Akti i tretë
AKTI I TRETË
EKZORCIZMI
[Hyn Marta duke folur me vete.]
MARTA: Hej, hej… Ku janё kёta…? [Duket qartё se kjo nuk e shqetёson.] Kёshtu, pra, hё? Mё le; mё shkule…si dreqin thuhet…me rrёnjё e me degё dhe mё hodhe mbrapa krahёve si kёpucё tё vjetёr…Xhorxh? [Ul sytё duke parё veten nga tё gjitha anёt.] Xhorxh? [Heshtje.] Xhorxh! Çfarё po bёn: po fshihesh apo çfarё? [Heshtje.] XHORXH!! [Heshtje.] Oh, pash zotin… [Shkon te bari, pёrgatit njё pije pёr vete dhe argёtohet me interpretimin e mёpasёm.] Mё ktheve krahёt! Mё braktise! Mё le jashtё nё tё ftohtё si mace tё vjetёr. HA! Tё tё pёrgatis njё pije, Marta? Oh, falemnderit, Xhorxh; je shumё i mirё. S’ka pёrse, Marta; unё do tё bёja gjithçka pёr ty. A thua, Xhorxh? Edhe unё do tё bёja gjithçka pёr ty. A thua, Marta? Sigurisht, Xhorxh. Marta, unё tё kam gjykuar pa tё drejtё. Edhe unё, Xhorxh. KU JANË KËTA!!! Kёrceja tё Zonjёs sё Shtёpisё! [Qesh fort me kёtё, lёshohet nё njё karrige; qetёsohet, duket si e mposhtur, flet mё zё tё ulёt] S’ke shans. [Akoma mё ulёt] S’ke shans. [Tani flet si fёmijё.] Babush? Babush? Martёn e kanё braktisur. E kanё lёnё vetёm me tё kёqijat e saj…[Picёrron sytё te njё orё]…nё filan orё nё shtёpinё e vjetёr tё Babush-Miushit tё Bardhё; i ke vёrtet ti sytё e kuq? Hё? Prit t’i shoh. Oh! I paske! I paske! Babush, ti i ke sytё e kuq…sepse qan gjithё kohёn. Po. Ti qan gjiiithё, gjiiithё kohёn. DO TË NUMËROJ DERI NË PESË DHE DUA TË DILNI KËTU, JU BASTARDËT QË JENI FSHEHUR!! [Pauzё] Edhe unё qaj gjithё kohёn, Babush; por qaj pёrbrenda dhe nuk mё sheh njeri. Gjithё kohёn. Edhe Xhorxhi qan gjithё kohёn. Ne qajmё tё dy gjithё kohёn dhe çfarё bёjmё…i marrim lotёt, i fusim nё frigorifer tek ajo mbajtёsja e shpifur e akullit [Fillon tё qeshё] derisa ngrijnё [Qesh akoma mё tepёr] dhe pastaj…i hedhim…te gotat e pijes. [Vazhdon tё qeshё, por me njё tё qeshur qё ёshtё edhe diçka tjetёr. Pas njё heshtjeje esёlluese] Ngjiten lart…rrokullisen, ikin, pёrpihen, harrohen… Ngjiten lart, jo rrokullisen… Ngjiten lart: NATA E POKERIT. Ngjiten lart… [Me trishtim] Unё kam fshirёse xhami nё sy, se u martova me ty, i dashur!... Megjithatё, ti do tё shkruash kёngё, Marta. [Tund gotёn dhe akulli troket.] ÇAK! [E bёn pёrsёri.] ÇAK! [E tund disa herё me radhё.] ÇAK!…ÇAK!…ÇAK!…ÇAK!
[Hyn Niku ndёrsa Marta ёshtё duke tundur gotёn; ai qёndron tek hyrja e hollit dhe e vёshtron; mё nё fund, futet brenda.]
NIKU: O zot, u çmende edhe ti.
MARTA: Çak?
NIKU: Po them u çmende edhe ti.
MARTA [mendohet pёr kёtё]: Ka mundёsi…ka mundёsi.
NIKU: Jeni çmendur qё tё gjithё: po zbrisja nga shkallёt dhe e di çfarё pashё…
MARTA: Çfarё pe?
NIKU: …pashё gruan time tek aneksi i banjёs me njё shishe nё dorё dhe ma bёnte me sy!
MARTA [me trishtim]: Ajo s’ta bёn kurrё me sy; sa keq…
NIKU: Ishte shtrirё prapё nё dysheme, nё pllaka, kruspull, dhe po shqiste etiketёn e shishes sё brandit…
MARTA: …s’kemi pёr ta pasur kurrё depozitёn ashtu si e kishim…
NIKU: …dhe kur e pyeta çfarё po bёnte, ia bёri shshsh! Asnjёri nuk e di qё jam kёtu. Dhe vij kёtu dhe tё shoh ty duke bёrё çak! çak!
MARTA: ÇAK!
NIKU: Ju ka ikur truri tё gjithёve.
MARTA: Po. Pёr tё ardhur keq, por ёshtё e vёrtetё.
NIKU: Ku ёshtё burri yt?
MARTA: U zhduk. Puf!
NIKU: Ju jeni tё gjithё tё çmendur: tё luajtur.
MARTA [pёrdor njё akcent lokal]: Aaa, kjo ёshtё streha ku futemi kur boshllёku i kёsaj bote rёndon si plumb nё mendjen tonё tё vogёl. [Me tё folurёn normale pёrsёri] Çlodhu; zhytu nё thellёsinё e tij; ti s’je mё i mirё se ndonjё tjetёr.
NIKU [me mёrzi]: Unё them se jam.
MARTA [me gotёn e afruar te goja]: Ti sigurisht qё je dёshtak nё disa gjёra.
NIKU [tendoset mbrapa]: Thuaje edhe njё herё, tё lutem…?
MARTA [me zё tё lartё pa qenё nevoja]: Thashё ti sigurisht qё je dёshtak nё disa gjёra.
NIKU [edhe ai me zё shumё tё lartё]: Mё fal, nё qoftё se tё zhgёnjeva.
MARTA [duke trashur zёrin]: Nuk thashё qё mё zhgёnjeve, o budalla!
NIKU: Duhet ta provosh ndonjё ditё kur tё mos kem pirё dhjetё orё rresht dhe ndoshta…
MARTA [akoma me zёrin e trashur]: S’po flas pёr atё qё mund tё bёsh; po flas pёr atё qё bёre.
NIKU [butё]: Ah!
MARTA [edhe ajo mё butё, gjithashtu]: Potencёn e ke tё shkёlqyeshme. Klas. [Ngre vetullat.] Absolute. U bё shumё kohё qё s’kam provuar ndonjё si puna jote. Por prapё, i dashur, ti je dёshtak.
NIKU [menjёherё me ashpёrsi]: Pёr ty, tё gjithё janё dёshtakё! Burri yt ёshtё dёshtak, unё jam dёshtak…
MARTA [nuk e pёrfill]: Tё gjithё jeni dёshtakё. Unё jam Toka-Amё dhe ju jeni qё tё gjithё dёshtakё. [Pak a shumё vetes] Mё ёshtё neveritur vetja. Po mё ikёn jeta me kёto tradhti tё ndyra pa pikё kuptimi… [Qesh me njё ndjenjё tё hidhur] gjasme tradhti. Kёrceja tё Zonjёs sё Shtёpisё? A, kjo ёshtё pёr tё qeshur! Ca trupeshq tё dehur…impotentё. Marta i ndjell me shikime dhe kёta trupeshqit shkrihen, rrotullojnё syçkat e bukura dhe shkrihen akoma mё shumё, dhe Marta lёpin buzёt dhe trupeshqit vrapojnё tek bari pёr tё marrё pak zemёr, dhe marrin pak zemёr dhe kthehen tek Marta e vjetёr qё me pak vallёzim ua shton zjarrminё…mendёrisht…dhe trupeshqit prapё te bari, dhe gratё e tё dashurat e tyre çojnё hundёn pёrpjetё…lart nё tavan ndonjёherё, dhe kjo i bёn trupeshqit t’i sulen ujit me sifon dhe tё karikohen prapё, ndёrsa Marta rri ulur me fustanin sipёr kokёs…i merret fryma – e di sa keq qё bёhet me fustanin lart – i merret fryma! duke pritur pёr trupeshqit qё mё nё fund e mbledhin veten…dhe kaq, zogu im! Ka raste qё del edhe ndonjё kandidat shumё i mirё, por medet! Çfarё tё tё them! [Me njё ton tё qartё e tё mprehtё] Por kjo ёshtё shoqёria e qytetёruar. [Vetes prapё] Trupeshqit e pashёm. Kolopuçёt e gjorё! [Nikut, tani; me seriozitetin e diçkaje tё rёndёsishme] Ështё vetёm njё burrё nё jetёn time qё mund tё mё ketё bёrё tё lumtur. E di kёtё? Vetёm njё!
NIKU: Ai…si-e-quan-ti-atё?...ah…barkositёs a…
MARTA: Ai as qё mё kujtohet. Por kur mendoj pёr atё dhe pёr veten time ndiej gati po atё ёndje seksuale si ata qё shohin nga vrima e çelёsit. Ah, jo, nuk e kam pёr atё; e kam pёr Xhorxhin, natyrisht. [Asnjё reagim nga Niku] Hёm…Xhorxhi, burri im.
NIKU [mosbesues]: Po bёn shaka.
MARTA: Kёshtu thua?
NIKU: S’ka sesi. Ai?
MARTA: Ai.
NIKU [sikur tё vazhdonte njё shaka]: Posi; posi.
MARTA: Ti s’e beson.
NIKU [me qesёndi]: Natyrisht qё e besoj.
MARTA: Ti nisesh nga pёrshtypjet e jashtme?
NIKU [me tallje]: O, pash zotin…
MARTA: …Xhorxhi qё se ku ёshtё atje jashtё, nё errёsirё…Xhorxhi qё sillet mirё me mua dhe unё s’i le gjё pa i thёnё, qё mё njeh e mё kupton dhe unё s’e afroj, qё di tё mё bёjё pёr tё qeshur dhe unё s’e tres humorin e tij, qё mund tё mё marrё nё gji kur flemё pёr tё mё ngrohur dhe unё e kafshoj si egёrsirё, qё i mёson lojёrat qё luajmё po aq shpejt sa mund t’i ndryshoj unё rregullat, qё mund tё mё bёjё tё lumtur dhe unё nuk dua tё jem e lumtur dhe dua, dua tё jem e lumtur…Xhorxhi dhe Marta: sa keq, sa keq, sa keq!
NIKU [pёrsёrit fjalёn e fundit dhe akoma nuk e beson]: Sa keq!
MARTA: …tё cilin nuk do ta fal qё ndaloi, qё mё pa dhe tha, po, kjo ёshtё pёr mua; qё bёri gabimin e shёmtuar, tё dhimbshёm e poshtёrues qё mё dashuroi dhe duhet tё ndёshkohet pёr kёtё… Xhorxhi dhe Marta: sa keq, sa keq, sa keq!
NIKU [i çoroditur]: Sa keq!
MARTA: …qё duron tё padurueshmen, qё ёshtё i kёndshёm me mizoren, qё e kupton atё qё ёshtё e pakuptueshme…
NIKU: Xhorxhi dhe Marta: sa keq, sa keq, sa keq!
MARTA: Ndonjё ditё…a! ndonjё natё…ndonjё natё tё bukur kur tё jem damllosur me alkool…s’do tё pyes pёr asgjё dhe…ose do t’ia thyej shtyllёn kurrizore…ose do ta flak pёrgjithmonё…gjё qё unё e meritoj.
NIKU: Mua mё duket se ai nuk ka ndonjё vertebёr tё padёmtuar.
MARTA [duke qeshur me tё]: Ou, vёrtet? Kёshtu tё duket ty? I hipe sipёr mikrofonit…
NIKU: Mikroskopit…
MARTA: …po…dhe s’po tё del asgjё, hё? Po mendjen a e sheh? Se ato hollёsirat e vockla i gёrmon mirё, por se ç’bёhet rrotull…hiç, hё?
NIKU: Unё e di kur ёshtё e thyer shtylla kurrizore; kёtё mund ta kuptoj.
MARTA: E kuptoke!
NIKU: Pikё pёr pikё.
MARTA: A…sa pak qё di! Pale, kёrkon edhe tё drejtosh botёn?
NIKU: Mirё, nё rregull…
MARTA: Ti thua qё njeriu s’ka shtyllё kurrizore kur bёn si klloun ose kur ecёn si i thyer mёdysh, hё? Kjo ёshtё ajo qё di ti tamam?
NIKU: Tё thashё njё herё, nё rregull!
MARTA: Shih! Shih! U tёrbua hamshori? Kali i tredhur s’qenka nё terezi. Ha, ha, ha, ha!
NIKU [me zё tё ulёt, i lёnduar]: Ti…ti vibron me ritёm tё shfrenuar, ё?
MARTA [triumfuese]: HË!
NIKU: Nё çdo…rrethanё.
MARTA: HË! Unё jam mitraloz rrotullues me shumё tyta. Hahahahahahahahaha!
NIKU [i mahnitur]: Pa shёnjestёr…shfarosёs. Pa kuptim.
MARTA: Jo, more!
NIKU: Qёllon ç’tё tё dalё pёrpara.
[Tringёllon zilja e derёs.]
MARTA: Shko hape derёn.
NIKU [i habitur]: Si the?
MARTA: Thashё shko hape derёn. Nuk dёgjon, shurdh je?
NIKU [duke u pёrpjekur ta sqarojё]: Ti…po mё thua…tё hap derёn?
MARTA: Po, mor trupeshk, atё po tё them, shko hape derёn. S’je kaq i humbur ta hajё dreqi, njё punё di ta bёsh, apo s’ke takat, se ke pirё shumё? As rezen e derёs nuk e ngre dot?
NIKU: Shiko, s’ёshtё nevoja…
[Zilja e derёs tringёllon pёrsёri.]
MARTA [duke bёrtitur]: Shko hape! [Me zё mё tё ulёt] Bёje njё çikё çunin e shtёpisё kёtu. Fillo qё tani.
NIKU: Shiko, zonjё, unё s’jam hyzmeqari yt.
MARTA [hareshёm]: Pa diskutim qё je! Ti, mor djalё, je ambicioz, apo jo? Ti nuk mё gjёmove nёpёr kuzhinё dhe lart te shkallёt nga dalldia apo nga pasioni. Po mendoje njё çikё pёr atё karrierёn tёnde. Ngjitu, pra, nё shkallёn e hierarkisё duke bёrё pak çunin e shtёpisё.
NIKU: Ti je nga ato qё nuk njohin kufi, apo jo?
[Pёrsёri zilja e derёs.]
MARTA [me qetёsi, me siguri]: Po, i dashur, asnjё kufi. Shko hape derёn. [Niku ngurron.] Shiko kёtu, po hyre nё valle, duhet ta hedhёsh kёmbёn siç do daullja. Dhe daullja po bie. Hajde, mos rri si hu!
NIKU: Pa shёnjestёr…pa shkak…pa kuptim…
MARTA: Hajde! Hajde! Bёj çfarё tё thonё; tregoji Martёs sё vjetёr se di tё bёsh diçka. Oburra.
NIKU [mendohet, dorёzohet, lёviz nё drejtim tё derёs. Zilja pёrsёri]: Erdha, pash zotin!
MARTA [duartroket]: Ha-ha! I mrekullueshёm; i mahnitshёm. [Kёndon] ‘Xhigolo, vetёm Xhigolo mё thёrrasin kudo qё vete…’
NIKU: MJAFT!
MARTA [kakariset]: Mё fal, zogu im, vazhdo tani, hape pak derёn.
NIKU [me keqardhje tё thellё]: O zot!
[E hap derёn me vrik dhe brenda futet njё dorё me njё tufё tё madhe lulesh gojё asllani; tufa e luleve nuk lёviz pёr njё moment. Niku çakёrrit sytё pёr tё parё kush ёshtё pas luleve.]
MARTA: Oh, sa bukur!
XHORXHI [duke u shfaqur nё pragun e derёs, gojasllanёt i mbulojnё fytyrёn; i shqipton fjalёt me njё falseto tё çalё e tё frikshme]: Flores; flores para los muertos. Flores.
MARTA: Ha, ha, ha, HA!
XHORXHI [bёn njё hap brenda; ul lulet; sheh Nikun; i shndrit fytyra nga gёzimi dhe hap krahёt]: O bir! Paske ardhur mё nё fund pёr ditёlindje! Oh, shyqyr!
NIKU [duke u zmbrapsur]: Ik andej!
MARTA: Ha, ha, ha, Ha! Po ky ёshtё shёrbyesi, more! Ç’bёn kёshtu?
XHORXHI: Vёrtet? Nuk ёshtё ky kolopuçi ynё i vogёl, Xhimi? Kjo-apo-ajo-diçkaja jonё e vogёl mbaramerikane?
MARTA [duke u kakarisur]: S’e besoj; po qe ai, atёherё po sillet nё njё mёnyrё shumё tё çuditshme.
XHORXHI [pothuajse maniak]: Ohhh! Unё vё bast! A, zuskё! Zuskё! Hё? [Duke u shtirur sikur po i vjen zor] T’i solla…kёto lulet, Marta, se unё…do…se ti e kupton… Hej dreq!
MARTA: Manushaqe! Rozmarinё! Violencё! Buqeta e dasmёs sime!
NIKU [fillon tё largohet]: Mirё, pra, po s’patёt kundёrshtim, unё…
MARTA: Oh! Ti rri, mos lёviz. Pёrgatiti burrit tim njё pije.
NIKU: As qё e kam ndёrmend.
XHORXHI: A, Marta, jo; kjo e kalon masёn; ai ёshtё shёrbyesi yt, e dashur, jo imi.
NIKU: Unё s’jam shёrbyesi i askujt…
XHORXHI dhe MARTA: …Tani! [Kёndojnё] Unё s’jam shёrbyesi i askujt tani… [Tё dy qeshin.]
NIKU: Tё shthurur…
XHORXHI [duke e plotёsuar nё vend tё tij]: …fёmijё tё shthurur, hё? E kam mirё? Fёmijё tё shthurur me lojёrat e tyre tё shpifura, qё kёrcejnё me njё kёmbё gjithё jetёn, e tё tjera, e tё tjera. Ёshtё kёshtu?
NIKU: Pak a shumё.
XHORXHI: Ik, pirdhu, pra!
MARTA: Nuk mundet. Ёshtё xurxull.
XHORXHI: Ashtu? Mirё. [I jep Nikut gojasllanёt] Merri kёto dhe futi nё xhin. [Niku i merr, i sheh dhe i lёshon pёrtokё para kёmbёve tё veta.]
MARTA [shtiret si e tronditur]: Aaaaaaa!
XHORXHI: Oh, çfarё tmerri…gojasllanёt e Martёs!
MARTA: Pse, gojasllanё janё kёto?
XHORXHI: Po. Dhe unё qё dola sonte nё dritёn e hёnёs pёr t’i kёputur pёr Martёn dhe ditёlindjen e djalit tonё tё vogёl.
MARTA [duke pёrcjellё informacion]: Nuk ka hёnё. Unё e pashё nga dhoma e gjumit qё perёndoi.
XHORXHI [me ngazёllim tё shtirur]: Nga dhoma e gjumit! [Me ton normal] Po mirё, kishte.
MARTA [tejet e duruar; duke qeshur pak]:Jo, nuk kishte.
XHORXHI: Kishte dhe ka.
MARTA: Nuk ka; perёndoi.
XHORXHI: Po, ka; ёshtё lart.
MARTA [pёrpiqet fort pёr ruajtur normat e mirёsjelljes]: Kam frikё se gabohesh.
XHORXHI [tejet i çelur]: Jo, jo.
MARTA [nёpёr dhёmbё]: Njё mut ka hёnё!
XHORXHI: E dashur Marta… Unё s’i kёputa gojasllanёt nё errёsirё. Nuk shkova duke u qorrollisur te serra e babait tёnd nё mes tё territ pus tё zi.
MARTA: Ashtu…shkove. Ashtu do tё shkoje.
XHORXHI: Unё nuk i kёpus lulet duke kapsallitur sytё dhe nuk kam vjedhur kurrё ndonjё serrё pa ndihmёn e njё rrezeje qiellore.
MARTA: MARTA [me njё akt final]: S’ka hёnё; hёna perёndoi.
XHORXHI [me logjikё tё shёndoshё]: Kjo mund tё jetё shumё e vёrtetё, Dёlirёsia ime, hёna mund tё ketё perёnduar…por doli prapё.
MARTA: Nuk del prapё; po u zhduk, iku.
XHORXHI [duke u bёrё pak sherrxhi]:Ti s’merr vesh. Kur perёndon, ajo del prapё.
MARTA: BROÇKULLA!
XHORXHI: Injorancё! Ç’ёshtё kjo…injorancё!
MARTA: Shihe mirё kush ёshtё injorant!
XHORXHI: Njё herё…njё herё kur po lundroja buzё Majorkёs duke pirё nё kuvertё me njё gazetar qё fliste pёr Rusveltin, hёna u zhduk prapa horizontit…dhe unё po mendoja pak pёr kёtё, po reflektoja, mё kupton çfarё them?... dhe pastaj, FAP, doli pёrsёri. Tamam kёshtu.
MARTA: S’ёshtё e vёrtetё! Kjo ёshtё gёnjeshtёr me bisht!
XHORXHI: Marta, ti s’duhet ta quash çdo gjё gёnjeshtёr. [Nikut] Apo jo?
NIKU: Ku e di unё çfarё bёni ju, gёnjeni a jo…
MARTA: Ke shumё tё drejtё.
XHORXHI: S’duhet t’i japёsh tё drejtё.
MARTA: I jap qё ç’ke me tё!
XHORXHI: Nejse, unё po lundroja buzё Majorkёs…
MARTA: Ti s’ke lunduar kurrё buzё Majorkёs…
XHORXHI: Marta…
MARTA: Asnjёherё s’ke qenё nё atё mut Mesdheu…asnjёherё…
XHORXHI: Sigurisht, kam qenё! Mamaja dhe babai mё morёn nё atё udhёtim qё tё mё shpёrblenin pёr mbarimin e kolegjit.
MARTA: Ç’na pёrrallis tani!
NIKU: Mos ndodhi kjo pasi i vrave?
[Xhorxhi dhe Marta rrotullohen dhe e vёshtrojnё; pason njё heshtje e shkurtёr dhe e pakёndshme.]
XHORXHI [sfidues]: Ndoshta po.
MARTA: Ndoshta edhe jo.
NIKU: O zot!
[Xhorxhi ulet poshtё me vrik, merr tufёn e luleve, i tund ato si fshirёse pluhuri nё fytyrёn e Nikut dhe largohet pak.]
XHORXHI: HË!
NIKU: Ikё, ore dreq!
XHORXHI [Nikut]: E vёrtetё ose iluzion. Kush mund ta kuptojё, ё, buçko? Ё?
MARTA: Ti s’ke qenё kurrё nё Mesdhe… Po kjo, çfarё ёshtё, e vёrtetё apo…iluzion?
XHORXHI: Po tё mos kisha qenё nё Mesdhe, si do tё shkoja nё Egje? Hё?
MARTA: ME TOKË!
NIKU: Po!
XHORXHI: Ti shёrbyes, mos i mbaj anёn asaj!
NIKU: S’jam shёrbyes.
XHORXHI: Shiko! Unё e di lojёn! Ti nuk shkon nё shtrat, ti je shёrbyes.
NIKU: UNË S’JAM SHËRBYES!
XHORXHI: Jo? Atёherё, duhet tё shkoke nё shtrat? Hё? [Ështё duke marrё frymё pak me zor dhe po sillet pak si maniak.] A shkon, apo jo? Dikush po gёnjen kёtu; dikush nuk po luan ndershmёrisht. Hё? Kush po gёnjen? Marta? Thuaje.
NIKU [pas njё pauze, Martёs, duke iu lutur me zё tё ulёt, por me ngulm]: Thuaji atij qё nuk jam shёrbyes.
MARTA [pas njё pauze, me zё tё ulёt duke ulur kokёn]: Jo, ti nuk je shёrbyes.
XHORXHI [me njё lehtёsim tё thellё e tё trishtuar]: Ashtu qoftё.
MARTA [kёmbёngulёse]: E vёrtetё ose iluzion, Xhorxh; ti nuk e di.
XHORXHI: Jo, por duhet tё vazhdojmё sikur ta dinim.
MARTA: Amin.
XHORXHI [duke valёvitur lulet]: KAPE GOJASLLANIN!! [Niku dhe Marta mezi qeshin.] Hё? Rreth e rrotull pemёs sё manit, nё rregull?
NIKU [me ёmbёlsi, Martёs]: Falemnderit.
MARTA: Harroje.
XHORXHI [me zё tё lartё]: Thashё rreth e rrotull pemёs sё manit!
MARTA [shfaq shenja padurimi]: E morёm vesh, e morёm; kape gojasllanin.
XHORXHI [merr njё gojasllan dhe ia hedh si heshtё me bishtin pёrpara Martёs]: KAPE!
MARTA: Rri, Xhorxh.
XHORXHI [i hedh njё tjetёr]: KAPE!
NIKU: Lёre, tani.
XHORXHI: Ti mos fol! Taroç!
NIKU: Unё s’jam taroç!
XHORXHI [i hedh njё Nikut]: KAPE! Atёherё, je shёrbyes. Hё? Çfarё je? Zgjidh e merr, o kёshtu o ashtu… [I hedh edhe njё tjetёr.] KAPE! …i shkreti, ti.
MARTA: Ka rёndёsi pёr ty kjo, Xhorxh?
XHORXHI [i hedh njё asaj]: KAPE! Jo, ç’ёshtё e vёrteta, nuk ka. Si kёshtu, si ashtu…mua mё ka ardhur nё fyt.
MARTA: Mos m’i hidh kёto qelbёsirat mё!
XHORXHI: Si kёshtu, si ashtu. [I hedh asaj edhe njё tjetёr] KAPE!
NIKU [Martёs]: Mё thuaj nё qoftё se duhet t’i bёj ndonjё gjё.
MARTA: Mos e luaj!
XHORXHI: Po tё jesh shёrbyes, buçko, mund tё kalosh nga ana ime; po tё jesh taroç, ik kujdesu pёr plugun. O kёshtu o ashtu. O kёshtu o ashtu… Si tё duash.
NIKU: Oh, pash zotin…
MARTA [pak e frikёsuar]: E vёrtetё ose iluzion, Xhorxh, pёr ty s’ka rёndёsi, apo jo?
XHORXHI [pa i hedhur asgjё]: KAPE! [Heshtje.] Po ti, a e ke pёrgjigjen tёnde?
MARTA [trishtueshёm]: E kam.
XHORXHI: Atёherё, bёhu gati. [Sheh qё Niku po largohet drejt hollit.] Shiko, kemi edhe njё lojё tjetёr pёr tё luajtur…qё quhet Kujdesu pёr Beben.
NIKU [pak a shumё si pёshpёrimё]: Çfarё dreqin…
MARTA: Xhorxh…
XHORXHI: S’dua llafe! [Nikut] Ti i forti, ti s’ke dёshirё tё bёhet kёtu ndonjё skandal, apo jo? S’ma ha mendja se ke qejf tё thyhet a tё shkatёrrohet ndonjё gjё? Ti e respekton programin tёnd, hё? Ulu, pra! [Niku ulet.] [Martёs] Kurse ti, zonjushё e bukur, i pёlqen lojёrat dhe zbavitjet, apo jo? Ti ke qenё qyshkuri tip sportiv.
MARTA: [me ton tё qetё, duke u dorёzuar]: Mirё, Xhorxh. Nё rregull.
XHORXHI [duke i parё ata tё strukur, i pёrkёdhel si kotele]: Braaaaaavo, braaavo! [Sheh rrotull vetes] Po ne nuk jemi tё gjithё. [I kёrcet gishtat nja dy herё pёr Nikun.] Ti…hё…ti…gruaja jote e vogёl nuk ёshtё.
NIKU: Shiko! Ajo ka kaluar njё natё shumё tё keqe; ёshtё atje nё banjё dhe…
XHORXHI: Mirё, por pa qenё qё tё gjithё nuk bёhet loja. Ky ёshtё fakt. Duhet ta kemi edhe gruan tёnde. [Lёshon njё hungёrimё si tё derrit nga holli.] DEERRKUUCEE!! DEERRKUUCEE!!
NIKU [ndёrsa Marta kakariset me njё tingull nervoz]: Jo ashtu!
XHORXHI [rrotullohet menjёherё pёrballё Nikut]: Atёherё, luaje bythёn dhe na e sill kёtu atё xhepisten e vogёl. [Meqё Niku nuk po lёviz] Hajde, bёhu kёlysh i mirё! Ik sille kёtu, hajde!
[Niku çohet, hap gojёn pёr tё thёnё diçka, pёrtypet dhe del.]
Edhe njё lojё.
MARTA [pasi ka dalё Niku]: Nuk mё pёlqen kjo qё po bёn.
XHORXHI [çuditёrisht i ёmbёl]: A e di ti pёr çfarё ёshtё fjala?
MARTA [patetike]: Jo. Por nuk mё pёlqen.
XHORXHI: Mund tё tё pёlqejё, Marta.
MARTA: Jo.
XHORXHI: Kjo lojё ёshtё gallatё, Marta.
MARTA [kёmbёngulёse]: S’dua lojёra mё.
XHORXHI [plotёsisht triumfues]: Edhe njё, Marta. Edhe njё dhe mirupafshim. Secili tё marrё veglat, bagazhin, çfarё ka e çfarё s’ka dhe, oburra, nё shtёpi. Kurse ti dhe unё, hё, ne kemi pёr t’iu ngjitur kёtyre shkallёve tё ronitura.
MARTA [gati nё lotё]: Jo, Xhorxh, jo.
XHORXHI [duke e qetёsuar]: Po, e dashur.
MARTA: Jo, Xhorxh, tё lutem!
XHORXHI: Do tё zgjidhet e gjitha para se ta marrёsh vesh.
MARTA: Jo, Xhorxh.
XHORXHI: Jo shkallёt bashkё me Xhorxhin?
MARTA [fёmijё i pёrgjumur]: Tё lutem…s’dua lojёra mё. Nuk i dua kёto lojёra. Nuk i dua.
XHORXHI: I do, i do, Marta…s’ka lojtare si ty…nuk diskutohet qё i do.
MARTA: Janё tё shpifura…tё shpifura. Po kjo tani?
XHORXHI [duke i ledhatuar flokёt]: Ah, ke parё ta parё sa e bukur ёshtё, shpirt.
MARTA: Jo, jo, Xhorxh.
XHORXHI: Do tё kёnaqesh aq shumё.
MARTA [lёviz dorёn ngadalё pёr ta prekur]: Tё lutem, Xhorxh, s’dua mё lojёra. Unё…
XHORXHI [duke i rёnё dorёs qё ajo po lёviz me njё inat tё papritur]: Mos mё prek! Mbaji tё pastra putrat pёr diplomantёt e rinj!
MARTA [njё britmё alarmi, por i bie tё fikёt]
XHORXHI [duke e kapur pёr flokёsh dhe duke e tёrhequr prapa]: Tani, mё dёgjo kёtu, Marta. Ti ke kaluar njё mbrёmje…njё natё jo tё zakonshme dhe s’mund tё na ikёsh kёshtu ngaqё e ke mbushur gojёn me gjak. Ne do tё vazhdojmё, unё do tё tё sulmoj dhe kjo do ta bёjё shfaqjen tё duket si njё procesion madhёshtor pashkёsh. Tani dua tё vish pak nё vete. [E qёllon lehtё me dorёn e lirё.] Dua tё gjallёrohesh pak. [E qёllon prapё.]
MARTA [duke u pёrpjekur tё çlirohet]: Mos!
XHORXHI [e qёllon prapё]: Mblidhe veten! [Prapё.] Dua tё ngrihesh nё kёmbё dhe tё sulesh pёrpara, e dashur, sepse do tё tё jap njё breshёri goditjesh dhe tё dua tё gatshme. [E qёllon prapё, tёrhiqet, e lёshon; ajo ngrihet.]
MARTA: Mirё, pra, Xhorxh. Çfarё kёrkon?
XHORXHI: Luftё me forca tё barabarta, zemёr; kjo ёshtё e gjitha.
MARTA: Ashtu do tё bёhet!
XHORXHI: Tё dua tё xhindosur.
MARTA: E XHINDOSUR JAM!
XHORXHI: Xhindosu mё tepёr!
MARTA: MOS KI MERAK PËR KËTË!
XHORXHI: Tё lumtё! Kёtё lojё tani do ta luajmё pёr tё vdekurit.
MARTA: Pёr tё vdekurit e tu!
XHORXHI: Prit, se do ta shohёsh. Bёhu gati se do tё fusim nё lojё kёrthinjtё.
MARTA [bёn hapa tё shpejtё, konkretisht duket pak si njё luftёtar]: Gati jam.
[Rihyjnё Niku dhe Hani; Niku duke mbajtur Hanin qё mban akoma nё dorё shishen e brandit dhe gotёn e saj.]
NIKU [i ngrysur]: Erdhёm.
HANI [gёzueshёm]: Hop, hop. Hop, hop.
NIKU: Ti, Hani, je lepurushi Bani? [Ajo qesh me tё madhe, ulet.]
HANI: Ti, Hani, je Bani.
XHORXHI [Hanit]: Mirё, pra, si ёshtё Bani?
HANI: Banit i qesh xhani! [Ajo qesh pёrsёri.]
NIKU [nёpёr dhёmbё]: Hej dreq!
XHORXHI: Banit i qesh xhani? Bravo, bravo, Bani!
MARTA: Lёre, tani, Xhorxh!
XHORXHI [Martёs]: Hani-Bani-xhani! [Hani qesh duke klithur.]
NIKU: O zot…
XHORXHI [troket njё herё shuplakat]: Nё rregull. Fillojmё tani! Loja e fundit. Uluni qё tё gjithё. [Niku ulet] Ulu ti, Marta. Kjo ёshtё lojё e kulturuar.
MARTA [tёrheq grushtin gati pёr tё goditur, nuk pёrkulet para e mbrapa. Ulet]: Vetёm jepi.
HANI [Xhorxhit]: E kam vendosur tё mos mbaj mend asgjё. [Nikut] Si je, i dashur!
XHORXHI: Si? Çfarё?
MARTA: Hajde, se u gdhi, pash zotin…
HANI [po aty]: Unё s’mbaj mend asgjё dhe as ti s’mban mend asgjё. Tjeta, i dashur!
XHORXHI: Çfarё? Çfarё?
HANI [po aty. Gradualisht, zёri i bёhet mё i mprehtё]: Ti mё dёgjove çfarё thashё. S’ka rёndёsi. Tjeta, i dashur!
XHORXHI [Hanit pёr Nikun]: Ti e di shumё mirё qё ai aty ёshtё burri yt, apo jo?
HANI [me shumё dinjitet]: Sigurisht, kёtё e di.
XHORXHI [afёr veshit tё Hanit]: Vetёm ca gjёra nuk i kujton dot…hё?
HANI [qesh me tё madhe pёr tё mos e dhёnё veten; pastaj me zё tё ulёt, por me nerv, Xhorxhit]: S’tё kujtohen, jo s’i kujton dot. [Nikut, gёzueshёm]: Tjeta, i dashur!
XHORXHI [Nikut]: Po foli, ta hajё dreqi, gruas tёnde, lepurushit Bani!
NIKU [me butёsi, i turbulluar]: Ç’kemi, Hani!
XHORXHI: Ah, kёshtu ka lezet! Unё them se kemi kaluar njё…njё mbrёmje vёrtet tё bukur…po t’i kemi parasysh qё tё gjitha… Kemi ndenjur, jemi njohur me njёri-tjetrin, kemi luajtur, jemi zbavitur…kaçurrel-aty-pёrtokё, pёr shembull…
HANI: …pllakat…
XHORXHI: …pllakat…KAPE GOJASLLANIN.
HANI: …shqit etiketёn…
XHORXHI: …shqit…çfarё?
MARTA: Etiketёn. Shqit etiketёn.
HANI [sikur tё kёrkonte falje; duke ngritur lart shishen e brandit]: Unё i shqis etiketat.
XHORXHI: Ne tё gjithё i shqisim etiketat, zemёr, po kur kalon lёkurёn, tё treja shtresat e lёkurёs, muskujt duke i shtyrё organet anash [Anohet nga Niku], ato qё mund tё shtyhen - [Pёrsёri nga Hani] dhe arrin te kocka…e di çfarё ndodh pastaj?
HANI [shumё e interesuar]: Jo!
XHORXHI: Kur arrin te kocka, kjo s’do tё thotё se shkove nё fund. Brenda kockёs ndodhet njё lёndё…palca…dhe kёtu ёshtё puna tё arrish. [Me njё buzёqeshje tё çuditshme nga Marta.]
HANI: Ah! E kuptoj.
XHORXHI: Palca. Mirёpo kockat kanё forcё tё madhe rigjeneruese, sidomos kur je i ri. Ja, merr djalin tonё…
HANI [me zё tё tjetёrsuar]: Kё?
XHORXHI: Djalin tonё…gёzimin tim dhe tё Martёs!
NIKU [zhvendoset drejt barit]: Keni ndonjё kundёrshtim nёse…
XHORXHI: Jo, jo; vazhdo i qetё.
MARTA: Xhorxh…
XHORXHI [tejet i kёndshёm]: Po, Marta?
MARTA: Çfarё po bёn, se s’po e kuptoj!
XHORXHI: Çfarё ke, zemёr, po flas pёr djalin tonё.
MARTA: Mos fol pёr atё.
XHORXHI: E dёgjoni Martёn? Ne jemi kёtu nё prag tё kthimit tё djalit, nё prag tё njёzetenjёvjetorit tё tij, nё prag tё moshёs sё tij madhore…dhe Marta thotё mos fol pёr atё.
MARTA: Jo, pra…mos fol.
XHORXHI: Por dua unё tё flas! Ёshtё shumё e rёndёsishme tё flasim pёr tё. Sepse lepurushi Bani dhe, hё, si e ka ky tjetri…dinё shumё pak pёr atё tё voglin dhe unё mendoj se duhet tё dinё mё shumё.
MARTA: S’ёshtё nevoja.
XHORXHI [duke kёrcitur gishtat nga Niku]: Ti. Hej! Ti s’je kundёr lojёs Ta Rrisim Fёmijёn, apo jo?
NIKU [aspak i njerёzishёm]: Mua po m’i kёrcet gishtat ti?
XHORXHI: Ke tё drejtё. [Duke e udhёzuar] Ti ke nevojё tё dёgjosh pёr djalin tonё qё ёshtё si topçe.
NIKU [pauzё; pastaj, shkurt]: Posi.
XHORXHI [Hanit]: Po ti, e dashur? Edhe ti ke nevojё tё dёgjosh pёr tё. Apo jo?
HANI [bёn sikur s’kupton]: Pёr kё?
XHORXHI: Pёr djalin tim dhe tё Martёs.
HANI [me nervozizёm]: Oh, ju keni njё fёmijё?
[Marta dhe Niku qeshin me zor.]
XHORXHI: Ou, vёrtet, e paskemi! Marta, do tё flasёsh ti pёr tё apo tё flas unё? Hё?
MARTA [njё buzёqeshje qё ёshtё ngёrdheshje]: Nuk dua, Xhorxh.
XHORXHI: Shumё bukur… Atёherё, ai ёshtё njё fёmijё i mbarё, vёrtet, me gjithё jetёn qё ka bёrё nё kёtё shtёpi; e kam tek ajo qё shumica e fёmijёve sot, kur rriten, janё nevrastenikё, dhe ki parasysh si i bёn gjёrat Marta: fli deri nё orёn katёr pasdite, merrja frymёn atij tё gjorit kudo, shqyej derёn e banjёs pёr ta larё nё vaskё nё moshёn gjashtёmbёdhjetё vjeç, merr me zor tё huaj nё shtёpi nё çdo orё…
MARTA [duke u çuar]: FILLOVE TI!
XHORXHI [bёn si i shqetёsuar]: Marta!
MARTA: Boll tani!
XHORXHI: Mirё. Do tё flasёsh ti?
HANI [Nikut]: Ç’ёshtё kjo, ta lash tjetrin nё moshёn gjashtёmbёdhjetё vjeç!
NIKU [duke e pёrplasur poshtё gotёn e pijes]: Oh, pash zotin, Hani!
HANI [pёshpёritje skene]: Po mirё, pse?
XHORXHI: Sepse ёshtё bebushi i saj.
MARTA: OKEJ!!
[Mekanikisht; gati njё lloj recitimi i pёrlotur]
Ti do qё tё flas pёr djalin tonё? Do tё flas unё pёr djalin.
XHORXHI: Do njё pije, Marta?
MARTA [me patetizёm]: Po.
NIKU [Martёs, me mirёsi]: Po s’deshe ti…ne s’kemi pse t’i dёgjojmё kёto gjёra.
XHORXHI: Kush je ti qё e thua? Ti i vendos rregullat kёtu?
NIKU [pauzё; mezi flet]: Jo.
XHORXHI: Hё, djalё i mirё! E shoh qё do tё bёsh shumё pёrpara. Nё rregull, Marta. Radha jote, tё lutem.
MARTA [si tё mos ishte aty]: Çfarё, Xhorxh?
XHORXHI [i gatshёm ta ndihmojё]: ‘Djali ynё…’
MARTA: Po. Djali ynё. Djali ynё lindi nё njё natё shtatori, njё natё jo e ndryshme nga kjo e sotmja, megjithёse s’jemi mё sot, njёzet e…njё…vjet mё parё.
XHORXHI [fillon me digresione tё shkurtra nga spektatorёt]: E shihni? Ju thashё.
MARTA: E linda pa probleme…
XHORXHI: Oh, Marta, jo. Ti vuajte…sa vuajte ti!
MARTA: E linda pa probleme…me tё mbetur…shtatzёnё …e pata mё tё lehtё.
XHORXHI: A…po. Mё lehtё.
MARTA: Dhe isha e re.
XHORXHI: Unё isha mё i ri…[Qesh me vete me zё tё ulёt.]
MARTA: Dhe isha e re, kurse ai njё fёmijё i shёndetshёm, i kuq, ulёritёs, me gjymtyrё tё forta e tё rrёshqitshme…
XHORXHI: …Marta thotё se e ka parё nё momentin e lindjes…
MARTA: …me gjymtyrё tё forta e tё rrёshqitshme, me kokёn plot flokё tё zinj, tё hollё, tё hollё qё, oh, mё vonё u bёnё tё verdhё si dielli, djali ynё.
XHORXHI: Ishte fёmijё i shёndetshёm.
MARTA: Dhe e kisha dashur njё fёmijё…sa e kisha dashur!
XHORXHI [duke e nxitur]: Djalё apo vajzё?
MARTA: Njё fёmijё! [Me ton mё tё qetё] Njё fёmijё. Dhe e pata fёmijёn tim.
XHORXHI: Fёmijёn tonё.
MARTA [me trishtim tё thellё]: Fёmijёn tonё. Dhe e rritёm…[Qesh, njё e qeshur e shkurtёr, e hidhur] po, e rritёm…
XHORXHI: Me arushё, me njё kosh antik nga Austria…dhe pa dado.
MARTA: …me arushё, me njё peshk tё kuq, transparent, qё i varej lart, me shtratin bojёqielli me njё mbajtёse te koka e shtratit kur u bё mё i madh…qё s’pushoi derisa e kёputi mё nё fund…me doçkat e vogla kur flinte…
XHORXHI: …ёndrra tё kёqija…
MARTA: …kur flinte… Ishte fёmijё i lёvizshёm…
XHORXHI: … [Qesh lehtё mbyturazi duke tundur kokёn me mosbesim.] … Oh, zot…
MARTA: …me njё tendё si kube…ngjyrё jeshile e çelёt, me çajnikun vetёtitёs qё fishkёllente te cepi i ndriçuar i dhomёs kur ishte i sёmurё…ato katёr ditёt…me biskotat me forma kafshёsh, me harkun dhe shigjetёn qё i mbante poshtё shtratit…
XHORXHI: …shigjetat me kapuçё gome nё majё…
MARTA: …nё majё, qё i mbante poshtё shtratit…
XHORXHI: Po pse? Pse, Marta?
MARTA: …nga frika…nga frika e…
XHORXHI: Nga frika. Pikёrisht ashtu: nga frika.
MARTA [i bёn njё gjest tё vagёt pёr tё mos ia ndёrprerё fjalёn dhe vazhdon]: …dhe…dhe sanduiçёt natёn e sё dielёs, bananiera…[Me ёndjen e kujtimeve]…bananiera e tё shtunave, e qёruar e gjitha, e gёrryer nё majё, me kokrrat jeshile tё rrushit pёr ekuipazhin nё dy rreshta pёrqark varkёs, tё ngulura me kruajtёse dhёmbёsh, me thelat e portokallit…
XHORXHI: Dhe si rrem?
MARTA [e pasigurt]: Me njё…karrotё?
XHORXHI: Ose kallam kokteji, çfarё ёshtё mё e mira.
MARTA: Jo. Karrotё. Dhe sytё e tij jeshilё…jeshilё…dhe t’i shihje thellё…me harqe ngjyrё bronxi rreth bebeve…shumё jeshilё!
XHORXHI: …blu, jeshilё, bojёkafe…
MARTA: …dhe sa e donte diellin! I pari qё nxihej dhe i fundit qё i ikte ngjyra, dhe flokёt nё diell qё i vezullonin si…bashkё.
XHORXHI [pёrsёrit]: …si bashkё…
MARTA: …i bukur, i bukur ai djalё.
XHORXHI: Absolve, Domine, animas omnium fidelium defunctorum ad omni vinculo delictorum.
MARTA: …dhe pastaj shkolla…kampi veror…rrёshqitjet me sajё…noti…
XHORXHI: Et gratia tua illis succurrente, mereantur evadere judicium ultionis.
MARTA [duke qeshur me veten e saj]: …dhe si e theu krahun…nё njё fushё…sa pёr tё qeshur…oh, jo, i dhembi!...por sa pёr tё qeshur…kur pa pёr herё tё parё lopё…nё fushё…dhe i vajti lopёs qё po kulloste kokulur nё punё tё vet…dhe ia bёri muuu! [Po ajo e qeshur.] I pёlliti…dhe kafsha, ou, u habit, çoi kokёn dhe i pёlliti mu nё fytyrё…tre vjeç ishte ai, ia mbathi nga frika, dhe u pengua…ra…dhe theu krahun e gjorё. [Po ajo e qeshur.] Qengji i vogёl!
XHORXHI: Et lucis aeternae beatitudine perfrui.
MARTA: Xhorxhi qante! S’mё dha asnjё ndihmё…qante. Unё e mbajta qengjin e gjorё. Ky rrufiste hundёt anash meje. Ia fashova krahun, e mora hopa…dhe ik e ik fushave pa fund.
XHORXHI: In Paradisum deducant te Angeli.
MARTA: Pale kur u rrit…kur u rrit…oh, sa i zgjuar ishte!...ecte nё mes…[Ajo hap krahёt anash.]…na jepte dorёn pёr tё marrё nga ne ndihmё, afeksion, mёsime, bile dhe dashuri…dhe pёr tё na frenuar pak, pёr tё na mbrojtur tё gjithёve nga dobёsia…e Xhorxhit dhe doemos nga forca ime mё e madhe…pёr tё mbrojtur veten…dhe ne.
XHORXHI: In memoria aeterna erit justus: ab auditione mala non timebit.
MARTA: Sa i zgjuar! Sa i zgjuar!
NIKU [Xhorxhit]: Ç’ёshtё kjo? Çfarё po bёni kёshtu?
XHORXHI: Shshsh!
HANI: Shshsh!
NIKU [duke mbledhur supet]: Okej.
MARTA: Sa i bukur dhe sa i zgjuar!
XHORXHI [qesh me zё tё ulёt]: Çdo e vёrtetё ёshtё relative.
MARTA: Kёshtu ishte! I bukur, i zgjuar, i pёrkryer.
XHORXHI: Dёgjojeni si flet nёna e vёrtetё!
HANI [papritur gati pёr tё qarё]: Unё e dua njё fёmijё.
NIKU: Hani…
HANI [mё fort]: E dua njё fёmijё!
XHORXHI: Nё parim?
HANI [e pёrlotur]: E dua njё fёmijё. E dua njё bebe.
MARTA [duke pritur pёr tё filluar prapё pa i kushtuar ndonjё vёmendje tё madhe]: Sigurisht, kjo gjendje, ky perfeksion…nuk mund tё vazhdonte pa fund. Sidomos me Xhorxhin…me Xhorxhin nёpёr kёmbё.
XHORXH [tё tjerёve]: Ja, e shikon? E dija qё do tё kalonte tek unё.
HANI: Na lёr tё dёgjojmё!
XHORXHI [imiton atё qё ka nderim tё thellё]: Mё fal…nёnё.
NIKU: Nuk rri dot pa folur?
XHORXHI [duke i bёrё njё shenjё Nikut]: Dominus vobiscum.
MARTA: Jo me Xhorxhin nёpёr kёmbё. I mbyturi tё mbyt. Xhorxhi dha e mori, por, ah, o zot, sa e kam luftuar. Sa e kam luftuar!
XHORXHI [me njё tё qeshur qё shpreh kёnaqёsi]: Haaaaaa!
MARTA: Ai qё ёshtё poshtё nuk i duron ata qё janё sipёr. Njeriu i dobёt, me tё meta çirret e bёrtet kundёr tё fuqishmit, tё mirit dhe tё pafajshmit. Dhe Xhorxhi u pёrpoq.
XHORXHI: Si u pёrpoqa unё, Marta? Si u pёrpoqa?
MARTA: Si u pёrpoqe ti…çfarё?... Jo! Jo, ai u rrit…djali ynё u rrit dhe u bё burrё; dhe tani ёshtё nё shkollё, nё kolegj. Ështё mirё dhe s’kam pse tё ankohem.
XHORXHI [sarkastik]: Oh, Marta, lёri kёto!
MARTA: Jo. Kaq kisha.
XHORXHI: Njё minutё! S’lihet kёshtu pёrgjysmё siç bёn ti. Fillove tё thuash diçka…thuaje deri nё fund!
MARTA: Jo!
XHORXHI: Mirё, se e them unё.
MARTA: Jo!
XHORXHI: E shihni ç’bёn kjo! Ecёn, ecёn…dhe sa fillon tё vёshtirёsohet pak, ndalon. Marta, qё thoni ju, ёshtё njё gocё e vogёl qё nuk e vlerёsojnё; kёshtu ёshtё vёrtet. Jo vetёm qё burri i saj ёshtё njё ngelёs…megjithёse njё ngelёs mё i ri se ajo…jo vetёm qё burri i saj ёshtё njё ngelёs, por ajo ka edhe njё problem tё vogёl me atё qё ёshtё si puna e pijeve alkoolike – nuk di tё ngopet…
MARTA [e flashkur]: Mjaft, Xhorxh.
XHORXHI: …dhe ajo mё e keqja…e shkreta vajzё me gjithё atё barrё tё rёndё, PLUS njё baba qё nuk e rruan fare a jeton kjo apo ka vdekur, qё nuk i bie ndёrmend se çfarё i ndodh vajzёs sё vetme tё tij…ajo mё e keqja ёshtё se ka njё djalё qё i ёshtё kundёrvёnё hap pas hapi, qё s’ka pranuar tё kthehet nё vegёl kundёr babait tё vet, qё s’ka dashur ta pёrdorin si dajak sa herё qё Martёs s’i shkojnё tekat e veta!
MARTA [ngrihet nё kёmbё me ta dёgjuar]: Gёnjeshtra! Gёnjeshtra!
XHORXHI: Gёnjeshtra? Njё djalё qё s’kishte pёr ta mohuar babain e vet, qё do t’i kёrkonte kёshilla, informacion dhe dashuri jo tё sёmurё – ti e di pёr çfarё flas, Marta! – qё s’mund t’i toleronte fshikullimat dhe pёllitjet e kёsaj mbeturine qё e quan veten MAMAJA e tij. MAMA? HA!!
MARTA [ftohtё]: Mbarove?... Njё djalё qё i vinte aq turp nga i ati, saqё njё herё mё pyeti nёse mund tё ishte e vёrtetё, siç kishte dёgjuar nga ca djem rrugёsh se ai nuk ishte fёmija ynё; qё s’mund ta duronte kёtё humbameno tё mjerё, siç ishte katandisur i ati…
XHORXHI: Gёnjeshtra!
MARTA: Gёnjeshtra? Po pse nuk donin tё vinin tё dashurat e tij nё shtёpi…
XHORXHI: …se iu vinte turp nga e ёma…
MARTA: …nga i ati! Po pse, atёherё, mё shkruan letra vetёm mua?
XHORXHI: Kёshtu thua ti! M’i çon mua! Mua! Nё zyrё!
MARTA: Gёnjeshtar!
XHORXHI: I kam atje pirg!
MARTA: NUK KE ASNJË!
XHORXHI: Po ti ku i ke?
MARTA: Ky s’ka asnjё letёr. Njё djalё…njё djalё qё i kalon pushimet e verёs…larg familjes…ME ÇDO LLOJ PRETEKSTI…sepse s’mund ta durojё kёtё njeri qё sillet si hije nёpёr cepat e shtёpisё…
XHORXHI: …qё i kalon pushimet e verёs larg…dhe i kalon vёrtet! pushimet e verёs larg, sepse pёr tё s’ka vend nё kёtё shtёpi plot me shishe tё zbrazura, me gёnjeshtra, me burra tё panjohur dhe me njё grua telendare qё…
MARTA: Gёnjeshtar!!
XHORXHI: Gёnjeshtar?
MARTA:… Njё djalё qё kam bёrё tё pamundurёn pёr ta rritur…larg kalbёsirёs qё sjell dobёsia, larg huqeve tё kёqija dhe hakmarrjeve tё vogla…
XHORXHI: … Njё djalё qё ёshtё aq i thellё pёrbrenda, gjynah qё ka lindur…
[TË DY SË BASHKU]
MARTA: Kam bёrё gjithçka qё ёshtё e mundur, oh, zot, gjithçka; e vetmja gjё…e vetmja gjё qё jam pёrpjekur ta ruaj tё pastёr e tё paprekur nё kёtё martesё nga ligёsia e netёve dhe kotёsia e mjerimi i ditёve, nga tallja dhe tё qeshurat…o zot, tё qeshurat, dhe nga dёshtimet qё shpiknin njёri-tjetrin, qё e bёnin çdo pёrpjekje mё tё pёshtirё e mё trullosёse; e vetmja gjё qё jam pёrpjekur tё mbroj, ta mbaj larg batakut tё kёsaj martese tё pocaqisur e dёrrmuese; e vetmja dritё nё tёrё kёtё errёsirё…tё pashpresё… DJALI ynё. XHORXHI: Libera me, Domine, de morte aeterna, in die illa tremenda: Quando caeli movendi sunt et terra: Dum veneris judicare saeculum per ignem. Tremens factus sum ego, et timeo, dum discussio venerit, atque ventura ira. Quando caeli movendi sunt et terra. Dies illa, dies irae, calamitatis et amara valde. Dum veneris judicare saeculum per ignem. Requiem aeternam dona eis, Domine; et lux perpetua luceat eis. Libera me Domine de morte aeterna in die illa tremenda: quando caeli movendi sunt et terra; Dum veneris judicare saeculum per ignem.
[Pёrfundojnё sё bashku.] MARTA [me duart tek veshёt]: MJAFT! MJAFT! XHORXHI [bёn njё shenjё me dorё]: Kyrie, eleison, Christe, eleison, Kyrie, eleison. HANI: MJAFT MË! XHORXHI: Pse, zemёr? Nuk tё pёlqen? HANI [tёrёsisht histerike]: Nuk..dua…ta dёgjoj! XHORXHI [triumfues]: Kush flet! HANI: Unё! Unё flas! XHORXHI: Na thuaj pse, zemёr. HANI: Jo! NIKU: Mbaroi kjo lojё? HANI: Po! Po, mbaroi. XHORXHI: Ha-ha! Jo deri nё fund. [Martёs] Kemi edhe njё surprizё tё vogёl pёr ty, e dashur. Me Xhim diellorin. MARTA: S’ka mё, Xhorxh. XHORXHI: PO! NIKU: Lёre tё qetё! XHORXHI: KËTË SHOU E DREJTOJ UNË! [Martёs] Kam frikё, e dashur, se do tё tё jap njё lajm tё keq…pёr ne tё dy, sigurisht. Njё lajm deri diku tё hidhur. [Hani fillon tё qajё me duke vёnё duart nё kokё.] MARTA [e trembur, dyshuese]: Çfarё ёshtё? XHORXHI [oh, me sa durim]: Shiko, Marta, kur ti kishe dalё nga dhoma, kur…ju tё dy kishit dalё nga dhoma…unё nuk e di se ku ishit, ta hajё dreqi, diku duhet tё keni qenё [Qesh pak.]… Kur ju tё dy kishit dalё nga dhoma, unё dhe kjo zonjёza…u ulёm kёtu njё copё herё dhe patёm njё bisedё tё shkurtёr, mё kupton: fol dhe pёrtypu…kur ra zilja e derёs… HANI [duart i ka akoma nё kokё]: Tringёlloi. XHORXHI: Tringёlloi…dhe…tani, kjo ёshtё e vёshtirё pёr t’u thёnё, Marta… MARTA [me njё zё tё huaj grykor]: Ma thuaj. HANI: Tё lutem…mos. MARTA: Ma thuaj. XHORXHI: …dhe…kush ishte do tё thuash ti…i mirёnjohuri Western Union, njё çun i vogёl nja shtatёdhjetё vjeç. MARTA [e interesuar]: Billi i çmendur? XHORXHI: Po, Marta, tamam…Billi i çmendur…dhe kishte njё telegram qё mё duhet tё ta tregoj. MARTA [sikur tё mos ishte aty]: Po pse s’na morёn nё telefon? Pse e sollёn me letёr dhe s’na e thanё nё telefon? XHORXHI: Disa njoftime duhet t’i çosh tek dera e shtёpisё, Marta, nuk bёhen me telefon. MARTA [duke u çuar]: Çfarё do tё thuash? XHORXHI: Marta…zor se jam nё gjendje tё ta them… HANI: Mos. XHORXHI [Hanit]: Do ta thuash ti? HANI [sikur tё mbrohej nga njё sulm bletёsh]: Jo, jo, jo, jo, jo. XHORXHI [duke psherёtirё thellё]: Mirё. Atёherё, Marta…kam frikё se djali ynё nuk vjen nё shtёpi pёr ditёlindje. MARTA: Do tё vijё se s’bёn. XHORXHI: Jo, Marta. MARTA: Patjetёr qё do tё vijё. Ta them unё. XHORXHI: Nuk…mundet. MARTA: Do tё vijё! Kur tё them unё kёshtu...! XHORXHI: Marta…[Pauzё e gjatё]…djali ynё…nuk jeton mё. [Heshtje.] U vra…pasdite vonё… [Heshtje.] [Njё e qeshur shumё e lehtё me tingull tё mbytur] nё njё rrugё fshati, me lejen e kursantit nё xhep; e preu timonin pёr tё shmangur njё ferrёgjatё dhe shkoi e i ra… MARTA [furi e rreptё]: TI…S’MUND…TA…BËSH…KËTË! XHORXHI: …njё trungu tё trashё. MARTA: S’MUND TA BËSH KËTË! NIKU [butё]: Oh, zot i madh! [Hani qan me zё tё lartё.] XHORXHI [me qetёsi, pa emocion]: Mendova se duhet ta dish. MARTA [dridhet nga tёrbimi dhe ndjenja e humbjes]: JO! JO! NUK MUND TA BËSH! NUK MUND TË VENDOSËSH VETË! NUK TË LË UNË! XHORXHI: Duhet tё nisemi aty nga dreka, mendoj… MARTA: NUK TË LË UNË TË VENDOSËSH PËR KËTO GJËRA! XHORXHI: …se, natyrisht, duhet tё bёhet identifikimi i kufomёs dhe tё kryhen ca formalitete… MARTA [duke i kёrcyer sipёr Xhorxhit, por nuk arrin]: NUK MUND TA BËSH! [Niku çohet, e kap Martёn pёr dore, ia pёrdredh krahun pas shpine.] NUK TË LË UNË TA BËSH, HIQI DUART! XHORXHI [ndёrsa Niku vazhdon ta mbajё; Martёs, mu nё fytyrё]: Ti mё duket se nuk kupton, Marta; unё s’kam bёrё asgjё. Hajde, tani, mblidh veten. Djali ynё ka VDEKUR! Nuk arrin ta kuptosh? MARTA: NUK MUND TË VENDOSËSH PËR KËTO GJËRA. NIKU: Zonjё, tё lutem. MARTA: MË LËSHO! XHORXHI: Dёgjo kёtu, Marta! Mё dёgjo me kujdes. Ne morёm njё telegram ku thuhet se ishte njё aksident automobilistik dhe ai vdiq. PUF! Ja, kёshtu! Hё, si tё duket? MARTA [njё klithmё qё dobёsohet e pёrfundon nё rёnkim]: JOOOOOOoooooo. XHORXHI [Nikut]: Lёshoje. [Marta bie nё dysheme nё pozicionin ndenjur.] Ka pёr ta marrё veten. MARTA [patetike]: Jo, jo, nuk ka vdekur, nuk ka vdekur. XHORXHI: Ka vdekur. Kyrie, eleison. Christe, eleison. Kyrie, eleison. MARTA: Nuk mundesh. S’ke tё drejtё tё vendosёsh pёr kёto gjёra. NIKU [i pёrkulur nga ajo; me butёsi]: Zonjё, ai nuk ka vendosur pёr asgjё. S’ёshtё ai autori. Nuk ёshtё nё dorёn e tij… XHORXHI: Po, Marta. Unё s’jam perёndia. Pse unё vendos pёr jetёn dhe vdekjen? MARTA: TI S’MUND TA VRASËSH! S’MUND TA BËSH TË VDESË! HANI: Zonjё…tё lutem… MARTA: NUK MUNDESH! XHORXHI: Erdhi njё telegram, Marta! MARTA [çohet; qёndron me fytyrё nga ai]: Ma trego! Ma trego telegramin! XHORXHI [pauzё e gjatё; pastaj me njё shprehje tё çuditshme nё fytyrё]: E hёngra. MARTA [njё pauzё; pastaj me mosbesimin mё tё madh tё mundshёm tё pёrzier me njё nuancё histerie]: Çfarё ishe kjo qё the? XHORXHI [me zor e mban veten pёr tё mos shpёrthyer nё njё tё qeshur]: …E…e hёngra. [Marta ia ngul sytё njё copё herё tё mirё, pastaj e pёshtyn nё fytyrё.] XHORXHI [me buzёqeshje]: Tё lumtё, Marta. NIKU [Xhorxhit]: Mendon se kjo ёshtё mёnyra pёr t’u sjellё me tё nё njё moment tё tillё? Tё bёsh shaka tё shёmtuara si kjo? Hё? XHORXHI [kёrcet gishtat nё drejtim tё Hanit]: E hёngra unё telegramin apo s’e hёngra? HANI [e tmerruar]: Po, po, e hёngre. Unё e pashё…e pashё… kur e gёlltite. XHORXHI [i gatshёm pёr ta ndihmuar]: …si kalamajtё. HANI: …si…kkkalamajtё. Po. MARTA [Xhorxhit, ftohtё]: Mos kujto se do tё shpёtosh kollaj me kёtё qё bёre. XHORXHI [me pёrçmim]: TI I DI RREGULLAT, MARTA! MOS MË THUAJ QË S’I DI! MARTA: JO! NIKU [me fillesёn e njё vetёdijeje qё nuk mund ta pёrballojё]: Pёr çfarё flisni ju tё dy? XHORXHI: Po tё dua, unё mund ta vras, Marta. MARTA: AI ËSHTË FËMIJA YNË! XHORXHI: Posi. Dhe e linde ti, dhe e linde pa problem… MARTA: AI ËSHTË FËMIJA YNË! XHORXHI: DHE UNË E VRAVA! MARTA: JO! XHORXHI: PO! [Heshtje e gjatё.] NIKU [me zё shumё tё ulёt]: Mё duket se e kam tё qartё. XHORXHI [po ashtu]: Ashtu? NIKU [po ashtu]: Po. Mё duket se e kam tё qartё. XHORXHI [po ashtu]: Tё lumtё, mor mik. NIKU [dhunshёm]: PËR ZOTIN, E KAM SHUMË TË QARTË! MARTA [me njё ndjenjё tё thellё trishtimi dhe humbjeje]: Ti s’ke asnjё tё drejtё…asnjё tё drejtё… XHORXHI [butёsisht]: Kam, Marta. S’kemi folur asnjёherё pёr kёtё. Kaq. Mund ta kisha vrarё nё çdo moment qё tё doja. MARTA: Po pse? Pse? XHORXHI: Ti e theve rregullin tonё, zemёr. E pёrmende…ia pёrmende njё personi tjetёr. MARTA [e pёrlotur]: Nuk e pёrmenda. Asnjёherё nuk e kam pёrmendur. XHORXHI: Po, e pёrmende. MARTA: Kujt? Kujt? HANI [duke bёrtitur]: Mua. Mua ma pёrmende. MARTA [duke bёrtitur]: UNË HARROJ! Ndonjёherё…ndonjёherё kur ёshtё natё…kur ёshtё vonё dhe gjithё tё tjerёt flasin…unё harroj dhe dua…ta pёrmend…por e MBAJ VETEN…e mbaj veten…por kam dashur ta pёrmend aq shpesh…oh, Xhorxh, ti e çove punёn deri kёtu…dhe s’kishe pse ta bёje…se s’ishte nevoja. Unё e pёrmenda…dakord…por ti s’kishe pse ta çoje deri nё FUND. S’kishe pse…ta vrisje. XHORXHI: Requiescat in pace. HANI: Amen. MARTA: S’kishe pse ta bёje tё vdiste, Xhorxh. XHORXHI: Requiem aeternam dona eis, Domine. HANI: Et lux perpetus luceat eis. MARTA: S’ishte…s’ishte nevoja. [Heshtje e gjatё.] XHORXHI [me tonё tё butё]: Edhe pak dhe gdhin. Unё mendoj se festa mbaroi. NIKU [Xhorxhit, me zё tё ulёt]: Ju nuk mund tё…bёnit fёmijё, apo jo? XHORXHI: Nuk bёnim dot. MARTA [aluzion pёr njё komunikim intim nё lidhje me kёtё]: Nuk bёnim dot. XHORXHI [Nikut dhe Hanit]: Drejt e nё shtrat, kalamaj; kaloi ora e gjumit. NIKU [i shtrin dorёn Hanit]: Hani? HANI [duke u çuar e duke shkuar nga ai]: Po. XHORXHI [Marta tani ёshtё ulur nё dyshme, e mbёshtetur nё njё karrige]: Ju tё dy ikni, tani. NIKU: Po. HANI: Po. NIKU: Do tё doja tё… XHORXHI: Natёn e mirё. NIKU [pauzё]: Natёn e mirё. [Niku dhe Hani dalin; Xhorxhi mbyll derёn prapa tyre; hedh njё vёshtrim rrotull dhomёs; psherёtin, merr njё ose dy gota dhe i çon tek bari. E gjithё kjo pjesё e fundit shumё butё, shumё ngadalё.] XHORXHI: Do ndonjё gjё, Marta? MARTA [akoma me vёshtrim tё tretur]: Jo…asgjё. XHORXHI: Mirё [Pauzё] Koha pёr gjumё. MARTA: PO. XHORXHI: Je e lodhur? MARTA: Po. XHORXHI: Edhe unё jam i lodhur. MARTA: Po. XHORXHI: Nesёr e dielё, gjithё ditёn? MARTA: Po. [Nuk flasin njё copё herё tё mirё.] Duhej…duhej…ta bёje? XHORXHI [pauzё]: Po. MARTA: Ishte e…? Duhej patjetёr? XHORXHI [pauzё]: Po. MARTA: Nuk e di. XHORXHI: Kishte ardhur…koha. MARTA: Ashtu? XHORXHI: Po. MARTA [pauzё]: Kam ftohtё. XHORXHI: Ështё vonё. MARTA: Po. XHORXHI [heshtje e gjatё]: Do tё bёhet mё mirё. MARTA [heshtje e gjatё]: Nuk e di. XHORXHI: Kёshtu them…ndoshta. MARTA: S’jam…e sigurt. XHORXHI: Jo. MARTA: Vetёm…pa atё? XHORXHI: Po. MARTA: Nuk besoj; ndoshta, mund tё… XHORXHI: Jo, Marta. MARTA: Po. Jo. XHORXHI: Je mirё? MARTA: Po. Jo. XHORXHI [i vё dorёn butёsisht mbi shpatulla; ajo e tёrheq kokёn prapa dhe ai i kёndon me zё shumё tё butё]: Kush ka frikё nga Virginia Woolf
Virgina Woolf, Virginia Woolf,
MARTA: Unё…Xhorxh… XHORXHI: Kush ka frikё nga Virginia Woolf… MARTA: Unё…Xhorxh…unё… [Xhorxhi pohon me kokё, ngadalё.] [Heshtje; dalin aktorёt.]
BIE PERDJA