Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/145
Neni 6 Shkallët e tatimit 6.1 Kuvendi komunal i çdo komune i cakton tarifat tatimore mbi pronën në bazë vjetore në shkallën prej 0.05 % dhe 1 % të vlerës së pronës në treg. 6.2 Tarifat e tatimit lëvizin brenda kategorive vijuese të pronës: (a) Pronë e nevojshme për qëllime banimi: prona e paluajtshme e cila u shërben njerëzve për nevoja themelore të banimit, duke përfshirë shtëpitë, banesat dhe ndërtesat e ngjashme; (b) Pronë e banuar: prona e cila shfrytëzohet ose mbahet për banimin e njerëzve, duke përfshirë tokën, garazhat, hapësirat e parkimit ose ndërtesat e tjera të ngjashme jokomerciale; (c) Pronë komerciale: prona që shfrytëzohet ose përdoret për qëllime biznesore, për shëmbull për ndonjë qëllim komercial, biznesor, për shitje me pakicë, për shërbime rekreacioni, për qëllime artistike, sportive, për arsim privat ose për qëllime mjekësore private; (d) Pronë industriale: prona e cila shfrytëzohet për produkte artikujsh, për prodhim, përpunim ose deponim të mallrave, duke përfshirë fabrikat, depotë, punëtoritë dhe objektet e tjera të ngjashme; (e) Pronë bujqësore: toka dhe ndërtesat të cilat shfrytëzohen për qëllime bujqësore ose (f) Pronë e paluajtshme e braktisur dhe objektet e pabanuara. 6.3 Tarifat e tatimit të caktuar për pronën në kategoritë 6.2 (c) dhe 6.2 (d) nuk do të jenë më të mëdha se 2.5 herë të lartësisë së tarifës së tatimit për pronën në kategorinë 6.2 (b).
< 144 |
faqe - 145 - |
146 > |