“Populli ynë pëlqen më shumë zërin e këndezit se të bilbilit”

Në një letër drejtuar Kryeredaktorit lidhur me replikat në DITA për një projektligj “mbi dekomunistizimin” dhe censurën, autori Mehmet Metaj ndër të tjera përmend një histori mes poetit të njohur Lasgush Poradeci dhe Enver Hoxhës:

“Kur Enveri i tha në një takim Lasgush Poradecit se “ti Lasgush bën poezi të mira, por bëji pak më të thjeshta, që ti lexoj-kuptoj populli, ai iu përgjigj: po shoku Enver, por unë e di që populli ynë pëlqen më shumë zërin e këndezit se sa zërin e bilbilit, se është mësuar që këndezi e zgjon në mëngjez, por unë jam zë bilbili, kush të më lexoj, le të më lexoj..”

Autori shkruan se politika ka tentuar çdo herë të përdorë artin dhe letërsinë, por disa emra kanë rezistuar.

“Lasgush Poradeci apo Xhevahir Spahiu dhe të tjerë nuk u influencuan nga dogmat e kohës por bën poezi që lexohen me endje në çdo kohë. Në vitet ’35 Mbreti Zog promovoi tre shkrimtarë: Naim Frashërin, Ndre Mjedën dhe Gjergj Fishtën, dhe jo Migjenin, që ishte më i madhi i të mëdhenjëve sepse ai ishte talent që s’pranoi çensurë” – shkruan ai duke shtuar se në këtë kontekst përplasja e njohur “Kadare-Trebeshina” lë për të dëshëruar.

“Mbetën “armiq për jetë a vdekje’, por se kush është shkrimtar më i mirë kjo pak rëndësi ka ndërsa se kush ka lënë vepra të pacensuruara këtë do ta tregojë koha. Nuk arritën të nivelin e fisnikëve Gëtë dhe Shiler, që kur ata ishin në kulmin e tyre dhe gjermanët diskutonin dhe dolën disa shkrime gazetash duke shtruar çeshtjen se kush është më i madh Gëte apo Shiler, Gëte, i fyer, u prononcua vetë në shtypin e kohës duke thënë: “ju lutem mos na fyeni më duke debatuar se kush është më i madh, unë apo Shileri, kjo nuk ka asnjë rëndësi, rëndësi ka që të dy jemi gjermanë” – shkruan Metaj në letrën drejtuar kryeredaktorit të Ditës, Adrian Thano.


28 Gusht 2018