Vini Re! Jeni duke lexuar pjesë në punim e sipër. Por mendojmë se ja vlenë të lexohen nga të interesuarit. Për bashkpunim shiko Wikibooks:Kuvendi


Maksim Gorki
(1868-1936)
NË ENCIKLOPEDI


I biri i një zdrukthëtari, Gorki i cili në të vërtet quhej Aleksej Maksimoviq Peshkov që në femëri mbeti jetim dhe kreu vetëm një shkallë të ultë të shkollës. Ekzistencën e jetës së tij e fitonte si çun korrier, larës i enëve, shegert tekë ngjyrosësit e ikonave, bukëpjekës, punëtorë krahu në limane, rojtarë dhe kopshtarë. Si i ri kishte lidhje me Narodnikët, një shoqëri revolucionare para marksiste dhe u burgosë më 1888 për të parën herë. Nga kjo kohë gjithnjë ishte nën përkujdesen policore. Më 1892 në një gazetë nën pseudonimin M. Gorki që d.m.th I Ithti doli vepra debutonte letrare e tij, tregimin Maka Çudra. Që nga 1895-ta, Gorki fillon të punojë si zhurnalist, shkroi numër të mirë copash, kritikash shoqërisë dhe botoi tregime tjera. Po përsëri u burgosë më 1898 dhe më 1901, mirëpo protestat publike, ndër të tjera të Tolstoit shkaktuan lirimin e tij. Më 1905, Gorki kaloi në Partin Socialdemokrate të Punëtorëve të Rusisë dhe pas Së dielës së përgjakshme në Petërburgut (9 janar 1905) u detyrua ta lëshonte Rusinë. Nga 1906-ta deri më 1913-të, jetoi në ujdhesën Kapri. Gorki e ndihmonte Leninin përgjatë kohës së Revolucionit të Tetorit më 1917-të, mirëpo kritikonte rreptë terrorin e sistemit sovjetë. Më 1921 e la prapë Unionin Sovjetik dhe nga 1924-ta deri më 1932 jetoi në Sorrent Më 1934 për herë të parë Gorki zgjidhet kryetar i Shoqatës Sovjetike të Shkrimtarëve; Ishte ndër iniciatorët e metodës sëRealizmit socialist. Gorki ka shkruar më shumë se njëzet drama, ndër to shumë një aktëshe. Krahas veprave me nam botërorë Nahtasyl vlen të përmenden edhe Mysafirët E Verës (1904): konflikte të qytetarëve intelektualë, luftërat e dashurisë dhe bashkëshorteve në verë mbi Daça; Armiq (1906) kundërthëniet e klasave, mes të punë dhënësve dhe punë marrësve, grevat dhe ramjet vdekjeprurëse; Mjeshtri I Policisë (1908) skena familjare në shtëpinë e një tirani mjeshtër i policisë; Vasa Sheleznova (1910) praktika të paskrupulla të një sipërmarrësi në Volga. Gorki pjesët e shkruara të tij i quan skena. Përmbajtja e jashtme është e rëndësisë periferike, ai interesohet për analizën ekzakte të situatave dhe psikologjinë e shoqërisë si dhe karakterin e individëve. Kur ai propozon zgjidhje të problemeve, shpesh ato janë të menduara në frymën e Socializmit njerëzorë.