Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/39
UNITED NATIONS UNMIK NATIONS UNIES United Nations Interim Mission d’Administration Administration Mission in Intérimaire des Nations Unies Kosovo au Kosovo UNMIK/RREG/2003/9 15 prill 2003 ____________________________________________________________________________________________________ RREGULLORE NR. 2003/9 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI MBROJTJEN E MJEDISIT Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, Në pajtim me autorizimin që i është dhënë sipas Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të datës 10 qershor 1999, Në pajtim me nenet 9.1.44 dhe 9.1.45 të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9), Duke marrë parasysh njoftimin zyrtar të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës të datës 10 shkurt 2003 lidhur me Ligjin për mbrojtjen e mjedisit i miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 6 janar 2003, Me anë të kësaj shpall Ligjin mbi mbrojtjen e mjedisit (Ligji nr. 2002/8) që i është bashkëngjitur kësaj Rregulloreje dhe hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit të tij, me kusht që dispozitat , veçanërisht ato të parashtruara në nenet 11, 13.1 dhe 24, duhet të zbatohen në pajtim të plotë me dispozitat 8.1 (m) deri (p), (q) dhe (r) të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme, ndërsa termi “import” dhe fjalët e prejardhura nga ky term duhet të interpretohen me qëllim të zbatimit të Ligjit në përputhje me Rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Nënshkruar sot, më 15 prill 2003 Michael Steiner, Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm
< 38 |
faqe - 39 - |
40 > |