Neni 19
   Dënimet
   19.1 Secilit tatimpagues i cili nuk bën kërkesë për regjistrim të pronës së paluajtshme
   ose i cili nuk i siguron komunës informacionin për tatimin mbi pronën në pajtim me
   nenin 9.1 do t’i dërgohet një vërejtje përfundimtare, e nëse ai nuk i përmbahet brenda 60
   ditësh pas dërgimit të njoftimit, atij do t’i merret e drejta për t’u ankuar në faturën e
   tatimit.
   19.3 Secili tatimpagues i cili nuk e paguan tatimin mbi pronën në datën ose para datës
   së përcaktuar për pagesë do t’i shtrohet dënimit në një shumë të hollash që është e
   barabartë me 5% të përgjegjësisë tatimore.
   19.4 Secili tatimpagues i cili nuk e paguan tatimin mbi pronën brenda 60 ditësh pas
   ditës së fundit të përcaktuar për pagesë do t’i nënshtrohet një dënimi plotësues në një
   shumë të hollash që është e barabartë me deri në 10% të përgjegjësisë tatimore.
 
 

< 157
faqe
- 158 -

159 >