Ahmet Delia
Kjo trevë kreshnikësh, që në antikë njihej me emrin Klapotnik na e përkujton çdo herë historinë tonë të lavdishme në shekuj. Ky emër kaq i dashur dhe krenar për ne, gjithmonë ka qenë dhe është tmerr për armiqtë tanë. Sa e sa herë armiq të ndryshëm provuan ta zhdukin nga faqja e dheut, por i lanë eshtrat në te. Kjo fole trimash u bë sinonim i rezistencës dhe i qëndresës mbarëshqiptare për liri dhe pavarësi kombëtare.
Drenica nuk dihet se si e mori emrin. Mund të jetë se kjo rrjedh prej fjalës dré - dréri, pasi që dikur drerë kishte mjaftë në këto vise bregore. Drenica përfshin një territor kodrinor ndërmjet Fushës së Kosovës në lindje prej Goleshit e Qiqavicë, maleve të Carralevës në jug, malit Mokna në veri dhe rrafshit të Dugagjinit në perëndim. Pra, ajo paraqet një territor kompakt, një tërësi gjeografike, në të cilën gravitojn mbi 100 fshatra. Në pikëpamje administrative është e copëtuar dhe fshatrat e saja u takojnë disa qendrave komunale: Skënderajt, Gllogovcit, Lipjanit, Vushtrrisë dhe Malishevës.
- Drenica e Kuqe
- Lumja ti Drenicë e Kuqe-Asnjë plumbë kurrë nuk e huqe!(Populli)
Për qështjen kombtare, Drenica asnjëher nuk i ka kursyer trimat!
Në qendrën e Dardanisë ilire, gjëgjësisht të Kosovës së sotme, shtrihet
- Drenica heroike.
Edhe pas vitit 1455, kur Kosova përfundimisht ra nën sundimin turk, Drenica mbeti e papërkulur dhe e panënshtruar. Kjo zgjati (mbi 400 vjet) deri rrethviteve 1850-1860, kur njëfar Jashar Pasha, sundimtar i Prishtinës, i pushtoi disa fshatra të kësaj treve, të cilat sot e kësaj dite njihen me emrin Drenica e Pashës. Siq tregojnë pleqtë, ky farë pashai erdhi nga drejtimi i Prishtinës dhe pa ndonjë kundërshtrim të fortë i pushtoi fshatrat deri te Qikatova. Kur e dëgjuan këtë drenicasit e morën si dhunë nderi, fyerje të rëndë dhe ia kthyen pushkën, duke mos e lënë të shkojë më tutje. Kështu pjesa tjetër e Drenicës, që nuk u nënshtrua por i mbrojti trojet e veta me armë e me gjak, u quajt Drenica e Kuqe. Pra, që nga ky moment historik, Drenica ndahet në dy pjesë.
1) Drenica e Kuqe ose Drenica e Epërme, në veri, që përfhsin pjeshën dërrmuese të fshatrava (afër 80) dhe
2) Drenica e Pashës ose Drenica e Ultë, në jug, që përfshin diku rreth 20 fshatra.
Sidoqoftë, Drenica në historinë tonë kombëtare, mbetet territor i qëndresës shqiptare, që secilit pushtues i rezistoi me armë në dorë. Që nga Beteja e Kosovës (1389) e deri më sot, nga kjo trevë dolën njerzë që me pushkë e me penë luftuan për qlirim dhe pavarësi kombëtare. Kështu, në luftën e parë kundër osmanëve, në Betejën e Kosovës, trimi drenicas, Millosh Nikollë Kopiliqi (nga Kopiliqi i Skënderajit) do ta plagosë për vdekje sulltan Mratin I . Edhe në luftën e mëvonshme antiosmane, që e udhëhoqi Austria, morën pjesë shqiptarët. Më 1689 pas Pikolomenit kishte rreth 6000 shqiptarë, shumica drenicas.
- Emri
Drenicë ua shtinte frikën armiqve. Edhe vetë sulltanin nuk e linte të qetë në Stamboll. Sa e sa fermane u nënshkruan e sa e sa koka pashallarësh u prenë për të, por kot. Tërë Ballkani dhe Evropa ishin qetësuar e në Drenicë ende s´kishte pushtet të plotë turk. Edhe atëherë kur provuan ta vëjnë pushtetin, më 1891, dështuan: Saraji Hamidije në mes Llaushës, Polacit e Prekazit u rrënua plotësisht ndërsa kajmekami me gjithë nënpunësit e tjerë u dëbuan brenda natës.
"Vend grajzish...Pushteti borgjez serb ia kishte dron kësaj ane aq shumë sa që e quante << vend grajzish >>. Kunsulli serb në Prishtinë (gjatë sundimit turk) Borisllav Nushiqi (1864-1938) lavdërohej, që hipur mbi kalë, kishte kaluar nëpër tokën e Drenicës. Edhe në elaboratet e ndryshme që gatuheshin nëpër kabinetet e krerëve dhe akademikëve serbë për shpërnguljen dhe zhdukjen e shqiptarëve, Drenica parashikohej si vendi më i rrezikshëm, prej nga duhej larguar masovikisht popullsia vendëse (shqiptarët). Vetë mbreti Aleksandër pati propozuar që ky territor të shkatrrohej plotësisht. Borgjezia serbe mendonte se me djegjen e fshatit të fundit dhe me vrasjen e fëmijës së fundit në Drenicë. për opinionin tonë do të hiqet nga rendi i ditës edhe vetë qështja shqiptare.Numri i atyre që luftuan kundër pushtuesve turq, austrohungarez e posaqërisht kundër atyre serbë është shumë i madh. Nga trevat e Drenicës u dalluan: Bejte Galica,Ahmet Delija, Shaqir Smaka, Azem Bejtë Galica, Shotë Galica, Mehmet Delia, Lec Gradica, Zenel Baica, Ilaz Reqaku, Fazli Berani, Bajram Tërdevci, Halit Bajrami, Mehmet Gjeli, Shaban Mangjolli, Shaqir Pirraku etj.
"Mos kij besim te serbët!...."
Edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore rezistenca dhe revolta më e madhe kundër sllavokomunistëve qetnikë shpërtheu në Drenicë. Këtu ende ruhej amaneti i Azem Bejtë Galicës dhe i shokëve të tij se << besë me shka nuk ka >>. Ky amanet u rikujtua edhe gjatë atyre viteve të stuhishme. Më 8 prill 1943, kur nëpër fshatrat e Drenicës propagandohej për vllazërim-bashkim, Fadil Hoxha vetë shkoi në fshatin Berishë. Aty u takuan me plakun e menqur të atij fshati, me Tahir Berishën, i cili pos tjerash i pat thënë: << Mos kij besim te serbët! Gjithmonë na kanë mashtrue e kanë me ju mashtrue.>> Kjo doli e saktë dhe shumë shpejt u vërtetua. Brenda muajve janar-shkurt 1945 u bë ploja mbi Drenicë. Gjatë kësaj periudhe të ndërlikuar historike në mesin e shumë të tjerëve u dalluan: Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Ahmet e Rifat Galica, Sadik Lutani, Azem Aruqi, Imer Fazli Radisheva, Ajet Gërguri etj.
Hasan PrishtinaNga treva e Drenicës, nga Polaci, ishte edhe familja e Hasan Prishtinës (1878-1933). Ky ideolog, i shquar dhe udhëheqës i palodhur i kryengritjeve të përgjithshme për Pavarësinë e tokave shqiptare, tërë pasurin dhe jetën e dha për të mirën e kombit. Lirisht mund të thuhet se veprimtaria e tij luftarake gjatë muajve maj-gusht 1912 e përgatiten ngritjen e Flamurit në Vlorë.Në përfundim të kësaj flete po e citojmë shkrimtarin tonë të njohur Hivzi Sulejmanin, i cili shkruan: << Kurrë ky vend, kjo anë me male dhe lugina mesatare, kjo Drenicë e papërkulur, nuk ka dashur të dijë për asnjë pushtet përveq pushtetit të vet. Kurkujt pra nuk i është nënshtruar. E prej ligjeve njerëzore që vlenin aty diqka ishte vetëm një: Ai i Lekës >>.
- Bejtë - Galica
Dikur, para më se 200 vjetësh, Galica ishte një fshat i vogël dhe i varfër siq ishin shumica e fshatrave shqiptare. Në mesin e atyre familjeve të pakta shquhej ajo e Abaz Bejtës. Ai i kishte tre djem: Azemin, Ferizin dhe Ibishin. Prej tyre dallohej Azemi. Ishte më trimi e më bujari. Azemi kishte vetëm një djalë, Bejtën.Bejtau lind në pranverën e vitit 1853 në Galicë. Që nga fëmijëria, duke qëndruar nëpër odat e fshatit, mori mësime të mira. Aty i lindi dashuria për atdheun e vet, për popullin shqiptar që po vuante nën zgjedhen turke dhe për çdo gjë kombtare. Krahas tyre, në anën tjetër, i shtohej urretja kundër pushtuesve që nuk po e linin rehat këtë tokë stërgjyshore.Azemi e martoi djalin (Bejten) në moshë më të re se moshatarët e tij, pse ishte mashkulli i vetëm në familje. E martoi me një vajzë nga Kutllovci, me të cilën i pati dy djem: Seferin dhe Zenelin. Pas pesë vjetësh i vdes gruaja e parë dhe Bejta rimartohet me Sherifen, bijën e Kurt Selacit që ishte i njohur në tërë Shalën e Mitrovicës për trimëri dhe menquri. Me të i pati edhe tre fëmijë: Azemin, Mihanën dhe Ademin. Edhe fëmijët Bejta i edukoi në frymën patriotike dhe luftarake. Këtë e bënte jo me fjalë, por me veprime konkrete duke marrë pjesë aktive në çdo kryengritje që organizohej kundër hordhive otomane.Qysh më 1890/91, kur Perandoria turke bëri përpjekje për ndryshime administrative në Vilajetin e Kosovës dhe për vendosjen e pushtetit në Drenicë, ai u gjend në radhët e para. Siq dihet Drenica i përkiste rrethit të Vushtrrisë. Sulltani ishte i interesuar që të krijojë një rreth të posaqëm në Drenicë, në mënyrë që ta kishte nën sundim të plotë këtë trevë të papërkulshme. Ai si vend të përshtatshëm caktoi lokalitetin midis tri fshatrave të mëdha të Drenicës, në mes Polacit, Llaushës dhe Prekazit. Pasi u bënë përgatitjet e duhura filloi puna me ndërtimin e Sarajit. U caktua edhe rendi kush kur duhet të dalë në punë "vullnetare". Për çdo ditë lartësoheshin muret e ndërtesës e bashkë me to rritej mllefi dhe urrejtja në zemrat e drenicasve. Dhe kur u caktua edhe kajmekami me nënpunësit e tjerë të Sarajit me emrin HAMIDI*vendësit u ngriten në këmbë. Kështu, më 14 janar 1891 afër 2 000 vetë të udhëhequr nga Ahmed Delia i Prekazit e sulmuan Sarajin. Kjmekami i ri, Kahremen beu dhe nëpunësit e tjerë, mezi shpëtuan nga flaka dhe lufta. Saraji u dogj, materiali u shpërnda dhe kështu pashai turk (Xhelil Pasha) dështoi, nuk arriti ta nënshtroj Drenicën, për qka koka e tij do të përfundonte në kamarën e turpit.Në këtë bejtej të përgjakshme u shqua edhe Bejtë Galica. Ai u kishte rënë në sy edhe auktoriteteve turke dhe pas disa ditësh arrestohet. Bashkë me një grup kryengritësish dërgohet në Shkup. Pashai turk kishte dalur në ballkon dhe po i vështronte të arrestuarit që ecnin kalldrëmeve të pluhrosura. I bëri përshtypje një burr i hajthëm. me tirq të zi e plis të mprehtë në kokë, i cili ecte krenarisht dhe me një mospërfillje. I urdhëroi rojet që t´ia brenda ashtu duarlidhur. Posa u fut i arrestuari në zyrë pashai e pyeti:-Si të quajnë more djalosh i padëgjushëm?-Bejtë Azemi, por të gjithë me thërrasin Bejtë Galica, -iu përgjigj ai gjakftohtë e duke e shikuar në sy.-Hë, more lanet (shejtan) a e sheh se Perandoria jonë i ka duart e gjata sa t´ju arrijë edhe në ato malet tuaja të egra, ku gjeten vdekjen mijëra e mijëra ushtarë tanë- vazhdoi pashai.-Ore pasha- iu drejtua Bejta- vërtet Perandoria juaj i ka duart e gjata, por jetën e ka të shkurtër. Ato trojet tona, ku rriten shqipet nuk durojnë t´i shkelë këmbë e huaj. Nuk janë mësuar në robëri. Burra e gra luftojnë. Edhe vetë toka, po s´pati kush ta mbrojë, hapet dhe do t´ju përbijë të gjallë, por ikni sa s´është vonë...-Mjaft more zog kaurri - briti me zë hakërrues pashai i cili e kishte humbur durimin dhe nga nervoza filloi të dridhej.Ti do te kalbesh ne burgjet tona të errëta se je nga ajo farë e mallkuar, e cila duhet zhdukur me rrënjë. Ti na qenkshe mu nga ajo toka e shpallur haram që quhet Drebice, e cila nga nxori telashe me shum se e gjith europa. Nga ai vend ogurzi ishte edhe Millosh Kopili, i cili më 1389 me thikë të helmuar e therri sulltan Muratin I, që kishte ardhur për ta cliruar Kosovën nga te pafetë. Ai ua ka lënë amanet që të luftoni kundër nesh. Ka pesë shekuj që sundojmë tërë Europën e ju na e dogjet Sarajin e posangritur. Në shpirtin tuaj ka hyrë i paudhi dhe s´ju lë të qetë. Por ai që ngirtet kundër perandoris sonë të Shenjët do të pësoj kështu si ti, në qelitë tona të ftohta. Nga to do të dilni vetëm të vdekur... unë jam katil për rebelët si ju... Merreni e ma shporrni syshë këtë qafir! -u briti rojeve që qëndronin gaditu para derës se tij.Vërtet, Bejta u dënua me burgë të përjetshëm, me 101 vjet.
Me 1902 Porta e Lartë vendosi të bëjë reforma në Vilajetin e Rumelis. Për zbatimin e tyre u caktua Hilmi Pasha, i cili arriti në Shkupë më 12 dhjetor 1902. Ai për t´i mashtruar dhe përvetësuar shqiptarët në përkrahjen e reformave menjëherë e bëri amnestimin e disa të burgosurve. Në mesin e tyre u gjend edhe Bejtë Galica, i cili pasë 11 vjetësh doli nga burgu i Shkupit.Edhe pas daljes nga burgu Bejta nuk e ndali aktivitetin e vet luftarak e organizativ. U zgjodh udhëheqës i luftëtarve nga fshatrat: Galicë, Dubovcë, Mikushnicë, Beqiq dhe Krasaliq. Në muajin shkurt te vitit 1902 i përfaqësoi keto fshatra në tubimin e kretërve të Drenicës që u mbajt në kullën e Ahmet Delisë në Prekaz. Aty u vendos që të mbahet sa më shpejtë një kuvend i ngjashëm me ato të Gjakovës dhe të Llugës.Më 26 mars 1903 mori pjesë në fushën e Morinës, në Kuvendin historik të Drenicës, të cilin e udhëhoqi Ahmet Delia. Në te u vendos të kundërshtohen reformat turke. Pas tri ditësh, më 29 mars, mijëra dernicas, nën dretimin e Ramë Lutanit e morën Vushtrrinë pa pengesa të mëdha. Të nesërmen u nisen për në Mitrovicë për t´u ndihmuar vëllëzërve shaljanë, të cilët e kishin sulmuar qytetin dhe kërkonin dëbimin e menjëhershëm të konsullit rus Shcerbinit. B e t e j a qe e përgjakshme. U vranë mbi 300 shqiptarë. Nga kodra e Bairit sulmonin me topa. Aty qëndronte edhe Shcerbini, i cili edhe komandonte. Një ushtar shqiptar në ushtrinë turke, me emrin Ibrahim Halit Popovci, nga Suka e Gjilanit, duke i parë këto skena tmerruese e dredh pushken dhe e qëllon konsullin, i cili vdiq pas disa ditësh. Edhe në këto luftime u dalluan trimat që i udhëhoqi Bejtë Galica.Lëvizja anti-turke sa vinte e shtohej. Kryengritsit shqiptar kishin përfshir mbar Kosovën. Në muajin korrik 1907 shpërtheu revolta e armatosur në Drenicë. Të gjithë kryengritësit e kësaj treve ishtin grumbulluar rreth Rezallës dhe Devicit.Shemsi Pasha me forca të shumta gjendej në Mitrovicë. Atij i erdhi urdhri nga Stambolli që sa ma shpejt të shuhet me gjakë kjo kryengritje. Ky menjëher i nisi dy taborre nën drejtimin e major Vehbi Efendiut për në Drenicë. Posa arritën në Llaushë krusën pushkët e para. Vehbi Efendiyt iu desh të zbres nga kali dhe ta ruaj kokën e vet. Beteja e përgjakëshme e cila zgjati tërë ditën, u zhvillua midis Rezallës dhe Devicit. Aty mbesin te vrar shumë shqiptarë, në mesin e tyre edhe njëri nga prijësit e betejës- Bejtë Galica. Ai kishte mbetur keq përmbys. Një ushtar i kësaj ane e njeh dhe don ta kthejë mbar Vehbi Efendiu iu kërcënua: - Largohu more edepsëz se po të këpus me kamxhik. Ai është harambash që ka kundërshtuar dovlentin. Ashtu le të vdesë, përmbys!Kështu, në muajin korrik 1907, në fushën e nderit ra heroikisht patrioti dhe luftëtari 54 vjecar, Bejtë Galica. Pas një jave turqit ia dogjën shtëpin në Galicë duke i lënë pa kulm mbi kokë Sherifen me dy thjeshtrit (Seferin dhe Zenelin) dhe tre fëmijët e vet: Azemin, Mihanen dhe Ademin.Me vrasjen e Bejtë Galicës nuk u shua rezistenca e armatosur në këtë familje trime. Rrugën e tij do ta vazhdojnë të bijtë, sidomos djali i tretë,
- Azem Bejtë Galica me Nusen e Maleve - Shotë Galica
Azem Bejta u lind më 10 dhjetor 1889. I rritur në gjirin e një familje me tradita luftarake e patriotike, që nga fillimi u përcaktua për luftë të pakompromis me secilin që do t´i cenojë vatrat e të parëve.
Si fëmij përjetoi ngjarje të hidhura dhe tragjike. Turqit ia vranë babanë dhe ia dogjën shtëpinë, duke i lënë të pastrehë. Rropatjet e kësaj familjeje nëpër dallgët e egra të jetës ia forcuan ndjenjën e atdhedashurisë dhe ia ngritën në një ideal të pashuar, për të cilin e dhe edhe jetën.
Tiparet e një trimi të paepur dhe të një vizionari të mprehtë u manifestuan që në rininë e hershme të këtij djaloshi. Si i vogël dallohej nga moshatarët. Ishte i zgjuar e i shkathtë. I pëlqenin shumë këngët e trimërisë dhe rrëfimet e pleqëve për ngjarje të ndryshme nga historia kombëtare. Në odat tona - shkolla, mori mësime të mira. Ky shpirt i shëndoshë qëndronte në një trup të shëndosh, siq do të thoshin latinët. Edhe për zhdërvjelltësi ua kalonte të gjithëve. Në mundje, me çobanë, ishte i pari. Por mbi të gjitha atë e cilësonin trimëria dhe guximi. Ende pa i mbushur 11 vjet me pushkën e dajës, e pati plagosur një serb të Selacit, (Stojanin) të cilit ia kishin frikën të gjithë.
Shumëherë burrat e Selacit (dajat e tij) dhe të Galicës bisedonin rreth asaj se kujt i ka ngja Azemi, dajave apo babait? Kur nxeheshin shumë i qetësonte plaku i urtë i Galicës, mixha Rexhep duke u thënë: «O burra, pse po lodheni aq shumë. Kah t´gan mirë asht, dajtë tirma e babën trim.»
Gjatë viteve 1910 - 1912 shpërthyen kryengritjet e përgjithëshme për pavarësinë e tokave shqiptare. Më 5 maj 1912 Hasan Prishtina doli në Drenicë, i mbathi opingat dhe e dha kushtrimin për një luftë mbarkombëtare kundër Perandorisë osmane.
Edhe Azemi, 20-vjeçar, u radhit në çetat kryengritëse të Drenicës, të udhëhequra nga Ahmet Delia i Prekazit. Kur drenicasit dhe shaljanët ishin nisur për luftë përbri tyre marshonte Isa Boletini, hipur mbi kalë e i shoqëruar nga disa trima. Në mes të shumë trimave i ra në sy djaloshi sypatrembur e i etshëm për luftë.
- I kujt është ai djalë? -pyeti Isa Boletini.
- I biri i Bejtë Galicës, Azemi - iu përgjigj njëri nga trimat që e shoqronte.
Isa e ngau kalin dhe iu afrua Azemit.
Pasi u përshëndet me të ia vuri dorën në krah dhe e përgëzoi: - Të lumtë ore djalosh trim. Ti paske vendosur ta dërgosh në vend amanetin e babait tënd, ta vazhdosh, rrugën e tij luftareke. Kjo është rrugë e vështirë por e lavdishme dhe e ndershme. Zemra mu bë mal nga gëzimi, sepse Bejta nuk paska vdekur. Shpirtin e tij luftarek po e shoh në sytë e tu të etshëm për liri. Ai e paska lënë një trim që do ta nderojë Kosovën dhe mbarë kombin. Me fat rruga e lavdisë se një vend që lind brezni trimash nuk do të humbet kurrë...
B e t e j a t e atyre viteve qenë të vështira dhe të përgjakshme. Shtetet fqinje sodisnin dhe bënin plane djallëzore për copëtimin e trojeve shqiptare. E formuan alianvën ballkanike dhe atëherë kur bisha evro-aziatike po bënte përpëlitjet e fundit, në njërën anë, dhe shqiptarët ishin molisur nga betejat e pareshtura, në anën tjetër, ato u inkuadruan në luftë. Kështu, mbi tokat e posaçliruara shqiptare, u vërsulën si një lukuni ujqërish grabitqarë ushtritë serbo-malazeze. Secila mundohej të kafshojë një copë më të madhe nga trupi i gjakosur.
Nëse luftërat ballkanike për disa popuj ishin fatlume, se ua sollën lirinë, për shqiptarët e Kosovës ishin të kobshme, sepse u sollën robëri të reja. Fitorja e 28 Nëntorit ishte gjysmake.
K o s o v a u pushtua nga Serbia dhe Mali i Zi. Ato filluan terrorizmin mbi popullatën shqiptare. U sulmuan çdo gjë kombëtare: gjuha, flamuri, zakonet, feja, toponime e të tjera, me qëllim që të bëhen shpërngulje nga Kosova. Krahas atyre u hapën edhe shumë burgje e kampe turture. Në Drenicë kampi më famëkeq ishte ai i Runikut, ku u keqtrajtuan shumë dernicas.
Azem Bejta të gjihta këto ngjarje i përjetoi vetë, në vijën e frontit. Kurr nuk iu nda luftëtarëve të lirisë. Mori pjesë edhe në Betejën Legjendare të Merdarit, ku mbeten mijëra të vrarë.
Posa ishte kthyer nga betejat ishte arrestuar dhe burgosur. Disa ditë ishte mbajtur në stacionin e Tërnavcit. Për çdo ditë e detyronin të punoj në rrugën Mitrovicë - Pejë. Një ditë derisa po punonin në Vojtesh ra në konflikt me xhandarin që i shoqëronte (ruante). E qëlloi çekan duke e plagosur për vdekje. Atëher e dërguan në kampin e Runikut. Atje kalonte shumë keq. Jeta ishte e rëndë dhe e mundimshme. Të burgosurit i kishin futur në një baltë të madhe midis një livadhi të rrethuar me tela xhembaçë e me roje të dyfishuara. Shumë vdisnin nga mundimet dhe torturat. Një ditë drenicasit e sulmuan kampin. Organet shtetërore, të mllefosur, i qesin në pushkatim të burgosurit. Azemi arrin të shpëtoj midis plumbave. Ishte fundi i vitit 1913.
Xhandarmëria serbe, e ndihmuar edhe nga një spiun shqiptar, vëhet në ndjekje të tij. E hetojnë dhe e rrethojnë në malet e Mikushnicës. I paarmatosur dhe duarlidhur plagoset në dorën e majtë (nga ky moment gishtat e kësaj dore i mbeten të palëvizshëm). Pas disa orësh kapet dhe dërgohet në burgun e Mitrovicës.
Të nesërmen ia arrestojnë edhe të dy vëllezërit: Seferin dhe Zenelin dhe bashkë me shumë të rinj nga Drenica i burgosin. Pas disa ditësh të gjithë i nisin për në Serbi. Pak ditë i mbajnë në Zajeçar e pastaj i transferojnë për në Pozharevc, në burgun më të rëndë të kohës.
Në burg jeta ishte e mjerueshme. I ushqenin sa për të mos vdekur. Mbi një vit e kaluan në vetmi të plotë, nëpër qelitë e nëndheshme përplotë lagështi, errësirë e myk. Krahas tyre mbi ta për çdo ditë ushtrohej edhe shum torturë barbare e tipit mesjetar. Por, megjithatë, duhej mbijetuar.
Azemi ishte optimist dhe mbante qëndrim burrëror. Kurrë nuk u gjunjëzua as nuk u zhgënjye. Në zemrën e tij kishte zënë vend dashuria për Kosovën. Ajo dashuri e mbante duke ia ushqyer shpirtin e tij që po vuante para grilave të hekurtë. Tashmë ajo ishte shndërruar në një ideal pë pashuar jetësor. Gjithnjë shpresonte se një ditë do të kthehet në Kosovë dhe do ta vazhdonte luftën për çlirimin dhe pavarësimin e trojeve të veta. Shpesh e ëndrronte Kosovën e lirë. Këtë ua thoshte edhe shokëve. E shihte veten të lirë duke vepruar drejt saj. Si në vegim e dëgjonte zërin e mekur të nënë-lokës që e thirrte në rrugën e nderit, në rrugën e pavdekshmërisë...
Dhe, nuk vonoi shum, ajo ditë e bardhë agoi. U këputen prangat, u shkallmuan dyert, u mbytën rojet dhe, u kapërcyen telat. Trimi vetë i shtati u gjend në ajrë të pastër, i lirë...
Organet serbe, ai mëngjes pranveror, i gjeti të hutuar. Linja telefonike ishte e ngarkuar me zëra të shqetësuar e tërë ankth:
-Alo...alo Komanda e Mitrovicës, a më dëgjoni? Jam drejtori i burgut të Pozharevcit. Të lutem, dëgjo me kujdes! Dje pasdite na ka ndodh një skandal shqetësues. Një grup të burgosurish është arratisur. Të gjithë janë nga rrethi juaj. Atyre u prin ai djaloshi mustaqezi i quajtur Azem. Dy rojtarë i kemi gjetur të mbytur përdhunisht. Të lutem shumë, merri të gjitha masat për t´i kapur, se po e mori vesh lartmadhëria e pat jeta ime...
-Çfarë, çfarë?! -u çarkëdis komandanti - ikje nga burgu thua? Mos je i dehur... apo po tallesh me mua? Azem Bejta të arratiset nga ai burg me gjithë ato labirinthe enigmatike e mu ne zemër të mbretëris sonë. A guxon te ndodhë kjo mer sylesh? Jo, jo ende nuk më besohet se përndryshe do të çmendem. Kjo ëshë e tmerrshme dhe fatale. Medet ç´na paska gjetur ne që do të kemi punë me te. Kurrë më organet tona nuk do të kenë qetësi në këto anë. Lirisht xhandarët e postkomandave tona le ta lëshojnë Drenicën. S´do të ketë qetësi asë krali ynë në Beograd. Phu, ju marrtë djalli, ju marrtë, more kukuvajkat e dreqit!...
Të arratisurit ecnin drejt vendlindjes pa çarë kokën ç´po ndodhte në qarqet shtetrore. Pas një udhëtimi të gjatë e të mundimshëm, natën e ditën, maleve e fushave, të lodhur e të uritur, arritën në Kosovën e dashur. Ishte pranvera e vitit 1915.
Azemi pa humbur kohë, ende pa kaluar muaji, vendosi ta formaojë çetën e vetë luftarake. Bashkë me dy vllezërit dhe disa trima nga fshartrat përreth që u grumbulluan në Galicë. Nën hijën e Qarrit qindravjeçarë (Lisi i vorreve) e shtruan sofrën dhe u ulën rreth saj. Nëna Sherife ua solli flamurin shqiptar, që e kishte ruajtur në fund të arkës dhe pasi e shpalosi mirë e shtroi mbi sofër. Trimat me dorën e majtë në zemër e me të djathtën mbi flamur njëzërit u betuan: «Betohemi në këtë flamur të shenjtë se sa të jemi gjallë do të luftojmë për lirinë e këtyre trojeve. Betohemi dhe bëjmë be se për Kosovë japim jetën sikurse me le».
Kjo çetë, e cila më vonë do të bëhet «Nëna e çetave kaçake te Kosovës», menjëher filloi aksionet e veta luftarake. Kështu nisën edhe ditët e tmerrit për xhandarët e posteve në Drenicë dhe për spiunët. Dhe gjtë trembëdhjetë vjetëve, sa ekzisoi kjo çetë, arriti t´i zhviloj mbi shtatëdhjetë beteja të suksesshme e fitimtare,