nga një karakter i keq, nganjëherë deri një karakter i dhunshë,. Në raste të caktuara përcillte aq shumë nga ambicja sa që i shikonte njerëzit vetëm si shkallë për arritjen e suksesit apo si pengesa për t'u hequr në rrugën e tij. Nuk është qëllimi im që të zgjatem në kritika të kota, por besoj se vetë Bruce Lee do të donte të hiqej nga piedestali në të cilin është vënë në mënyrë që t'i kthehet të paktën një pjesë e humanizmit të tij. Ai u largua me shpejtësi, ashtu siç ishte shfaqur. Ka vdekur përpara se të mund të arrinim ta njihnim mirë: kanë vdekur kështu arti dhe filozofia që po zhvillonte dhe që përfaqësonin një potencial në disa aspekte akoma i pashprehur deri për vetë atë. Ishte aq me besim në vetëvete sa dhe i pasigurtë. Mbetej optimist edhe nën presione të tmershme disa prej të cilave i shkaktonte vetë. Ishte si ekzibicionist, ashtu dhe një artist i vëmendshëm, një person që nuk shoqërohej shumë dhe një filozof me një temperament të frikshëm. Ishte sa ambicioz e dogmatik, aq edhe i ndershëm dhe i sinqertë dhe, pavarësisht kontradiktave të tij dhe një abraziviteti të caktuar të karakterit, kushdo që e njihte mirë ndjehej më i pasur vetëm për faktin që e kish takuar. Bruce Lee i frmëzonte njerëzit: për të gjithë njerëzit që e njohën në thellësi, u bë në njëfarë mënyre personi më i rëndësishëm. Si rezultat i përpjekjeve të sinqerta që bëri gjatë të gjithë jetës, fitoi aftësi perceptimi dhe urtësi. Prapa të gjitha ngjarjeve dhe të gjitha detajeve, arritja e urtësisë dhe e një perceptimi të thellë përfaqëson historinë e vërtetë të jetës së tij. Pasi që kjo është edhe synimi i vërtetë i jetëve tona, historia e tij duhet të rezultojë shumë interesante për të gjithë ne. Ka disa që i njohin edhe shumë mirë ngjarjet dhe detajet e jetës së tij. Ka fansa që dinë deri dhe se cila ishte pjata e tij e preferuar - mish viçi me salsë midhjesh - por që kuptojnë pak nga ajo që realisht donte të komunikonte. Fatkeqësisht, brezi i ri që po i afrohet figurës së Bruce Lee do ta marrë pjesën më të madhe të informacioneve mbi të nga punime të vonshme si filmi - biografi e Universal Picture "Dragon. The Life of Bruce Lee". Fatkeqësisht ky film qesharak nuk ka shumë të bëjë me realitetin e fakteve. Ka qenë vetëm pas më shumë se njëzet vjetëve nga vdekja e saj që jeta Marilyn Monroe të jetë trajtuar me dinjitetin dhe respektin që meritonte. Bruce Lee ka vuajtur për një kohë të gjatë të njëjtin fat. Nuk e kam takuar Bruce Lee të gjallë. Njerëz që e kanë bërë më kanë treguar historitë e tyre, por fatkeqësisht shumë qenë në gjendje vetëm të përsërisin konceptet e shprehura nga Lee pa ofruar ripërpunime të mëtejshme. Kurse të tjera kanë për zemër më shumë se çdo gjë tjetër interesat e tyre, reputacionin e tyre për të përmirësuar apo atë të një tjetri për të shkatërruar. Kolegë të caktuar të tij i janë kundërvënë hapur versionit zyrtar të fakteve dhe të njëjtën gjë kanë bërë mjekët që e kuronin lidhur me rrethanat e vdekjes së tij. Ajo që shumë duan akoma ta kuptojnë është se realiteti i fakteve është shumë më i fuqishëm dhe kompleks sesa mund edhe të çohet nëpër mend. E vërteta mbi jetën dhe vdekjen e Bruce Lee, realizimi i ambicjeve të mëdha të tij, mjeshtëria e arritur në artin që kish zgjedhur janë më të rëndësishme se çdo ripërpunim i jetës së tij, mit apo legjendë. Në jetë dhe në punë, ai tentoi që të pajtonte ndoshta dy prej aspekteve më divergjente që ekzistonin: aktivitetin frenetik të industrisë kinematografike të Hollivudit dhe disiplinën e brendshme të një manastiri budist. Karriera në botën famëkeqe të spektaklit dhe zotërimi i një arti marcial në fakt nuk ecin me të njëjtin hap. Nuk e kam vuajtur kurrë tipin e famës që prekte Bruce, por vitet e kaluara në një grup rroku të famshëm në nivel ndërkombëtar më kanë dhënë më shumë se një shijim (për shijet e mia) të vështirësive dhe të kërkesave që ai duhet të ketë përballuar. Në të njëjtën kohë kam harxhuar shumë vite duke u stërvitur me Mjeshtrin Derek Jones, një nxënës i drejpërdrejtë i Ëilliam Cheung, mësuesi i parë zyrtar i Bruce. Shumë ndjekës të Bruce dhe shumë prej studentëve të tij më të rëndësishëm gabojnë kur mendojna ta kuptojnë metodën e tij duke shikuar se ku ka arritur ai, pa mësuar për mënyrën sesi ka filluar ai: në këtë mënyrë, prekin vetëm majën e ajzbergut. Bruce Lee nuk ishte një njeri i çfarëdoshëm dhe shpresoj të mos kem shkruar një biografi të çfarëdoshme. Jeta e tij është si një enigmë, ashtu dhe një libër i hapur, që pet vetëm të eksplorohet.