Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/59
Pjesa VI Rregullat për përvetësime Neni 24 Skadimi i përvetësimeve në fund të viti fiskal Të gjitha përvetësimet për vitin fiskal do të skadojnë në mesnatën e 31 Dhjetorit. Neni 25 Tarifat dhe detyrimet bankare Të gjitha tarifat dhe detyrimet bankare të imponuara në lidhje me mirëmbajtjen ose përdorimin e llogarive zyrtare bankare apo menagjimin e investimeve të organizaave buxhetore, do të paguhen nga përvetësimet e Ministrisë për Ekonomi dhe Financa. Neni 26 Shpenzimet e Rastit (të pa-parapara) 26.1 Varësisht nga neni 26.2, nëse ndodh një rast urgjent i paparaparë, organizata buxhetore për të mbuluar shpenzimet e tilla, mund të aplikoj pranë Ministrisë për Ekonomi dhe Financa për fonde shtesë. Pas pranimit të atij aplikacioni, Ministria për Ekonomi dhe Financa pasi që organizata buxhetore të ketë dhënë arsyetimet e nevojshme për veprimin e tillë, mund të heq një pjesë të fondeve të përvetësuara sipas ligjit të Përvetësimeve në fuqi për shpenzimet e rastit dhe atë pjesë të hequr të i’a shtojë përvetësimit përkatës të asaj organizate buxhetore. 26.2 Ministri i Ekonomisë dhe Financave mund të autorizojë shpenzime nga përvetësimet e pa-parashikuara (të rastit), të cekura në nenin 19.8 (c), në shumën e përgjithëshme deri në 250.000 EURO. Nëse kërkohet një shumë më e madhe se 250,000 EURO, atëherë Ministri i Ekonomisë dhe Financave duhet të marrë miratimin paraprak me shkrim nga Qeveria dhe PSSP-ja. Neni 27 Rregullimet e përvetësimeve të organizatës buxhetore 27.1 Ministri i Ekonomisë dhe Financave, nëse merr një aryetim të vlefshëm nga një udhëheqës i një organizate buxhetore, mund të autorizoj transferimin e një shume të caktuar nga një përvetësim i asaj organizate buxhetore në një përvetësim tjetër të organizatës së njëjtë; me kusht që, vlera e shumës së transferuar të mos jetë më e madhe se 20 % e përvetësimit të ndikuar negativisht. 27.2 Nëse udhëheqësi i organizatës buxhetore, kërkon nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave që të bëjë transferin e një shume që është më e madhe se njëzet përqind 20 %, por më e vogël se katërdhjetë përqind 40 % e përvetësimit të ndikuar negativisht, atëherë Ministri i Ekonomisë dhe Financave mund të autorizoj një transferim të tillë vetëm nëse ka marrë miratimin paraprak me shkrim nga Qeveria dhe PSSP. 27.3 Nëse udhëheqësi i organizatës buxhetore kërkon nga Ministri Finacave dhe i Ekonomisë që të autorizojë transferimin e një shume të barabartë me 40% apo më shumë, të përvetësimit të ndikuar negativisht, Ministri i Ekonomisë dhe Financave mund të autorizojë transferimin e tillë vetëm pasi të ketë marrë miratimin paraprak me shkrim nga Kuvendi dhe PSSP. Neni 28 Rregullimi i përvetësimeve në rast të ndryshimit të përgjegjësive të organizatës buxhetore Kur përvetësimi ndërlidhet me programin e organizatës buxhetore, programi i të cilit është transferuar në ndonjë organizatë tjetër buxhetore, Ministri i Ekonomisë dhe Financave mund të transferoj përvetësimin, siç kërkohet nga rrethanat, të gjitha apo një pjesë të përvetësimeve të tilla nga organizata e parë publik, në organizatën tjetër. Neni 29 Furnizimet nga agjensionet e tjera 29.1 Kur një organizatë buxhetore pranon mallëra apo shërbime nga një organizatë tjetër buxhetore atëherë, organizata buxhetore që bën sigurimin e mallërave dhe shërbimeve mund të, (i) kërkoj nga organizata buxhetore që bën pranimin e mallërave dhe shërbimeve, që të paguaj në të njëjtën mënyrë sikur blerësit që nuk janë organizatë buxhetore ose, (ii) të bëj një rregullim të përvetësimeve, sipas mënyrës së saktësuar në nenin 29.3, të përvetësimeve të të dy organizatave buxhetore në shumën e njëjtë me vleren në treg të mallërave dhe shërbimeve përkatëse. 29.2 Nëse pagesa bëhet sipas nenit 29.1 (i), atëherë të ardhurat do të regjistrohen si të ardhura të dedikuara të organizatës buxhetore që ka bërë furnizimin e mallrave apo shërbimeve. 29.3 Nëse agjensioni i cili furnizon me mallra apo shërbime, zgjedh rregullimin në përputhje me nenin 29.1 (ii) atëherë, organizata buxhetore së pari do të njoftojë Drejtorin e Thesarit në mënyrën e përshkruar nga Rregullat Financiare për një zgjedhje të tillë. Në raste të tilla, vlera në treg e mallërave dhe shërbimeve të tilla, do të trajtohet si shuma e ngarkuar për blerje, do të trajtohet si shpenzim nocional nga organizata buxhetore blerëse dhe si rezulat do të ketë: (i) përvetësimi i bërë paraprakisht për organizata buxhetore blerëse, do të reduktohet nga shuma e shpenzimit nocional, dhe (ii) përvetësimi i bërë paraprakisht për organizatën buxhetore që furnizon me mallërat dhe shërbimet, do të rritet nga shumën e shpenzimit nocional. Neni 30 Blerjet në emër (interes) të një organizate tjetër buxhetore 30.1 Kur një organizatë buxhetore aranzhon blerjen e mallrave apo shërbimeve që do të sigurohen në interes (të mirë) të ndonjë organizate tjetër buxhetore, organizata buxhetore e cilia aranzhon blerjen do t’i paraqesë Drejtorit të Thesarit një njoftim për shpenzimin e deleguar duke treguar organizatën buxhetore në emër të të cilit është bërë përvetësimi. 30.2 Kur pagesa bëhet në bazë të njoftimit për shpenzimin e dele guar, siç pëshkruhet në nenin 30.1, shuma e paguar do të konsiderohet si pagesë prej fondeve të përvetësuara të organizatës buxhetore për të cilën është bërë blerja.
< 58 |
faqe - 59 - |
60 > |