Të folurit dhe të shkruarit e shqipes
Arvanitët

Kur nxënsi i Bopps-it, August Scheicher kishte pregatitur trungun e gjuhëve indo-evropiane, ai ishte i detyruar që edhe për shqipen të gjente një degë. Në "Compendium der vergleichenden Grammatik der indogermanischen Sprachen" e tij, ai shkruante:

"Gjuhët e lashta evropiane së pari ndahen nëpërmjet një zhvillimi të parregullt në pjesë të ndryshme, dhe nga to u shkëputen sllavo-gjermanishtja (gjuha, e cila më vonë ndahet në gjermanishte dhe sllavo-litunisht); pastajë u nda trungu i mbetur i gjuhës së lashtë, ariogrekoitalkeltike dhe grekoitalokeltike dhe arishtja, nga e para e këtyre u dalluan më vonë greqishtja (-shqipja) dhe italokeltishja ndërsa ajo e fundit mbeti e bashkuar."

Ai kishte paraqitur një tabelë:

- - - - gjermane
- - - - lituane
- - - sllovalituane sllave
- sllavogjermane - - kelte
indo-evropiane - - italokelte itale
e lashtë - - - shqipe
- ariogrekoitalokelte grekoitalokelte - greke
- - arish - eranish
- - - - indase

Copa e parë e këtij punimi u botua më 1863. Në atë kohë, besonin që dy gjuhët e lashta ishin në lidhje shumë të ngushtë. Përaqsues i këtij drejtimi ishte Gjorgj Kurtius (Georg Cutius 1820-1885). Disa përdorin edhe temin "çifti familjar pelazgë".

Si do që të jetë, për të kuptuar pak a shumë të folmen e Arvanitëve po paraqesim një spjegim të një albanologu gjerman W. Fiedler: "Einführung in die Albanologie"

Spjegimi niste nga Grekoshqipja e asja tabele pasi që kjo është dega e parë nga trungu i shqipes, ka mbajtur vijën ariane dhe se ky dialekt për shqipen ka rëndësi të rendit të parë.

Shkrimet e para të shkrimit të dialektit të Arvanitëve, sikur që jepë Sasse S.8ff. burojnë nga Italia. Kështu, dëshmia e parë e Arbëreshëve (me këtë edhe të dialekti të toskëve në kuptimin e gjërë) sipas gjuhësisë i bien më mirë dialektit të Arvanitëve: "Dottrina Cristiana" e Lekë Matrëngës, e shtypur më 1592, përpiluesi i së cilës vinte nga një familje Siciliane që kishte mërguar në mes shekullit XVI nga Pelopenezi.