Vini Re! Jeni duke lexuar pjesë në punim e sipër. Por mendojmë se ja vlenë të lexohen nga të interesuarit. Për bashkpunim shiko Wikibooks:Kuvendi


Fernando Arrabal
(lindur më 1932)
NË ENCIKLOPEDI


I biri i një oficeri të armatës së republikës, i cili ishte i stacionuar në Marokun spanjollë përjetoi një fëmijëri të rëndë. I ati i tij u burgosë dhe u dënua me vdekje pas një puçi ushtarakë të Franos mirëpo ja arriti të arratiset ndërsa më vonë si i përndjekur zihet dhe vritet. E ëma, një anuse e Frankos. që më gjasë kishte denoncuar të shoqin, e la të birin që të edukohet në një internat të rreptë krishterë. Me ndihmën e një burse që kishte marrë për studimet juridike në Madri, Arrabali ja arrin në Paris ku martohet me një shkencëtare të shkencave natyrore të literaturës. Nëpërmjet saj ai arrin në qarkun e etur surrealist të Andre Bretonit (André Breton). Tani më shfaqeshin edhe pjesë e tij : autobiografia Dy Xhelatët (1958) dhe 1959 pjesa një aktëshe e shkruar më parë në Spanjë Pikniku në Fushë (1952). Arrabali i mërguar në Paris, punonte si një i çmendur, shkruante pjesë pas pjese, punonte si dramaturgë dhe si aktorë, provonte si publicist dhe arriti sukses si regjisorë avangardistë i filmit. Vepra e tij e njohur në nivel botërorë është si ajo e Teatrit ë Tmerrshëm Artadus po ashtu edhe e Teatrit Absurd Bekets. Me atakime blasfemie sulmon pareshur kishën dhe vendlindjen, me paraqitjen e vizioneve traumatike dhe ekseset seksuale ai e mpinë një pjesë të mirë të publikut të tij. Si vepra karakteristike të Arrabalit numërohet Psikanaliza e Frojdit me dramën e detyrueshme : Nata e Kukullave (1966), pastaj Veturëvarreza (1967) si pasqyrë e Spanjës, fantazmogjia surrealiste Dhe Ata Ja Vëngojnë Prangat Lules (1969), si dhe sharjeogjia nga zemërimi Lufta Mijëvjeçare (1972). Emri i tij u bë i njohur për masat e gjëra botërore me rastin e arrestimit të tij më 1967 në Spanjë si dhe me procesin gjyqësorë pasues për shkak të sharjes së Zotit dhe ofendimit të vendlindjes. Pas protestave masive anë e mbanë botës, gjyqi vendosi të shpallë Arrablin të lirë nga akuza.