RRJETI DHE SHËRBIMI ARKIVOR
   Neni 18.
   18.1. Me qëllim të krijimit, të ruajtjes, të mbrojtjes dhe të shfrytëzimit të përshtatshëm të
   lëndës arkivore dhe të përparimit të veprimtarisë arkivore, krijohet rrjeti arkivor i Kosovës.
   18.2. Rrjeti arkivor i Kosovës krijohet nëpërmjet ndërlidhjes funksionale të të gjitha institucioneve
   arkivore të Kosovës.
   18.3. Rrjeti arkivor i Kosovës krijohet, organizohet dhe funksionon sipas aktit nënligjor për rrjetin
   arkivor të Kosovës, të cilin e miraton Drejtoria e Arkivave të Kosovës.
   Neni 19.
   19.1. Shërbimi arkivor i Kosovës ushtrohet nëpërmjet institucioneve arkivore të saj.
   19.2. Shërbimi arkivor i Kosovës është tërësi funksionale e veprimeve, shërbimeve dhe aktiviteteve
   të institucioneve arkivore të Kosovës.
   19.3. Shërbimi arkivor i Kosovës ushtrohet në përputhje të plotë me ligjin dhe aktet perkatese të
   miratuara në funksion të zbatimit të tij.
 
 

< 127
faqe
- 128 -

129 >