40 Hadithe të Zgjedhura nga Imam Neveviu


Faqe 2
faqe
- 3 -

Faqe 4
Nr. Hadithi
21. Nga Ebu Amri - e sipas disave Ebu Amrete, Sufjan ibn Abdullahu, radijall-llahu anhuma, trasmetohet se ka thene:

"Thashe : 'O i Resulull-llah! Me thuaj per Islamin ate per cka nuk do te kem nevoje te pyes askend pervec teje."

Tha: ' Thuaj, e besoj All-llahun , pastaj vazhdo me ngulm (ne kete)'."

( Muslimi )

22. Nga Ebu Abdullah Xhabiri ibn Abdullah el-Ensarij, radijall-llahu anhuma, trasmetohet:

" Nje njeri e pyeti Resulullahin, sal-lall-llahu slejhi ue sel-lem, dhe tha: 'C'mendon nese i fal namazet e obliguara, e argjeroj Ramadanin, u permbahem te lejaurave kurse braktisi te ndaluarat dhe nuk bej asgje me shume nga kjo, a do te hyj ne xhennet?' I Derguari, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, tha: 'Po'! "

(Muslimi)


23. Nga Ebu Malik al-Harith ibn Asim el-Esh'arij, radijall-llahu anhu, trasmetohet se ka thene:

'Pastertia eshte gjysma e besimit. Falenderimi All-llahun ( el-hamdu lil-lah ) e permbush matesen ( mizanin ). Lavderimi dhe falnderimi All-llahun ( subhanall-llahi ue-l-elhamdu lil-lahi ) e permbushin hapesiren ndermjet qiellit dhe tokes. Namazi eshte drite. Sadaka eshte deshmi. Durimi eshte shkelqim. Kurse Kur' ani eshte deshmi e sigurt per ty apo kunder teje. Cdokush e fillon diten e tij dhe cdonjeri eshte tregetar i shpirtit te tij; mund ta cliroje apo ta sjelle ne shkaterrim'. "

(Muslimi)

24. Nga Ebu Dharr al-Gafariu, radijall-llahu anhu, transmetohet se Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, i eshte trasmetuar nga Krijuesi i tij, i Fuqishmi dhe i Madherishmi, i cili ka thene:

" O robet e Mi! Une ia kam ndaluar dhunen Vetes dhe e kam ndaluar edhe nder ju, prandaj mos i beni dhune njeri-tjetrit. O robet e Mi! Te gjithe ju jeni te lajthuar, pervec atij qe e perudhi Une, prandaj kerkoni udhezim nga Une, do t'iu perudhe. O robet e Mi! Te gjithe ju jeni te uritur, pervec atij qe e ushqej Une, prandaj kerkoni t'iu ushqej, do t'iu ushqej. O robet e Mi! Te gjithe ju jeni te zhveshur, pervec atij qe e veshi Une, prandaj kerkoni veshje nga Une, do t'iu vesh. O robet e Mi! Vertet ju gaboni naten dhe diten, kurse Une i fal te gjitha mekatet, prandaj, kerkoninga une falje, do t'iu fal. O robet e Mi! Ju kurre nuk mund te arrini te ajo, me cka Mua dem do te Me shkaktonit qe te Me demtonit, as qe ndonjehere do te arrini tek ajo qe Mua dobi do te me sjelle, qe te Me kontribuonit. O robet e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerzit nga ju dhe xhinet nga ju te ishin te devotshem sikur zemra me e devotshme e njerit nga ju, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim ne asgje. O robet e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerezit nga ju dhe xhinet nga ju te ishin te prishur si zemra me e prishur e njerit nga ju, kjo nuk do ta mungonte sundimin Tim ne asgje. O robet e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerzit nga ju dhe xhinet nga ju te ngriheshi (qendroni) ne nje vend dhe deshirat dhe lutjet Mua te m'i drejtoni, dhe Une t'i pergjigjesha lutjes se cdonjerit, kjo nuk do ta mungonte ate qe kam Une as aq sa qe e mungon gjilpera kur ngulet ne det. O robet e Mi! Cdo gje varet nga veprat tuaja, te cilat tek Une jane te ruajturadhe te llogaritura, kurse per te cilatUne juve do t'i shperblej. Kush gjen mire, le ta falenderoje All-llahun, kurse kush gjen te kunderten, mos ta fajsoje askend pervec veten. "

(Muslimi)

25. Nga Ebu Dherri, radijall-llahu anhu, gjithashtu trasmetohet se: " Disa shoke te Resulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, i thane Pejgamberit ( sas ) : ' O resulull-llah, pasaniket na tejkaluan dhe mblodhen te gjitha shperblimet; falen sikur falemi ne, argjerojne sikur argjerojme ne dhe ndajne sadake nga pasuria me e vleshme e tyre.' Resulull-llahi tha:

' A nuk ua ka mundesuar All-llahu xhel-le shanuhu edhe juve qe sadake te ndani? Vertet ne cdo tesbih ( subhanall-llah ) ka sadake; ne cdo tekbir ( All-llahu ekber ) ka sadake; ne cdo tahmid ( el-hamdu lil-lah ) ka sadake; ne cdo tahlil ( la ilahe il All-llah ) ka sadake; edhe ne urdherimin e te mires ka sadake; edhe ne ndalimin e te keqes ka sadake; edhe ne te kenaqurit e epsheve ( ne hallall ) ka sadake . ' Ata thane:' O i Derguar i Zotit, a thua edhe kur ndonjeri prej nesh i kenaq epshet e veta edhe per kete ka shperblim? Resulull-llahi tha: 'C'mendoni, sikur epshin e vet ta kenaqe ne menyre te ndaluar, a nuk do meritonte mekatin ( denimin )? Gjithashtu, kur ta kenaqe ne menyre te lejuardo te kete shperblim'. "

(Muslimi)

26. Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, trasmetohet se ka thene:

" Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

" Ne çdo nyje te njeriut ka sadake çdo dite ne te cilen lind dielli; te pajtosh dy vete eshte sadake, te ndihmosh njeriun te hype ne kafshen e tij qe ta barte ose ta ngrite ne te furnizimin ( barren ) e tij eshte sadake. Fjala e mire eshte sadake. Çdo hap qe shpie kah namazi eshte sadake. Te shmangesh nga rruga pengesen eshte sadake'. "

(Buhariu dhe Muslimi)

27. Nga en-Nevvas ibn Sem'an, radijall-llahu anhu, trasmetohet se Pejgambri, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

" Miresia eshte morali ( karakteri ) i mire, kurse e keqe ( mekat ) eshte çka mbillet ( perforcohet ) ne veten tende, kurse nuk deshiron qe kete ta dine njerezit. "

(Muslimi)

Kurse nga Vabisete ibn Ma'bedi, radijall-llahu anhu, trasmetohet se ka thene: " Me ke urdheruar te pyesish se ç'eshte miresia?'

Thashe: 'Po!' ( Resulull-llahu ) tha: "Pyete zemren tende! Miresia eshte ajo me ç'ka te eshte i kenaqur shpirti dhe me ç'kate eshte e kenaqur zemra. Ndera mekat eshte ajo qe mbillet te njeriu dhe hamendet ne kraharor, qofte keta njerez edhe ndryshe te thone dhe pergjigjen'. "

(Hadithi hasen, e kemi trasmetuar nga musnedet e dy imameve: Ahmed ibn Hanbelit dhe Darimiut, me vargun e trasmetuesve te besuar bi isnad hasenin. )

28. Nga Ebu Nexhih el-Irbad ibn Sarijeh, radijall-llahu anhu, trasmetohet ka thene:

"Na ka keshilluar Resulull-llahi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, me nje vaz ( kshille ) nga i cili zemrat na jane ndriturdhe syte na jane perlotur dhe i thame: ' O Resulull-llah, sikur ky eshte vazi yne i lamtumires, prandaj na porosite.' Tha:

'U porosis juve devotshmerinendaj All-llahut te Madheruar, degjueshmerine dhe nenshtrueshmerine ndaj sunduesit edhe sikur ai te ishte rob. Vertet, kush jeton nga ju do te shikoje shume kunderthenie. Ju e keni obligim sunnetin tim dhe sunnetin e halifeve te perudhur drejte. Mire mbanu per keto dhe ruajuni nga risite (bid'atet) ne Fe, sepse çdo bid'at eshte lajthitje."

(Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thote: ky eshte hadith hasen sahih.)

29. Nga Muadh ibn Xhebeli, radijall-llahu anhu, trasmetohet ka thene:

' " O Resulull-llah, me trego nje pune qe do te me shpie ne xhennet, kurse do te me largoje nga zjarri. ' Ai tha: ' Ke pyetur per nje çeshtje te madhe, kurse ajo eshte e lehte per ate kujt All-llahu ia lehteson: Adhuroje All-llahun dhe mos i shoqero asgje, kryeje namazin, ndaje zekatin, argjeroje ramadanin, vizitoje Ka'ben. ' Pastaj tha: ' A deshiron te te udhezoj per ne dyert e dobise: argjerimi eshte mburoje, sadaka i anulon mekatet sikur qe uji e fik zjarrin dhe namazi i njeriut ne thellesi te nates. ' Pastaj lexoi: 'Ata ngrihen nga shtreterit' dhe lexoi derisa nuk arriti deri te fjala 'ja'emune' ( es-sexhde, 16-17 ), pastaj tha: 'A deshiron te ta tregoj kreun e çeshtjes, shtyllen e saj dhe kulminacionin e saj?' U pergjigja: 'Gjithqysh o Resulull-llah!' Ne kete ai tha: 'Kreu i çeshtjes eshte Islami, shtylla e tij eshte namazi, kurse kulminacioni i tij eshte xhihadi.' Pastaj tha: 'A deshiron te te tregoj mbi thelbin e gjjithe kesaj?' Thashe: 'Gjithqysh o Resulull-llah!', kurse ai tha: 'Ruaje kete' I thashe: 'O Pejgamber i Zotit, a thua edhe per kete pergjegjes do te jemi?' Ai tha: 'Te paste nena ( Zoti te dhente jete ) o Muadh! A thua diç tjeter i hedh njerzit ne zjarr perveç gjuheve ( thenieve ) te tyre te keqia'. "

(Tirmidhiu, i cili thote se ky hadith eshte hasen sahih)

30. Nga Ebu Tha'leb el-Hushejni Xhurthum ibn Nashiri, radijall-llahu anhu, trasmetohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem,ka thene:

" Me te vertete All-llahu i Madheruar i ka bere obligim fardet, dhe mos i lini pas dore. E ka vendosur kufirin dhe mos e kaloni, i ka ndaluar disa gjera dhe mos i theni. Kurse i ka heshtur disa gjera nga meshira ndaj nesh, e jo nga harresa dhe mos diskutoni per to."

(Hadithi hasen, Darekutni e te tjere)


Faqe 2
faqe
- 3 -

Faqe 4