Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/130
ORGANIZIMI I INSTITUCIONEVE ARKIVORE Neni 22. 22.1. Organ i institucionit arkivor publik është drejtori. 22.2. Drejtori i arkivit zgjedhet dhe shkarkohet në pajtim me dispozitat ligjore për Shërbimin Civil. Neni 23. 23.1. Drejtori i Arkivit të Kosovës: 23.1.1. Duhet të ketë pergatitje te larte profesionale nga fusha e arkivistikes ose nga shkencat tjera shoqerore, aftesi menaxhimi dhe se paku pese vjet pervoje pune profesionale nga keto fusha. 23.1.2. Është përfaqësues ligjor i arkivit. 23.1.3. Organizon dhe e drejton punën, veprimtarinë dhe funksionimin e arkivit. 23.1.4. Është përgjegjës për organizimin dhe funksionimin ligjor të arkivit. 23.1.5. Është përgjegjës për realizimin e funksioneve të arkivit ndaj shfrytëzuesit të saj si dhe për realizimin e të drejtave ligjore të punëtorit profesional, teknik e ndihmës në arkiv. Propozon strukturën e shërbimit profesional, teknik dhe ndihmës të arkivit, të cilin me procedurë të caktuar e miraton Drejtoria e Arkivave të Kosovës. 23.1.6. Kryen punë dhe detyra të tjera pune të përcaktuara me kete ligj dhe me akte tjera perkatese. Neni 24. 24.1. Drejtori i Arkivit të Kosovës njëherit është edhe drejtor i Drejtorisë së Arkivave të Kosovës. Ai zgjedhet me procedurë të konkursit publik të shpallur nga Ministria e Kulturës. Me të njëjtën procedurë, në kushtet e caktuara me Ligj dhe me statutin e arkivit, mund të shkarkohet edhe para skadimit të periudhës për të cilën është zgjedhur. 24.2. Drejtori i arkivit ndërkomunal, në procedurë të konkursit publik, sipas propozimit të përbashkët të ekzekutivave kompetente të komunave përkatëse, zgjedhet me vendim të Drejtorisë së Arkivave të Kosovës dhe me të njëjtën procedurë, sipas kushteve dhe procedurës së caktuar me Ligj dhe me statutin e arkivit ndërkomunal, mund të shkarkohet edhe para periudhës për të cilën është zgjedhur. 24.3. Drejtori i arkivit komunal, në procedurë të konkursit publik, sipas propozimit të ekzekutivit kompetent dhe mendimit të Drejtorisë së Arkivave të Kosovës, zgjedhet me vendim të asamblesë komunale përkatëse, si dhe, në kushte dhe procedurë të caktuar me Ligjin përkatës dhe me statutin e arkivit, mund të shkarkohet edhe para skadimit të periudhës për të cilën është zgjedhur. 24.4. Drejtorin, përkatësisht drejtuesin e arkivave speciale, në pajtim me aktin përkatës për organizimin e brendshëm, e emëron dhe e shkarkon themeluesi i saj. Neni 25. 25.1. Në Arkivin e Kosovës formohet këshilli drejtues prej shtatë anëtarëve. 25.2. Këshilli drejtues nga par. 1 i këtij neni, përbëhet nga: 25.2.1. një përfaqësues profesional i Arkivit të Kosovës; 25.2.2. një përfaqësues nga arkivat ndërkomunale; 25.2.3. një përfaqësues nga– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; 25.2.4. një përfaqësues nga Instituti i Historisë; 25.2.5. një përfaqësues nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve; 25.2.6. një përfaqësues nga Universiteti i Prishtinës, dhe 25.2.7. drejtori i arkivit, përkatësisht i drejtorisë. Neni 26. 26.1. Këshilli drejtues : 26.1.1. Përcakton politikën zhvillimore të arkivave. 26.1.2. Përcakton planin dhe programin zhvillimor, financiar dhe të punës së arkivave. 26.1.3. Shqyrton, analizon, përcakton problematikën e stafit profesional, teknik e ndihmës, të financimit, investimit, veprimtarisë, shërbimit, rrjetit, lëndës arkivore dhe propozon masa dhe metoda për zgjedhjen dhe realizimin e tyre. 26.1.4. Jep udhëzime dhe rekomandime të përgjithshme dhe konkrete për organizimin dhe funksionimin e shërbimit arkivor, përkatësisht arkivave. 26.1.5. Në procedurë të emërimit dhe shkarkimit të drejtorit, jep mendim dhe arsyetim të mendimit. 26.1.6. Kryen punë dhe veprimtari të tjera të përcaktuara me aktin perkates të miratuar nga Drejtoria e Arkivave të Kosovës, që është në kuadër të Arkivit të Kosovës. 26.2. Këshilli drejtues, organizohet dhe funksionon sipas rregullores për këshillin drejtues, e cila duhet të miratohet me shumicën e votave të anëtarëve. Neni 27. 27.1. Në bazë të këtij ligji, Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit, sipas propozimit të drejtorit të Arkivit të Kosovës, themelon Drejtorinë e Arkivave të Kosovës. 27.2. Drejtoria e Arkivave të Kosovës është në përbërje të Arkivit të Kosovës, dhe drejton, mbikqyrë arkivat e Kosoves si dhe organizon dhe kontrollon veprimtarinë arkivore në Shërbimin Arkivor të Kosovës. 27.3. Me vendim nga par. 1. i këtij neni, përcaktohet pozita dhe detyrat e drejtorisë, numri i punëtorëve professionalë e teknikë dhe funksionet e përgjithshme të Drejtorisë së Arkivave të Kosovës. Neni 28. Drejtoria e Arkivave të Kosovës është organ mbikëqyrës me autorizime për dhënie të udhëzimeve profesionale institucioneve arkivore të Kosovës të detyrueshme në pajtim me ligjin dhe është e autorizuar për të ndërmarrë masa për realizimin e tyre; institucioneve arkivore u kërkon të dhëna, ndërmarrje punësh, masash dhe aktivitete si dhe, ndërmerr masa sipas ligjit dhe aktit nga par. 1 i nenit 27 të Ligjit. Kryen edhe punë, veprimtari dhe ushtron funksione të tjera të përcaktuara me ligj dhe me akte tjera perkatese. Neni 29. 29.1. Arkivi i Kosovës 29.1.1. Ruan, mbron dhe administron lëndën arkivore të organeve dhe të organizatave publike, të personave fizik e juridik, të familjeve dhe subjekteve të tjerë, veprimtaria e të cilëve shtrihet apo është shtrirë në territorin e Kosovës apo në një pjesë të saj, që i referohet dokumentit të trashëguar nga e kaluara e Kosovës, të institucioneve qendrore dhe subjekteve private të kaluara në pronësi publike. 29.1.2. Mban evidencë të saktë dhe të plotë për lëndën arkivore me rëndësi publike kudo që ndodhet. 29.1.3. Mban evidencë për inventarin dhe për mjetet informative, shkencore, kulturore e trashëgimore, i referohet lëndës arkivore kudo që është. 29.1.4. Në mënyrë profesionale mban, ruan, konservon, rregullon dhe përpunon lëndën arkivore dhe në atë drejtim përcakton kritere të nevojshme për Drejtorinë e Arkivave të Kosovës. 29.1.5. Siguron kushte për shfrytëzimin e lëndës arkivore. 29.1.6. Bën hulumtime dhe kryen punë profesionale për kompletimin e fondeve arkivore dhe të lëndës arkivore. 29.1.7. Ushtron punë profesionale, shkencore nga arkivistika nëpërmjet studimeve, programeve dhe projekteve për zhvillimin dhe përparimin e shërbimit arkivor. 29.1.8. Publikon studime dhe katalogje të koleksioneve në funksion të veprimtarisë informative, kulturore, arsimore dhe shkencore. 29.1.9. Organizon ligjërata, ekspozita dhe forma të tjera të veprimtarive arkivore , shkencore dhe kulturore. 29.1.10. Organizon trajnime, kurse, ligjërata dhe forma të tjera profesionale të aftësimit dhe perfeksionimit profesional të kuadrit arkivor në Kosovë si dhe kryen punë dhe aktivitete të tjera të përcaktuara me Ligj dhe me aktet e përgjithshme juridike, që u referohen arkivave dhe veprimtarisë arkivore. 29.1.11. Arkivi i Kosovës, sipas ligjit mund të ushtrojë punë dhe veprimtari të tjera arkivore. 29. 2. Selia e Arkivit të Kosovës është në Prishtinë. Neni 30. 30.1. Arkivi ndërkomunal 30.1.1. Kryen veprimtari arkivore me interes për komunat të cilat i mbulon me shërbimet e veta. 30.1.2. Ruan, mbron, klasifikon dhe kategorizon lëndën arkivore që i referohet komunave përkatëse. 30.1.3. Përpunon, përdorë dhe e vë në shërbim lëndën arkivore në nivelin e rajonit që e mbulon si dhe 30.1.4. Ushtron veprimtari arkivore sipas normave dhe standardeve arkivore. 30.2. Arkivi ndërkomunal përcakton mënyrën e funksionimit dhe të ushtrimit të shërbimit arkivor ndërkomunal. 30. 3. Arkivi ndërkomunal e ushtron veprimtarinë e vet në territorin e komunave që e themelojnë. Neni 31. 31.1. Arkivi komunal 31.1.1: Kryen veprimtari arkivore për nevojat e komunës përkatëse. 31.1.2: Veprimtarinë dhe shërbimin arkivor të sigurimit, mbledhjes, klasifikimit, ruajtjes, mbrojtjes, përzgjedhjes dhe të përdorimit të lëndës arkivore e bën sipas vendimit për themelimin e tij, udhëzimeve profesionale detyrimore të autoritetit arkivor përkatës si dhe të standardeve arkivore në përgjithësi. 31.2: Me vendimin mbi themelimin përcaktohet organizimi i brendshëm dhe funksionimi i arkivit komunal. Neni 32. 32.1. Arkivi special kryen punët dhe veprimtarit sipas aktit për themelim si dhe aktit për organizimin e brendshëm dhe funksionimin e tij. 32.2. Arkivi special, përkitazi me kërkesat ligjore që u referohen interesave të përgjithshme, trashëgimisë kulturore, arsimore, historike e shkencore, lëndës arkivore me rëndësi të veçantë, i përgjigjet Drejtorisë së Arkivave të Kosovës dhe në raste të përcaktuara me aktin e përgjithshëm juridik. 32.3. Organi nga par. 2 i këtij neni, në çështjet e përcaktuara me atë dispozitë, është i autorizuar që në punën dhe veprimtarin e arkivit special të ushtrojë pushtet arkivor mbikëqyrës. Neni 33. 33.1. Arkivi privat është njësi arkivore që themelohet nga personi fizik ose personi juridikprivat. 33.2. Arkivi privat, në rastet nga neni 36 të Ligjit, i nënshtrohet mbikëqyrjes nga autoriteti arkivor respektiv nga neni 44 i ketij ligji. 33.3. Arkivat nga par.1 dhe 2 të këtij neni janë të detyruar që ta informojnë me kohë dhe në mënyrë të rregullt Drejtorinë e Arkivave të Kosovës për materialin dhe lëndën arkivore me rëndësi të veçantë dhe me interes të përgjithshëm që e posedojnë si dhe t’i përfillin kërkesat e saj me qëllim të mbrojtjes, ruajtjes dhe përdorimit të ligjshëm. Neni 34. Autoritetet arkivore, si institucione që ushtrojnë veprimtari arkivore, janë të detyrueshme të informojnë publikun për të drejtën e tij për shfrytëzimin e lëndës arkivore si dhe për kushtet dhe mënyrat e përdorimit të saj; të aplikojnë metoda dhe procedura bashkëkohore për krijimin, ruajtjen, mbrojtjen, seleksionimin dhe shfrytëzimin e përshtatshëm të lëndës arkivore; që të bashkërendojnë dhe të bashkëpunojnë ndërmjet institucioneve arkivore dhe organeve, organizatave dhe institucioneve publike, subjekteve privat që krijojnë, posedojnë dhe përdorin lëndën arkivore; të ndërmarrin masa dhe veprime të nevojshme për të përparuar shërbimin arkivor dhe për të ushtruar me efikasitet veprimtarinë arkivore; të krijojnë kuadër arkivor profesional dhe atë ta shpiejnë përpara në përshtatje me nevojat bashkëkohore të arkivave në vend dhe jashtë vendit; kuadrit profesional, teknik dhe ndihmës t’u sigurojnë realizimin e të drejtave nga puna dhe nga marrëdhënia e punës si dhe punën, e veprimtarinë e vet ta bëjnë në mënyrë transparente. Neni 35. 35.1. Organet, organizatat, institucionet, entitetet publike e private, sipas ligjit dhe standardeve të punës të administratës publike, duhet të organizojnë shërbimin e shkrimores dhe të arkivit të saj. 35.2. Shkrimorja nga par. 1 i këtij neni është shërbim profesional-teknik për evidencimin dhe përpunimin e dokumenteve qeveritare, publike, zyrtare si dhe për klasifikimin dhe ruajtjen e tyre. Në këto çështje, autoriteti arkivor është i autorizuar të ushtrojë mbikëqyrje profesionale dhe të ndërmarrë masa të caktuara me qëllim të organizimit dhe të funksionimit të drejtë dhe efikas të tyre. Neni 36. 36.1. Drejtoria e Arkivave të Kosovës, me akt perkates përcakton: kushtet themelore të nevojshme për kuadrin profesional, teknik dhe ndihmës të arkivave; lokalet e nevojshme për ushtrimin e veprimtarisë dhe të shërbimit arkivor; kushtet e nevojshme për vendosjen, mbrojtjen, ruajtjen e lëndës arkivore; kushtet e nevojshme për vendosjen, ruajtjen dhe shfrytëzimin e përshtatshëm të lëndës arkivore; mjetet materiale dhe financiare të nevojshme për punën dhe funksionimin e arkivave si dhe përcakton kërkesa normativa dhe standardet arkivore të detyrueshme për aktivitetin, veprimtarinë dhe punën e arkivave të Kosovës. 36.2. Leja për punën e arkivit jepet kur permbushen kushtet dhe kërkesat e percaktuara me ligj. ekzistojnë kushtet dhe kërkesat ligjore të përcaktuara me Rregulloren nga par.1 i këtij neni. Neni 37. 37.1. Arkivi publik, në bazë të këtij ligji, ka statutin e vet. Në pajtim me statutin, arkivi miraton akte juridike përkatëse me të cilat bën rregullimin e organizimit, funksionimit, aktivitetit, veprimtarisë dhe punës së vet. 37.2. Statutin e arkivit e propozon arkivi përkatës dhe e miraton themeluesi i tij.
< 129 |
faqe - 130 - |
131 > |