PRANIMI DHE DORËZIMI I LËNDËS ARKIVORE
   Neni 10.
   10.1. Lënda arkivore publike i dorëzohet arkivit në afatin dhe mënyrën e përcaktuar me këtë Ligj
   dhe dispozitat e tjera.
   10.2. Lënda arkivore, ajo burimore, e rregulluar dhe e regjisturar në mënyrë dhe afat të përcaktuar
   ndërmjet personave përgjegjës të arkivit dhe poseduesit të lëndës arkivore, i dorëzohet arkivit në
   tërësi.
   10.3. Poseduesit e lëndës arkivore janë të obliguar që lëndën arkivore më të vjetër se 30 vjet nga viti
   i krijimit t’ia dorëzojnë arkivit kompetent.
   10.3.1. Në raste të jashtëzakonshme, kur rrezikohet lënda arkivore te poseduesi ose nuk ka kushte
   për ruajtje, afati për dorëzim mund të shkurtohet.
   10.4. Pranim-dorëzimi i lëndës arkivore në mes të arkivit dhe poseduesit të lëndës arkivore bëhet në
   bazë të akteve nënligjore për pranim-dorëzimin e lëndës arkivore të cilat i miraton Ministria e
   Kulturës, Rinisë dhe Sportit sipas propozimit të Drejtorisë së Arkivave të Kosovës.
   10.5. Poseduesi i lëndës arkivore i bartë të gjitha shpenzimet rreth pranim-dorëzimit të lëndës
   arkivore nga vendi i dorëzimit deri te vendi i pranimit.
   10.6. Lënda arkivore dorëzohet e regjistruar dhe e evidencuar në pajtim me rregullat. Nëse lënda
   arkivore nuk është e rregulluar sipas metodologjisë së punës të përcaktuar nga arkivi, atëherë
   autoriteti e përcakton afatin në të cilin poseduesi obligohet ta rregullojë, por nëse poseduesi në atë
   afat nuk e rregullon lëndën arkivore, arkivi mund ta rregullojë vetë në shpenzime të poseduesit.
   10.6.1. Shpenzimet nga pika e mëparshme llogariten sipas tarifës, të cilën e përcakton arkivi i cili e
   ka rregulluar lëndën arkivore, me pëlqim të Drejtorisë së Arkivave të Kosovës.
   Neni 11.
   11.1. Në raste të ndryshimeve administrative territoriale, të riorganizimeve të veprimtarisë së
   organeve publike, njoftohet Drejtoria e Arkivave të Kosovës dhe arkivat kompetente.
   11.2. Organet joqeveritare dhe personat fizikë e juridik, privat, kur pushojnë veprimtarinë e tyre, kur
   nuk ekzistojnë më dhe nuk kanë trashëgimtarë të njohur me ligj, dokumentet e tyre me interes
   historik, shkencor a kombëtar i dorëzohen arkivit kompetent.
   Neni 12.
   12.1. Lënda arkivore e krijuar me punën e personave dhe familjeve mund t’i dorëzohet arkivit
   nëpërmjet faljes, blerjes ose depozitimit të saj. Gjatë pranim-dorëzimit përcaktohet mënyra
   dhe kushtet e ruajtjes dhe të shfrytëzimit të lëndës arkivore.
   12.2. Dokumentet e organeve joqeveritare, të personave fizikë dhe juridikë, privatë dhe ato të
   funksionarëve të lartë publik, të personaliteteve politike, kulturore, shkencore, të krijuara jashtë
   veprimtarisë publike të tyre, të shpallura me interes historik kombëtar, dorëzohen në arkivin
   kompetent, sipas vullnetit të tyre ose të trashëgimtarëve, në marrëveshje me ta.
   Neni 13.
   Nëse një film, qoftë dokumentar ose i luajtur, që ka rëndësi historike, kulturore ose shkencore,
   drejtori i Arkivit të Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të ndërmarrin
   hapa që një kopje nga skenari, dialoglista, posterët, fotografitë të blehet dhe të ruhet në
   Arkivin e Kosovës.
 
 

< 125
faqe
- 126 -

127 >