KAPITULLI III:
   MASAT PËR MBROJTJEN E MJEDISIT

   PJESA 1: Standartet dhe rregullat

   Neni 10
                             Nivelet e shkarkimit dhe shpërndarjes

   1.     Qeveria, me propozimin të Ministrit, do të ketë autoritet të nxjerë akte plotësuese
   normative që kriojnë nivelin e pranueshëm për shkarkim dhe shpërndarjes të materieve
   ndotëse përfshirë materialet ndotëse të ngurta, të lëngta dhe të gazta dhe substanca të
   rezikshme në ajër, ujë, dhe tokë.

   2.     Të gjitha aktet normative plotësuese, të autorizuara nga ky nen, do të zhvillohen,
   adoptohen dhe ndryshohen kohë-pas-kohe që të mund gradualisht të përputhen me
   standarded dhe kushtet relevante të BE-së në mënyrë që është edhe realisht e
   përballueshme nga autoritetet publike, personat dhe ndermarrjet si dhe eshte konform
   me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Kosovë.

   3.     Një nga aktet normative plotësuese e autorizuar nga ky nen do të krijojë nivele të
   pranueshme për shkarkim nga makinat që përmbajnë makineri të mbrëndshme
   djegëse.

   4.     Ku mendohet të jetë në interes të publikut të veprohet ashtu, Qeveria do të suspendojë,
   plotësisht apo pjesërisht, aplikimin e një akti plotësues normativ të autorizuar nga ky
   nen kundrejt një ndotësi ekzistues, në rast se ndotësi ekzistues hyn në kontratë
   administrative me Qeverinë që kërkohet nga ndotësi ekzistues të përmbushë standared
   më strikte të shkarkimit gjatë një kohe, në pajtim me afat kohor specifik prograsiv.
   Çdo kontratë e tillë do t’i kërkojë ndotësit përkatës ekzistues të paguaj në baza të
   regullta një taksë të arsyeshme, që do të bëhet pjesë e Fondit të Konsoliduar të
   Kosovës. Çdo kontratë e tillë do t’i parashtrohet Kuvendit për shqyrtim, dhe asnjë
   kontratë e tillë nuk do të bëhet efektive nëse dhe vetëm atëher kur ratifikohet nga
   Kuvendi.

   5.     Ku mendohet që është në interes të publikut të veprohet ashtu, Qeveria mund të hyjë
   në kontratë administrative më ndotësin ekzistues me kërkesë që ndotësi i tillë të
   pajtohet me standarded më strikte për shkarkim se sa ato të nxjera më aktet plotësuese
   normative të nxjera në pajtim me këtë nen. Me qëllim që të mundësohet inkurajimi i
   ndotësve të tillë ekzistues të hynë në një kontratë administrative të tillë, Qeveria do të
   bëjë propozime, për shqyrtim nga Kuvendi, duke i rekomaduar Kuvendit që të krijojë
   disa standarde inkurajuese që Qeveria të mund t’ja ofrojë ndotësve ekzistues. Çdo
   kontratë e tillë që inkurajon ndotësit ekzistues do t’i parashtrohet Kuvendit për
   shqyrtim, dhe asnjë kontratë nuk do të jetë efektive nëse dhe vetëm atëher kur
   ratifikohet nga Kuvendi.

   Neni 11
                                   Rregullat e veprimit

       Qeveria, me propozimin nga Ministria, do të ketë kompetenca nxjerë një apo më
   shumë akte normative plotësuese duke specifikuar bazat e rregullave për veprim që do të jenë
   të mbikqyrura nga operatorët e shërbimeve publike në fushën e mbrojtjes të mjedisit.

   Neni 12
                   Rregullat e veprimit me mbeturina dhe materie të rrezikshme

   1.     Qeveria, pasi mer propozimin nga Ministri, do të ketë kompetenca të nxjerë një apo
   më shumë akte plotësuese normative që specifikon regullat e veprimit që duhet të observohen
   nga një autoritet publik, person ose ndërmarrje që marin pjesë në biznesin e menaxhimit,
   përqëndrimit, transportimit dhe administrimit të mbeturinave dhe mbeturinavë të dëmshme.
   Aktet plotësuese normative të tilla mund të specifikojnë kërkesat teknike dhe/ose kritere që i
   aplikohen:

       (a) vendndodhja ose krijimi i një strukture për mbajtjen apo hudhjen e mbeturinave
           dhe mbeturinave të dëmshme;

       (b) kolekcionimi, klasifikimi, vendosja dhe transportimi i mbeturinave dhe
           mbeturinave të dëmshme;

       (c) ripërpunimin, shfrytëzimi, dhe metoda të tjera të ripërdorimit të mbeturinave;

       (d) mbledhja, shaktërimi dhe/ose trajtimi i mbeturinave dhe mbeturinave të dëmshme; dhe

       (e) përdorimi i mbeturinave si material për prodhimin e energjisë, materialeve të
           papërpunuara, etj.

   2.     Në rast se Qeveria mendon që është në interesin e publikut të sigurojë që vetëm një
   person apo ndermarrje që mban liçensë të veçantë mund të meret me trajtimin e veçantë të
   mbeturinave dhe mbeturinave të rezikshme, Qeveria mund të zhvillojë dhe nxjerë akt
   plotësues normativ, të thjeshtë, racional, jodiskriminues dhe jo-ekskluziv ku përfshihen
   kushtet për liçencë që duhen plotësuar nga një person apo ndermarrje për të marë liçencën e
   tillë. Një liçencë e tillë mund të përshkruaj kushtet racionale dhe jodiskriminuese që duhet të
   përmbahen nga mbajtësi i liçencës. Liçensa e tillë do t’i lëshohet çdo aplikanti që përmbush
   kushtet.

   3.     Qeveria do të ketë autoritet të nxjerë akte plotësuese normative, që kërkojnë nga të
   gjitha autoritetet publike, personat dhe ndermarrjet të mbajnë të dhënat reth
   trajtimit/aktiviteteve të mbeturinave dhe materieve të dëmshme.

   Neni 13
                               Miratimi dhe ndalimi për importet

   1.     Në territorin e Kosovës është i ndaluar importimi, përpunimi, ose grumbullimi i
   materieve radioaktive dhe mbeturinave të tjera të rrezikshme me prejardhje jashtë kufinjëve të
   Kosovës, përveç kur lejohet nga Qeveria.

   2.     Qeveria, në pajtim me Ligjin për tregëtinë e jashtme, me akt të veçantë përcakton:

       (a) rastet në të cilat inspektimi mjedisor i mallrave që importohen përkohësisht
           apo vazhdimisht, është i detyrueshëm;

       (b) rastet në të cilat ndalohet importi, eksporti, magazinimi dhe kalimi tranzit i
           përhershëm ose i përkohshëm i mallrave të caktuara, nëpër territorin e Kosovës dhe

       (c) rastet në të cilat është i nevojshëm miratimi paraprak i Ministrit për
           importimin, eksportimin, magazinimin apo kalimin tranzit të mallrave.

   3.     Ministri përcakton mënyrën sipas të cilës bëhet inspektimi mjedisor i mallrave të
   importuara përkohësisht ose vazhdimisht.

   4.     Ministria mund të vendosë asgjësimin e mallrave ilegalisht të importuara, eksportuara,
   magazinuara dhe që kalojnë tranzit në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.

   Neni 14
                                    Lajmërimet e popullsisë

   1.     Ministri për mjedis, së bashku me Ministrin për shëndetësi, nxjerr paralajmërime,
   rekomandime dhe masa mbrojtëse kur ndotjet tejkalojnë nivelet kritike të vlerave të kufizuara
   të parapara me nenin 10 të këtj ligji.

   2.     Komunat nxjerrin aktin për paralajmërime, rekomandime dhe masa mbrojtëse në rastet
   e ndotjës me karakter lokal.

   3.     Nëse vlerësimi i ndikimit amiental tregon se veprimtaria e synuar mund të sjellë rrezik
   për çrregullim mjedisor, leja për projekte apo veprimtari tjera përcakton detyrimin e Ministrit
   për të paralajmëruar, udhëzuar dhe këshilluar popullatën.

   Neni 15
                                  Paralajmërimet për prodhuesit

   1.     Qeveria, në propozim nga Ministri, do të krijojë listën me artikujt që kanë nevojë
   për etiketën paralajmëruese mjedisore dhe sqarime për përmbajtjen e etiketës paraljmëruese
   mjedisore.

   2.     Vetëm prodhuesit, shitësit e mallrave me të madhe apo importuesit, që meren me
   kuantitete komerciale të sendeve që kanë nevojë për etiketim, do të jenë përgjegjës për të
   respektuar kërkesat e etiketimit.

   3.     As lista dhe as kërkesat e etiketimit të përmendura më sipër, nuk do ti tejkalojnë
   normat ose nuk do të jenë më të rënda se kërkesat relevante të BE-së.

   4.     Me qëllim që të krijohet konformitet me kërkesa të tilla etiketimi, Qeveria do te
   krijojë gjoba monetare të arsyeshme për shkeljen e atyre kërkesave; megjithatë, duke marë
   parasysh që gjatë dymbëdhjetë (12) muajve të parë të parë pas krijimit të kërkesave të tilla
   etiketimi, Qeveria nuk do të aktivizojë dënimet e tilla dhe do t’i paralajmërojë ata që bëjnë
   shkejen e këtyre kërkesave dhe do t’i iniformoje ata mbi kërkesat e etiketimit dhe masat
   potenciale që mund të meren kundër atyre që nuk respektojnë këto kërkesa.

   Neni 16
                               Detyrimi për njoftim dhe bashkëpunim

   1.     Kushdo që ka dijeni, ose mund të ketë dijeni, për dëmtim të mjedisit ose aksident
   ekologjik duhet të njoftojë Inspektoriatin ose organin tjetër përgjegjës. Institucionet publike
   do të bashkpunojnë me inspektoratin mjedisor, meqë është arsyeshmërisht e nevojshme, në
   kërkim të arsyes për një dëm specifik mjedisor ose dëm të madh apo kritik mjedisor.

   2.     Policia dhe zyrtarët e tjerë publik të autorizuar, të cilët, gjatë kohës së kryerjes së
   detyrës së tyre zyrtare vijnë në dijëni lidhur me akcidente ekologjike ose çrregullim tjetër
   mjedisor, duhet të njoftojnë menjëherë Inspektoriatin.

   3.     Institucionet administrative shkencore të Kosovës dhe të komunave duhet të
   bashkëpunojnë dhe t’a ndihmojnë Inspektoriatin Mjedisor në gjetjen e shkaqeve të
   çrregullimeve mjedisore dhe identitetit të përgjegjësit për çrregullimin.
 
 
   PJESA 2 : Detyrimet materiale të palëve përgjegjëse

   Neni 17
              Përgjegjësia dhe detyrimet për çrregullim të madh ose kritik mjedisor

   1.    Qeveria do të ketë autoritet të nxjerr akte normative plotësuese që imponojnë gjoba të
   arsyeshme për persona, ndërmarrje dhe autoritete publike që marin pjesë në aktivitete të cilat
   bëjnë çrregullime tepër të mbëdha ose kritike për mjedisin. Këto gjoba duhet të jenë në atë
   nivel që t’i diskurajojnë autoritetet e tilla, personat apo ndermarrjet që të marrin pjesë në
   ativitetet të tilla vazhduese. Në rastet ku mendohet e arsyeshme, ku është bërë çrregullim
   tepër i madh dhe kritik i mjedisit, aktet plotësuese normative të tilla mund të kërkojnë nga
   pala përgjegjëse të ndermarrë ose paguaj për pastrimin e nevojshëm për të zvogëluar dëmin në
   nivel më të ulët se kritik.

   2.    Në rast se një copë prone ka përqëndrim të ndotjes apo mbeturinave të rezikshme që
   krijojnë çrregullim tepër të madh ose kritik mjedisor, pronari i një prone të tillë do të, në rast
   se vërtetohet se një përqëndrim i tillë ka me të vërtet dëm për shëndetin e njeriut apo
   ambienitit, jetë përgjithësisht përgjegjës për zvogëlimin dhe minimizimin, brënda një kohe të
   caktuar, përqëndrimin e tillë; duke patur parasysh, që në rast se përqëndirimi i tillë është
   rezultat i aktiviteteve të ndonjë ndermarjeje shoqërorë apo publike, pronari nuk do të jetë
   përgjegjës.

   3.    Një pronar nuk do të mbajë përgjegjsi për të zvogëluar apo minimizuar përqëndrimin,
   në rast se përqëndrimi i tillë ka qënë aty përpara datës efektive të këtij ligji, dhe në rast se
   pronari nuk ka ndihmuar apo ka marë pjesë në akte që kanë rezultuar në një përqëndrim të
   tillë. Megjithatë, nëse pronari e ka blerë pronën me çmim të ulët për shkak të prezencës të
   përqëndrimeve, atëher pronari do të jetë përgjegjës të paguaj për zvogëlimin dhe minimizimin
   e një përqëndrimi të tillë, deri në diferencën e çmimit në treg në kohën e blerjes dhe çmimit të
   ultë të paguar nga pronari.

   4.    Një person apo ndermarrje që marrin pjesë në aktivitete që përfshijnë një rezik të
   trashëguar dhe jashtzakonisht të madh për palën/ët e tretë dhe/ose dëm mjedisor do t’i
   kërkohet një sigurim bazë për të mbuluar përgjegjsinë e mundshme kundrejt palës të tretë apo
   aksidentit mjedisor. Qeveria do të nxjerë akte plotësuese normative që specifikon llojet e
   aktiviteteve që kërkojnë sigurim të domosdoshëm dhe nivelin e sigurimit të domosdoshëm që
   i aplikohet çdo lloji të aktivitetit.

   Neni 18
                               SHFRYTËZIMI I RESURSEVE NATYRORE

   1.    Personat juridikë ose fizikë mund të kryejnë aktivitete në hulumtimin, zbulimin, dhe
   shfrytëzimin e burimeve natyrore sipas kushteve në vijim:

       (a) t’i nënshtrohen procedurës së vlerësimit të ndikimit në mjedis, nëse veprimtaria
           është objekt vlerësimi e ndikimit në mjedis në pajtim me nenin 20 të ligjit;

       (b) të respektojë të gjitha ligjet dhe rregullat në lidhje me aktivitetin e tyre;

       (c) nëse burimi natyror është pronë publike të ketë koncesion ose ndonjë të drejtë
           tjetër adekuate për përdorimin dhe shfrytëzimin e burimeve në përputhje me ligjin;

       (d) gjatë aktivitetit, të zvogëlojë çrregullimet mjedisore që rrjedhin prej tij , dhe

       (e) pas ndërprerjes së veprimtarisë të rehabilitojë ose rikthejë mjedisin në gjendjen e
           mëparshme në përputhje me projektin e rehabilitimit.

       (f) Për projekte, të cilat i nënshtrohen vlerësimit të ndikimit në mjedis, projekti i
           rehabilitimit duhet të përfshihet në raportin e ndikimit në mjedis.

   2.    Natyra e të drejtave në koncesione dhe procedura për dhënien e koncesioneve për
   përdorimin dhe shfrytëzimin e resurseve natyrore, përcaktohen me ligj.
 
 

< 42
faqe
- 43 -

44 >