Neni 15
   Shtyerja e tatimit
   15.1 Komuna, në rrethana të veçanta të cilat do të shkaktonin vështirësi të tepruara për
   tatimpaguesin, mund t’i lejojë tatimpaguesit që ta shtyejë pagimin e tatimit me kusht që
   shtyerja të vlejë për një faturë të caktuar të tatimit e cila kufizohet për një afat kohor që
   nuk i tejkalon dy vjet. Tatimpaguesit të cilët kërkojnë lehtësim sipas këtij neni duhet të
   paraqesin dëshmi thelbësore të cilat mbështesin kërkesat e tyre për vështirësitë e tyre të
   paligjshme.
   15.2 Procedurat për shtyerjen e tatimit, duke përfshirë edhe natyrën e dëshmisë që
   duhet të paraqitet për këtë qëllim, duhet do të përcaktohen me anë të një udhëzimi
   administrativ i cili do të nxirret nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë.
 
 

< 153
faqe
- 154 -

155 >