Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/136
DISPOZITA PËRFUNDIMTARE E TË FUNDIT Neni 48. 48.1. Në afatin prej gjashtë muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të Ligjit, sipas këtij Ligji, bëhet organizimi institucional i arkivave publike, arkivave speciale dhe i arkivave private-publike të Kosovës. 48.2. Nga dita e konstituimit të Drejtorisë së Arkivave të Kosovës, kjo Drejtori, brenda gjashtë muajve i miraton aktet përkatese juridike në përputhje me këtë ligj. 48.3. Institucionet arkivore, në zbatim të akteve nga par. 2 i këtij neni, brenda gjashtë muajve, e bëjnë miratimin e statuteve dhe akteve të tjera përkatëse. 48.4. Institucionet arkivore që ekzistojnë deri në ditën e miratimit të Ligjit, të cilat në përputhje me ligjin nuk janë përcaktuar, do të riorganizohen sipas par. 1 të këtij neni. Neni 49. 49.1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, pushon së aplikuari Ligji për lëndë arkivore dhe shërbimin arkivor ( Gaz. Zyrtare e KSA të Kosovës nr. 50/76). 49. 2. Ky Ligj hyn në fuqi nga dita e shpalljes. Ligji nr.2003 / 7 17 Prill 2003 Kryetari i Kuvendit të Kosovës , ____________________ Akademik Nexhat Daci
< 135 |
faqe - 136 - |
137 > |