AKTI I DYTË

WALPURGISNACHT


[Xhorxhi, i vetёm; rihyn Niku.] NIKU [pas njё heshtjeje]: Mё duket…se…ёshtё mirё. [Pa pёrgjigje.] Ajo…nuk duhet tё pijё. [Pa pёrgjigje.] Ështё…delikate. [Pa pёrgjigje.] Si i thua ti…me kёllqe tё ngushta. [Xhorxhi buzёqesh nё mёnyrё tё vagёlluar.] Mё vjen shumё keq.

XHORXHI [me zё tё ulёt]: Ku ёshtё mrekullia ime e vogёl? Ku ёshtё Marta?

NIKU: Po bёn kafe…nё kuzhinё. Ajo bёhet keq menjёherё.

XHORXHI [i kredhur nё mendime]: Kush? Marta? Marta s’ёshtё bёrё keq asnjёherё nё jetёn e vet, po nuk llogarite kohёn qё rri nё azil…

NIKU [edhe ai me zё tё ulёt]: Jo. Gruaja ime…gruaja ime bёhet keq menjёherё. Marta ёshtё gruaja jote.

XHORXHI [me njё farё keqardhjeje]: Ëh, po…e di.

NIKU [pohon njё fakt]: Dhe ajo nuk rri nё azil.

XHORXHI: Gruaja jote?

NIKU: Jo, jotja.

XHORXHI: Ah! Imja. [Pauzё] Jo, ajo, jo…unё do tё rrija ca kohё; dua tё them, po tё isha nё vendin e saj… Por unё nuk rri. [Pauzё] Megjithatё do tё mё pёlqente. Kёtu ndonjёherё tё zien koka.

NIKU [ftohtё]: Sigurisht.

XHORXHI: Ti e pe vetё.

NIKU: Unё pёrpiqem tё mos…

XHORXHI: Pёrzihesh. Apo jo?

NIKU: Po…tamam.

XHORXHI: Nuk e besoj.

NIKU: Mё vjen…zor.

XHORXHI [sarkastik]: Ashtu, hё?

NIKU: Po, ashtu, vёrtet.

XHORXHI [duke e pёrqeshur]: Po, ashtu, vёrtet. [Pastaj me zё tё lartё, por i drejtohet vetes] TË VJEN NË MAJË TË HUNDËS!

NIKU: Prit tani! Unё nuk thashё…

XHORXHI: TË VJEN NË MAJË TË HUNDËS! [Me zё tё ulёt, por me shumё forcё] Ti kujton se dua unё tё ma bёjnё kёshtu…tё mё vёnё nё lojё, tё mё marrin fytyrёn para…[E tund dorёn me njё gjest pёrbuzёs injorimi] TEJE? Kujton se mё pёlqen kjo?

NIKU [ftohtё-jomiqёsor]: Jo…nuk besoj se tё pёlqen.

XHORXHI: Ou, nuk beson, hё?

NIKU [kundёrvёnёs]: Jo…nuk besoj!

XHORXHI [i lёshuar]: Dashamirёsia jote mё çarmatos…dhembshuria jote mё bёn tё derdh lot! Lotё tё mёdhenj, tё kripur, joshkencorё!

NIKU [me shumё pёrbuzje]: Nuk e kuptoj, pse mendon se punёt tuaja duhet t’i marrin vesh tё tjerёt.


XHORXHI: Unё?

NIKU: Nё qoftё se ti dhe…gruaja jote…doni tё silleni me njёri-tjetrin si dy…

XHORXHI: Unё! Pse mendoj unё!

NIKU: …si dy kafshё, nuk e kuptoj pse nuk e bёni kёtё kur s’ka ndonjё…

XHORXHI [duke qeshur nё zemёrim e sipёr]: Pse, mor mburravec, mor hipokrit i vogёl…

NIKU [me ton tё vёrtetё kёrcёnues]: DËGJO KËTU, TI! [Heshtje.] Ki kujdes…po tё them!

XHORXHI:…mor hipokrit shkencor.

NIKU: Nuk kam qёlluar kurrё ndonjё burrё mё tё vjetёr.

XHORXHI [mendohet]: Ah! [Pauzё] Ti qёllon vetёm ata mё tё rinjtё…fёmijёt…gratё…dhe zogjtё. [E kupton qё Nikut nuk i pёlqen.] Sigurisht, ti ke shumё tё drejtё. Kjo nuk hyn tek shfaqjet mё tё bukura…tё shohёsh njё çift tё moshёs sё mesme qё i vёrsulen njёri-tjetrit, tё skuqur, duke dihatur dhe qё dalin huq gjysmёn e kohёs.

NIKU: Oh, ju tё dy s’dilni huq…jeni shumё tё zotёt. Impresionues.

XHORXHI: Dhe gjёrat impresionuese ty tё impresionojnё, ё? Ti…impresionohesh menjёherё…je idealist pragmatik.

NIKU [me buzёqeshje tё sforcuar]: Jo, puna ёshtё se ndonjёherё mund t’i admiroj ato gjёra qё nuk mё ngjallin admirim. Ideja e fshikullimit nuk mё kujton ndonjё gjё tё bukur, por…

XHORXHI:…por mund ta admirosh njё qё di tё fshikullojё…njё profesionist tё vёrtetё.

NIKU: Kёshtu…them.

XHORXHI: Gruaja jote vjell shumё, apo jo?

NIKU: Nuk e thashё kёtё…thashё qё bёhet keq menjёherё.

XHORXHI: Ah, unё kujtova se kur the qё bёhet keq e kishe fjalёn…

NIKU: Po, vёrtet… Ajo…vjell shumё. Po filloi…hajde pastaj ta ndalosh… Dua tё them…vazhdon me orё tё tёra. Jo gjithё kohёn, por…me intervale tё rregullta.

XHORXHI: Mund tё matёsh kohёn me tё, hё?

NIKU: Pothuajse.

XHORXHI: Pije?

NIKU: Po. [Pa emocion, pёrveç njё shprehjeje fare tё lehtё mospёlqimi, ndёrsa Xhorxhi merr gotёn e tij dhe e çon tek bari] U martova me tё sepse ishte me barrё.

XHORXHI [pauzё]: Ou? [Pauzё] Ti mё the qё nuk keni fёmijё… Kur tё pyeta, mё the qё…

NIKU: Nё fakt…nuk ishte. Ishte barrё histerike. U fry njёherё dhe pastaj u shfry.

XHORXHI: Dhe ti u martove kur ajo ishte e fryrё.

NIKU: Pastaj u shfry. [Qeshin tё dy dhe habiten paksa me kёtё.]

XHORXHI: Ah…burbon, hё?

NIKU: Po…burbon.

XHORXHI [akoma tek bari]: Kur isha gjashtёmbёdhjetё vjeç dhe ndiqja liceun nё kohёn e luftrave punike, ne bёheshim grup dhe shkonim nё Nju Jork ditёn e parё tё pushimeve, para se tё largoheshim pёr nё shtёpitё tona, dhe nё mbrёmje, ashtu siç ishim, shkonim nё njё mejhane qё ishte pronё e babait-gangster tё njёrit prej nesh – sepse flitet pёr kohёn e Eksperimentit tё Madh ose Prohibicionit, siç njihet mё shpesh, dhe ishte kohё e keqe pёr lobin e pijeve, por e artё pёr batakçinjtё dhe policёt – dhe kёshtu, pra, shkonim te ky lokali, pinim bashkё me tё rriturit dhe dёgjonim xhaz. Njё herё me ne ishte njё djalё pesёmbёdhjetё vjeç qё kishte vrarё tё ёmёn me shotgan disa vite mё parё – aksidentalisht, fare aksidentalisht, bile pa asnjё motiv tё pavetёdijshёm, pёr kёtё jam i sigurt, nuk dyshoj – dhe atё natё ky djali ishte me ne, dhe ne po porosisnim pijet, dhe kur i erdhi radha, nё vend qё tё thoshte burbon, tha, burxhin, mё sill ca burxhin, tё lutem…burxhin dhe ujё. Ne qeshёm qё tё gjithё…ai ishte bjond, me njё fytyrё engjёllore, dhe atij iu skuqёn faqet, u skuq gjer te veshёt, dhe ndihmёsi i gangsterit qё kishte marrё porosinё ua tregoi kёtё atyre te tavolina tjetёr, dhe ata filluan tё qeshnin, dhe sa mё shumё veta qё e merrnin vesh, aq mё shumё dёgjoheshin tё qeshura, dhe ne qeshnim mё fort se tё tjerёt, kurse djali qё kishte vrarё tё ёmёn mё fort se ne. Shumё shpejt tё gjithё nё lokal e morёn vesh dhe filluan tё porosisnin burxhin e tё qeshnin. Mё pas tё qeshurat ranё, por nuk pushuan, sepse sa herё qё porositej burxhin, shpёrthenin prapё. Atё natё pimё falas, bile ata lokalit na blenё edhe shampanjё. Kuptohet se tё nesёrmen secili, vetёm, nё trenin e tij, e bёri rrugёn nga Nju Jorku me atё dhimbjen e kokёs qё i kap tё rriturit…por ishte dita mё emocionuese…e rinisё sime. [I jep Nikut pijen me tё mbaruar fjalёn.]

NIKU [me zё shumё tё ulёt]: Falemnderit. Çfarё…çfarё ndodhi me kёtё djalin qё kishte vrarё tё ёmёn?

XHORXHI: Nuk ta tregoj.

NIKU: Nё rregull.

XHORXHI: Njё vit mё vonё, nё verё, nё njё rrugё fshati, me lejen e kursantit nё xhep, me babain e vet nё sediljen e parё djathtas, ai e preu timonin pёr tё shmangur njё ferrёgjatё dhe shkoi e i ra njё trungu tё trashё.

NIKU [me zё tё kёputur, lutёs]: Mos!

XHORXHI: Sigurisht, nuk u vra. Nё spital, kur erdhi nё vete dhe ishte jashtё rrezikut, dhe i treguan qё babai kishte vdekur, filloi tё qeshte, kёshtu mё kanё thёnё, dhe qeshte fort, nuk pushonte derisa i bёnё njё gjilpёrё nё krah, bile as atёherё, derisa i humbi vetёdija dhe pastaj nuk qeshi mё…e mbylli. Kur e mori veten nga plagёt, aq sa mund tё ecte pa u dёmtuar nga sforcimi, e futёn nё njё azil. Kjo ka ndodhur tridhjetё vjet mё parё.

NIKU: Atje…ёshtё akoma?

XHORXHI: Po. Dhe mё kanё thёnё se gjatё kёtyre tridhjetё vjetёve nuk ka…nuk ka nxjerrё…asnjё zё, s’e ka hapur gojёn fare. [Njё heshtje disi e gjatё: pesё sekonda, ju lutem.]

MARTA! [Pauzё] MARTA!

NIKU: Tё thashё qё po bёn kafe.

XHORXHI: Pёr gruan tёnde histerike qё fryhet dhe shfryhet.

NIKU: Qё u fry dhe u shfry.

XHORXHI: Atёherё. Tani, jo?


NIKU: Jo.

XHORXHI [pas njё pauze pёr tё shprehur keqardhjen]: Gjёja mё e trishtuar te njerёzit…jo, njё nga gjёrat mё tё trishtuara te njerёzit ёshtё mёnyra se si plaken…disa prej tyre. E di çfarё ndodh me tё çmendurit? Hё?...me ata tё heshturit?

NIKU: Jo.

XHORXHI: Ata nuk ndryshojnё…nuk plaken.

NIKU: S’ka sesi.

XHORXHI: Njё ditё, po, sigurisht. Por nuk plaken…nё kuptimin e zakonshёm. Ruajnё njё pamje tё patrazuar…pёrdorimi i pakёt i çdo gjёje i lё…tё paprekur fare.

NIKU: Po e rekomandon kёtё?

XHORXHI: Jo. Megjithatё disa gjёra janё tё trishtuara. [Imiton atё qё kёrkon tё ngjallё optimizёm.] Mirё, po ti duhet tё mbahesh, mor burrё, tё luftosh, tё mos e lёshosh veten! [Pauzё] Marta nuk ka barrё histerike.

NIKU: Gruaja ime pati njё herё.

XHORXHI: Po. Kurse Marta nuk mbetet kurrё me barrё.

NIKU: Unё…s’e besoj. Ju keni fёmijё tё tjerё? Keni ndonjё vajzё?

XHORXHI [si tё ishte ndonjё shaka e kripur]: Kemi ndonjё çfarё?

NIKU: …e kam fjalёn, ju keni vetёm njё…djalё…hё…tuajin?

XHORXHI: [me njohjen e diçkaje personale]: Po…vetёm njё djalё…tonin.

NIKU: A…[Mbledh supet.]…shumё mirё.

XHORXHI: Oh! Tani, ai ёshtё njё…ngushёllim, njё top lecke.

NIKU: Çfarё?

XHORXHI: Top lecke. Nuk e kupton? [Duke i theksuar fjalёt] Top…lecke.

NIKU: E dёgjova…nuk jam shurdh…por thashё qё s’e kuptoj. XHORXHI: Nuk the ashtu. NIKU: Doja tё thosha qё s’e kuptoj. [Duke psherёtirё] Zot i madh! XHORXHI: Po acarohesh. NIKU [i acaruar]: Mё fal. XHORXHI: Djali ynё, thashё, bebja e tre syve tanё, se Marta ёshtё qiklop…djali ynё ёshtё top lecke dhe ti acarohesh. NIKU: Mё fal! Ёshtё vonё, jam i lodhur, kam filluar tё pi qё nё orёn nёntё, gruaja po mё vjell dhe kёtu s’pushojnё tё bёrtiturat… XHORXHI: Dhe ti acarohesh. Natyrisht. Por…mos e vrit mendjen. Tё gjithё qё vijnё kёtu, kёshtu pёrfundojnё…tё acaruar. Nuk pritet tё ndodhё ndryshe…mos u shqetёso. NIKU [i acaruar]: Nuk po shqetёsohem! XHORXHI: Je i acaruar. NIKU: Po. XHORXHI: Do tё doja tё tregohesha i hapur me ty pёr njё gjё…sa kohё qё zonjat tona tё dashura nuk ndodhen kёtu…do tё doja tё tregohesha i hapur pёr atё qё tha Marta. NIKU: Unё nuk…i gjykoj tё tjerёt, kёshtu qё s’ёshtё nevoja, vetёm po deshe ti… XHORXHI: Po, dua. Unё e di qё nuk tё pёlqen tё pёrzihesh…qё do tё…ruash atё qёndrimin tёnd indiferent prej shkencёtari ndaj – nё mungesё tё njё fjale mё tё mirё – ndaj jetёs…dhe çdo gjёje…por prapё, unё dua tё ta tregoj. NIKU [i ngurtё, me njё buzёqeshje formale]: Unё…i ftuar jam. Vazhdo. XHORXHI [e vlerёson me tallje]: Oh…mirё, falemnderit. Kjo, po! Kjo mё ngroh e ma gufon shpirtin. NIKU: Tani, nё qoftё se… ZËRI I MARTËS: Hej! NIKU: …nё qoftё se do tё fillosh prapё me kёto… XHORXHI: Dёgjoji! Zёra pylli. NIKU: Hё? XHORXHI: Zёra kafshёsh. MARTA [fut kokёn brenda]: Hej! NIKU: Oh! XHORXHI: Ja dhe dadoja e vogёl! MARTA [Nikut]: Ne jemi ulur lart…po pijmё kafe dhe erdhёm. NIKU [pa u ngritur]: A…ka ndonjё gjё qё duhet tё bёj? MARTA: Asgjё. Rri aty dhe dёgjo çfarё tё thotё Xhorxhi. Pёlcet derrin. XHORXHI: Monstre! MARTA: Cochon! XHORXHI: Bête! MARTA: Canaille! XHORXHI: Putain! MARTA [me njё gjest pёrbuzёs injorimi]: Hyyyyyy! Kur tё vijmё…ju duam tё qeshur! [Ndёrsa largohet] E pastrove atё katrahurёn qё bёre, Xhorxh? XHORXHI [Marta ka ikur. Xhorxhi flet nё drejtim tё korridorit tё zbrazёt]: Jo, Marta, nuk e kam pastruar katrahurёn qё bёra. Kam vite qё po pёrpiqem ta pastroj katrahurёn qё bёra. NIKU: Ashtu? XHORXHI: Si the? NIKU: Ke vite qё pёrpiqesh? XHORXHI [pas njё pauze tё gjatё…duke e vёshtruar]: Pёrshtatja, pёrkulshmёria, modifikimi…kёto duket se janё nё rendin e gjёrave, apo jo? NIKU: Mos u mundo tё mё futёsh nё njё kategori me veten! XHORXHI [pauzё]: Oh! [Pauzё] Jo, sigurisht, jo. Pёr ty, gjёrat janё mё tё thjeshta…ti martohesh, se ajo fryhet si balonё…kurse unё si trashanik dhe demode… NIKU: Jo vetёm pёr atё! XHORXHI: Patjetёr! Ajo ka edhe pará! NIKU [duket i lёnduar. Pastaj i vendosur, pas njё pauze]: Po. XHORXHI: Po? [Gjithё gёzim] PO? Do tё thuash qё e gjeta? Qё godita nё shenjё? NIKU: Ti e kupton… XHORXHI: O zot, çfarё mjeshtёrie! Dhe me herёn e parё. Si tё duket? NIKU: Ti e kupton qё… XHORXHI: Ka edhe gjёra tё tjera. NIKU: Po. XHORXHI: Si kompensim. NIKU: Po. XHORXHI: Gjithmonё ka. [Sheh qё Niku po reagon keq.] Jo, jam i sigurt qё ka. S’doja tё tregohesha i pasjellshёm. Ka gjithmonё faktorё kompensues…si nё rastin e Martёs dhe timin…Tani, nga jashtё… NIKU: Ne si tё thuash jemi rritur bashkё… XHORXHI: …duket si puna e atij qё fut e bjer e s’ka tё ngopur, nga jashtё… NIKU: Ne e njohim njёri-tjetrin, ohu, qё kur s’mbahet mend, qё kur ishim gjashtё vjeç… XHORXHI: …por po tё kthehesh mbrapa, te fillimi i kёsaj lidhjeje, kur erdha pёr herё tё parё nё Nju Karthixh, atёherё… NIKU [me njё farё pezmatimi]: Mё fal. XHORXHI: Hё? Oh! Jo, jo…mё fal ti mua. NIKU: …s’ka gjё. XHORXHI: …vazhdo ti. NIKU: Tё…lutem. XHORXHI: Mё vjen keq… Ti je miku. Fol i pari. NIKU: Tani…po bёhet pak qesharake. XHORXHI: Pёrralla! [Pauzё] Por po tё ishe ti gjashtё vjeç, ajo duhej tё ishte katёr ose diçka e tillё. NIKU: Ndoshta unё kam qenё tetё…ajo gjashtё dhe…luanim…doktorash. XHORXHI: Fillim i shёndetshёm heteroseksual. NIKU [duke qeshur]: Ëhё. XHORXHI: Shkencёtar qё atёherё, ё? NIKU [qesh]: Po. Dhe familjet tona e quanin gjithmonё si diçka tё sigurt…mё kupton…siç e quanim edhe ne, kam pёrshtypjen. Dhe ashtu ndodhi. XHORXHI [pauzё]: Çfarё ndodhi? NIKU: U martuam. XHORXHI: Kur ishe tetё vjeç? NIKU: Jo, natyrisht. Shumё mё vonё. XHORXHI: Po, pra, se po habitesha… NIKU: Nuk mendoj se midis nesh pati ndonjё…shpёrthim pasioni, bile as nё fillim…tё martesёs. XHORXHI: Tani, kur ke luajtur doktorash a kёsi gjёrash kuptohet se mё vonё nuk ka surpriza apo zbulime tronditёse. NIKU [i pasigurt]: Jo… XHORXHI: Ështё gati-gati e njёjta gjё…pavarёsisht nga ato qё thonё pёr kinezet. NIKU: Çfarё thonё pёr kinezet? XHORXHI: Ma jep ta mbush gotёn…tё ka shkrirё akulli. [Merr gotёn e Nikut.] NIKU: Falemnderit. Edhe pak dhe s’kemi çfarё tё dehemi mё, apo jo? XHORXHI: Tani, dehesh edhe mё shumё…por dehesh ndryshe…mezi lёviz…rёndohesh…vetёm po i nxorre zorrёt jashtё…si gruaja jote…vetёm atёherё si tё thuash mund ta nisёsh nga e para. NIKU: Kёtu nё Ist tё gjithё pijnё shumё. [Mendon pёr kёtё.] Edhe nё Midёll-Uest pijnё shumё. XHORXHI: Nё kёtё vend njerёzit pijnё shumё dhe ne mё duket do tё pijmё akoma mё shumё po mbijetuam. Duhej tё kishim qenё arabё ose italianё…arabёt nuk pijnё fare, ndёrsa italianёt, pёrveç ditёve tё festave fetare, nuk pijnё aq shumё. Duhej tё kishim jetuar nё Kretё a ku di unё. NIKU [me sarkazёm…si t’i jepte fund njё shakaje]: Dhe pastaj tё bёheshim kretinё. XHORXHI [me habi tё lehtё]: A thua? [I jep Nikut pijen.] Mё trego pak pёr paratё e gruas. NIKU [papritur dyshues]: Pse? XHORXHI: Po mirё…mos mё trego, atёherё. NIKU: Pse kёrkon tё dish pёr paratё e gruas sime? [Idhnak.] Hё? XHORXHI: Mendova se nuk do ta kishe problem. NIKU: Jo, nuk mendove ashtu. XHORXHI [bёn akoma si indiferent]: Mirё, pra… Kam qejf tё mёsoj pёr paratё e gruas tёnde, sepse mё ngacmon imagjinatёn metodologjia…pёrshtatja pragmatike me tё cilёn ju djemtё e valёs sё tё ardhmes do tё viheni nё krye. NIKU: Ja…fillove prapё. XHORXHI: Vёrtet? S’ёshtё ashtu. Shiko…edhe Marta ka pará. Dua tё them, babai i saj ka vite qё e rrjep mirё kёtё vend dhe… NIKU: S’ёshtё e vёrtetё. XHORXHI: Ti thua qё s’e rrjep? NIKU: Po. XHORXHI [mbledh supet]: Mirё, pra… babai i Martёs nuk e rrjep kёtё vend prej vitesh dhe Marta ёshtё trokё. Nё rregull? NIKU: Po flisnim pёr paratё e gruas sime…jo tё gruas tёnde. XHORXHI: Nё rregull…fol. NIKU: Jo. [Pauzё] Vjehrri im…ka qenё njeri i Zotit dhe ishte shumё i pasur. XHORXHI: Çfarё besimi? NIKU: Vjehrri im…u thirr nga Zoti qё kur ishte gjashtё vjeç a diçka e tillё dhe filloi tё predikonte, tё pagёzonte njerёzit dhe t’i shpёtonte. Udhёtonte vazhdimisht dhe u bё shumё i famshёm…jo si ca tё tjerё…u bё shumё i famshёm…dhe kur vdiq kishte shumё pará. XHORXHI: Paratё e Zotit. NIKU: Jo…tё tijat. XHORXHI: Po paratё e Zotit? NIKU: Shpenzoi paratё e Zotit…dhe kurseu tё tijat. Ndёrtoi spitale, dёrgoi vaporё me ndihma, futi nevojtoret e oborrit brenda shtёpive, i nxori njerёzit jashtё shtёpive, nё diell, ngriti tre kisha a ku di unё, megjithёse dy u dogjёn…dhe si pёrfundim u bё shumё i pasur. XHORXHI [pasi mendohet pёr kёtё]: Ah, shumё mirё! NIKU: Po. [Pauzё. Kukuriset pak.] Kёshtu qё gruaja ime ka ca pará. XHORXHI: Jo paratё e Zotit. NIKU: Jo. Tё sajat. XHORXHI: Ah, shumё mirё! [Niku kukuriset pak.] Marta u bё me pará prej gruas sё dytё tё babait tё Martёs…jo e ёma e Martёs. Mbasi vdiq e ёma e Martёs…seç ishte njё zonjё e vjetёr me lytha, shumё e pasur. NIKU: Kjo ishte shtrigё. XHORXHI: Shtrigё e mirё dhe u martua me miun e bardhё… [Niku fillon tё kukuriset.] …me sy tё veckёl e tё kuq…dhe ai duhet t’ia ketё brejtur lythat a ku di unё, sepse ajo nuk e zgjati shumё, u fry dhe plasi si shtёllungё tymi. PUF! NIKU: PUF! XHORXHI: PUF! Dhe ajo qё mbeti mё pas, pёrveç ilaçit tё lythave, ishte njё alamet testamenti… Njё ёmbёlsirё me pjeshka, njё copё pёr komunёn e Nju Karthixhit, njё copё pёr kolegjin, njё copё pёr babain e Martёs dhe po aq pёr Martёn. NIKU [nuk e kontrollon fare veten]: Ndoshta…ndoshta vjehrri im dhe shtriga me lytha duhej tё ishin puqur bashkё, sepse edhe ai mi ishte. XHORXHI [duke e nxitur]: Vёrtet? NIKU [shpёrthen]: As qё bёhet fjalё…mi kishe! [Tё dy qeshin njё copё herё, po me njё notё tё trishtuar…dikur e qeshura tretet dhe bie heshtja.] Gruaja jote nuk e pёrmendi asnjёherё njerkёn. XHORXHI [mendohet]: Ndoshta…s’ёshtё e vёrtetё. NIKU [duke zvogёluar sytё]: Ndoshta ёshtё. XHORXHI: Edhe mundet, edhe s’mundet. Prapё, historia jote mё duket shumё mё e bukur…me gruan e pompuar, me vjehrrin qё ishte prift… NIKU: S’ishte prift…ishte njeri i Zotit. XHORXHI: Po. NIKU: Dhe gruaja ime nuk ishte e pompuar…ajo u fry. XHORXHI: Po, po. NIKU [duke u kukurisur]: Merri fjalёt nё kuptimin e drejtpёrdrejtё. XHORXHI: Po…ashtu do t’i marr. Mё fal. NIKU: Nё rregull. XHORXHI: Ti natyrisht e kupton se unё tё kam tёrhequr nё kёtё bisedё jo se mё intereson jeta jote e vajtueshme, por vetёm se ti paraqet njё kёrcёnim tё madh e tё drejtpёrdrejtё pёr jetёn time dhe dua tё zbuloj kush je. NIKU [akoma i zbavitur]: Posi…posi. XHORXHI: Dua tё them…tё kam paralajmёruar…e ke marrё paralajmёrimin. NIKU: Po, e kam marrё. [Qesh.] E di ti kush janё ata qё mё shqetёsojnё mё shumё? Pikёrisht ju tipat skuthё. Ju kёlyshat e kurvёs qё s’vleni asnjё grosh…ju jeni mё tё kёqijtё. XHORXHI: Po… Ne skuthёt. Njё me bёrryl nё sy…njё me gju nё stomak…ne jemi mё tё kёqijtё. NIKU: Po. XHORXHI: Mirё, mё bёhet qejfi qё nuk mё beson… Unё e di qё historinё dhe gjithçka tjetёr e ke nё anёn tёnde… NIKU: Phhh! Historinё e ke ti nё anёn tёnde…unё kam biologjinё. Histori, biologji. XHORXHI: E kuptoj dallimin. NIKU: Mos luaj, pra! XHORXHI: Ou? Unё mendova se e vendosёm qё, para se tё ngjitesh nё majё, tё marrёsh si fillim drejtimin e departamentit tё historisё. Ti e kupton…shkallё-shkallё. NIKU [duke u shtriqur…duke u kёnaqur…duke luajtur lojёn]: Aaaaaa…ajo qё kam menduar unё tё bёj ёshtё tё njihem njёherё nё pёrgjithёsi, tё mos e marr seriozisht pёr ca kohё, tё zbuloj gjithё pikat e dobёta, t’i ndreq, por kjo tё vuloset me emrin tim…tё bёhem njё realitet konkret dhe pastaj tё kthehem nё…çfarё? XHORXHI: Nё domosdoshmёri. NIKU: Tamam… nё domosdoshmёri. Ti e kupton… Merr drejtimin e ca kurseve nga mё tё vjetrit, ngri ca grupe tё veçanta pёr vete…pallo ca gra tё rёndёsishme… XHORXHI: Prit, tani! Mund tё marrёsh drejtimin e çdo kursi dhe mund tё grumbullosh nё palestёr kё tё duash nga elita e tё rinjve, por po fillove tё pallosh gra tё rёndёsishme, ta dish qё s’po bёn pёrpara. Rruga pёr tek zemra e burrit kalon nga barku i gruas sё tij dhe kёtё mos e harro. NIKU [i vjen pas fillit]: E di…e di. XHORXHI: Dhe gratё kёtu s’i lёnё gjё mangut puntas – e kupton, femrat e rrugёs nё Amerikёn e Jugut. E di çfarё bёjnё ato atje…nё Rio? Punta? Hё? Gagarijnё…si pata. Rrinё nё rrugё dhe bёjnё ga-ga-ga…si tufё patash. Tё gjitha gratё e fakultetit nё qendrёn e Nju Karthixhit duke gagaritur si tufё patash. Kjo ёshtё rruga drejt pushtetit – palloji tё gjitha! NIKU [i vjen akoma pas fillit]: Vё bast qё ke tё drejtё. XHORXHI: Po, kam. NIKU: Dhe vё bast qё pata mё e madhe e tufёs ёshtё gruaja jote, apo jo? Babai rektor…tё gjitha. XHORXHI: Patjetёr, pёr ty ёshtё domosdoshmёri! NIKU: Po, mor zotёri. [Fёrkon duart.] Dhe a nuk do tё ishte mirё ta shkёpusja nё njё qoshe dhe t’ia kёrceja si buçe, hё? XHORXHI: O, patjetёr! NIKU [e vёshtron Xhorxhin njё minutё, me njё çehre pak tё keqe]: E di, gati mё duket se e ke seriozisht. XHORXHI [ngre gotёn pёr ta bёrё gёzuar]: Jo, mor djalё…ty gati tё duket se e ke seriozisht dhe kjo tё tmerron. NIKU [shpёrthen me mosbesim]: Mua! XHORXHI [me ton tё qetё]: Po…ty. NIKU: Po tallesh! XHORXHI [me ton atёror]: Nuk tallem… Do tё tё jap njё kёshillё tё vlefshme, po mё dёgjove. NIKU: Kёshillё tё vlefshme! Prej teje? Shih, shih! [Fillon tё qeshё.] XHORXHI: S’e ke dёgjuar akoma… Kёshillёn merre, kushdo qё ta japё… Tani, dёgjo. NIKU: Po ikё, ore! XHORXHI: Do tё tё vlejё. NIKU: Pikё e zezё…! XHORXHI: Kёtu ka njё gropё thithёse dhe ti do tё rrёshqasёsh brenda… NIKU: Shih, shih…! XHORXHI: …dhe do tё zhdukesh para se ta marrёsh vesh… [Niku qesh me tallje.] Ti ta shpif me kёtё sjellje dhe je njё kokёrr kapadai…kurse unё pёrpiqem tё tё pajis me mjete tё nevojёs sё parё. A MË DËGJON? NIKU [akoma duke qeshur]: Tё dёgjoj. Ti bёrtet. XHORXHI: SHUMË MIRË! NIKU: Hej, Hani. XHORXHI [heshtje. Pastaj me ton tё qetё]: Mirё, pra… Ti kёrkon tё improvizosh, apo jo? Megjithatё gjithçka do tё zgjidhet sipas njё kalendari historik, nё rregull? NIKU: Po…po. Vazhdo tё thurёsh, gjyshe… Unё nuk mёrzitem. XHORXHI [pas njё heshtjeje]: Po pёrpiqem…po pёrpiqem tё tё bind qё… NIKU [me mendjemadhёsi]: …tё hyj nё kontakt? XHORXHI: Po. NIKU [pёrsёri]: …tё komunikoj? XHORXHI: Po. Pikёrisht. NIKU: Ah…kjo ёshtё prekёse…kjo ёshtё vёrtet…shumё mallёngjyese. [Befas me rrёmbim] KRIS BYTHËN! XHORXHI [pauzё e shkurtёr]: Hё? NIKU [kёrcёnues]: E dёgjove çfarё thashё! XHORXHI[nga Niku, po jo pёr tё]: Ti merr mundimin tё ndёrtosh njё qytetёrim…tё…ndёrtosh njё shoqёri tё mbёshtetur nё parimet e…e njё rregulli themelor…pёrpiqesh tё nxjerrёsh dije tё komunikueshme nga rendi natyror, rregulla morale nga çrregullimi i panatyrshёm i mendjes sё njeriut…krijon sistemin e qeverisjes dhe artin dhe e kupton se kёto janё, duhet tё jenё, qё tё dyja njёsoj… i çon gjёrat nё pikёn mё tё trishtueshme…nё atё pikё ku mund tё humbёsh diçka…pastaj papritur, mes gjithё tingujve tё melodisё, mes jehonёs sё punёs dhe orvatjeve tё njeriut, vjen Dita e Gjykimit. Dhe çfarё ёshtё kjo? Çfarё thotё trumbeta? Kris bythёn. Ma ha mendja se ka drejtёsi pёr kёtё…pas gjithё atyre viteve… Kris bythёn. NIKU [pauzё e shkurtёr…pastaj duke duartrokitur]: Ha, ha! Bravo! Ha, ha! [Vazhdon tё qeshё.] [Rihyn Marta duke i prirё Hanit qё duket e zbehtё, por qё buzёqesh pa e dhёnё veten.] HANI [me madhёshti]: Falemnderit…falemnderit. MARTA: Ja ku erdhёm ne, duke u dridhur pak, por me kёmbёt tona. XHORXHI: Sa mirё! NIKU: Si? Ah…AH! Ç’kemi, Hani…e more veten? HANI: Po, i dashur… Por ёshtё mё mirё tё ulem. NIKU: Patjetёr…hajde…kёtu afёr meje. HANI: Falemnderit, i dashur. XHORXHI [nёpёr dhёmbё]: Kjo tё prek…thellё nё zemёr. MARTA [Xhorxhit]: Po hё? Nuk ke ndёrmend tё kёrkosh falje? XHORXHI [me vёshtrim pyetёs]: Pёr çfarё, Marta? MARTA: Qё e bёre zonjёzёn tё villte, pёr çfarё tjetёr? XHORXHI: S’e bёra unё tё villte. MARTA: Kush tjetёr mё shumё se ti! XHORXHI: Unё jo! HANI [me gjest papnor]: Jo…jo. MARTA [Xhorxhit]: Kush e bёri sipas teje…ai djali seksi atje? Mos tё duket se ai e bёri keq zonjёzёn e vet tё dashur? XHORXHI [pёr tё ndihmuar]: Ti mё bёn mua keq! MARTA: NDRYSHON PUNA! HANI: Jo. Unё…vjell…dua tё them, njё e dy dhe…bёhem keq, e kam vetё…pa ndonjё shkak. XHORXHI: Ky ёshtё fakt? NIKU: Ti je…delikate, Hani. HANI [me krenari]: Kёshtu kam qenё gjithmonё. XHORXHI: Si Big Ben-i. NIKU [paralajmёrues]: Ki kujdes! HANI: Dhe mjekёt mё thonё qё nuk kam asnjё problem…me organizmin. E kupton? NIKU: Sigurisht qё s’ke. HANI: Po, pra. Pak para se tё martoheshim pata njё zmadhim…apendiciti…ose kёshtu menduan tё gjithё…dhe doli qё ishte…ishte [Qesh pak.]…alarm i rremё. [Xhorxhi dhe Niku shkёmbejnё vёshtrime tё shkurtra.] MARTA [Xhorxhit]: Mё mbush njё gotё. [Xhorxhi i drejtohet barit.] Xhorxhi i bёn keq qё tё gjithё… Kur e kishim djalin tё vogёl… XHORXHI: Marta, rri… MARTA: …ai villte gjithё kohёn pёr shkak tё Xhorxhit… XHORXHI: Unё po tё them, rri! MARTA: Dhe iu theksua kjo punё aq shumё, saqё kur hynte Xhorxhi nё dhomё ai bёhej gati pёr tё vjellё dhe… XHORXHI: …arsyeja e vёrtetё [Flet me zemёrim.] qё djali ynё nxirrte zorrёt gjithё kohёn, ti grua dhe e dashur, ishte shumё e thjeshtё: nuk tё duronte ty kur e ngacmoje pa pushim, kur i futeshe nё dhomё me robdeshambrin e zbёrthyer, kur i lёshoje grahmёn e alkoolit dhe e prekje me dorё gjithandej… MARTA: OU? Prandaj edhe ia mbathte nga shtёpia dy herё nё muaj? [Tani nga tё ftuarit] Dy herё nё muaj! Gjashtё herё nё vit! XHORXHI [gjithashtu tё ftuarve]: Ia mbathte pёrherё nga shtёpia, sepse Marta e mbёrthente nёpёr qoshe. MARTA [me zё tё lartё dhe tё ashpёr]: NUK E KAM MBËRTHYER KURRË NËPËR QOSHE ATË QEN BIR QENI! XHORXHI [duke i dhёnё Martёs pijen]: Kur kthehesha nё shtёpi, ai vraponte tek unё dhe mё thoshte, ‘Mami mё sulet gjithmonё.’ Kёto fjalё mё thoshte. MARTA: Gёnjeshtra! XHORXHI [duke mbledhur supet]: Tani, kёshtu ka qenё …ti i suleshe gjithmonё dhe mua mё vinte shumё zor. NIKU: Kur tё paska ardhur kaq zor, pse e pёrmend? HANI [qortuese]: I dashur…! MARTA: Po, pra! [Nikut] Falemnderit, shpirt. XHORXHI [atyre tё gjithёve]: Unё s’doja tё flisja pёr djalin fare… Do tё isha shumё i lumtur sikur tё mos hapja fare kёtё temё… nuk mё pёlqen asnjёherё ta diskutoj. MARTA: Tё pёlqen, tё pёlqen. XHORXHI: Ndoshta, kur jemi vetёm. MARTA: Ne vetёm jemi! XHORXHI: Hёm…jo, e dashur…kemi miq. MARTA [me njё vёshtrim lakmues nga Niku]: Patjetёr qё kemi. HANI: Ka mundёsi pak brandi? Mё duket se e dua pak brandi. NIKU: Mendon se duhet tё pish? HANI: Po…po, i dashur. XHORXHI [duke lёvizur pёrsёri drejt barit]: Patjetёr! Mbushe rrafsh! NIKU: Hani, nuk mё duket se… HANI [po fillon t’i hipё inati]: Do tё mё ngrejё nё kёmbё, i dashur, se jam si e trullosur. XHORXHI: Me gjysmёn e shishes tё merren kёmbёt…duhet ta pish gjithё shishen. HANI: Po. [Martёs] Unё vdes pёr brandi…vёrtet. MARTA [disi e shpёrqendruar]: Tё lumtё. NIKU [dorёzohet]: Tani, po mendove se tё bёn mirё… HANI [vёrtet e acaruar]: E di vetё, i dashur, çfarё mё bёn mirё. NIKU [madje as i kёndshёm]: Po…jam i sigurt qё e di. HANI [Xhorxhi i jep njё brandi]: Ah, sa mirё! Falemnderit. [Nikut] Natyrisht qё e di, i dashur. XHORXHI [mendueshёm]: Edhe unё kam pasё pirё brandi dikur. MARTA [Xhorxhit mё vete]: Ti ke pasё pirё edhe burxhin. XHORXHI [prerazi]: Mbylle gojёn, Marta! MARTA [çon dorёn te goja me njё gjest prej vajze tё vogёl]: Uhhhh! NIKU [ka kapur diçka vagёllimthi]: Hё? XHORXHI [duke e fshehur]: Hiç…hiç. MARTA [edhe ajo]: Ju paskeni folur hapur kur s’ishim ne, apo jo? T’i tregoi Xhorxhi ato historitё e veta? Tё bёn pёr tё qarё, hё? NIKU: Jo…ne… XHORXHI: Ajo qё bёmё ne nё fakt ёshtё se…vallёzuam. MARTA: Ou, vёrtet? E bukur kjo! HANI: Oh, unё vdes pёr vallёzim. NIKU: Nuk e ka seriozisht, Hani. HANI: E di qё s’e ka. Zot i madh…tё vallёzojnё dy burra! MARTA: Mos do tё mё thuash qё nuk filloi tё tregonte se sa lart do tё ishte ngjitur po tё mos ishte babai im? Se si nuk do ta lejonte ndjenja e lartё morale as tё pёrpiqej ta pёrmirёsonte pozitёn e vet? Hё? NIKU [i kufizuar]: Jo… MARTA: Dhe nuk vazhdoi pastaj tё tregonte se si pёrpoq tё botonte njё libёr tё shpifur, por qё nuk e la babai im? NIKU: Libёr? Jo. XHORXHI: Marta, tё lutem… NIKU [duke e nxitur tё vazhdojё]: Libёr? Çfarё libri? XHORXHI [me ton lutёs]: Asgjё. Libёr si gjithё tё tjerёt. MARTA [bёn si mosbesuese]: Posi, si gjithё tё tjerёt! XHORXHI: Marta, tё lutem! MARTA [pothuajse e zhgёnjyer]: Pra, ti nuk e ditke gjithё historinё e dhimbshme. Çfarё ke ti, Xhorxh? U dorёzove? XHORXHI [i qetё…serioz]: Jo, vetёm se duhet tё gjej njё metodё tё re pёr tё luftuar me ty. Ndoshta, taktikёn guerilje…subversionin e brendshёm…a ku di unё. MARTA: Mirё, gjeje dhe ma bёj tё ditur. XHORXHI [me qejf]: Patjetёr, e dashur. HANI: Ore, pse s’vallёzojmё? Unё vdiqa pёr njё çikё vallёzim? NIKU: Hani… HANI: Dua tё vallёzoj njё çikё! Dua! XHORXHI: Nё rregull…! Ta hajё dreqi…do tё vallёzojmё njё çikё. HANI [pёrsёri me gjithё ёmbёlsinё] [Martёs]: Oh, sa qejf…Unё vdes pёr vallёzim. Po ti? MARTA [me njё vёshtrim tё shpejtё nga Niku]: Po…po, nuk ёshtё ide e keqe. NIKU [vёrtet nervoz]: O zot! XHORXHI: O zot! HANI: Unё vallёzoj si era. MARTA [pa koment]: Ashtu? XHORXHI [duke zgjedhur njё disk]: Martёs njё herё i kanё botuar njё fotoportret nё gazetё …kёtu e nja njёzet e pesё vjet mё parё…kur mori çmimin e dytё, mё duket, nё njё nga ato konkurset shtatёditёshe tё vallёzimit…me muskujt e fryrё gjithandej duke mbajtur partnerin. MARTA: Do tё vёsh aty njё disk dhe ta mbyllёsh gojёn? XHORXHI: Patjetёr, e dashur. [Tё gjithёve] Si do tё vallёzojmё? Dyshe tё pёrziera? MARTA: Sigurisht, ti nuk mendon se do tё vallёzoj me ty, apo jo? XHORXHI [mendohet]: Bah…me kёtё kёtu rrotull…meazallah. Dhe as me kёtё tjetrёn qё i nxjerrin kёmbёt xixa. HANI: Unё vallёzoj me tё gjithё… Edhe vetёm. NIKU: Hani… XHORXHI: Vallёzoj si era. XHORXHI: Nё rregull, kalamaj…zgjidhni e merrni dhe, oburra, nё shtrat. [Fillon muzika… Pjesa e dytё, Simfonia Nr. 7 e Bethovenit.] HANI [çohet, kёrcen vetёm]: Ti, ti ti ta ta, ta-ta ti, ta ta-ta ti ta…sa e bukur…! NIKU: Hani… MARTA: Okej, Xhorxh…Hiqe atё! HANI: Tam, ti ti ta ta, ta-ta ti, tam ti ta ta ta…uiiiii…! MARTA: Hiqe atё, Xhorxh! XHORXHI [bёn sikur s’e dёgjon]: Çfarё, Marta? Çfarё? NIKU: Hani… MARTA [ndёrsa Xhorxhi ngre volumin]: HIQE ATË, XHORXH! XHORXHI: ÇFARË? MARTA [çohet dhe lёviz me tё shpejtё, kёrcёnueshёm, drejt Xhorxhit]: Mirё, mor qen bir qeni… XHORXH [e heq diskun menjёherё. Me ton tё qetё]: Çfarё the, e dashur? MARTA: Mor… HANI [nё pozicion tё ngrirё]: E ndalove! Pse e ndalove? NIKU: Hani… HANI [Nikut, duke ia prerё fjalёn ashpёr]: Boll, ti! XHORXHI: Mendova se ishte e pёrshtashme, Marta. MARTA: Ashtu, hё? HANI: Ti kapesh gjithmonё me mua kur jam nё qejfin tim. NIKU [duke u pёrpjekur tё ruajё sjelljen prej zotёrie]: Mё fal, Hani. HANI: Vetёm…mё lёr rehat! XHORXHI: Mirё, pra, pse s’vjen ti, Marta, ta zgjedhёsh vetё? [Largohet nga gramafoni…ia lё Martёs.] Radhёn e ka Marta…grupin do ta drejtojё dama jonё e vogёl. HANI: Unё dua tё vallёzoj, ti mё thua jo… NIKU: Mua mё pёlqen kur ti vallёzon. HANI: Mё lёr rehat. [Ajo ulet…pi.] XHORXHI: Marta ka pёr tё vёnё njё pjesё qё e njeh…ndoshta, Sacre du Printemps. [Lёviz…ulet afёr Hanit.] Ç’kemi, seksi. HANI [me njё britmё tё lehtё kukurisёse]: Ohohohoh! XHORXHI [qesh duke e bёrё fytyrёn si ajo]: Ha, ha, ha, ha. Zgjidh, Marta…tregoje zotёsinё tёnde! MARTA [pёrqendrohet te gramafoni]: Kjo, dreq! XHORXHI [Hanit]: Dёshiron tё vallёzosh me mua? HANI [papritur e pezmatuar]: Jo! Po s’arrita ta bёj vallёzimin tim interpretues, nuk vallёzoj me asnjё. Hiç, do tё rri kёtu dhe…[Mbledh supet…pi.] MARTA [vё diskun…njё melodi pop-xhaz me ritёm tё ngadalshёm]: Okej, kjo ёshtё, hajde tani. [E rrёmben Nikun.] NIKU: Hёm? Oh…tjeta! MARTA: Ç’kemi! [Kёrcejnё ngjitur, ngadalё] HANI [pёrvjel buzёt]: Ne vetёm do tё rrimё kёtu dhe do tё bёjmё sehir. XHORXHI: Tamam! MARTA [Nikut]: Hej, ti je i fortё, apo jo? NIKU: Phhh! MARTA: Kjo mё pёlqen. NIKU: Phhh! HANI: Ata vallёzojnё sikur kanё vallёzuar edhe mё parё. XHORXHI: Ështё vallёzim i njohur…e njohin qё tё dy… MARTA: Mos rri kёshtu, i turpshёm. NIKU: Jo…unё… XHORXHI [Hanit]: Ështё njё ritual shumё i vjetёr…qё kur s’mbahet mend. HANI: Nuk…nuk e kuptoj çfarё do tё thuash. [Niku dhe Marta shkёputen tani dhe kёrcejnё nga tё dyja anёt ku janё ulur Xhorxhi dhe Hani; qёndrojnё me fytyrё nga njёri-tjetri dhe, ndёrsa lёvizin kёmbёt ngadalё, trupat e tyre pёrkulen nё sinkroni… Duket sikur i nёnshtrohen njё force.] MARTA: Mё pёlqejnё lёvizjet e tua. NIKU: Edhe mua tё tuat. XHORXHI [Hanit]: Iu pёlqekan lёvizjet e njёri-tjetrit. HANI [nёpёr tym]: Kjo ёshtё gjё e bukur. MARTA [Nikut]: Çudi, si nuk tё ka treguar Xhorxhi asgjё. XHORXHI [Hanit]: A nuk janё tё lezetshёm? NIKU: Jo, nuk mё ka treguar. MARTA: Po mё habit. [Ndoshta, pohimet e Martёs bёhen pak a shumё nё njё kohё me ritmin muzikor.] NIKU: Pse? MARTA: Po…zakonisht ai shprehet…kur i jepet rasti. NIKU: Ku i dihet!? MARTA: Ështё vёrtet njё histori shumё e trishtuar. XHORXHI: Ti ke zotёsi tё veçanta pёr sherr, Marta. NIKU: Shumё e trishtuar? MARTA: Kishe pёr tё qarё. XHORXHI: Dhunti tё frikshme. NIKU: Kaq keq? XHORXHI: Ti mos e nxit! MARTA: Lёre ç’thotё ai. NIKU: Vazhdo. [Ata mund tё pёrkulen pёrballё njёri-tjetrit dhe pastaj tё kthehen nё qёndrimin e mёparshёm.] XHORXHI: Po tё paralajmёroj…mos e nxit. MARTA: Po tё paralajmёron…tё mos mё nxitёsh. NIKU: E mora vesh…vazhdo. MARTA [me vetёdije e bёn tё folurёn me rimё]: Ky Xhorxh djali e vriste shumё lart Me gjithё tё shkuarёn plot dyshime… XHORXHI [me ton tё ulёt paralajmёrues]: Marta… MARTA: Qё Xhorxh djali e hodhi nё kartё…

   Si tё vetmen sprovё nё shkrime… 

Hej! E bёra me rimё! Me rimё! XHORXHI: Marta, po tё paralajmёroj. NIKU: Po…me rimё. Vazhdo. MARTA: Mirёpo babai im i hodhi njё sy romanit tё Xhorxhit… XHORXHI: Ty tё ka marrё malli pёr ndonjё grusht turinjve… E di mirё ti, Marta. MARTA: Mos, more!...dhe ai u trondit shumё nga ato qё lexoi. NIKU: U trondit? MARTA: Po…I gjithё romani fliste pёr njё djalё tё prapё… XHORXHI [duke u çuar]: Kёtё nuk e toleroj! NIKU [shkurt, Xhorxhit]: Rri aty! MARTA: …ha, ha! njё djalё i prapё qё…uh…i vrau nёnё e babё. XHORXHI: MJAFT, MARTA! MARTA: Dhe babai im i tha… Shiko kёtu, unё nuk tё lё ta botosh kёtё… XHORXHI [sulet nga gramafoni…e heq diskun me forcё]: Kaq! S’ka mё! Mbaroi vallёzimi. Tani, vazhdoni! NIKU: Çfarё kujton ti se po bёn, hё? HANI [me ngazёllim]: Dhunё! Dhunё! MARTA [me zё tё lartё: shpallje]: Dhe babai i tha…Shiko kёtu, mor djalё, as mos e ço nёpёr mendje se do tё tё lё ta botosh kёtё bajgё, more vesh? Kurrёn e kurrёs…sa kohё qё ti tё japёsh mёsim kёtu… E botove kёtё libёr tё shpifur…tё nxora pёr bythe jashtё! XHORXHI: PUSHO! PUSHO! MARTA: Ha, ha, ha, ha! NIKU [duke qeshur]: Pu…sho! HANI: Oh, dhunё…dhunё! MARTA: Vetёm ta mendosh! Njё pedagog nё njё institucion tё respektuar dhe konservator si ky, nё njё qytet si Nju Karthixhi, tё botojё njё libёr tё tillё? Nё qoftё se e respekton atё pozicion qё ke…mor spurdhjak, tёrhiqe dorёshkrimin… XHORXHI: Unё s’lejoj tё tallet njeri me mua! MARTA: Dёgjoje, aman…s’lejon njeri tё tallet. [Qesh.] [Qesh edhe Hani pa e ditur tamam pse.] XHORXHI: Nuk lejoj! [Tё tre qeshin me tё.] [I tёrbuar] MBAROI LOJA! MARTA [vazhdon]: Imagjinoje çfarё! Njё libёr pёr njё djalё qё vret nёnёn dhe babain dhe pretendon se gjithçka ishte aksident! HANI [s’ёshtё nё vete nga dalldia]: Aksident! NIKU [duke sjellё nё mendje diçka qё ka lidhje]: Hej…prit njё minutё… MARTA [me zёrin e vet tani]: Dhe doni ta dini fundin? Doni ta dini çfarё i tha ky trimi i madh babait? XHORXHI: JO! JO! JO! JO! NIKU: Prit njё minutё, tani… MARTA: XHORXHI tha…mirё, baba…uh…ha, ha, ha, ha…mirё, zotёri, po ky s’ёshtё roman…[Me zё tjetёr] S’ёshtё roman? [Imiton zёrin e Xhorxhit] Jo, zotёri…nuk ёshtё roman… XHORXHI [duke iu afruar]: Kёtё s’ke pёr ta thёnё! NIKU [duke e ndjerё rrezikun]: Hej. MARTA: Posi, posi, s’kam pёr ta thёnё! Qёrohu, ti bastard! [Tёrhiqet paksa…pёrsёri me zёrin e Xhorxhit.] Jo, zotёri, nuk ёshtё roman…ёshtё realitet…ёshtё ngjarje e vёrtetё…MË KA NDODHUR MUA! XHORXHI [i hidhet]: DO TË TË VRAS! [E kap pёr fyti. Pёrleshen.] NIKU: HEJ! [Futet mes tyre.] HANI [e shfrenuar]: DHUNË! DHUNË! [Xhorxhi, Marta dhe Niku pёrleshen…tё bёrtitura, etj.] MARTA: MË KA NDODHUR MUA! MUA! XHORXHI: SHTRIGË! SHTRIGË! NIKU: MOS! MOS! HANI: DHUNË! DHUNË! [Tre tё tjerёt pёrleshen. Duart e Xhorxhit janё mbёrthyer nё fytin e Martёs. Niku e kap, e shqit nga Marta dhe e pёrplas nё dysheme. Xhorxhi nё dysheme; Niku sipёr tij dhe Marta mёnjanё me dorёn nё fyt.] NIKU: Mjaft, tani! HANI [me njё notё zhgёnjimi nё zёrin e saj]: Oh…oh…oh…[Xhorxhi zvarriset dhe ulet nё njё karrige. Ёshtё i lёnduar, por mё tepёr i poshtёruar se i dёmtuar fizikisht.] XHORXHI [ata e vёshtrojnё…pauzё…]: Nё rregull…nё rregull…prit, tani…ta marrim me qetёsi…me qetёsi, tё gjithё. MARTA [avash, me njё dridhje tё lehtё tё kokёs]: Vrasёs. Vra…sёs. NIKU [butёsisht, Martёs]: Mirё…mjaft. XHORXHI [duket sikur e ka fituar kontrollin e vetes, por ka njё tendosje tё madhe nervore]: Mirё! Kjo ishte njёra lojё. Tani çfarё do tё luajmё? [Marta dhe Niku qeshin me nervozizёm.] Hajde, pra…tё mendojmё pёr diçka tjetёr. Kemi luajtur Poshtёro tё Zotin e Shtёpisё…kёtё e mbaruam…çfarё do tё luajmё tjetёr? NIKU: A…tani… XHORXHI: A, TANI! [Bёn si qaraman] Aaa…taniii? [I tendosur] Hajde, pra. Ne tipat tip kolegji duhet tё dimё edhe lojёra tё tjera…nuk mbaron me kaq lista jonё. NIKU: Ndoshta, unё mendoj… XHORXHI: Pa tё shohim…çfarё mund tё luajmё tjetёr? Ka edhe lojёra tё tjera. Po sikur…sikur…tё luajmё Kёrceja tё Zonjёs sё Shtёpisё? HË?? Si thoni? [Nikut] Ke qejf ta luajmё kёtё, Kёrceja tё Zonjёs sё Shtёpisё? NIKU: [pak i frikёsuar]: Qetёsohu, tani. [Marta kukuriset lehtё.] XHORXHI: Apo ta lёmё pёr mё vonё?…t’ia hipёsh sipёr si buçe. HANI [pёrshendet e shfrenuar me gotёn lart pёr tё gjithё]: Kёrceja tё Zonjёs sё Shtёpisё! NIKU [Hanit…prerazi]: Ti…do ta mbyllёsh? [Hanit i mbetet gota nё gjysmё lartёsie.] XHORXHI: Nuk ke qejf tani? Ta lёmё pёr mё vonё? Atёherё, çfarё do tё luajmё? Se duhet ta bёjmё njё lojё. MARTA [me ton tё qetё]: Portreti i njeriut qё po mbytet. XHORXHI [pohon, por pёr asnjёrin prej tyre]: Unё nuk po mbytem. HANI [Nikut, e indinjuar mes lotёsh]: Ti mё the mbyll gojёn! NIKU [pёrgjёrues]: Mё vjen keq. HANI [nёpёr dhёmbё]: Nuk tё vjen hiç. NIKU [Hanit, edhe mё pёrgjёrues]: Mё fal. XHORXHI: [troket shuplakat njё herё, fort]: E gjeta! Jua tregoj unё. Loja e parё mbaroi…njё raund, gjithsesi…dhe hёpёrhё nuk duam tё luajmё Kёrceja tё Zonjёs sё Shtёpisё…atёherё jua them unё çfarё… Hajde tё luajmё Bjeru Miqve…njё raund. Si ju duket? Njё tё shkurtёr. MARTA [duke u kthyer mёnjanё me njё ndjenjё tё lehtё neverie]: O zot, Xhorxh! NIKU: Unё them se u ngopёm me lojёra… XHORXHI: A, jo…jo…s’jemi ngopur. Vetёm njё kemi bёrё… Do tё bёjmё edhe njё tjetёr. S’keni ku shkoni vetёm me njё. NIKU: Unё mendoj se ndoshta… XHORXHI [me shumё autoritet]: QETËSI! [Respektohet.] Si do ta luajmё kёtё, Bjeru Miqve, hё? MARTA: Pash zotin, Xhorxh… XHORXHI: Ti rri dёgjo! [Marta mbledh supet.] Pa prit… Prit! [Vret mendjen…pastaj…] Okej! Marta…me atё shkujdesjen e vet…jo tamam shkujdesje, sepse Marta nё thelb ёshtё naive…po Marta ju tregoi gjithçka pёr romanin tim tё parё. E vёrtetё apo e sajuar? E kam fjalёn, a ka ekzistuar ndonjёherё ky libёr? Ha! Megjithatё Marta ju tregoi pёr romanin tim tё parё…pёr librin tim tё kujtimeve qё nё njё mёnyrё do tё doja tё mos e bёnte, por uji qё rrjedh, nuk kthehet prapa. Ajo qё nuk bёri Marta…ajo qё nuk ju tregoi…ёshtё romani im i dytё. [Marta e sheh me kuriozitet, e çoroditur.] Ti, Marta, s’dije gjё pёr kёtё? Pёr romanin tim tё dytё, tё vёrtetё ose tё sajuar. MARTA [sinqerisht]: Jo. XHORXHI: Jo. [Fillon qetё-qetё, por, ndёrsa vazhdon, toni i tij bёhet mё i ashpёr, zёri mё i lartё.] Nё fakt, ёshtё alegori – kёshtu duhet tё jetё – por mund ta lexosh edhe ashtu siç ёshtё, si prozё çlodhёse…dhe flet pёr njё çift tё ri nga Midёll-Uesti. Temё baritore. Ky çifti i ri vjen nga Midёll-Uesti dhe ai ёshtё bjond, nja tridhjetё vjeç, shkencёtar…mёsues dhe shkencёtar, kurse gruaja e tij njё miushe e vogёl qё gjithё kohёn bёn gargarё me brandi… NIKU: Njё minutё kёtu… XHORXHI: …ata janё njohur me njёri-tjetrin qё kur ishin fёmijё…futu poshtё tavolinёs sё tualetit, bubёrro kёtu…bubёrro atje… NIKU: Unё thashё NJË MINUTË! XHORXHI: Kjo ёshtё loja ime! Ju e luajtёt tuajёn. Kjo ёshtё imja! HANI [vagёllimthi]: Dua ta dёgjoj historinё. Unё vdes pёr histori. MARTA: Pash zotin, Xhorxh… XHORXHI: DHE! Dhe babai i Miushes kishte qenё njeri i shenjtё, e kupton, kishte pasur njё lloj biznesi shёtitёs me çmime shumё tё kripura…me Krishtin…me virgjёreshat…dhe zhvaste besimtarёt… I zhvaste… HANI [e çoroditur]: Kjo ёshtё histori e njohur… NIKU [i dridhet pak zёri]: Vёrtet. XHORXHI: …dikur babai i Miushes vdiq dhe, kur e luajtёn vendit, i gjetёn gjithё ato pará…lloj-lloj… Paratё e Jezusit, paratё e Marisё… PLAÇKË! HANI [vagёllimthi, e çoroditur]: E kam dёgjuar mё pёrpara kёtё histori. NIKU [me zё tё ulёt, por me nerv…pёr ta sjellё nё vete]: Hani… XHORXHI: Por kjo ёshtё nё sfond, nё pjesёn e parё e librit. Tani tё vijmё tek Bjondi dhe zonja e tij. Ata janё nga shtetet e perёndimit tё mesёm. [Qesh me vete.] MARTA: Shumё e lezetshme, Xhorxh… XHORXHI: …falemnderit…dhe janё vendosur nё njё qytet tё vogёl si Nju Karthixhi… NIKU [kёrcёnues]: Unё them mё mirё mos vazhdo, zotёri… XHORXHI: Kёshtu tё duket! NIKU [mё pak i sigurt]: Jo. Unё…unё them mё mirё mos vazhdo. HANI: Unё vdes pёr historitё e njohura…ato janё mё tё bukurat. XHORXHI: Fjalё e vёrtetё! Ky Bjondi nё fakt maskohej si mёsues, sepse nё etiketёn e bagazhit tё tij shkruheshin gjёra mё tё mёdha…D.O. DO! Domosdoshmёri historike. NIKU: S’ёshtё nevoja tё shkosh mё tej… HANI [duke vrarё mendjen pёr tё kapur kuptimin e asaj qё po dёgjon]: Lёri tё vazhdojnё. XHORXHI: Do tё vazhdojmё. Dhe ai ka kёtё bagazhin me vete, dhe njё pjesё e bagazhit ka formёn e miushes… NIKU: S’kemi pse ta dёgjojmё kёtё! HANI: Pse jo? XHORXHI: Nusja jote e di çfarё do. Dhe njё nga gjёrat qё askush s’arrin t’ia kuptojё kёtij Bjondit ёshtё bagazhi…miushja e tij…e kam fjalёn, ky personi, kampion noti a ku di unё nё mbarё Kanzasin, kujdeset pёr miushen e tij deri nё atё pikё qё mendja e njeriut dorёzohet…po tё kemi parasysh se aty nga fundi del qё ajo ёshtё njё fyçkё… NIKU: Kjo s’ёshtё e ndershme… XHORXHI: Ndoshta, jo. Pra, siç po thosha, kjo miushja thithte brandi pa pikё turpi dhe gjysmёn e kohёs e kalonte duke vjellё… HANI [duke u pёrqendruar]: Unё e di kush janё kёta… XHORXHI: Si s’e di!... Mirёpo ajo ishte edhe valixhe me pará…pará hyjnore tё bёra me dhёmbёt e florinjtё tё tё pafeve…njё zgjatim pragmatik i ёndrrёs sё madhe…dhe e duronte… HANI [me njё farё tmerri]: Nuk mё pёlqen kjo histori… NIKU [çuditёrisht lutёs]: Tё lutem…tё lutem, mos. MARTA: Ndoshta, do tё bёsh mirё tё heshtёsh, Xhorxh… XHORXHI: …dhe e duronte…TË NDALOJ? Ha-ha. NIKU: Tё lutem…mos. XHORXHI: Bjer nё gjunjё, buçko. MARTA: Xhorxh… XHORXHI: …dhe…ah, prit, se kёtu kemi njё retrospektivё, SI U MARTUAN. NIKU: JO! XHORXHI [triumfues]: PO! NIKU [gati pёrvajshёm]: Po pse? XHORXHI: Si u martuan… Njё ditё Miushja u fry e tёra dhe vrapoi tek shtёpia e Bjondit. I zbuloi pufkёn e ngritur dhe i tha…shih si jam bёrё. HANI [e zbehur…mё kёmbё]: Kjo…kjo…nuk mё pёlqen. NIKU [Xhorxhit]: Mjaft tani! XHORXHI: Shih si jam bёrё…jam fryrё. Ububu, tha Bjondi… HANI [si nga larg]: …dhe kёshtu u martuan… XHORXHI: …dhe kёshtu u martuan… HANI: …dhe pastaj… XHORXHI: …dhe pastaj… HANI [histerike]: …dhe pastaj ÇFARË? ÇFARË? NIKU: MOS! Mos! XHORXHI [si t’i fliste njё fёmije]: …dhe pastaj pufka bёri puf…u shfry si me magji. NIKU [gati i pёrzihet]: O zot… HANI: …dhe pufka bёri puf… XHORXHI [butёsisht]:…puf… NIKU: Hani…nuk doja…sinqerisht, nuk doja tё… HANI: Ti…jua tregove… NIKU: Hani…nuk doja tё… HANI [e lebetitur]: Ti…jua tregove! Ti jua tregove! OHHH! Oh, jo, jo, jo, jo! S’ka mundёsi…jo, jooo! NIKU: Hani, nuk doja tё… HANI [duke kapur barkun]: Ohhh…jooo. NIKU: Hani…zemra ime…mё fal…nuk doja tё… XHORXHI [prerazi dhe me njё farё neverie]: Ja, kёshtu luhet loja Bjeru Miqve. HANI: Po mё vjen…po mё vjen…pёr tё vjellё… XHORXHI: S’do mend! NIKU: Hani… HANI [histerike]: Mё lёr rehat…po mё vjen…pёr tё vjellё. [Del me vrap nga dhoma.] MARTA [duke tundur kokёn ndёrsa e ndjek me vёshtrim Hanin qё largohet]: O, zot! O, zot! XHORXHI [duke mbledhur supet]: Modelet e historisё. NIKU [me zё tё ulёt, tё dridhur]: S’duhej ta kishe bёrё kёtё…s’duhej ta kishe bёrё kurrsesi… XHORXHI [me ton tё ulёt]: Unё e urrej hipokrizinё. NIKU: Ështё mizore…e mbrapshtё… XHORXHI: …do t’i kalojё… NIKU: …dhe dёrrmuese…! XHORXHI: …do ta marrё veten… NIKU: DËRRMUESE! PËR MUA! XHORXHI [me habi]: Pёr ty! NIKU: PËR MUA!! XHORXHI: Pёr ty! NIKU: PO!! XHORXHI: Oh, çfarё mrekullie… Pёr atё zot, duhet tё kesh derrin qё tё gjesh tartufёt. [Qetё-qetё] Tani, mor djalё, ndrysho aleancat. Mblidh veten…shih çfarё tё ka mbetur dhe mundohu tё gjesh zgjidhjen mё tё mirё…ngrihu nё kёmbё avash-avash dhe hajde nё vete. MARTA [me zё tё ulёt, Nikut]: Shko kujdesu pёr gruan tёnde. XHORXHI: Po…shko mblidh veten dhe mendo pёr njё strategji tё re. NIKU [Xhorxhit, ndёrsa largohet drejt hollit]: Do tё pendohesh pёr kёtё. XHORXHI: Ka shumё tё ngjarё. Unё pendohem pёr çdo gjё. NIKU: Thashё qё do tё tё bёj unё tё pendohesh. XHORXHI [butё]: Natyrisht. Ty tё vjen shumё zor, ё? NIKU: Do tё luaj me rregullat e tua…me gjuhёn tёnde…do tё bёhem ashtu siç thua ti se jam. XHORXHI: Ti je bёrё tani…por nuk po e kupton. NIKU [dridhet pёrbrenda]: Jo…jo. Jo tamam. Por prit…dhe do tё tё tregoj diçka tjetёr qё tё tё vijё keq pёr kёtё qё e fillove. XHORXHI: Shko e rregullo atё qё katranose. NIKU [me zё tё ulёt…me nerv]: Vetёm prit, se do ta shohёsh. [Del. Pauzё. Xhorxhi i buzёqesh Martёs.] MARTA: Shumё bukur, Xhorxh. XHORXHI: Falemnderit, Marta. MARTA: Bukur me gjithё mend. XHORXHI: Gёzohem qё tё pёlqeu. MARTA: Po them qё…bёre punё tё paqme…e kopsite pёr bukuri. XHORXHI: Ëhё. MARTA: Kishe kohё qё s’ishe treguar kaq i gjallё…sot ishte kulmi. XHORXHI: Je ti ajo qё mё bёn tё zbuloj pikat mё tё forta tё miat. MARTA: Po…tё gjuash njё pigmen. XHORXHI: PIGMEN! MARTA: Ti je vёrtet bastard. XHORXHI: Unё? Unё? MARTA: Po…ti. XHORXHI: Nё qoftё se ai mesfushushori atje ёshtё pigmen, ti me siguri do tё kesh ndёrruar stil, e dashur. Kujt i je qepur tani…gjigantёve? MARTA: Ti ma shpif! XHORXHI: Ty tё shpifurit tё bёn mirё… Dёgjo kёtu, ti mund tё kesh rregullat e tua…mund tё vёrtitesh si kalё i azdisur, mund tё shish sipas qejfit, mund ta bёsh fёrtele gjysmёn e botёs. Por ai tjetri qё e provon…jo, mor zotёri! MARTA: I shkreti ti… XHORXHI [tallёs]: Pse, shpirt, unё e bёra vetёm pёr ty. Mendova se do tё kёnaqeshe…ti sikur i ke qejf kёto…gjakrat, kasaphanrat. Thashё se do tё eksitoheshe…do tё vloje, do tё rёnkoje dhe do tё mё suleshe me vrap duke tundur shalqinjtё. MARTA: Gabove rёndё, Xhorxh. XHORXHI [i nxehur]: Rri, tani, pash zotin, Marta! MARTA: E kam…seriozisht. XHORXHI [tani me zor e pёrmban zemёrimin]: Ashtu, hё? Ti tё rrish ulur aty, tё fryhesh me xhin, tё mё shkelёsh me kёmbё, tё mё shtypёsh…TËRË NATËN…dhe unё tё bёj sikur s’ka ndodhur asgjё… MARTA: TI MUND TA DUROSH POSHTËRIMIN! XHORXHI: NUK MUND TA DUROJ! MARTA: MUND TA DUROSH! TI PËR KËTË U MARTOVE ME MUA! [Heshtje.] XHORXHI [e ul zёrin]: Kjo ёshtё njё gёnjeshtёr e ulёt prej njeriu tё dёshpёruar. MARTA: AKOMA NUK E DITKE? XHORXHI [duke tundur kokёn]: Oh…Marta. MARTA: Mё ёshtё kёputur krahu duke tё fshikulluar. XHORXHI [ia ngul sytё pa iu besuar veshёve]: Ti je e çmendur. MARTA: Njёzet e tre vjet! XHORXHI: Ke gёnjyer veten…Marta, ke gёnjyer veten. MARTA: S’ËSHTË SE KAM DASHUR VETË! XHORXHI: Tё paktёn, unё kam menduar se…e di çfarё bёn. MARTA: [e pushton zemёrimi]: Unё e di çfarё bёj. XHORXHI [sikur ajo tё ishte njё lloj insekti]: Jo…jo…ti je…e sёmurё. MARTA [çohet-ulёrin]: TA TREGOJ UNË KUSH ËSHTË I SËMURË! XHORXHI: Shiko, Marta…po shkon shumё larg. MARTA [ulёrin pёrsёri]: TA TREGOJ UNË KUSH ËSHTË I SËMURË! TA TREGOJ UNË. XHORXHI [e shkund]: MJAFT! [E shtyn prapa te karrigia e saj.] Mjaft, tani! MARTA [mё e qetё]: Ta tregoj unё kush ёshtё i sёmurё. [Mё e qetё] Ke ardhur nё qejf, hё? Ke dalё me shpatё nё brez…por do tё t’i thyej brinjёt…para se t’i lajmё hesapet bashkё… XHORXHI: …ti edhe ai mesfushori…ju tё dy do tё m’i thyeni…? MARTA: …qё tё thuash si nuk vdiqa nё atё automobil… XHORXHI [duke i mёshuar me gishtin tregues]: Kurse ti do tё qash pёr atё qё e pёrmende djalin! MARTA [gjithё pёrbuzje]: Hyyy… XHORXHI: Tё thashё. MARTA: Ik, ore! XHORXHI: Tё paralajmёrova tё mos shkoje kaq larg. MARTA: Ky ёshtё vetёm fillimi. XHORXHI [me qetёsi, troç]: Unё jam bёrё dru…jam aq i mpirё…jo nga pija, megjithёse ndoshta edhe kjo e ka bёrё tё vetёn – gradualisht, me kalimin e viteve m’i ka vёnё nё gjumё qelizat e trurit – por jam aq i mpirё tani, saqё nuk tё pёrgjigjem dot. Nuk tё dёgjoj…ose kur tё dёgjoj, s’mё hyn nё kokё asgjё, flas mekanikisht, pra, nё tё vёrtetё nuk tё dёgjoj, dhe kjo ёshtё e vetmja zgjidhje. Por ti ke marrё njё rrugё tjetёr, Marta, nё kёta dy-tre shekujt e fundit – a ku e di unё sa kohё u bё qё jetoj me ty nё kёtё shtёpi – dhe unё tё ndjek dot… Nuk e kam hallin tek tё mbathurat e tua tё qelbura qё i nxjerr para tё tё gjithёve…tani, edhe pёr kёtё nuk mё vjen hiç mirё, megjithёse kam bёrё njё sy qorr…por ti je zhytur kokё e kёmbё nё atё botёn tёnde tё fantazisё dhe ke filluar tё luash variacione mbi deformimet e tua… MARTA: Pallavra! XHORXHI: Po…po. MARTA: Pallavra! XHORXHI: Mirё, pra, vazhdo. Po kur tё mbarosh… MARTA: A i dёgjon ndonjёherё ato qё thua? A e dёgjon ndonjёherё veten çfarё nxjerr nga goja? Ti je kaq mutin…i ngatёrruar… Ti flet sikur po shkruan ato tezat e provimeve idiote. XHORXHI: Nё fakt, unё shqetёsohem mё shumё pёr ty. Pёr mendjen tёnde. MARTA: Mos u shqetёso shumё pёr mendjen time, vogёlush. XHORXHI: Kam frikё se do tё mё duhet tё tё mbyll nё çmendinё. MARTA: ÇFARË? XHORXHI [me zё tё shtruar…qartё]: Kam frikё se do tё mё duhet tё tё mbyll nё çmendinё. MARTA [shpёrthen nё njё tё qeshur tё gjatё]: O, zogu im, a nuk je i madh, ti! XHORXHI: Mё duhet tё gjej vёrtet njё mёnyrё qё tё arrij tё tё kuptoj. MARTA: Mё ke kuptuar, Xhorxh…s’ke nevojё fare. Njёzet e tre vjet bashkё – s’ke ç’kupton mё tepёr. XHORXHI: A ke ndёrmend ta marrёsh shtruar, atёherё? MARTA: E di çfarё ka ndodhur, Xhorxh? Do ta dish tamam çfarё ka ndodhur? [Kёrcet gishtat.] Kaq ishte, mbaroi…e gjitha. E kupton si ёshtё puna? Njeriu hiqet sikur shkon mirё gjithё kohёn, bёn si bёn dhe…i kalon tё gjitha. Gjen lloj-lloj arsyesh pёr tё falur…e kupton…kjo ёshtё jeta, i thotё vetes…nё dreq tё shkojё…nesёr mund tё vdesё ai…nesёr mund tё vdesёsh ti, mor po gjen çdo lloj justifikimi me veten. Pastaj, njё ditё, njё natё ndodh diçka…dhe, FAP, mbaron. Dhe nuk e vret mё mendjen… Unё kam bёrё gjithçka qё mund tё bёja…gjithçka. XHORXHI: Mos e thuaj atё, Marta. MARTA: Jam pёrpjekur…vёrtet…jam pёrpjekur. XHORXHI [gati i çmeritur]: Ti je monstёr…je. MARTA: Unё bёrtas, jam vulgare, bёj burrin e shtёpisё, se dikush duhet ta bёjё, por s’jam monstёr. Nuk jam. XHORXHI: Ti je njё llastore, njё qejflie, njё harbute, njё e shthurur, njё pijanece… MARTA: Kaq ishte…mbaroi. Dhe nuk merrem mё me ty… Ishte njё moment qёparё, ndoshta, njё moment kur thashё, hajde, se mund tё kuptohemi po t’i lёmё kёto budallallёqet. Por jo…nuk merrem mё me ty. XHORXHI: Çdo muaj kjo histori, Marta! U mёsova tani…çdo muaj dhe ne keqkuptohemi. Marta, vajza e sertё, por me zemёr tё mirё, zonjusha e vogёl qё me njё prekje dashurie çliron pёrsёri ngrohtёsi. E kam besuar kёtё pёrherё, sepse s’kam dashur tё mendoj se jam aq sylesh… Nuk tё besoj… Nuk tё besoj dhe pikё. S’ka mё…asnjё moment…asnjё moment…qё mund tё na bashkojё. MARTA [gati pёr luftё pёrsёri]: Ndoshta ke tё drejtё, shpirt? Me hiçin nuk mund tё bashkohesh dhe ti je njё hiç! Kaq ishte, Xhorxh! Mbaroi. Qё kur ishim pёr darkё tek babai. [Gjithё pёrbuzje, por prapa kёsaj fshihet tёrbimi dhe mposhtja.] Po rrija aty dhe po tё shihja…po tё shihja ty dhe ata mё tё rinjtё qё ishin rrotull, ata qё e kanё ndarё mendjen pёr tё bёrё diçka…dhe po tё shihja, por ti s’ishe aty! Dhe, fap, mbaroi. Iku. Dhe nuk e qaj. Nuk mё plas pёr asgjё. Dhe do ta shohёsh çfarё do tё bёj. XHORXHI [shumё therёs]: Provoje dhe do tё tё mund nё stilin tёnd. MARTA [gjithё shpresё]: Kёrcёnim ёshtё ky, Xhorxh? XHORXHI: Po, kёrcёnim. MARTA [bёn sikur e pёshtyn]: Mirё, pra, ke pёr t’ia dёgjuar krismёn. XHORXHI: Kujdes, Marta…unё tё rrjep tё gjallё. MARTA: S’je aq burrё, ti…s’ke koqe. XHORXHI: Luftё deri nё fund? MARTA: Deri nё fund. [Heshtje. Tё dy duken tё lehtёsuar…tё entuziazmuar. Rihyn Niku.] NIKU [duke fshirё duart]: Po…pushon pak. XHORXHI [zbavitet nё heshtje me qёndrimin e qetё e tё lirshёm tё Nikut]: Oh? MARTA: Hё? Si duket? NIKU: Tani si…mё mirё. Mё vjen…shumё keq… MARTA: Ç’ёshtё ajo! XHORXHI: Kёshtu ndodh kёtu gjithmonё. NIKU: Do t’i kalojё. MARTA: E çove lart? E shtrive nё krevat? NIKU [duke mbushur njё gotё pёr vete]: Jo, s’e çova…ta kisha çuar? Po rri nё banjё. Ёshtё shtrirё…nё dysheme. XHORXHI [mendohet]: Shiko…s’ёshtё mirё… NIKU: Aty i pёlqen. Thotё se ёshtё…freskёt. XHORXHI: Prapё, unё them se… MARTA [nuk e pranon kundёrshtimin e tij]: Po deshi tё rrijё aty, le tё rrijё. [Nikut, seriozisht] Mos do tё ndihej mё rehat nё vaskё? NIKU [edhe ai, seriozisht]: Jo, i pёlqen mё shumё dyshemeja…mori shtrojёn e banjёs dhe u shtri mbi pllaka. Zakonisht, ashtu shtrihet… MARTA [pauzё]: O! NIKU: E kapin shpesh kёto dhimbjet e kokёs dhe…shtrihet gjithmonё nё dysheme. [Xhorxhit] A keni…akull? XHORXHI: Çfarё? NIKU: Keni akull? XHORXHI [si tё mos e njihte kёtё fjalё]: Akull? NIKU: Po. MARTA: Akull. XHORXHI [si ta kuptonte papritur]: Akull! MARTA: Tundu! XHORXHI [pa lёvizur]: Po…shkoj unё. MARTA: Hё, ç’pret? [Bёn njё grimasё…Nikut] Se duam tё rrimё edhe vetёm. XHORXHI [shkon tё marrё kovёn e akullit]: Nuk çuditem, Marta…nuk çuditem. MARTA [si tё ndihej e fyer]: Ou, nuk çuditesh, hё? XHORXHI: Jo. MARTA [e egёrsuar]: FARE? XHORXHI [edhe ai]: FARE! [Me qetёsi pёrsёri]: Provoji tё gjitha, Marta. [Merr kovёn e akullit.] NIKU [pёr tё shmangur situatёn]: Nё fakt, ajo ёshtё shumё…delikate dhe… XHORXHI: …me kёllqe tё ngushta. NIKU [i kujtohet]: Po…pikёrisht. XHORXHI [duke u futur nё holl…jo kёndshёm]: Kjo ёshtё arsyeja qё s’keni fёmijё? [Del.] NIKU [duke e shoqёruar me vёshtrim Xhorxhin qё largohet]: Nuk e di…[E shkёput vёshtrimin qё andej.]…nuk e di nёse ka tё bёjё…kjo. MARTA: Po edhe sikur tё ketё, kush po pyet, hё? NIKU: Nuk tё dёgjova. [Marta i dёrgon njё tё puthur me dorё.] NIKU [ende i preokupuar me vёrejtjen e Xhorxhit]: Unё…çfarё?...oh, mё fal. MARTA: Unё thashё…[I dёrgon edhe njё tё puthur tjetёr.] NIKU [si nё gjemba]: Ah…po. MARTA: Mё jep njё cigare, i dashur… [Niku rrёmon nё xhep.] Ti je alamet djali. [Ai i jep njё cigare.] Hё…falemnderit. [Ai ia merr dhe ia ndez. Ndёrkaq ajo ia fut dorёn mes kёmbёve, diku midis gjurit dhe kёllkut dhe e nxjerr nё anёn e jashtme tё kofshёs sё tij.] Mmmmmm. [Ai duket i pasigurt, por nuk lёviz. Ajo buzёqesh dhe lёviz pak dorёn.] Tani qё u tregove kaq i mirё, mё jep njё tё puthur. NIKU [nervoz]: Dёgjo…unё them qё nuk duhet… MARTA: Hajde, vogёlush…njё puthje miqёsore. NIKU [akoma i pasigurt]: Po… MARTA: …s’ka pёr tё tё gjetur gjё… NIKU: …ashtu?… MARTA: Rri i qetё. Hajde… NIKU [pёrmendet]: Po sikur ai tё kthehet dhe…ose… MARTA [gjatё gjithё kohёs duke fёrkuar kofshёn e tij]: Xhorxhi? Mos ki merak pёr atё. Pastaj, kush mund tё jetё kundёr njё puthjeje tё vogёl miqёsore? Kёtё e bёn gjithё trupi pedagogjik. [Qeshin tё dy me zё tё ulёt…Niku pak nervoz.] Kёtu jemi shumё tё lidhur…si familje…kёshtu thotё babai gjithmonё…ai do qё tё njihemi me njёri-tjetrin…prandaj e shtroi darkёn sonte. Hajde, pra…tё njihemi pak. NIKU: S’ёshtё se s’dua…mё beso… MARTA: Ti je shkencёtar, apo jo? Hajde, pra…bёj njё eksperiment…njё eksperiment tё vogёl. Njё eksperiment me Martёn e vjetёr. NIKU [duke u dorёzuar]: …jo shumё e vjetёr… MARTA: Ke tё drejtё, jo shumё e vjetёr, por me shumё pёrvojё. NIKU: S’kam…s’kam dyshim. MARTA [ndёrsa afrohen ngadalё edhe mё tepёr]: Do tё jetё edhe njё variacion i kёndshёm pёr ty. NIKU: Po. MARTA: Dhe pastaj mund tё kthehesh gjithё energji te gruaja jote e vogёl. NIKU [mё afёr…gati duke pёshpёritur]: S’ka pёr ta dalluar ndryshimin. MARTA: As ndonjё tjetёr s’ka pёr ta dalluar. [Ata puqen. Ajo qё mund tё kishte qenё njё shaka, bёhet shpejt diçka serioze dhe ёshtё Marta qё ngulmon nё kёtё drejtim. Nuk ёshtё diçka e shfrenuar, por mё tepёr njё pёrqafim i ngadalshёm e i vazhdueshёm. Ndoshta Marta ёshtё pak a shumё te karrigia e saj dhe Niku diçka si mёnjanё dhe sipёr. Rihyn Xhorxhi…ndalon…vёshtron njё moment…buzёqesh…qesh pa zё, tund kokёn, kthehet, del pa u vёnё re. Niku qё tashmё e ka pasur dorёn mbi gjoksin e Martёs e fut brenda fustanit tё saj.] MARTA [duke e ngadalёsuar]: Hej…hej. Avash. Avash, vogёlush. Jo kёshtu menjёherё. Mirё? NIKU [me sytё akoma tё mbyllur]: Hajde, tani… MARTA [duke e shtyrё]: Aaa! Mё vonё, zemёr…mё vonё… NIKU: Unё tё thashё qё…jam biolog. MARTA [duke e zbutur]: E di. E shoh. Mё vonё, mirё? [Dёgjohet Xhorxhi jashtё skene qё kёndon ‘Kush ka frikё nga Virginia Woolf?’ Marta dhe Niku largohen nga njёri-tjetri, Niku duke fshirё buzёt dhe Marta duke rregulluar fustanin. Mё pas, kur gjithçka ёshtё nё rregull, rihyn Xhorxhi me kovёn e akullit.] XHORXHI: …nga Virginia Woolf, Virginia Woolf, Virginia… …oh! Ja dhe…akulli pёr llambat e Kinёs dhe tё Mançurisё qё na janё futur nё mes. [Nikut] Ruaju nga ata bastardёt verdhacukё, i dashur…s’mё duken nё humor. Pse nuk hidhesh kёtej nga ana jonё dhe t’i shuajmё dreqёrit. Pastaj mund t’i ndajmё bashkё paratё dhe ti tё shkosh nga Rruga e Bollёkut. Hё? NIKU [aspak i sigurt pёr ato qё i thonё]: Po…patjetёr. Hej! Akull! XHORXHI [me njё entuziazёm fals qё tё frikёson]: Ke tё drejtё! [Tani Martёs me zё tё ulёt lodrues] Ç’kemi, Marta…pёllumbesha ime… Dukesh…si rreze drite. MARTA [shkurt]: Falemnderit. XHORXHI [shumё i çelur]: Pa prit, tani…ja ku e kemi akullin… MARTA: [dyshuese]: Ç’pate ti qё u çele kёshtu? XHORXHI [duke e injoruar vёrejtjen e saj]: …bukuri. Kush ka nevojё t’i pёrgatis ndonjё pije? Ti, Marta, do njё? MARTA [brilante, me teknikё tё lartё]: Po, pse jo? XHORXHI [duke marrё gotёn e saj]: Vёrtet…pse jo? [Kёqyr gotёn.] Marta! E ke brejtur gotёn. MARTA: Nuk e kam brejtur. XHORXHI [Nikut, qё ёshtё te bari]: E shoh qё po e pёrgatit vetё tёnden…mirё, shumё mirё. Unё po e pёrziej kёtu, Marta, dhe pastaj jemi gati. MARTA [dyshuese]: Gati pёr çfarё? XHORXHI: [pauzё…mendohet]: Nuk e di. A nuk kemi ftuar miq dhe po e kalojmё me ta? [Nikut, i cili ka lёvizur nga bari] Pashё gruan tёnde nё holl, dua tё them, kalova nga banja dhe hodha njё sy. Nuk ndihej fare. Flinte si qengj…dhe mund tё duket e çuditshme…por e mbante gishtin nё gojё. MARTA: Ooouuu! XHORXHI: E mbledhur si fetus dhe thithte pa pushim. NIKU [i vjen pak zor]: Besoj se ёshtё mirё. XHORXHI [i shpenguar]: Sigurisht qё ёshtё mirё! [I jep Martёs pijen e saj.] Ja ku e ke. MARTA [akoma vigjiluese]: Falemnderit. XHORXHI: Tani edhe njё pёr vete…dhe unё do tё ulem nёse mё lejoni…do tё ulem atje dhe do tё lexoj njё libёr. [Ai shkon te njё karrige larg nga mesi i dhomёs, por jo shumё larg nga dera e pёrparme.] MARTA: Çfarё do tё bёsh? XHORXHI [me zё tё ulёt, qartё]: Do tё lexoj njё libёr. Do tё lexoj. Nuk e ke dёgjuar ndonjёherё kёtё fjalё? [Merr njё libёr.] MARTA [duke qёndruar nё kёmbё]: Çfarё do tё thuash me kёtё? Si ёshtё puna? XHORXHI [shumё i qetё]: Puna ёshtё se do tё lexoj njё libёr, Marta…kёshtu ёshtё puna. MARTA [çuditёrisht e ndёrkryer]: Kemi njerёz kёtu! XHORXHI [me durim tё skajshёm]: E di, e dashur…[Sheh orёn e tij.]…por…ka kaluar ora katёr dhe unё nё kёtё orё gjithmonё lexoj. Ti…[I bёn me dorё njё shenjё tё lehtё si pёr ta larguar]…vazhdo punёn tёnde… unё do tё ulem kёtu dhe nuk bezdis njeri. MARTA: Ti lexon mbasdite! Nё katёr mbasdite…jo nё katёr tё mёngjesit! Asnjё nuk lexon nё katёr tё mёngjesit! XHORXHI [duke u pёrqendruar tek libri]: E kam lёnё, e kam lёnё, e kam lёnё. MARTA [nuk i besohet, Nikut]: Do tё lexojё biri i kurvёs…do tё lexojё! NIKU [duke buzёqeshur pak]: Kёshtu duket. [I afrohet Martёs, i vё dorёn nё bel. Xhorxhi kёtё natyrisht nuk mund ta shohё.] MARTA [i lind ideja]: Mirё, atёherё, ne mund tё dёfrehemi, apo jo? NIKU: Kёshtu them edhe unё. XHORXHI [pa i ngritur sytё]: Ah! Shumё bukur. MARTA: Ti po bёn sikur tё pёlqen? XHORXHI [s’i ngre asnjёherё sytё]: Jo, jo…vazhdo…kёnaqi miqtё. MARTA: Do tё kёnaq edhe veten. XHORXHI: Mirё…shumё mirё. MARTA: HA, ha! I fortё je, Xhorxh! XHORXHI: Aaa! MARTA: Po edhe unё jam e fortё. XHORXHI: Po, Marta. [Niku e kap Martёn pёr dore dhe e tёrheq nga vetja. Ndalojnё pёr njё çast, pastaj puthen gjatё.] MARTA [mё pas]: E di çfarё po bёj, Xhorxh? XHORXHI: Jo, Marta…çfarё? MARTA: Po kёnaq njё nga tё ftuarit. Po e pёrqafoj. XHORXHI [duket i çlodhur, i kredhur nё mendime dhe asnjёherё nuk shikon]: Shumё bukur! Kё kёshtu? MARTA [vlon nga inati]: Oh, pёr zotin, ti tё shkrin. [Shkёputet nga Niku…shkon nё atё anё nga ku mund ta shohё Xhorxhin. Qёndron me zor dhe pёrplaset te zilet e derёs ose fёrkohet pas tyre. Zilet tringёllojnё.] XHORXHI: Se kush ёshtё te dera, Marta. MARTA: S’prish punё…le tё jetё. Unё thashё qё po pёrqafoj njё nga tё ftuarit. XHORXHI: Mirё. Vazhdo. MARTA [ngurron…pa e ditur mirё çfarё tё bёjё]: Mirё? XHORXHI: Po… MARTA [duke i zvogёluar pak sytё, duke trashur zёrin]: Aha, e shoh ku e paske ti, mor bastard… XHORXHI: Tek faqja njёqind e… MARTA: Mjaft! Mos fol! [Ajo i godet pёrsёri zilet e derёs, ato tringёllojnё.] Kambanat e mutit! XHORXHI: Janё zile, Marta. Pse nuk shkon prapё tё pёrqafohesh dhe tё mё lёsh tё qetё? Se dua tё lexoj. MARTA: A, mor mizerje…Ta tregoj unё ty. XHORXHI [rrotullohet nga ajo…flet me neveri tё thellё]: Jo…tregoja atij, Marta…ai s’e ka parё. Bёn vaki s’e ka parё. [Kthehet nga Niku] Hё, ti nuk e ke parё? NIKU [kthehet mёnjanё duke i hedhur njё vёshtrim pёrbuzёs]: Nuk kam…pikё respekti pёr ty. XHORXHI: Ti nuk ke as pёr veten… [Bёn shenjё nga Marta] Nuk e di ku po e çon vala kёtё brezin mё tё ri. NIKU: Ty nuk…ty as nuk… XHORXHI: Tё bёn pёrshtypje? Ke tё drejtё…nuk mё bёn pёrshtypje fare. Tani merre kёtё dёngun e ndёrresave tё palara, hidhe nё krahё dhe… NIKU: Ti je i neveritshёm. XHORXHI [nuk u beson veshёve]: Pse? Se kёrkon t’ia hipёsh Martёs? Pёr kёtё jam i neveritshёm? [Bie pёrtokё nga e qeshura tallёse.] MARTA [Xhorxhit]: Ti, plehra e mutit! [Nikut] Dil pak dhe mё prit atje, mirё? Mё prit nё kuzhinё. [Por Niku nuk lёviz. Marta i afrohet, e rrok me krahё.] Hajde, shpirt…tё lutem. Mё prit…nё kuzhinё. Bёhu djalё i mirё! [Niku i pёrgjigjet tё puthurёs sё Martёs, i hedh njё vёshtrim flakёrues Xhorxhit…qё e ka kthyer pёrsёri shpinёn …dhe del. Marta rrotullohet nga Xhorxhi.] Tani, dёgjo kёtu… XHORXHI: Mё mirё tё lexoj, Marta, po s’pate ndonjё kundёrshtim… MARTA [pezmatimi po e bёn gati tё lotojё, mosplotёsimi i dёshirёs po e çon deri nё tёrbim]: Po, kam. Tani, mё dёgjo me vёmendje! O hiq dorё nga ky qejfi yt o tё betohem qё do ta bёj. Tё betohem pёr zotin qё do tё shkoj tek ai nё kuzhinё dhe do ta marr lart… XHORXHI [rrotullohet nga ajo pёrsёri…me zё tё lartё…me neveri tё thellё]: E ÇFARË PASTAJ? MARTA [e sheh pёr njё çast…pastaj duke pohuar me kokё zmbrapset avash]: Okej… Okej…Vetё e kёrkove, mbaje tani! XHORXHI [me butёsi, me trishtim]: Zot i madh, Marta, po e deshe aq shumё atё djalё…vazhdo…por bёje hapur, ama. Mos u fshih…lёri filmat. MARTA [e dёshpёruar]: Unё do tё tё bёj tё pendohesh qё u martove me mua. [Tek hyrja e hollit] Do tё tё bёj ta vajtosh atё ditё qё erdhe nё kёtё kolegj. Do tё tё bёj tё tё vijё keq pёr veten qё e ule kaq poshtё. [Del. Heshtje. Xhorxhi rri pa lёvizur, me sytё e ngulur pёrpara. Vё veshin…por nuk dёgjon asnjё tingull. Nga jashtё i qetё, i kthehet librit, lexon pёr njё çast, pastaj sheh lart…mendon…] XHORXHI: ‘Dhe Perёndimi, i penguar nga aleancat e dobёta, i ngarkuar me barrёn e njё morali tepёr tё ngurtё pёr t’iu pёrgjigjur kthesёs sё ngjarjeve, duhet…mё nё fund…tё shembet.’ [Qesh pak me dhimbje…çohet me libёr nё dorё…qёndron pa lёvizur…dridhet…shikon librin dhe me njё britmё gjysmё hungёrimё, gjysmё angullimё shfren tek zilet e derёs. Ato pёrplasen me njёra-tjetrёn dhe tringёllojnё nё mёnyrё tё çuditshme. Njё pauzё e shkurtёr dhe hyn Hani.] HANI [e kёputur, e pёrgjumur, akoma e sёmurё, e dobёt, pёrsёri duke u lёkundur pak…vagёllimthi nё njё lloj bote ёndrrash]: Zilet. Po binin zilet. Dёgjova qё po binin zilet. XHORXHI: O zot! HANI: S’mё zinte gjumi…nga zilet. Tring-tring-tring…dhe u çova. Sa ёshtё ora? XHORXHI [me zё tё ulёt, s’e kontrollon veten]: Mos mё shqetёso. HANI [e turbulluar dhe e frikёsuar]: Unё po flija…kur filluan zilet… Zilet e Edgar Allan Poes…Tring-tring-tring! XHORXHI: TRING! HANI: Po flija…dhe po shihja njё ёndёrr…dhe dёgjova zhurmё, por nuk e kuptoja çfarё ishte. XHORXHI [asnjёherё deri nё fund me tё]: Ishte zhurma e trupave… HANI: Dhe s’doja tё zgjohesha, por zhurma vazhdonte… XHORXHI: …ik fli prapё… HANI: …dhe u TREMBA! XHORXHI [me zё tё ulёt…Martёs, sikur tё ishte nё dhomё]: Do tё tё kap…Marta. HANI: Dhe bёnte ftohtё. Frynte njё erё…aq e ftohtё! Dhe unё se ku isha shtrirё dhe mё rrёshqisnin mbulesat nga trupi…dhe nuk doja qё… XHORXHI: Nё njё farё mёnyre, Marta. HANI: Dhe se kush ishte atje…! XHORXHI: Atje s’kishte asnjeri. HANI [e trembur]: Dhe nuk e doja atje… Isha…e zhveshur…! XHORXHI: Ti nuk e di se ç’po ndodh kёtu, hё? HANI [akoma me ёndrrёn e saj]: NUK DUA…JO…! XHORXHI: Ti nuk e di çfarё ndodhi kёtu kur po dremisje, apo jo? HANI: JO!...NUK DUA…NUK DUA...LARG…[Fillon tё qajё] S’DUA FËMIJË. Kam frikё! Nuk dua tё vuaj…TË LUTEM! XHORXHI [duke pohuar me kokё…flet me dhembshuri]: Duhej ta kisha kuptuar. HANI [duke dalё menjёherё nga gjendja e pёrgjumur]: Çfarё! Çfarё? XHORXHI: Duhej ta kisha kuptuar…gjithё kёto…dhimbje koke…ankime… HANI [e tmerruar]: Pёr çfarё flet ti? XHORXHI [i pakёndshёm pёrsёri]: E di ai? Di gjё pёr kёtё…ai taroçi qё ke marrё pёr burrё, hё? HANI: Pёr çfarё? Ç’tё duhet ty? XHORXHI: Mos u shqetёso, vogёlushe…nuk i them… Oh, zot i madh, kjo do tё ishte shumё pёr tё qeshur! Mos e vrit mendjen. HEJ! Po si i bёn ti? Hё? Si i bёn ato vrasjet e vogla sekrete qё s’i merr vesh ai taroçi yt? Pi ilaçe? ILAÇE? I merr fshehurazi, hё? Apo si? Me xhelatinё molle? ME FORCË VULLNETI? HANI: Jam keq. XHORXHI: Do tё vjellёsh prapё? Do tё shtrihesh mbi pllakat e ftohta, me gjunjёt e mbledhur nёn mjekёr, me gishtin e madh brenda nё gojё…? HANI [e mbёrthyer nga paniku]: Ku ёshtё ai? XHORXHI: Kush? Kёtu s’ka njeri, vogёlushe. HANI: Dua burrin! Dua njё pije! XHORXHI: Mirё, zvarritu deri te bari dhe mbushe njё pёr vete. [Nga jashtё skenёs dёgjohet e qeshura e Martёs dhe pjata qё thuhen.] [Duke ulёritur] Hё, pra, ik! HANI: Dua…diçka… XHORXHI: E di çfarё po ndodh atje, zonjushё e vogёl? Hё? E dёgjon gjithё atё zhurmё? E di çfarё po ndodh? HANI: S’dua tё di asgjё! XHORXHI: Atje brenda ёshtё njё çift… [Dёgjohet pёrsёri e qeshura e Martёs.] …atje nё kuzhinё…me cipat e qepёve dhe kokrrat e kafes…njё si…njё si…seancё provash pёr valёn e sё ardhmes. HANI [s’ёshtё nё vete]: Unё…nuk tё kuptoj…ty… XHORXHI [me njё eufori tё frikshme]: Ështё shumё e thjeshtё… Kur njeriu nuk mund t’i durojё gjёrat ashtu si janё, kur nuk mund ta durojё tё tashmen, ai bёn njёrёn nga kёto tё dyja…ose…ose mediton pёr tё shkuarёn, siç bёj unё, ose i vihet punёs pёr tё…ndryshuar tё ardhmen. Po kur kёrkon tё ndryshosh diçka…BAM E BAM E BAM E BAM! HANI: Boll tani! XHORXHI: Po ti, moj kuçkё qё kukurisesh…nuk do fёmijё? HANI: Do tё mё lёsh…rehat! Kush…KUSH I RA ZILES? XHORXHI: Unё them mё mirё tё mos e dish. Mё mirё tё mos e dёgjosh. HANI [e kapin dridhmat]: Po çfarё, tё dёgjoj kёto qё thua ti… Kush i ra ziles? XHORXHI: Bashkёshorti yt ёshtё…kurse ti kёrkon tё dish kush i ra ziles? HANI: Kush i ra? Dikush i ra! XHORXHI [goja i mbetet e hapur…i sillet nё kokё njё ide]: …Po i ra… HANI: I RA! XHORXHI: …dikush…po…pooo…i ra… HANI: Ziles… XHORXHI [mendja i fluturon gjetkё]: I ra ziles…dhe ishte… HANI: Ishte njёri… XHORXHI [tani vjen nё vete]: …po…E GJETA! E GJETA, MARTA!... Dikush me njё mesazh…dhe nё mesazh thuhej se…djali ynё…BIRI YNË! [Gati pёshpёrimё]… Ishte njё mesazh pёr djalin tonё…dhe nё mesazh thuhej se djali…ynё…VDIQ! HANI [pothuajse bёhet shumё keq]: Oh…mos. XHORXHI [duke e ngulur nё mendje]: Dhe…Marta nuk e di… Nuk ia tregova…Martёs. HANI: Mos…mos…mos. XHORXHI [ngadalё, qёllimisht]: Djali ynё vdiq dhe Marta nuk e di. HANI: Oh, zot i madh nё qiell…mos. XHORXHI [Hanit…ngadalё, qёllimisht, pa emocion]: Dhe ti s’ke pёr t’ia treguar. HANI [e pёrlotur]: Djali juaj vdiq! XHORXHI: Do t’ia them vetё…nё njё moment tё pёrshtatshёm. Do t’ia them vetё. HANI [po i fiket zёri]: Jam shumё keq. XHORXHI [duke u kthyer mёnjanё…edhe ai e zbut zёrin]: Ashtu, hё? Shumё mirё! [E qeshura e Martёs dёgjohet pёrsёri.] Dёgjoje njё çikё atё. HANI: Do tё vdes. XHORXHI [tёrёsisht me vete tani]: Shumё mirё…shumё mirё…vdis. [Duke e zbutur sё tepёrmi zёrin qё Marta tё mos arrijё ta dёgjojё.] Marta? Marta? Kam njё…lajm tё tmerrshёm pёr ty. [Nё buzё i pёrvijohet njё gjysmёbuzёqeshje e çuditshme.] Pёr birin…tonё. Ai nuk jeton mё. E dёgjon, Marta? Djali ynё vdiq. [Fillon tё qeshё me nota shumё tё buta…e qeshura e tij pёrzihet me tё qarёn.]


BIE PERDJA