Vini Re! Jeni duke lexuar pjesë në punim e sipër. Por mendojmë se ja vlenë të lexohen nga të interesuarit. Për bashkpunim shiko Wikibooks:Kuvendi


Samuel Beket
(1906-1989)
NË ENCIKLOPEDI


Samuel Beketi lindi si biri i një protestanti ndërtues makinash llogaritëse në Irlandën katolike. Deri më 1927 në Dublin ai studio gjuhen angleze, gjuhën franceze dhe atë italiane. Pas disa punësimeve si lektorë i anglishtes në Paris dhe lektor i frëngjishtes në Dublin, ai kohë pas kohe gjatë viteve 1930-1937 u vendosë në Angli, Irlandë, Francë dhe Gjermani. Më 1937 përfundimisht vendosi të jetonte në Paris dhe gjatë kohës së okupimit gjerman të Francës ishte anëtarë i rezistencës Résistance. Me romanin e tij të parë Molloy më 1949 ai në të vërtet tërhoqi vëmendjen e qarqeve të shkrimtarëve. mirëpo njohja e gjerë e emrit të tij pasojë më 1953 me paraqitjen e pjesësPritja e Godos. Kjo pjesë dhe pjesët tjera pasuese pas pakë kohe, si Fundloja (1957), Bandi i Fundit (1958) dhe Dita e Lumtur (1961) e bënë Beketin si përfaqësues kryesorë të teatrit absurd dhe më 1969 i sollën atij çmimin Nobel për literaturë. Pjesët e Beketit ilustrojnë absurditeti e qenies njerëzore të njeriut me figura konkrete e po që janë absurde. Elementet ndikuese që parapëlqen ai janë parodia, tmerri, shtijimi dhe heqja dorë nga gjitha konvencionet dramatike. Gjithnjë i rikthehet vëmendja fundit të jetës, në Fundërrina e Mbeturinës Njeri, po fundi i jetës në qendër gjendet edhe tek pjesët Bandi i Fundit dhe Fundloja. Figurat e Beketit janë të izoluara, të pa kontakta dhe struktura të rrudhura, dhe përkundër këtyre vetive ato ja arrin që të jenë të varruar njëra nga tjetra. Bota e tyre është boshe, e pa lidhje. Pjesët e shkruara të Beketit në fillim nuk çmoheshin por sot ato janë pjesë e repertorit standard të teatrove ndërkombëtare.