40 Hadithe të Zgjedhura nga Imam Neveviu


Ballina
faqe
- 1 -

Faqe 2
Nr. Hadithi
1. Nga emiri i besimtareve Ebu Hafse Umer ibn-ul-Hattabit, radiall-llahu anhu, trasmetohet se ka thene:

"E kam degjuar te Derguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sal-lem, duke thene:

'Veprat jane sipas qellimit dhe çdokujt i takon ajo qe e ka per qellim. Prandaj, kush shperngulet (ben hixhret) per shkak te All-llahut dhe te derguarit te Tij, shperngulja (hixhreti ) e tij eshte per All-llahun dhe te derguarin e Tij. Ndersa, shperngulja e kujt eshte te fitoje disa te mira te kesaj bote ose te martohet me ndonje femer, i atilli nuk do te fitoje tjeter perveç çka ka pasur per qellim '."

(Kete e trasmetojne dy imame muhaddithe: Ebu Abdullah Muhammed ibn Ismail ibn Ibrahim ibn el-Mugire ibn Berdize el Buhari dhe Ebul Husejn Muslim ib el-Haxhaxh ibn Muslim el-Kusherij el-Nesjaburi ne dy sahihet e tyre, te cilat konsiderohen dy permbledhje me te sakta te shkruara te haditheve.)

2. Nga Umeri, radijall-llahu anhu, gjthashtu trasmetohet se ka thene:

"Nje dite ishim duke ndenjur te i Derguari I All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, kur u duk nje njeri me rroba shume te bardha dhe floke shume te zeza. Ne te nuk hetohej shenja e udhetimit dhe askush prej nesh nuk e njohem. U ul prane te Derguarit, sal-lall-llah alejhi ue sel-lem, duke i mbeshtetur gjunjet e vet mbi gjunjet e tij, i vendosi duart e veta ne kofshen e tij dhe tha:

'O Muhammed, me trego ç'eshte Islami?' I Derguari, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene: ' Islami eshte qe te deshmosh qe nuk ka Zot tjeter perveç All-llahut dhe se Muhammedi eshte i derguari i Zotit, ta kryesh namazin, ta ndash zekatin, ta argjerosh Ramadanin, ta vizitosh Ka'ben nese ke mundesi ta besh kete !' Ai tha: 'Te verteten e the!' Ne u çuditem: po e pyet dhe po ia verteton. Ai tha: 'Me trego ç'eshte imani?' ( Pejgamberi )tha: 'Ta besosh Zotin, Engjujt e Tij, Librat e Tij, te Derguarit e Tij, Diten e fundit dhe te besosh ne te caktuarit e Tij te te mires dhe te keqes.' Tha:'Te verteten e the.' Tha : 'Me trego ç'eshte ihsani?'( Pejgamberi ) tha: 'Ta adhurosh Zotin sikur e sheh Ate, sepse edhe pse ti nuk e sheh Ate, Ai vertet te sheh ty.' Tha: 'Me trego ç'eshte Çasti (i fundit, dita e shkaterrimit)?' (Pejgamberi) tha: 'Per kete i pyeturi nuk di me shume nga ai i cili pyet.' 'Me trego mbi shenjat e tij?' Tha: ' Kur roberesh t'i lindi vetes zonjushe, kur te shihen barinjte kembezbathur, te zhveshur e te mjere se si garojne nendertimin e godinave te mbedha.' Pastaj shkoi, kurse une mbeta i habitur. Pastaj ( I Derguari ) tha: 'O Umer, a e njeh ate qe me pyeti?' Thashe: 'All-llahu dhe i Derguari i Tij me se miri e di.' Tha: 'Vertet ky qe Xhibrili, erdhi t'ua mesoje fene tuaj '."

( Muslimi )

3. Nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibn Umer el-Hattabi, radijall-llahu anhuma, Trasmetohet se ka thene: "E kam degjuar te Derguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, duke thene:

' Islami ngrihet mbi pese ( shtylla ): ne te deshmuarit se nuk ka zot tjeter, perveç All-llahut dhe se Muhammedi eshte i derguar i Zotit, ne kryerjen e namazit, ne dhenien e zekatit, ne te vizituarit e Ka'bes dhe ne agjerimin e Ramazanit '."

( Buhariu dhe Muslimi )

4. Nga Abdurrahman Abdullah ibn Mes'udi, radijall-llahu anhu, trasmetohet se ka thene: "Me ka treguar i Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, kurse ai eshte ai i cili e fliste te verteten dhe te cilit i besohet:

' Vertet çdo njeri nga ju formohet ne brendesinee nenes se tij katerdhjete dite si pike ( nutfetun ), pastaj behet e varur ( alekatun ) ngjashem me kete periode,pastaj, behet cope mishi ngjashem me kete periode, pastaj i dergohet meleku dhe e frymezon ne te shpirtin ( ruh ), dhe ketij meleku i urdherohen dy gjera: ta shkruaje nafken ( rizkun ) ( e femijes ), exhelin ( sa do te jetoje ), veprat dhe ( ne pikepamje te jetes ) a eshte i fatshem apo i pafatshem. Pasha All-llahun, perveç te cilit nuk ka zot tjeter, disa nga ju do te punojne pune si njerez te xhennetit deri atehere kur ndermjet tij dhe xhennetit te jete nje kute hapesire dhe do te arrije dhe le pas ajo qe eshte shkruar, dhe do te vazhdoje te punoje vepra te njerzve te zjarrit deri dhe do te hyje ne te. E disa nga ju do te punojne pune te njerzve te zjarrit deri atehere kur ndermjet tij dhe zjarrit te jete nje kut hapesire, dhe do te arrije dhe le pas ajo qe eshte shkruar, dhe do te punoje pune te njerzve te xhennetit dhe do te hyje ne te '."

( Buhariu dhe Muslimi )

5. Nga nena e besimdrejteve Ummi Abdullah Aisha, radijall-llahu anha, trsasmetohet se ka thene: " I Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

'Kush vepron per kete çeshtjen tone ate qe nuk eshte nga ajo, ajo eshte e refuzuar'."

( Buahriu dhe Muslimi )

Sipas transmetimit te Muslimit:

'Kush vepron diç qe nuk eshte ne pajtim me çeshtjen tone, ajo (veper ) eshte e refuzuar'."

6. Nga Ebu Abdullah en-Nu'man ibn Beshiri, radijall-llahu anhuma, trasmetohet se ka thene: " E kam degjuar te Derguarin e All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ue sel-lem, duke thene:

' Vertet e lejuara ( hallalli ) eshte e qarte, por edhe e ndaluara ( harami ) eshte e qarte. Ndermjet tyre jane gjerat e dyshimta, te cilat shume njerez nuk i dine. Kush mbrohet nga gjerat e dyshimta, e ka siguruar ne pikepamje te besimit dhe te nderit, ndersa kush bie ne gjerat e dyshimta, ka rene ne te ndaluaren, ngjashem sikurse bariu i cili e ruan kopene rreth vendit ( kullotes ) te ndaluar, ne cast kopeja mund t'i ike dhe te kullose ne te. Cdo sundues e ka vendin ( kulloten ) per te tjeret te ndaluar, kurse vendi i ndaluar i All-llahut jane ndalesat ( haramet ) e Tij. A nuk eshte ne trup nje organ, kurse ai eshte mire ( i shendoshe ) - i shendoshe eshte tere trupi, kur prishet, prishet tere trupi. E ajo eshte zemra!' "

7. Nga Ebu Rukajje Temmim ibn Evs ad-Darijje, radijall-llahu anhu, trasmetohet se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem , ka thene:

" ' Feja eshte kshille.' Thame: Per ke ( o i Derguar i Zotit )? ' Tha: ' Per All-llahun, Librin e Tij, per imamet ( kreret ) e muslimaneve dhe njerezit e rendomte prej tyre'. "

( Muslimi )

8. Nga Ebu Rukajje Temmim ibn Evs ad-Darijje, radijall-llahu anhu, trasmetohet se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem , ka thene:

" ' Feja eshte kshille.' Thame: Per ke ( o i Derguar i Zotit )? ' Tha: ' Per All-llahun, Librin e Tij, per imamet ( kreret ) e muslimaneve dhe njerezit e rendomte prej tyre'. "

( Muslimi )

9. Nga Ebu Hurejre Abdurrahman ibn Sahri, radijall-llahu nahu, trasmetohet se ka thene: " E kam degjuar te Derguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, duke thene:

'C'u kam ndaluar, largohuni nga ajo, kurse c'u kam urdheruar, punoni nga to sa te mundeni, sepse asgje nuk i ka shkaterruar ata qe kane qene para jush, pervrec shume pyetje te teperta te tyre dhe mosnenshtrimi i tyre ndaj pejgambereve te tyre'."

( Buhariu dhe Muslimi )

10. Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, trasmetohet se ka thene: ' I Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

' Vertet All-llahu i madheruar eshte i mire dhe nuk pranon pervec mire, dhe vertete All-llahu u ka urdheruar besimtareve ate qe u ka urdheruar te derguarve. I madheruari ka thene: ' O ju te derguar, hani gjerat e mira dhe punoni mire.' I madheruari ka thene: ' O ju besimdrejte, hani gjerat e mira me te cilat u kemi furnizuar .' Pastaj e permendi njeriun , i cili ka udhetuar gjateme floke te shpupurituradhe te pluhurosura dhe i cili shtriu duart e tij kah qielli: ' O Krijues, o Krijues! Kurse ushqimi i tij eshte haram, dhe pija e tij haram, dhe veshmbathja e tij haram, dhe eshte ushqyer me haram. E si do te pranohet lutja e tij!' "

( Muslimi )


Ballina
faqe
- 1 -

Faqe 2