Në fillim ishte natyrshmëria


Faqe 1
faqe
- 2 -

Faqe 3
Le të fillojmë të startojmë me fillimin e jetës, në çastin kur foshnja lind. Së pari, në momentin kur fëmija lind, ai është musliman nga vetë natyrshmëria e tij (i shpëtuar). I Dërguari All-llahut s.a.v.s., thotë:

“Çdo foshnje lind në natyrshmërinë e muslimanit, ndërsa prindërit e tij e bëjnë atë të krishterë, hebrej apo zjarrputist”.

Secila foshnje që vjen në këtë botë, vjen duke qenë me natyrshmëri të rregullt, në fenë e vërtetë të All-llahut. Pastaj, ndodhin ngatërresa midis njerëzve, pra, prej individëve, familjeve, ose simpatizuesve, që e kanë transformuar fenë e natyrshmërisë së tyre - të cilën ua dhuroi All-llahu i Lartëmadhëruar, - në atë, që ata tanimë besojnë. Ky është një argument, për të bukurën e All-llahut në universin e Tij; që prej fillimit të jetës, për secilin të posalindur. Çdo krijesë lind me natyrë islame (të bukur), por pastaj njeriu transformohet dhe e prish të bukurën, dhe kjo konsiderohet të jetë një argument tjetër, në të njëjtën kohë.

Çdo fëmijë konsiderohet i pafajshëm, derisa jeton jetën e tij fëminore. Ai, atë duhet t’a shijojë, si dhuratë prej All-llahut xh.sh. Ai nuk di të gënjejë, nuk di të bëhet hipokrit, nuk di të vjedhë, dhe nuk di asgjë prej veprave të këqija të kësaj bote. Por këtë rrugë të keqe, ia mësojnë prindërit e tij, pasi ai, vërtet, është krijuar në natyrshmërinë e të bukurës. Lindet gojë ëmbël, i sinqertë, i pafajshëm dhe i pastër. Nuk kemi dëgjuar që një fëmijë të ketë lindur gënjeshtar nga natyra tij, po ashtu, nuk kemi dëgjuar që të ketë lindur hajdut nga natyrshmëria e tij, gjithashtu, nuk kemi dëgjuar të ketë lindur hipokrit nga natyra tij. Të gjitha këto të shëmtuara dhe mëkate, atij ia mësojnë prindërit e tij, të afërmit ose rrethi i tij, ku ai jeton. Pra, sikur po vërejmë, zanafilla e krijimit në univers, buron me të bukurën, ndërsa burimin e të shëmtuarës në univers, e gjejmë në ndërhyrjen e njeriut.

Dalëngadalë, shohim se foshnja rritet dhe, më vonë, fillon të shkojë edhe në shkollë. Kemi shumë raste kur prindërit nuk e mësojnë atë se puna është baza e suksesit, prandaj për të korrur sukses ai duhet të mësojë. Ata (prindërit) u “ndihmojnë” fëmijëve të tyre për t’a kaluar vitin shkollor pa mësuar. Ata intervenojnë tek mësuesit e tyre, duke i marrë paraprakisht testet e provimeve prej mësuesve të tyre. Ndodh që ata pyetjet t’ua marrin mësueseve përmes mësimeve plotësuese (me anë të kurseve), përmes korrupsionit ose privilegjeve të ndryshme. Kjo ndërhyrje e njollos të bukurën në univers. Si dhe pse? Për arsye se, prindi shpreson se fëmija i tij (në këtë rast nxënësi) një ditë do të mësojë më mirë, prandaj e “ndihmon” t’a kalojë vitin shkollor pa mësuar. Vërtet mendoni se ai fëmijë, një ditë, do të mësojë!? Sigurisht që jo. Përderisa ai mund t’a kalojë vitin pa dhënë mund, atëherë, përse të mësojë e të lodhet!?

Ne jemi dëshmitarë, që disa prej mësuesve i shesin provimet, ose iu japin pyetjet, atyre nxënësve që vazhdojnë kursin tek ata, ose në forma të ndryshme. Ky veprim, i këtij mësuesi, e njollos apo e ndyn harmoninë e së bukurës në univers. Ai bëhet shkaktar që disa nxënës të “korrin” sukses pa mësuar. Ky veprim ndikon dhe lë pasoja të tjera të mëvonshme. Rezultati përfundimtar i gjithë kësaj do të jetë se, nxënësi do të dalë prej asaj shkolle i paditur dhe fare injorant. Më pas, e tërë shoqëria do të kanalizohet në një katastrofë të vërtetë.

I Lartësuari All-llah, kërkoi nga ne që t’a transformojmë planetin tokë. Për t’a ndërtuar tokën, i Lartësuari na ka krijuar mendjen, e cila i kupton dhe i përvetëson arritjet e trashëguara. Ajo (mendja) pranon përvojat e të parëve dhe kështu do të përfitojë nga civilizimet e mëparshme dhe njëkohësisht do të bëhet pjesëtare e zhvillimit të mëtutjeshëm. Kjo mendje e dallon njeriun nga kafsha. Kafshët, ende jetojnë jetë primitive, ashtu sikurse janë krijuar. Ne nuk mundemi t’i mësojmë kafshët se si të jetojnë në grupe, se si të sillen midis tyre dhe se cilat të jenë preferencat e tyre. Ne nuk kemi dëgjuar kurrë, që ndonjë kafshë të ketë trashëguar diturinë e babait apo të gjyshit të vet. Gjithashtu, nuk kemi dëgjuar kurrë që të mësojnë atë, që nuk e ka ditur më parë, dhe kështu të mund t’a zhvillonte vetveten, dhe të tjerët. Kjo nuk ka ndodhur për arsye aksiomatike, por për arsye se kafsha nuk e posedon mundësinë e zhvillimit.


Faqe 1
faqe
- 2 -

Faqe 3