Eskili (525-456) NË ENCIKLOPEDI


Eskili është shkrimtari i parë i njohur nga antika emrin e të cilit e dimë dhe kemi vepra konkrete të tij. Ai përkrahë Homerit është nxitësi dhe mësuesi në hapsirën e artit të tregimit dhe të arteve të ngjajshme. Eskili nëpërmjet të atit të tij arriti që të depërtojë në bynë e teatrit dhe për herë të parë rreth vitit 500 p.e.sonë mori pjesë në garat parvjetshme të dramës që mbaheshin në Athinë. Në të vërtet suksesin e parë në këto gara e arriti në vitin 484 p.e.sonë. Si anëtarë I parisë shtetërore, ai luftojë i armatosur rëndë në betejat e Maratonit - 490 p.e.sonë, dhe Salamisit - 480 p.e.sonë. Nga 475 deri 470-ta e p.e.sonë jeton në Sicili me ftesën e sunduesit të këtij vendi. Me paraqitjen e Sofoklit në skene, në fushën e artit të shkrimit u krijua një konkurrencë e fortë të cilës, Eskili në dramaturgji ju nënshtrua për herë të parë më 468 ashtu që të dilte si fitues në garat e vitit pasues. Si vepra me të arritura më të larta është ajo e vitit 458 Orestie. Nga fundi i jetës së tij ai u tërhoq në Sicili. Nga diku 90 dramat tij, janë të njohura 70 tituj ndërsa kanë mbijetuara si tekste vetëm 7 vepra.

Për krijimin e dramave, Eskili si materie mori elemente nga mitologjia greke, elemente të cilat ishin të besueshme për publikun si bie fjala Historia e Djalit të Edipusi (Të shtatit kundër Tebës) apo Prometeu. Po ashtu ai në veprat e tij shtjellojë edhe ngjarjet të shënuara historike: Persët shpjegon fillimin e betejës së Salamisë nga perspektiva e persëve të nënshtruar ndërsa fitimtarin e porositë për krenarin e tepruar. Në dramat e Eskilit qëndronte vetë një aktorë përballë korit. Thuhet se Eskili ka futur aktorin e dytë në skenë, me çka mundësohej edhe zhvillimi i dialogjeve në akte të skenës. Eskili në antikë merrej si një ndër shkrimtarët më të mirë të dramave, ndërsa gjatë shekujve pasues emri u ti mbeti nën hijen e kolegëve të tij Sofolisit dhe Europidit të cilët bënin paraqitjen e figurave të filozofuara që i përshtateshin më shumë interesit "modern".

O R E S T I A
Trilogji
E para shfaqje: Athinë 458 p.e.sonë

Në shoqëritë që jetojnë nën ligjin e gjakmarrjes, këputja e zinxhirit të vrasjeve brenda familjare mund të arrihet vetëm me ndërhyrjen e Perëndive të cilat vendosin rendin nëpërmjet ligjit të ri.

AGAMENONI

Personazhet
Agamenoni, mbret i Argosit
Klitemnestra, e shoqja e tij
Kasandra, e bija e mbretit trojan
Egisti, nipi i Agamenonit

Kori, i pleqëris së Argosit

Argosi: para pallatit mbretëror; pas përfundimit të luftës së Trojës.

Para historiku i dramës është pjesë e historisë së luftës së Trojës. Agamenoni, mbret i Argosit, ishte nisur së bashku me parin luftarake të grekëve në luftën për Trojën. Për të ju siguruar një kalim të sigurt e më të shpejtë anijeve greke, ai kishte flijuar t'bijën, Ifigenien në Aulis, mbi altarin e perëndisë së Artemis. Në ndërkohë Troja ishte pushtuar, dhe Agamenoni kthehet në kryeqytetin e tij. Si plaçkë e luftës (dhe si dashnore), merr me vete të bijën me aftësi të m'rrime të mbretit trojan, Primos. Ajo e parashikojë vdekjen e Agamenonit (dhe të saj). Klitemnestra, e shoqja e Agamenonit, përderisa nuk ishte mbreti aty, ju kishte drejtuar nipit të tij Egistit: Ajo është e vendosur që të mbysë Agamenonin, dhe të shpjegojë vrasjen në dy mënyra: Si hakmarrje për prerjen e bijës së saj dhe di gjykim për tradhti bashkëshortore të burrit të saj. Pas vrasjes së Agamenonit dhe Kasandrës, kurorën mbretërore të Argosit - edhe përkundër vërejtjeve të qytetarëve - e merr Egisti.

KOEFORET

Personazhet
Oresti, i briri i Agamenonit dhe Klitemnestrës
Pijladi, shoku dhe përcjellësi i tij
Elektra, e motra e Orestit
Klitemnestra, e vehja e Agamenonit
Egisti, bashkëshorti i saj

Kori, i shërbëtorëve të Klitemnestrës

Argosi: para pallatit mbretëror; disa vite pas vdekjes së Aamenonit.

Perëndia Apollon, i ka urdhëruar të birit të Agamenonit, Orestit, që të vrasë të ëmën e tij dhe të dashurin e saj, në shenjë gjakmarrje për vrasjen e të atit. Mbi varrin e të atit të tij, Oresti takon motrën e vet, Elektrën, e cila aty ishte dërguar nga e ëma, Klitemnestra, për të pastruar ndërgjegjen nëpërmjet flijimit të gjërave - nga këtu edhe titulli i kësaj pjese. Vëlla e motër, vendosin vrasjen e Klitemnestrës dhe Egistit. Oresti nëpërmjet veshjes ja arrin që të hyjë në pallat, së pari vret Egistin dhe mbyt - pas pak kohe - të ëmën. Kjo, kishte paralajmëruar përndjekjen nga Erinetë, shpirtrat e gjakmarrjes, të cilët menjëherë pas aktit e rrethojnë Orestin. Dhe si i kapluar nga çmenduria, bie për dhe.

EUMENIDET

Personazhet
Pijtia, tempullare e Delfinës
Apolloni
Oresti
Shpirti i Klitemnestrës
Atena

Kori, i Erineve

Delfina: Tempulli i Apollonit; Tempulli i Atenes; pak kohë pas ndodhisë.

Oresti kërkon mbrojte nga përndjekja e shpirtrave në tempullin e Apollonit në Delfinë. Erinetë lëshohen në gjumë përreth tempullit. Apolloni premton ndihmën e tij: Rasti i Orestit duhet të paraqitet para gjyqit më të lartë atërorë dhe të merret vendim pozitiv për të. Nën përcjelljen e Hermes, Oresti niset për në Athinë. Shpirti i Klitemnestrës, i nxitë Eritet pas tij Orestit. Në Athin, nën mbikëqyrjen e të parit të shtet-perëndisë Atene, fillon gjykimi. Apolloni merr përsipër mbrojtjen e Orestit dhe argumenton gjithnjë në vijën e të drejtës së të atit: I biri, para së gjithash, është i lidhur me t'atin e tij, obligim, për marrjen e gjakut të t'atit vije para gjitha lidhjeve tjera. Erinetë mbështesin aktpadinë dhe argumentojnë ë vijën e nënës, sipas principit të vjetër amënorë. Me vota të barabarta, Atena e siguron lirimin e Orestit nga aktpadia. Në Eumenide, Erinet e tradhtuara për hakmarrjen zbuten, po thuaj se blihen, nga Atena. Kjo d.m.th ajo ju premton atyre kthimin në kult të shpirtrave të shenjtë të nderuar nga njerëzit.


Gjatë për zgjedhjeve për shfaqjen e dramave, në kohën e Eskilit, brenda një dite luheshin nga një drame e një autori, njëri pas tjetrit. I ashtuquajturi "Oresti", pasi që pjesa e dytë e mbante këtë titull, është e vetmja trilogji e teatrit grekë, e mbetur e tëra. Pas kësaj pasonte - sinë të kaluarën - një pas lojë gazmore, "Proteus", për të cilën dimë shumë pakë. Autorët pasues të Eskilit, lidhjen e përmbajtjeve të trilogjive nuk e kanë mbajtur me rigorozitet; tekë Eskili, fundi i pjesës përmbyllet me fillimin e pjesës ardhëse. Por edhe për nga përpilimi, dy pjesët e para të trilogjisë janë të ngjashme: flitet për akt veprime para se të ndodhin. Nga vetë akt veprimet e tmerrshme nuk shihej shumë në teatrin grekë, rezultatet e tyre paraqiteshin, vrasjet ndodhin prapa skenës.