Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/10
UNMIK ----- RREGULLORE NR. 2003/15 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI AKTIVITETETET E JASHTME TREGËTARE Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, Në pajtim me autorizimin që i është dhënë sipas Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të datës 10 qershor 1999, Në përputhje me pargrafët 9.1.44 dhe 9.1.45 të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9), Duke marrë parasysh njoftimet zyrtare të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës të datës 6 dhje tor 2002 dhe 9 maj 2003 lidhur me Ligjin mbi aktivitetin e jashtëm tregëtar të miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 27 nëntor 2002, Duke marrë paraysh gjithashtu njoftimet zyrtare të Përfaqësuesot Special të Seklretarit të Përgjithshëm të datës 6 dhjetor 2002 dhe 15 prill 2003 lidhur me ligjin e mësipërm, Me anë të kësaj shpall Ligjin mbi aktivitetin e jashtëm tregëtar bashkë me ndryshimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës më 8 maj 2003 që i është bashkëngjitur kësaj Rregulloreje dhe i cili hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit të tij. Nënshkruar sot, më 12 maj 2003 Michael Steiner, Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm
KUVENDI I KOSOVËS ----------------- LIGJI NR. 2002/6 PËR AKTIVITETET E TREGËTISË ME JASHTË Kuvendi i Kosovës, Duke u bazuar në Rregulloren nr.2001/9 të dt. 15 majit 2001 Mbi Kornizën Kushtetuese mbi Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë, veçanërisht nenet 5.1 (d), 5.7, 9.1.26.(a), 9.3.3, 11.2 dhe tutje; Në bazë të Rregullores nr.1999/1 dt. 25 korrik 1999 Mbi Autorizimet e Misionit të Përkohshëm të OKB-së në Kosovë; të plotësuar dhe Rregulloren e UNMIK-ut nr.1999/24 të dates 12 dhjetor 1999 Mbi Ligjin e Aplikueshëm në Kosovë, të plotësuar; Duke marë parasysh se dispozitat e këtij ligji do të jenë pa paragjykime kundrejt të drejtave dhe imunitetit të UNMIK-ut dhe KFOR-it të nevojshme për përmbushjen e mandatit të tyre në bazë të Rezolutës të Këshillit të Sigurimit 1244 (1999) dhe Kornizës Kushtetuese; Duke reafirmuar se termet e përcaktuara në Nenin 2 të këtij ligji dhe akteve të dala nga ky ligj do të interpretohen në pajtim me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 (1999) dhe Kornizës Kushtetuese; dhe Me qëllim të promovimit të zhvillimit të një ekonomie të shëndoshë të tregut në Kosovë duke siguruar që përmbajtja e rregullave dhe rregulloreve të cilat ndikojnë në tregëtinë ndërmjet Kosovës dhe rajoneve jashtë Kosovës të zhvillohen dhe implementohen në përputhshmëri me përvojat më të mira ndërkombëtare dhe kërkesat e Organizatës Botërore të Tregëtisë dhe Bashkimit Evropian, Kuvendi i Kosovës: Miraton Ligjin për aktivitetet e tregëtisë me jashtë, si vijon: Kapitulli 1 Dispozitat e Përgjithshme Neni 1 Qëllimi, aplikimi dhe fushëveprimi 1.1 Qëllimi i këtij ligji është të sigurojë që, rregullat të cilat i rregullojnë aktivitetet e tregëtisë ndërmjet Kosovës dhe rajoneve jashtë Kosovës, të jenë në përputhshmëri me standardet e Organizatës Botërore të Tregëtisë dhe Bashkimit Evropian. 1.2 Ky ligj vlen për të gjitha autoritetet publike dhe ndërmarrjet publike si dhe ndërmarrjet dhe personat tjerë të cilët janë të angazhuar ose inkuadruar në tregëti dhe veprimtari komerciale brenda apo që kanë ndikim ekonomik brenda territorit të Kosovës. Neni 2 Definicionet Kurdo që përdoren në këtë ligj, secila nga shprehjet në vijim ka kuptimin e përshkruar më poshtë, përveq nëse kontesti në të cilin një shprehje e tillë shfaqet, qartë ka një kuptim tjetër. “Leja e Veprimtarisë” nënkupton një autorizim, të lëshuar nga autoriteti përkatës licensues, e cila e autorizon poseduesin e lejes së tillë, që në pajtueshmëri më kushtet e përcaktuara në leje të merret me një lloj të caktuar të bisnesit apo të ndonjë aktiviteti tjetër. “Mallrat me shenjë tregëtare të rrejshme” nënkuptojnë mallrat që, pa autorizim përkatës, bartin markë tregëtare identike apo shumë të ngjashme me markën tregëtare që ka qenë në mënyrë valide e regjistruar në BE apo në një shtet anëtar të BE-së. “Vendi i Destinimit” nënkupton shtetin e huaj ose rajonin e jashtëm ku mallërat përkatëse do të përdoren, punohen, transformohen apo përpunohen; nëse nuk do të ketë baza të mjaftueshme për ta përcaktuar këtë, atëherë vendi i destinacionit do të konsiderohet shteti i fundit i huaj apo rajoni i jashtëm ku dihet se mallrat përkatëse do të jenë dërguar. “Legjislacioni doganor në Kosovë” do të thotë legjislacion që ka për lëndë kryesore vendosjen e tarifave doganore, vlerësimin e detyrimeve doganore apo procedurat dhe rregullat që qeverisin çështje të tjera standarde. “BE” nënkupton Unionin Evropian. “Eksporti” apo “Eksportimi” nënkupton lëvizjen apo lëvrimin e mallrave jashtë territorit të Kosovës dhe në rajonin e jashtëm. “Eksportues” nënkupton personin fizik dhe juridik apo ndërmarrjen që kryen apo nxit tjetrin që të ndërmarrë një eksportim.. Në rast se eksportimi kërkohet me qëllim të përmbushjes së një marrëveshje ndërmjet një rezidenti dhe një jo-rezidenti që përfshin përvetësimin apo blerjen e mallrave, atëherë vetëm rezidenti konsiderohet si eksportues. Një person fizik apo ndërmarrje që vepron vetëm si bartës, transportues apo ndërmjetës i mallrave, nuk do të konsiderohet si eksportues i atyre mallrave. “Autorizimi për eksportim” nënkupton lejen e nxerrë nga organi përkatës lejedhënes që e autorizon poseduesin të kryej, në pajtim me kushtet e përcaktuara sakt, veprimtaritë e veçanta të caktuara të eksportit. “Rajon i jashtëm” nënkupton çdo rajon jashtë teritorit të Kosovës. “Aktiviteti i tregëtisë me jashtë” përfshinë tregëtinë, biznesin, kontratat, transakcionet dhe veprimtaritë tjara që ngërthejnë lëvizjet e mallrave, pasurinë tjetër të prekshme, pasuritë tjera të paprekshme, të drejtat e pasurisë së paprekshme dhe shërbimet në mes të territoreve të jashtme dhe territorit të Kosovës. “Shtet i jashtëm” do të thotë (i) çdo shtet apo teritor i huaj më shërbim të veçantë doganor, dhe (ii) ) çdo territor ose nën-ndarje politike të një shteti të tillë apo territori të huaj me shërbim të veçantë doganor. “Ari” nënkupton arin e rafinuar dhe lëgurat e arit në formë të shufrave gjysëm –të përpunuara apo gjysëm-të fabrikuara, si dhe monedhave të arit që nuk kanë vlerë të njohur apo domethënëse për koleksion. “Mallrat” nënkuptojnë pasuri të tundshme të prekshme, artikujt dhe pasurinë personale të lujtshme, rrymën elektrike, por jo letrat me vlerë, letrat tregëtare apo parat e gatshme (kartmonedha apo monedha) dhe ari; me kusht që, sidoqoftë, karmonedhat dhe monedhat të kenë vlerë domethënëse dhe të njohur koleksionare. “Qeveria” nënkupton Qeverinë e përcaktuar në nenin 1.5 ( c ) të Rregullores së UNMIK-ut Nr.2001/9 mbi “ Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë”, dhe çdo organ ekzekutiv publik sukcesor. “Importi” apo “Importimi” nënkupton lëvizjen apo dërgimin e mallrave në një rajon të jashtëm dhe në territorin e Kosovës. Lëvizja apo dërgimi i mallit nga një zone e përjashtuar nga taksat doganore, zona e lire tregtare ose trafiku i doganave dhe në tregëtinë e zakonshme të Kosovës do të përbën një importim nëse malli i tillë më parë ka lëvizur ose është lëvruar jasht zonës së lirë doganore, zonës së lirë tregëtare ose trafikut të doganave. “Importuesi” nënkupton një person fizik apo ndërmarrje që kryen apo nxit tjetrin të kryej një importim të mallit. Në rast se nga importimi kërkohet me qëllim të përmbushjes së një marrëveshje ndërmjet një rezidenti dhe jorezidenti duke përfshirë për përvetësimin apo blerjen e mallërave, atëherë vetëm rezidenti do të konsiderohet importues. Personi fizik apo ndërmarrja që vepron vetëm si bartës, transportues apo ndërmjetës i mallrave nuk do të konsiderohet si importues i atyre mallrave. “Leja e importit” nënkupton lejen e nxjerrur nga autoriteti përkatës lejedhënës që lejon bartësin të kryej në pajtim me kushtet e përcaktuara në te veprimtari importi të përcaktuara në mënyrë të sakt. “Autoriteti liçensues” nënkupton autoritetin publik të përcaktuar me këtë ligj apo me ndonjë akt tjetër normativ, i cili ka autorizim dhe përgjegjësi për dhënien e lejes së tillë. “MTI” nënkupton Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe çdo organ publik që del nga ajo. “Rezident” nënkupton dhe përfshin: a. Personin fizik i cili është banues, apo ka vendbanim të përhershëm në territorin e Kosovës; b. Ndërmarrjen, përveq një dege apo një zyre të ndërmarrjes nëse ndërmarrja e tillë (i) është regjistruar në pajtim me aktet normative aplikative të Kososvës, dhe nëse (ii) ka selinë qendrore, emrin kryesor të biznesit, librat dhe regjistrat në territorin Kosovës; dhe c. Degën apo zyrën e ndërmarrjes, pa marrë parasysh nëse një ndërmarrje e tillë është apo jo-rezidente, nëse (i) dega e tillë ose zyrja është themeluar dhe regjistruar në pajtim me aktin normative aplikativ të Kosovës; (ii) administrimi i përditeshëm dhe menaxhimi i degës apo zyrës së tillë -kryhet faktikisht në adresën e regjistruar në Kosovë, dhe (iii) librat e veçanta dhe regjistrat mbi veprimtarinë e degës së tillë ose zyrës udhëhiqen në adresën e tillë. “Jo-rezident” nënkupton: a. Personin fizik i cili nuk është banor dhe nuk ka vendbanim të zakonshëm në Kosovë; b. Një ndërmarrje e cila nuk i përmbush kërkesat e caktuara në paragrafin “b” nën definicionin e “rezidentit”. c. Një degë apo zyrë përfaqësuese e një ndërmarrje rezidente, nëse dega e tillë apo zyra përfaqësuese që gjindet në një rajon të jashtëm, nuk i përmbushë kërkesat e përcaktuara në paragrafin “c”, nën definicionin e “Rezidentit”.” “Akt normativ” nënkupton (i) çdo ligj, dekret, rezolutë, akt normativ, akt nën-normativ, rregullore, udhëzim administrativ, udhëzim, rregull, urdhëresë, apo akt tjetër i cili njihet si akt që ka fuqi normative, mbrenda territorit të Kosovës nga çfarëdo autoriteti publik dhe (ii) çdo marrëveshje ndërkombëtare të cilën ligji ndërkombëtar e konsideron si të detyrueshme në Kosovë. “Organi lejedhënës” nënkupton autoritetin publik të përcaktuar në këtë ligj, apo aktin tjetër normativ që ka obligim apo përgjegjësi për dhënien e një leje importi apo eksporti; “Produkte pirate të së drejtës së autorit” nënkuptohen mallrat të cilat përmbajnë apo bartin materiale të të drejtës të autorit pa autorizimin e pronarit të materialeve të të drejtave të tilla të autorit nëse shitja apo prodhimi i mallrave të tilla në një shtet anëtar të BE-së do të shkelte të dretën e autorit ose ligjin i cili e themelon të drejtën e tillë; “Autoriteti Publik” nënkupton çdo organ ekzekutiv publik, autoritet publik, ministri, departament, agjenci apo pushtet tjetër publik i cili ushtron, në pajtim me çdo akt normativ pushtetin ekzekutiv, legjislativ, rregullues, administrativ apo ndonjë pushtet tjetër. Fjala “autoritet publik” gjithashtu do të përfshjë edhe çfarëdo organizate private apo kuazipublike në atë masë sa organizata e tillë të punojë si një autoritet i tillë si pasues i një dhënje të autoritetit nga një akt normativ apo një akt nën-normativ, apo si pasuese e delegimit të autoritetit nga një autoritet publik. “Ndërmarrje publike” nënkupton autortitetin publik ose ndërmarrjen në pronësi apo të kontrolluar nga autoriteti publik, deri në masën që autoriteti publik ose ndërmarrja është e përfshirë në zhvillimin e veprimtarisë komerciale, biznesore ose ekonomike brenda ose që kanë nbdikim brenda territorit të Kosovës; “Kuoti” nënkupton kontigjentin, kontigjentin e tarifës apo kufizimin tjetër numerik, të bazuar në një vlerë e cila i detyrohet çdo lloji të veprimtarisë së tregëtisë me jashtë. “Kuotë”,do të përshijë çdo masë tjetër e cila me arësye pritet që të dërgojë kah apo që të ndikojë në një kufizim të tillë. “Masë restriktive” nënkupton kufizim, ndalim, kërkesë apo masë e përshkruar në nenin 3, paragrafi 2, të këtij ligji. “Masat e veçanënta tregtare” nënkuptojnë anti-dampingun, kompensimin dhe masat mbrojtëse të autorizuara sipas Kapitullit IV, Pjesës 4 të këtij ligji. “Tranzit” nënkupton transportimin e mallërave nga një rajon i jashtëm nëpër territorin e Kosovës, në një rajon të jashtëm pa hyrë këto mallëra në tregun e zakonshëm të Kosovës. “Ndërmarrjet” nënkupton çdo person juridik, organizatë biznesi, ortakëri, ndërmarrje e përbashket , ndërmarrje publike, shoqatë, projekt, degë, zyrë apo organizata tjera. “OBT” nënkupton Organizatën Botërore të Tregëtisë. “Normë Teknike” në kuptim të nenit 13, do të thotë akt normativ, duke përfshirë dispozitën në fuqi për zbatimin e saj, që përcakton kriterin obligues të cilin lloji apo kategoria e vacant e mallrave, pa marrë parasysh origjinën, duhet ta plotësojnë, duke përfshirë- por pa u kuifizuar në kërkesat lidhur me karakteristikat e prodhimeve, specifikacionin teknik, terminologjinë, simbolet, ambalazhimin, markimin ose kërkesën për etiketë kur ato vlejnë për prodhimin ose metodën e prodhimit. “Standardi i prodhimit” në kuptimin të nenit 14 nënkupton çdo document (i) që është nxhjerr ose miratuar nga organi i njohur për hartimin e standardit, (ii) që përcakton- me qëllim të përdorimit të rregullt dhe të shpeshtë- normat-direktivat apo cilësitë e prodhimeve, proceset gjedhëse dhe metodat e prodhimit; duke përfshirë normat, direktivat ose karakteristikat lidhur me terminologjinë, simbolet, ambalazhimin, ose markimin ose kërkesat e etiketimit që vlejnë për prodhimet, përpunimin ose metodën e prodhimit, dhe (iii) e cila përputhje nuk kërkohet as nuk obligohet me aktin normative ose autoritetin publik.
< 9 |
faqe - 10 - |
11 > |